Interi dominon Juventusin, fiton derbin e Italisë

September 18, 2016 20:15

Interi dominon Juventusin, fiton derbin e Italisë

Interi fiton Derbin e Italisë. Me një provë force dhe zemre, zikaltërit dominuan dhe në fund mposhtën me përmbysje 2-1 Juventusin.

Edhe pse u luajt vetëm në javën e katërt të Serisë A, dueli më spektakolar në Itali, kishte mjaft rëndësi. Te Interi trajneri De Boer rrezikonte postin vetëm pas pak javësh, prej disfatës në Europa League nga Hapoel Beer Sheva, ndërsa Juventusi synonte të rikthehej në krye të kampionatit. Zikaltërit e nisën sfidën menjëherë në sulm, me D’Ambrosion që nuk shfrytëzoi topin e devijuar me kokë nga Icardi. Pak çaste më pas Medel tentoi nga distanca, pa shënjestruar si duhet, por duke marrë duartrokitjet e publikut në San Siro.

Juventusi provoi të reagonte me goditjen fluturimthi të Dybala, por Interi u shfaq më superior duke rrezikuar me goditjen e Eder në kufi të zonës.  Problemeve të bardhezinjve i’u shtua edhe dëmtimi i Benatia, i cili i la vendin në fushë Barzagli-t, por në momentin më të mirë të kundërshtarëve, Zonja e Vjetër kishte shansin më të mirë për të shënuar.

I harruar përpara portës zikaltër në minutën e 32-të, Kheidira shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme aksionin e shkëlqyer të Dybala dhe topin e harkuar nga Alex Sandro. E menjëhershme kundërpërgjigja e Interit, me Icardin, që goditi shtyllën, pas duelit të fituar me Chiellini-n. (min 33) Momenti i fundit i rrezikshëm në pjesën e parë të lojës ishte tentativa e Pjaniç nga jashtë zone, me topin që përfundoi pak centimetra jashtë. (min 36)

Loja me rritëm të lart vazhdoi edhe në fraksionin e dytë, me Interin që ishte sërish pranë golit të avantazhit me Icardin, pas harkimit të bukur të Eder.  Këmbëngulja e të besuarve të De Boer vazhdoi me harkimin e Candrevas që u shndërrua në një goditje dhe rrezikoi të befasonte Buffon, ndërsa Juventusi rrezikoi edhe pas tentativës së Eder, me topin të devijuar nga Bonuçi. Volumi i madh i lojës dhe presingu i lart i Interit nuk u shfrytëzua përpara portës, ndërsa edhe fati nuk ishte me me Candrevan, që bëri gjithçka mirë pas harkimit të Icardit. Me fat Buffon. Në momentin më të mirë të zikaltërve, Juventusi kaloi në avantazh me Lichtsteiner në minutën e 66-rt.

I vetëm përpara portës, zvicerani kishte vetëm detyrën të shtynte në rrjetë harkimin e Alex Sandro-s, pas inkursionit të shkëlqyer nga e majta. Udhëzimi i De Bour që kërkoi nga Interi të godiste portën, u zbatua menjëherë nga Icardi, që i prishi festën bardhezinjve vetëm pas dy minutave.  Sulmuesi kërceu më lart se të gjithë nga goditja e këndit e Banega-s, duke mposhtur Buffon dhe rihapi sfidën. Kapiteni zikaltër pretendoi edhe 11-metërsh pas kontaktit në zonë me Chiellini-n, por megjithë protestën e publikut, gjyqtari Tagliavento vazhdoi lojën.

Avantazhi i merituar i Interit erdhi në minutën e 78-të, me Ivan Perisic. I aktivizuar vetëm prej nëntë minutave, kaloi të tijtë në avantazh pas asistit të Icardit, që shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes juventine. Perisic ishte pranë golit të tretë, duke vënë seriozisht në vështirësi Buffon. Pas disavantazhit Juventusi provoi të reagonte me Gonzalo Higuain, që e nisi duelin nga stoli, me devijimin me kokë të argjentinasit që përfundoi pak centimetra jashtë.  Pas tij tentoi edhe Miralem Pjanic nga goditje standarde, pa gjetur portën

Interi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Banegas në sekondat e fundit, e megjithatë fitoi pas gjashtë vitesh përballë Juventusit në San Siro, pikërisht në momentin kur skuadra duhej të reagonte në fushë. Në anën tjetër, kampionët e Italisë pësuan humbjen e parë sezonale. Disfata konfirmon krizën në lojë dhe rezultate, pas barazimit ndaj Sevillas në Europë.

September 18, 2016 20:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*