“Do blejmë 8 mijë ngastra toke në Shqipëri”

December 13, 2015 09:32

“Do blejmë 8 mijë ngastra toke në Shqipëri”

Ngjan si kohë e largët, kur Shqipëria “kryqëzonte gishtat” dhe lobonte për të qenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, qoftë për naftën apo për gazin.

Arsyet që na mbanin larg ishin të shumta dhe shpesh flisnin me gjuhën gjeostrategjike të ndikimeve, lobimeve e interesave, që kapërcenin konturet e një shteti të vogël, siç është Shqipëria.

Por, sot një prej “betejave” më të rëndësishme duket se është fituar, ndonëse deri kur të na “trokasë” gazi tek dera do të na duhen të paktën 4 apo 5 vjet.

Duke folur për revistën ekonomike “Monitor” , Ian Bradshaw, drejtori menaxhues i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) thotë ndër të tjera:

“Në fund të këtij viti, fillimi i vitit 2016, TAP-i do të ketë dhënë shumicën e kontratave për shërbimin e Prokurimit dhe Ndërtimit Inxhinierik: ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri. Procesi ynë për blerjen dhe marrjen me qira të tokës është gjithashtu në proces. Ky është një aktivitet i rëndësishëm dhe shumë i madh. TAP-i do të ketë akses në rreth 18,200 ngastra toke përgjatë gjurmës së gazsjellësit (10,000 në Greqi, 8,000 në Shqipëri dhe 200 në Itali). Kjo do të thotë se TAP-i do të sigurojë marrëveshje me përafërsisht 45,000 pronarë dhe përdorues tokash. TAP-i do të kompensojë plotësisht të gjithë individët e prekur, në kohën e duhur dhe aty ku është e mundur përpara fillimit të ndërtimit…”

TAP-i duhet të kalojë në terrenin sfidues të zonave malore shqiptare.

Pika më e lartë e ngritjes së tubacionit do jetë plot 1,800 metra.

Tubat e parë do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të vitit 2016 dhe puna për ndërtimin e gazsjellësit të fillojë nga mesi i vitit 2016.

Ndërtimi do të fillojë në të njëjtën kohë në të tria shtetet, Itali, Shqipëri, Greqi, në po të njëjtën periudhë.

 

**************

Intervista e plotë mund të lexohet KËTU

December 13, 2015 09:32
Komento

12 Komente

  1. intelektuali December 13, 10:13

    interesi i Shqypnise nuk duket gjekundi.

    sepse:

    Askush as nga qeveria dhe as nga investitoret e TAP-it nuk kane treguar qarte dhe shkoqur nese vendi yne eshte lloagritur te terrheqe nga rrjeti TAP sasi gazi natyror per nevojat e ekonomise shqyptare dhe sa eshte kjo sasi gazi? Nga ana tjeter dihet qe cmimi i gazit te Kaspikut eshte me i larte se gazi rus qe furnizon aktualisht Evropen Perendimore, prandaj si do te jete kostoja perfundimtare e ketij gazi nese do te shperndahet ne rrjetin shqyptar? Flitet me studime fisibiliteti nderkohe qe vendimi per te cuar gazin e Kaspikut ne Italine Jugore eshte marre paraprakisht si vendim politik? Pse qeveria shqyptare nuk ka asnje iniciative per gazifikimin e vendit, kryesisht per envergjitiken qe eshte ne pike te hallit? Te gjitha keto pyetje pa pergjigje tregojne se projekti TAP duket te jete i taposur qe ne zanafille per interesat e Shqypnise.

    Reply to this comment
    • bill right December 13, 13:13

      Per c’fare interesash e keni llafin???? TAP do te kaloje nga shqiperia dhe do ti paguaje shqiperise nje fee vjetore ne “buxhetin e shtetit” sic shoni ju, plus po riparon nje pjese te infrastruktures ku kalon me leket e veta(miliona euro), plus do punojne mijera persona me kohe te plote ne ndertim dhe disa qindra ne mirembajtje dhe mbi te gjitha Shqiperia do te kene nje akses ne burimet kaspike te gazit me cmime shume me te uleta se deri tani…(perfitim per xhepat e qytetareve)…
      TAP-i eshte nje nga te vetmet pune te mira te qeverisjes se meparshme…
      Tani a mund ta thoni shkoqur, perse ankoheni…

      Reply to this comment
      • e December 13, 17:48

        Po c’a thu more SHOKU?

        Po ku e sheh ti more mavri interesin e Shqypnise ne keto historira me TRA-LA-LA njesoj si llogje kavaje? Nuk ka asnje te dhene cfare sasie gazi natyror do te perftoje vendi yne dhe a do te investohet ne Shqypni krahas TAP-it dhe cila do te jete kostoja e gazit te Kaspikut per konsumatorin shqyptar? Se intelektuali nuk i sheh ne keto deklarata politike te perfaqesuesve te TAP-it qe eshte i taposur qe ne zanafille dhe qeveria shqyptare hesht si shurdhmemece dhe ben sikur nuk i degjon fare keto deklarata mburraveci qe kerkojne t’i genjejne shqyptaret me “KARAMELE” bamiresie si ne rastin e LHL-ve te Asadit, sepse o SHOKU le te mos harrojme edhe faturen qe do te paguajne shqyptaret per natyren dhe ambientin rrethues, sepse o SHOKU sipas te gjitha gjasave edhe ky investim famoz do te kete fatin e firmave BECHTEL ne Rrugen e Kombit apo te firmes BANKERS me naften e Fierit.

        Reply to this comment
      • PAS DRITARES ! December 13, 18:39

        perfitim ne xhepat e qytetareve Pushtetare po ,
        por jo atyre Pronareve te tokave ,qytetareve te cileve jo paqellim
        nuk i jane dhene ala pronat nga ky shtet kurve .

        Reply to this comment
  2. albi December 13, 11:39

    Ne radhe te pare ky nuk eshte nje investim ne fsvor te shqiptareve.Sepse sipas kontratave te qeveris pala jone nuk ka asnje perfitim pervec te disa punetoreve qe do punojne ne disa stacione pompimi. Asnje lloj interesi por dalim te humbur.

    Reply to this comment
  3. ZZZZZZZZZZZZZ...... December 13, 11:43

    ASNJE INTERES ME VLERE NUK KA KETU PERVEC SE DO TE PUNESOHEN DISA NJEREZ….NUK SHIKOHET SE KU ESHTE PRURJA NE BUXHET TE SHTETIT ….

    Reply to this comment
  4. aty December 13, 11:44

    Si perfundim e shkreta Shqiperi nuk merr gaz nga TAP por vetem merr taksen per kalimin e gazit ne teritorin e saj.Te rrojne veprat e Enverit o shqipetare se ndryshe do ngordheni se ftoheti, me kote mpriheni te ngroheni me gazin e TAP-it, ngrohuni e gatuani me se e keni bere tere jeten, me dru, me korent dhe tani se fundmi me bombla me gaz.Eshte njelloj si ajo shprehja popullore, pula skemi e ysh ja bejme.

    Reply to this comment
  5. tomor labi December 13, 12:13

    Gazi ne Shqiperi ose 20 vjet te humbura kot.
    Me ne fund do te vij dhe gazi ne Shqiperi, nuk ka rendesi se cfare gazi eshte rus apo azer apo ndoshta amerikan se keshtu do ta deshin pushtetaret tane pro amerikan, nderkaq edhe pse nuk i dime mire perfitimet qe do kemi nga ky kalim apo problemet qe ka me vehte ky investim i madh duhet thene se kjo histori ka 20 vjet qe ka filluar dhe qe se bashku me historine e AMBO-s perbejne shembullin me te keq te nje qeverisje te dobet qe edhe pse nuk merr vesh edhe pse nuk ka vision per te ardhmen, merr vendime te pa drejta dhe me pasoja per vendin dhe nuk mban asnje pergjegjesi per kete.
    Per hir te se vertetes dhe te historise si dhe per te nderuar ata qe u perpoqen 20 vjet me pare per te realizuar kete investim te math per vendin duhet te sqarojme shume aspekte te kesaj historije. Shume i kane harruar, pushtetaret nuk duan ti kujtojne por vendi humbi shume nga mos realizimi i projekteve te propozuara per gazin ashtu si humbi edhe nga ftohtesia dhe mungesa e deshires per projektin tjeter te guximshem dhe me shume interes AMBO.
    Ne vitet 1994-95 prane Komitetit Kombetar te Energjise , nje organizem shume i rendesishem dhe shume interesant prane Keshillit te Ministrave, u nenshkrua nje marveshje e rendesishme me nje konsorsium te fuqishem te gazit, Tennecogas, Dallas, USA dhe Ruhrgas, Dusseldorf, Gjermani qe moren persiper te kryejne se bashku me Komitetin nje studim madhor mbi nevojen per gas ne Shqiperi , tregun e mundeshem te gazit ne rajon dhe burimet e mundeshme te gazit ne rajon per vendin tone.Gjithashtu u pane dhe variantet e mundeshme per tu lidhur me tregun italian duke cfrytezuar edhe gazin qe mund te zbulohej ne bregdetin e Adriatikut me qene se ne ate kohe po beheshin kerkime.
    Perfundimet e studimit ishin shume interesante , per ate kohe. Duheshin filluar traktativat per tu lidhur me rrjetin ekzistues te gazit ne Greqi i cili furnizohej me gaz rus nepermjet te Bullgarise deri ne Larisa.Ky rrjet do te zgjatej deri ne Kozan dhe prej aty mund te merte edhe vendi yne.Per kete qellim filluam me insitutin studimor te Ruhrgazit ne Moske , nje institucion shume i njohur ne gjithe boten, studimet e nevojshme
    Sipas ketij studimi duhej ndertuar tubacioni kryesor nga Kozani Greqi ne Korce,fillimisht e pastaj me thelle ne drejtimet Elbasan Fier Vlore dhe Elbasan Tirane e ne Veri.Tubacioni duhej te ishte minimum me nje diameter .70 mm dhe qe te justifikohej ky diameter me qe ne Shqiperi skishte as rrjet as konsum te madh te gazit duhej ndertuar si konsumator i madh i gazit, konkretisht nje termocentral i fuqishem ne Korce me fuqi rreth 500 MW dhe qe do ishte nje mbeshtetje e madhe e sistemit tone energjetik dhe do te reduktonte ne menyre te ndjeshme importin e energjise i cili ne ditet e sotme harrin ne vleftat rreth 150-200 million euro ne vit.Organizimi praktik i ketij procesi do te behej me krijimin e nje shoqerie te perbashket Gazprom-Albpetrol qe do organizonte, monitoronte dhe do te drejtonte punen e metejshme.Kjo praktike ishte ndjekur me sukses ne Bullgari dhe ne Greqi.
    Keto propozime me shume interes per vendin, u trajtuan me nje mungese serioziteti dhe me nje indiference te pashpjegushme nga qeveria dhe vecanerisht nga Ministri i Energjise i asaj perjudhe dhe madje nuk iu dha nje pergjigje zyrtare Gazpromit .
    Nje propozim i perbashket nga te dy studimet ishte edhe nevoja e nje studimi me te madh edhe me te plote per shperndarjen e rrjetit te gazit ne vendin tone , menyrat e cfrytezimit,skemat elementare te lidhjeve, politikat e cmimit dhe taksat, licencimi i kompanive qe do te merreshin me kete shperndarje et. Pra krijimi i nje organizmi njelloj si KESH i apo ujesjellsi me te gjith hollesite qe permban ky proces.
    Deri tani nuk eshte bere asnje lloj studimi per kete keshtu qe ne jo vetem qe humbem 20 vjet ne kete proces por edhe jemi edhe tani te pa pregatitur fare per cfrytezimin e gazit ose ta themi me mire, i kesaj te mire te madhe qe na erdhi ne dere dhe qe nuk dime se cdo bejme .Flitet vetem per perfitimet nga kalimi i ketij tubacioni ne teritorin tone dhe kaq. Eshte jo vetem e pa rregullt por edhe nje gabim i madh.
    Edhe ne vitet 1998-99 Bashkimi Europian nepermjet te nje konsorsiumi te kryesuar nga kompania Bechtel ( ?) ndermoi nje studim mbi diversifikimin e shperndarjes se gazit ne Ballkan, ky studim jo vetem qe nuk u mor parasysh kurre nga qeveria e asaj kohe por as nuk gjendet gjekundi, njelloj si dhe studimi i Gazpromit ngjarje qe nuk ndodhin ne asnje vend te botes moderne.
    Edhe pak histori per nje ndodhi tjeter shqiptare, e ka emerin AMBO.Albania,Macedonia,Bullgaria,Oil pipeline.
    Qysh ne vitin 1993 ne Shkup u neneshkrua nje marveshje mirkuptimi per projektimin dhe ndertimin e nje nafte sjellsi te madh qe fillonte nga qyteti i Burgasit ne Bullgari , kalonte mes per mes Bullgarise dhe Maqedhonise neper Shkup pastaj hynte ne Shqiperi Elbasan Fier dhe dilte ne det prane Semanit.Nafta e Rusise, nga porti i Nivorosijskut do vinte me anije te medha transportuese nafte qe sot kalojne rrumbullak neper detin e Zi ne Dardanele,ne detin Egje,ngushticen e Korinthit per te furnizuar shtetet qe dalin ne Adriatik, duke evituar gjithe kete rruge dhe ndotjen perkatese ( Turqia per Dardanelet dhe Greqia per ngushticen e Korinthit kane kohe qe bejne zhurme dhe kerkojne zgjidhje)
    Shqiperia do kishte fitime kolosale, me nje port te math ngarkimi ne Seman, me mundesine e riaktivizimit te rafinerive te Ballshit dhe Fierit e pse jo edhe e Cerrikut pra prodhim i rritur i naftes dhe derivateve te saj ne vend,duke mos harruar punesimin etj.
    Projekti u financua nga nje kompani amerikane AMBO me qender ne Nju Jork dhe me pronar nje maqedhonas i amerikanizuar dhe i pasur Vuk Tashkovic, u prezantua ne te tre qeverite dhe gjithe ambasadoret perkates, u gjeten e dhe fondet dhe u kryen gjith procedurat me shtetet perkatese, u shkrua shume ne shtypin boteror te kohes dhe pastaj heshtje e madhe.Perfaqesues te kompanise erdhen disa here ne Shqiperi u takuan me drejtuesit te shtetit por nuk u dha asnje perkrahje konkrete, ndoshta dhe 97 e mallkuar qe sot mundohen ta harrojne ata qe e organizuan, lozi rolin e saj,puna eshte qe sot nuk kujtohet njeri per kete ide madheshtore por do fillojme edhe nje here nga fillimi ndoshta.
    I kujtova me pak nostalgji dhe me pak pikellim keto perpjekje te asaj kohe sepse tek ne u be zakon te harrojme ceshte bere dhe ti bijem gjoksit per keto qe fillojme tani, keshtu e beri edhe Sali Berisha me Hidrocentralin e madh te Skavices,Kalivacit,Bratiles ne Devoll qe jane emra te 2003 dhe 2007 dhe qe tashti jane aty ku ishim ne 1991.Keshtu e ben dhe qeveria e sotme socialiste, pa asnje specialist te mirfillte ne gjirin e saj.
    Asnje nuk i merr parasysh humbjet e medhe qe kemi.
    Ing. Thoma Meksi
    Ish nenkryetar i Komitetit Kombetar te Energjise1992-1998

    Reply to this comment
  6. enea December 13, 12:17

    te kete pune per njerezit kjo ka rendesi.
    korporatat e medha do bejne fitimet e medha kjo nuk diskutohet ne kapitalizem, po te teproje edhe ndonje therrime per fukarane

    Reply to this comment
  7. rudi December 13, 14:08

    Po sikur punojne 1000njeres 1000familje hane buk ka 2vjet ne tap komentuesit nuk e “dine” mijra familje do marin mi pakti 100 mije e deri 2ml qira per token edhe kete nuk e ditkan specialistet komentues qe po ndertohen disa ruge dhe ura dhe puntoret dhe materialet hekur cimento inerte trasporte e me the e te thashe jane shqipetare “normal”nuk e dine po qe do lihen disa degezime per gazifimin e shqiperise e te kosoves as kete nuk e ditkan Keta zoterinj ditkan prallen e nje projekti me 94tren ndersa realitetin e anashkalojne e zhvleresojne e kritkojne e analizojne sipas interesave partiake dhe sipas ketyre mendjeve keto mijra familje ti thon jo tapit por te meren me projektin e 94tresPra dhi te zgjebura e bisht perpjete

    Reply to this comment
  8. altini December 13, 16:43

    ska gje ne kenaqemi qe kalon ne shqiperi se fitimet I marin te tjeret ne jemi p opul tolerant cna duhen interesat tona ne edhe kur na ofendojn kur na injorojn edhe
    kur na poshterojn
    ne prap jemi shquhemi per toleranc dmth ne gjithmon ja fusim vet vetes.

    Reply to this comment
  9. Arben December 13, 20:01

    ORE I DUHET BERE KERKESE MERKEL TE NA MBAJE ME BUKE UJE E MUNDESISHT TE NA JAPE EDHE DISA PARA QE TA PIJME KAFENE REHAT.

    HAHHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAH

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim