Ekskluzive / Intervista dhe amanetet e fundit të Shefqet Peçit

May 2, 2016 12:28

Ekskluzive / Intervista dhe amanetet e fundit të Shefqet Peçit

 

Av. Idajet Beqiri

Para se të përcjellim ekskluzivisht për lexuesit e DITA-s intervistën e fundit të Gjeneral Shefqet Peçit, të cilën e kam realizuar 20 e ca vjet më parë, pak para se të vdiste, dua të përshkruaj atmosferën në të cilën iu hodhën prangat një prej simboleve më të fuqishme të Luftës sonë Antifashiste. Shefqet Peçi ishte një heroi i gjallë dhe i tmerronte fashistët dhe pinjollët e tyre që sapo kishin ardhur në pushtet. Ky rrëfim, bashkë me intervistën e kësaj figure legjendare, sot duket në kufijtë e së pabesueshmes. Është e paimagjinueshme për një të ri që ka lindur pas vitit 1990 të ketë ndodhur një sjellje e tillë barbare ndaj një heroi. Por ja që kështu ka ndodhur. Unë, pata fatin ta njoh me imtësi historinë e Shefqet Peçit, të realizoj edhe një intervistë të gjatë që nuk e kam publikuar asnjëherë deri më sot, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy dekada. Prandaj, pa e zgjatur po filloj… 

Hakmarrja

Cila ishte klima politike dhe situata në përgjithësi kur në Shqipëri, Berisha dhe banda e tij kriminale, ekzekutoi me vdekje, por me një lloj vdekjeje, si një rast unikal ekzekutimi në të gjithë botën e paqytetëruar, por edhe të qytetëruar, gjeneralin famëmadh, antifashistin e spikatur të orëve të para, me kontribute të mëdha në Luftën e Dytë Botërore, atdhetarin e shquar Shefqet Peçi, personifikimin më sinjifikativ të labit dhe të Krahinës së Labërisë?

Berisha, sikurse e kanë shumë të qartë tashmë shqiptarët, nuk erdhi në pushtet prej rastësisë. Përkundrazi, ai ishte përzgjedhur prej kohësh, ishte shkolluar dhe instruktuar prej vitesh, ishte sprovuar në “farkën” e shërbimit të fshehtë serb, ishte “qytetëruar” për pak kohë në Paris, (me aq sa mund të qytetërohet një person me prejardhje nga një familje që, shumë herët në histori ka jetuar në një fshat të Pukës, por për defiçite skandaloze komunikimi, për mungesë njerëzillëku dhe fqinjësie normale, është dëbuar prej fshatit e gjithë familja në rrugë kanunore).

Pra, Berishën e ngjitën tek studentët në dhjetorin e vitit 1990 dhe e vendosën në krye të PD-së në vitin 1991, si një misionar me objektiva tepër të specifikuara dhe të qarta, me një staf nga pas të kualifikuar kryesisht për ligësi, me bandë kriminale për ta mbrojtur nga rreziqet që do t’i delnin përpara kur të hidhej në veprim dhe të përmbushte detyrimet e misionarit.

Gjithë egërsia kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër kulturës kombëtare shqiptare, kundër gjenezës dhe autoktonisë së këtij populli, kundër orientimit të tij properëndimor dhe proevroipan ndër shekuj, të qenurit të tij antifashist në gen dhe e sprovuar kjo vlerë, sidomos gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, kundër pengimit me çdo mjet e mënyrë të vepruari të zhvillimit dhe të përparimit të këtij kryevendi në Evropë, dhe të tillë Shqipërinë e bënë pozicioni i saj gjeostrategjik, resurset pasurore që i ka falur Zoti me aq shumë tepri, do të derdheshin me gjithë egërsinë e tyre shfarrosëse pas viteve 90’, nën drejtimin e Berishës, këtij misionari dhe zjarrëvënësi të lindur për t’i bërë gjëmën këtij vendi.

Si erdhi në pushtet Berisha?

Me rrugë normale demokratike? Me revolucion të mirëfilltë demokratik, ku vullneti i populli triumfoi dhe u finalizua? Me votim të lirë, të drejtë, të barabartë, me standarde, me shprehjen më të lirë të mundshme të vullnetit të shqiptarëve? Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk merr përgjigje pozitive, sepse Berisha erdhi në krye të Lëvizjes së stisur të dhjetorit 90’, e rrëmbeu Partinë Demokratike, u vu në krye të saj, mori pushtetin në 22 mars 1991, jo vetëm i projektuar dhe i katapultuar prej agjenturës serbe, por mbi të gjitha duke patur mbështetjen e saj konkrete me disa struktura kriminale nga jashtë dhe nga brenda, tipa “kriminelë të lindur”, të paguar mirë, por edhe të pajisur para se të nisnin “betejën” kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve me kontrata premtim shitje tepër të majme shpërblimi, me qëllim që, pas përmbysjes së regjimit dhe vendosjes së pushtetit antishqiptar të Berishës, ata të ishin zotëruesit dhe sunduesit e pasurive kombëtare, të thesarit të shtetit, të shfrytëzimit për interesat e tyre dhe të agjenturës së vendit të cilës i shërbenin, gjithë pushtetet që do të fitonin në këtë vend.

Berisha, Azem Hajdari dhe e gjithë banda kriminale e tyre bënë thjesht dhe vetëm zbatimin konkret të planit për t’i terrorizuar shqiptarët, për të mbjellë kudo tek ata psikozën e frikës, dhe me urën e zjarrit në dorë, fillimisht e dogjën anë e kënd Shqipërinë në vitet 1990-1991. Nuk lanë pa u vënë zjarrin pyjeve, fabrikave, pemtarisë, qyteteve, bankave, reparteve ushtarake, varrezave të  dëshmorëve, lapidareve dhe monumenteve të LANÇ-it kudo nëpër Shqipëri. Pastaj, pasi morën atë rezultatin qesharak në 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, rezultat i cili pati brenda mirkuptimin dhe tolerimin e plotë të Ramiz Alisë për t’i dhënë më shumë fuqi, se sa kishte në fakt PD-ja e asaj kohe, të bindur që pas katër vitesh nga zgjedhjet e radhës, kësaj force politike që “lindi e vdekur”, dhe këtyre personave që u vunë në krye të saj, nuk do u mbeste asnjë nam e nishan, organizuan masakrën e 2 prillit 1991.

Të mësuar mirë nga agjentura serbe dhe degëzimet simotra të saj, të ndihmuar prej tyre me mjete financiare, njerëzore dhe deri me armë të sofistikuara, të papërdorura ndonjëherë deri athere në Shqipëri, zhvilluan atë pseudoprotestë të paralajmëruar mortore të 2 prillit në Shkodër, dhe e quajmë të tillë sepse nuk kishte asnjë shkak të motivuar ligjor dhe demokratik që ajo të bëhej, në të cilën mbetën të vrarë si për “koincidencë”, vetëm katër djem shqiptarë të besimit mysliman! Dhe kjo vrasje u bë “kauza” e Berishës dhe e PD-së që në atë kohë ishte përvetësuar “pa çak pa bam” prej tij, për të detyruar Kuvendin e Shqipërisë të pranonte bërjen e zgjedhjeve të parakohshme të 22 marsit 1992.

Shqiptarët janë në dijeni dhe i kanë përjetuar me trauma të rënda dhe të pashlyera masakrat e banditëve të Sali Berishës dhe të Azem Hajdarit kundër njerëzve idealistë të këtij vendi, kundër intelektualëve dhe njerëzve të ditur, kundër vlerave kombëtare të krijuara me aq mund, sakrifica dhe mënçuri prej shqiptarëve, kundër të gjitha strukturave të qënësishme dhe të përjetshme, që e bëjnë vazhdues një shtet serioz.

Shefqet Peçi me Enver Hoxhën

Shefqet Peçi me Enver Hoxhën

Nuk ishte një ditë e vetme, që megjithëse ka kaluar  70 e ca vjet, ende mbahet mënd në mënyrë drithëruese prej kryeqytetasve, por edhe prej gjithë shqiptarëve masakra fashiste e 4 shkurtit. Si kjo masakër e 4 shkurtit Berisha dhe banda e tij kriminale i ktheu të gjitha ditët duke filluar nga  2 prilli 1991 e deri në 23 mars 1992. Kudo vrasje, plaçkitje, djegje, shkrumbime, grabitje, burgime të padrejta të njerzëve përparimtar dhe rezistentë kundër mortjes fashiste që po instalohej në vend, eksode masive të shqiptarëve në rrugët e vdekjes së tallazeve të deteve dhe të maleve me borë, për të ikur nga sytë këmbët nga ky vend që u zaptua nga neofashistët.

Kjo bandë kriminale u nxit, u frymëzua, u pagua dhe u hodh në veprim prej dy kryebanditëve Berisha-Hajdari që, për të bërë “spastrimin etnik” të vendit nga njerëzit që e donin Shqipërinë, nga qytetarët dhe intelektualët e përgjegjshëm, nga idealistët që ishin të përgjegjshëm deri në shkallën e vetsakrifikimit për atdheun dhe popullin e tyre, nga ata pak politikanë që donin t’i dilnin zot popullit dhe vendit të tyre, përmes poshtërimeve, dhunës fizike, fjalorit shpifës rrugaçëror kundër tyre, pa harruar pastaj atë më tronditësen dhe më drithëruesen, kur përmes përdorimit të dhunës fizike dhe psiqike të paimagjinueshme ua rrëmbyen disa prej familjeve më të mira të vendit fëmijët minorenë dhe adoleshentë, kryesisht vajzat, të cilat i droguan dhunshëm,  i përdhunuan dhe i poshtëruan, deri në atë shkallë, sa edhe sot e kësaj dite plagët në këto familje të shumta janë teje të mahisura dhe të pashërueshme. Këto monstra nuk kursyen nga ky ndëshkim makabër as vetë disa prej njerëzve të tyre, të cilët u rreshtuan fillimisht në radhët e PD-së, por më pas kur panë “motin me shtrëngata e rrufe” që i priste shqiptarët prej tyre, pasi reflektuan aq sa mundën, u tërhoqën prej kësaj “flame” gjëmëmadhe kundërshqiptare.

Shqiptarët, të tradhtuar nga brenda, pa patur asnjë alternativë tjetër vepruese, të detyruar “t’i thoshin derrit dajë”, për të ndalur këto krime të rënda të kësaj bande të strukturuar kriminale me në krye një kryebandit mjek të pashpirt si Berisha, vlerësuan se, duke e dhënë votën e tyre qoftë edhe pa vullnetin e tyre të lirë real për këta banditë që i ishin sulur vendit dhe po e shfarosnin kudo, diçka mund të shpëtohej dhe një lloj paqeje mund të rivendosej. Dhe kështu vepruan, duke e sjellë nga zori Berishën në pushtet në 22 mars 1992.

Aq e vërtetë është kjo, sa në 26 korrik 1992 në zgjedhjet për pushtetin vendor, ose fill pas 4 muajsh, si në asnjë vend tjetër në historinë botërore, po këta shqiptarë që i dhanë PD mbi 70 përqind të votave për të qeverisur vendin, e ndëshkuan PD dhe Berishën aq rëndë, sa e kaluan bindshëm pushtetin te opozita e majtë, duke i thënë kështu hapur dhe me mençuri gjithë botës, por kryesisht agjenturave që e sollën në krye të vendit këtë misionar antishqiptar se hilja ishte zbuluar dhe ndëshkimi kundër tij kishte filluar.

Situata e pas 26 korrikut 1992 bëri që ky grupim i strukturuar kriminal, por që ndryshe nga vështirësitë e grupeve të tilla kriminale në vend dhe kudo në botën e qytetëruar, të cilët kanë kundër shtetin dhe institucionet e tij, këta të Berishës ishin në pushtet dhe i kishin hedhur në duartë e tyre të gjitha strukturat dhe institucionet e shtetit, bënë riorganizimin, duke filluar nga SHIK-u famëkeq i Gazidedes, e deri te përzgjedhja e disa prokurorëve dhe gjykatësve të degjeneruar, me prejardhje prej familjeve më fanatike komuniste të regjimit që u përmbys, por me karakterin e tyre “lapanjoz”, me qëllimin e vetëm që me mjete barbare, me dhunë dhe akte të tipit fashist, me burgosje e deri me ekzekutime fizike, të “zbusnin shpirtin” dhe të nënshtroheshin pasi do të sundoheshin gjatë prej kësaj bande që Beogradi i Millosheviçit ua bëri “peshqesh” shqiptarëve.

Në këtë kuadër shikasit e Gazidedës dhe anëtarët e paskrupuj të Bandës, disa të ardhur enkas “për aksione” nga përtejkufirit, iu vërsulën zgjedhjeve të pjesshme për në Komunat e Libofshës etj, dhe deri përmes rrahjes së burrave dhe nxjerrjen e organeve gjenitale, duke i zhveshur nudo para vajzave dhe grave që ishin drejtuar për të votuar në qëndrat e votimit, i detyruan zgjedhësit e kësaj komune të riktheheshin në shtëpi, duke i mbushur kutitë me vota si u desh qejfi këtyre banditëve të Berishës! Fenomeni “Libofsha” e vrau për herë të parë votimin e lirë dhe i bindi shqiptarët se në të ardhmen “populli do të votojë, por Saliu do t’i numërojë dhe do të nxjerrë rezultatin”!

Pse Berishën e tmerronte Lufta Antifashiste?

Frikën më të madhe që i rrezikonte pushtetin pa kufi dhe i ndalte hovin kriminal antishqiptar, Berisha e kishte kryesisht te brezi i atyre që bënë luftën antifashiste nacional-çlirimtare, te pasardhësit e tyre si dhe tek ushtarakët dhe ish-ushtarakët, pjesa më vitale e këtij vendi, të cilët me shumë pak ndërgjegjësim dhe me një udhëheqje largëpamëse dhe të sprovuar, të hedhin tutje si leckë me çdo llojë mjeti demokratik dhe pro popullor. Ndaj edhe pikërisht këta njerëz e këto familje, morën prej Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij goditjet më të rënda, reprazaljet e paimagjinuara, duke filluar nga ajo që ata kishin më të shtrenjtë, vlerat e LANÇ-it dhe të simboleve të saj, gjakut të dëshmorëve, e deri te vrasjet direkte fizike dhe me uri të tejskajshme të tyre.

Në këtë kuadër, Berisha, Gazidede dhe shërbëtorët ekzekutorë të tyre piketuan për të vrarë, për të dëbuar nga Shqipëria si dhe për të burgosur disa prej figurave më të spikatura antifashiste të vendit. Përmes kësaj goditjeje, në radhë të parë siguroheshin se nuk do të kishte lëvizje të fuqishme për t’iu bashkuar këtyre figurave, sepse ishin të çarmatosur rëndë, dhe nga ana tjetër për t’u dhënë “forcë” pinjollëve të bashibozukëve, kriminelëve gjithfarësh bashkëpunëtorë të nazifashizmit dhe vrastarë të kombit dhe të popullit të tyre, për t’u bashkuar me bandën kriminale sepse “bashkimi bënë fuqinë”! Vranë në mënyrë makabre një veteran të LANÇ-it, Hasan Selenicën në Shkodër. Ishte ky viktima e parë e brezit të luftëtarëve antifashistë që çuditërisht edhe pse i vrarë nga regjimi i Berishës, injorohet si fakt edhe sot e kësaj dite.

Pastaj piketuan t’i bënin “gjëmën” gjeneralit  me të famshëm të Shqipërisë, pas Mehmet Shehut, madje me famë edhe përtej kufijve, Shefqet Peçit, ish luftëtari më i ri, por më trim i Luftës së Vlorës  në 1920, kur ishte vetëm 14 vjeç, pjesëmarrësit aktiv të revolucionit demokratik të Fan Nolit në 1924, një ndër luftëtarët e shquar të orëve të para të LANÇ, komandantit të Brigadës së 5-të Sulmuese “Hero i Popullit”, e më pas komandant Divizioni e Korparmate, një ndër figurat qendrore dhe emblematike që ishte ende gjallë dhe kishte udhëhequr LANÇ-it të popullit shqiptar.

Pse u vu në shënjestër Shefqet Peçi?

Gjeneral Shefqet Peçi dallonte nga të gjithë udhëheqësit e tjerë komunistë të kohës. Ai edhe shtëpinë nuk kishte pranuar ta kishte në “Bllok”, si të tjerët. E kishte jashtë “Bllokut”. Nga ana tjetër “salltanetet e Bllokut”, duke filluar qysh nga rojet etj, nuk i kishte “shumë për zemër”! Ishte një ushtarak i lindur, me të gjitha cilësitë dhe virtytet e një gjenerali që, pasi kishte kryer të gjitha kategoritë e shkollave ushtarake, deri tek akademia, si dhe ishte sprovuar nga luftëtar i thjeshtë, deri te një strateg i madh lufte me aftësi të padiskutueshme profesionale, dhe me një numër të pakufishëm provash të mëdha të dhëna në luftën heroike antifashiste nacionalçlirimtare, si njëri prej drejtuesve më kryesorë të saj.

Krahina të cilën Shefqet Peçi përfaqësonte, Kurveleshi dhe njerëzit e fortë të tij, historikisht, qysh nga Lufta e Vlorës në 1920 e deri sa ai vdiq, e kishin këtë burrë të madh si një busull orientuese, i cili i lajmëronte dhe i paralajmëronte me kohë për “motin e mirë” dhe për “motin e keq”, për “rrebeshet” dhe për “stuhitë”, por edhe për “qiellin e pastër dhe të kthjelltë”!

Shefqet Peçi në vitet e para pas çlirimit

Shefqet Peçi në vitet e
para pas çlirimit

Ishte kjo arsyeja që, edhe kur ra regjimi në dhjetor 1990, edhe kur Banda e Berishës që mori pushtetin e shkuli Shefqet Peçin nga shtëpia ku banonte, në qendër të Tiranës, duke e degdisur në një sipërfaqe të vogël banimi në Laprakë, tek ish-Pularia, njerëzit e kishin shndërruar këtë shtëpi të vogël në vend “peligrinazhi”, duke shkuar pranë këtij luftëtari dhe atdhetari të madh, duke biseduar dhe marrë “uratë” atdhetarie prej tij dhe gjithë familjes së madhe të tij, duke u informuar për realitetet dhe perspektivën, e mbi të gjitha duke marrë edhe frymëzim guximi për të përballuar të keqen që tashmë e kishin në çdo derë shqiptare.

Isha një prej miqve të tij. Por e kisha dhe më kishte mik për kokë. Madje, duke patur dëshmitarë fëmijët e tij, të cilët jetojnë me dinjitet dhe ecin në gjurmët e babait, Shefqet Peçi me gojën plot u kishte pohuar djemëve dhe gjithë familjes se më konsideronte dhe kishte dëshirë që ai dhe e gjithë familja e tij të më trajtonin si djalin e parë të shtëpisë, e më pas të vinte Rustemi.

Kjo miqësi lindi mes nesh pasi kisha krijuar Partinë e Unitetit Kombëtar në 10 janar 1991 dhe pasi kisha nxjerrë në botim Gazetën “Kombi” në korrikun e po atij viti 1991, të cilën e drejtoja jo vetëm si botues, por edhe si kryeredaktor i saj. Shefqet Peçi kishte matësit e tij të vlerësimit për punën dhe për njerëzit, ndaj më priste me shumë gëzim kur i shkoja në shtëpi, në Laprakë, duke qëndruar edhe me orë të tëra duke biseduar rreth të vërtetave të atyre që kishin kaluar, por edhe të ditëve të athershme dhe të perspektivës.

Në DVD dhe në audio kam shumë biseda të bëra me Shefqet Peçin, ku hidhet dritë edhe për shumë ngjarje të ndryshme e personazhe të kohës, të cilat kanë patur brenda dritëhijet e tyre të pazbardhura me vërtetësi dhe objektivitet. Këtë intervistë të gjatë me Shefqet Peçin po e përcjell për herë të parë për lexuesit e gazetës DITA. Kjo miqësi intensive me Shefqet Peçin zgjati plot katër vjet, deri ditën e rënies së tij heroike, sepse e tillë qe, në luftën që bëri me guxim të pashoq, por edhe me mençuri të rrallë kundër kryebanditit Berisha dhe mercenarëve të tij.

 

Biseda

Ishte 30 qershori 1994. Shefqet Peçi kishte ditëlindjen. Mbushte plot 88 vjeç. Shkova dhe e urova në shtëpi. Mora me vete edhe mikun tim, Timo Koka, operator në Televizionin Shqiptar, i vetmi Televizion deri në atë kohë në Shqipëri. E mora në rrugë private, sepse as që mund të mendohej atëhere të intervistoje Gjeneral Shefqet Peçin për TVSH.

Mosha bën të vetën, thashë me vete,  dhe mirë është që ky personalitet nga më të shquarit e LANÇ-it si dhe njeri nga udhëheqësit e lartë të regjimit të përmbysur, si dëshmitar okular, t’i linte dëshmitë e tij për disa gjëra madhore të kohës, përkatësisht për ato probleme që ishin bërë “mollë sherri” mes dy kampeve politike kundërshtare të kohës. Njëra prej tyre ishte dita e çlirimit të Shqipërisë. Banda e Berishës duke dashur të fshinte nga faqja e historisë së kombit tonë epopenë e lavdishme të LANÇ-it, e cila ishte vija themelore e demarkacionit që ndante forcat politike progresiste në Shqipëri, nga ato destruktiviste që mohonin këtë luftë për të përligjur tradhtinë e tyre të madhe kombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë me nazifashistët, kërkonte ta linte Shqipërinë dhe shqiptarët pa ditë të çlirimit të atdheut. Në emër gjoja të “parimores” se gjoja  Shqipëria ishte çliruar në 28 nëntor, por komunistët e Enver Hoxhës, nga “dashuria” për Jugosllavinë, meqenëse kjo e fundit e kishte ditën e krijimit të Federatës në 29 nëntor, e kishin spostuar një ditë më vonë ditën e çlirimit të Shqipërisë! Dhe kështu, meqenëse 28 nëntori është dita e pavarësisë së Shqipërisë, dita e çlirimit do të sfumohej dhe do të zhdukej pa u ndjerë. Për këtë arsye pyetja e parë që i drejtova Shefqet Peçit ishte pikërisht për të thënë të vërtetën për ditën e çlirimit të atdheut.

Shefqet Peçi më tha:

“Dëgjo mor bir, unë isha në Shkodër vetë. Udhëhiqja luftimet. Kemi luftuar ditë të tëra për çlirimin e zonës dhe të Shkodrës. Edhe në 29 nëntor kemi bërë luftë në Shkodër kundër gjermanëve. Vonë, në mbrëmje, kur gjermanët i dëbuam nga Shkodra kemi ndjerë kënaqësi të papërshkrueshme. Unë personalisht kam shkrehur municione të tëra në ajër nga gëzimi. Çlirimi i Shkodrës shënoi çlirimin e Shqipërisë brenda kufijve të cunguar shtetërorë të Shqipërisë 28 mijë km 2. Por të nesërmen ne do të vazhdonim mësymjen drejt Prizrenit e më tej për të çliruar trojet e tjera shqiptare që ishin nën Jugosllavi… E unë dhe mijëra partizanë me dyfek në krah e çliruam Shkodrën në datën 29 nëntor 1944, duke qenë dëshmitarë të gjallë, këta këlyshë fashistash duan të na hedhin hi syve dhe të mashtrojnë ditë për diell. Janë farë e keqe këta, duhen zhdukur me rrënjë e me degë…”.

Vijon nesër

 

May 2, 2016 12:28
Komento

44 Komente

  1. Bardhyl Turhanaj May 2, 15:08

    Respekt (dhe nuk mjafton kjo fjale per personazhe te tille)per SHEFQET PECIN.Respekt edhe per ate qe ka bere shkrimin.Nuk jam ekspert i kesaj fushe por duke pasur ne konsiderate gjithecka qe kam pare me syte e mi (qe nga viti 1985 qe kam filluar shkollen e bashkuar e deri ne fund te trazirave te vitit 1997 qe kam sherbyer si oficer) mund te them me plot bindjen qe NUK ARRIJ TE DALLOJ AKOMA TE VECANTEN E NJE KRAHU POLITIK PERBALLE KRAHUT TJETER.Le te flasim ne qe gjoja jemi te paanshem por jo per inat te njeres pale(apo debuleses per nje pale)luftojme palen tjeter.UNE DOJA TE DIJA PA PREFERENCE POLITIKE KA NDONJE KRAH POLITIK NE SHQIPERI QE NUK KA ELEMENTE TE ISH BLLOKUT?KA NDONJE FORCE POLITIKE QE NUK KA AKOMA ISH OFICERE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?KA NDONJE FORCE POLITIKE QE NUK KA PERSONA QE ISHIN TE GATSHEM TE JEPNIN EDHE JETEN PER MBROJTJEN E BUSTIT TE XHAXHIT?KA NDONJE FORCE POLITIKE QE NUK KA PERSONA QE KANE PATUR POSTE TE RENDESISHME NE PUSHTET PARA VITEVE 90?SIGURISHT QE JO.PO TE ISHTE NDRYSHE EDHE SITUATA NE SHQIPERI DO TE ISHTE NDRYSHE.ESHTE HIPOKRIZI TE PREOKUPOHESH PER SITUATEN NE TE CILEN NDODHEMI.ME VJEN KEQ PER TE GJITHE ATA QE GJENDEN NE VESHTIRESI EKONOMIKE.PER TE TJERAT I LUTEM ZOTIT TE VERI DORE

    Reply to this comment
    • Gezim Maloku May 2, 15:35

      Bardhi, je komplet jashte flloshit, jo per fajin tend, por per mungese informacioni, pasi terri i kishte mbuluar te gjitha krimet e komunizmit. Personi ne fjale, ka qene njeri nga me gjakataret, kunder popullit tone dhe turp, qe ai regjim monstruoz, krimet i mbuloi me Derorata te tipit Hero, per ata qe popullin e paten shkele dhe vrare pa pike meshire. Vete Enveri, ishte me dy dekorata “HERO I POPULLIT” te Shqiperise dhe nje dekorate “HERO I POPUJVE TE JUGOSLLAVISE”. Enveri, “heronjte” i vrau, por ne gjithe Boten Heronjte kane imunitet te perjetshem – heronjte trajtohen mire dhe kurre nuk vriten. Tek ne u vrane “Heronj”, si Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Cako. Keta nuk duhej te vriteshin, se pushkatimi i tyre, qe pushkatim, per vete Partine dhe shtetin, qe ata i shpalli heronj. Edhe Serbet mund te kene qene me te meshirshem, se keta kriminelte tane. Te falenderoj “in anticipo”, per mirkuptimin. Salve Gezimi Fier

      Reply to this comment
    • skifteri May 2, 16:24

      *****Sot bota e qytetruar po lufton – ISISI-n ,por bastardi S.Berisha dhe banda e tijë kriminale për 24 vjet në shqipëri ky vandal historik ka kryer vrasje ,djegje dhe një valë shkatrrimesh drithëruese që ka shkundur dhe goditur rëndë jetën e popullit ,ka shkatrruar themelet e shtetit shqiptar ,ky njeri përmitiv fosile e injorancës goditi veçë vlerave të LANÇL,edhe personalitetet e sajë dhe gjeneralin legjendar Shefqet Peçi.Kurse kjo gjallesa anticivilizuese spiun i serbve u bë për 24 vjet kanceri i popullit shqiptar .Falenderime Avokat .Idajet Beqirit për këtë shkrim shumë të detajuar ,është e vërtet se S.Berisha shkatrroi një kombë më keq dhe më rendë se ta kishte pushtuar ISISI.Mallkur qoftë kjo krijesë antishqiptare që u dha shqiptarve gjellën më të keqe “DEMOKRACINË”si model shkatrrimi ,djegje,vjedhje ,mos ndëshkimi ,kriminalizimi,etj…

      Reply to this comment
    • Guri Sh May 2, 18:36

      Shefqet Peçi ishte nje kriminel komunist i xhihadizmit sllav, serb, rus. Çliruam Kosoven belbezon?!?! Çliruam Shkodren belbezon?!?! Hyne ne Shkoder pasi u largua ushtria gjermane sipas planit te saj, nuk e çliruan Shkodern. Hyne ne Shkoder me flamurin e komunisteve jugosllave dhe duke brohoritur “Rrofte Tito”.

      Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 May 2, 15:20

    pas zgjidhejs që i bëri enigmës “kapo” idajeti po shkruan për belulin!!titulli thotë se shkruan për peçin,or përmbajtja është për vete e për berishën!!
    vetshërbimin ta lëmë mënjanë se nuk ja vlen të përmëndet,por dhe ajo që shkruhet për berishën nuk është e nivelit të një hartimi të dobët në një nxënësi të klasës së 6!!duket sikur është duke treguar historitë që ka dëgjuar një natë dimri kur i jati i ulur pranë oxhakut bisedonte me hallën e madhe!!të kuptohemi se kohë pas kohe idajeti kotej në gjumë me kokën në prehër të të jatit!!
    o të bëfsha kakën për mënyrë e të shkruarit o idajet!¨por s’është faji tënd!!faji është i këtye të ditës!!
    spo lënë idiot pa i dhënë të drejtën e shkrimit!!

    Reply to this comment
    • shqipe May 2, 21:09

      Jo, po, me kot s’me foshte gjyshja mue: O,Leme, (Me falni),O anticensur,o anticensur! – “Eeeee….”,i foshja une / A, c’na ha mun!

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 May 3, 08:33

        shqipe mi shipe,mi nostalgjike e tredhur!
        të të hash munë ty!?
        duhet me të rënë me sëpat kokës!!
        a thua se ja vlen??
        jo motra jo!!më ndyhet sëpata,jo për gjë!!
        po a e ke lexuar moj debile apo mjafton emri i shefqetit dhe ti vjen në vënd??po lexoje moj debile se vetëm titulli është për shefqetin kurse pjesa tjetër nuk ka lidhje me të!!o debile dhe debila të tjerë si ti,lexoni në mënyrë kritike ato që shkruhen dhe jo o burra meqë shkruhet kundër armikut tim dhe gjithçka qëndron,gjithçka është e drejtë!!mos u manipuloni si debila,si dele pa tru në kokë!!

        Reply to this comment
        • shqipe May 3, 11:40

          Anticensur,i salehit qivur!

          Pertoj te t’a perseris ate te gjyshes gjelle…… E ke mare gabim o m…, (Me fal),o, mik. Nuk te thash, te me hash mun, se dhe ate e ke harram,por,ate te gjyshes te “Al-Pazar”. Gjithesesi, mjaftou me c’te dhash me larte. Servil,gjer ne peshtirosje,rreke e ujrave te zeza te shqupit,ene per peshtymosje… Ptuu…. Se percmon dot Idajetin ti/ju,katranet e Shqipris,ju turpi i saj..

          Reply to this comment
          • anticensurë 25642654 May 3, 12:45

            debile ke për të mbetur gjithë jetën!!sështë faji tënd!!
            njerzik kanë një përqindje skarciteti!!ke pasur fatin e keq motra!!por sidoqoftë dhe ti e ke të drjtën e të ngrënit!!

  3. Bardhi May 2, 15:21

    Bllokmenin,sekretarin e partise te rinise,ekstremistin e figures se enverit shiksin,e kemi sot kudo;ne pd ne ps ne lsi ne parlament ne bashki ne ministri ne kryeministri e kudo.Po te ishte ndryshe edhe SHQIPERIA do ishte ndryshe.Respekt per te gjithe ata qe si para dhe mbas viteve 90 kane qene dhe jane POPULL.Per te tjerat shpresoje te zoti te bej dicka.

    Reply to this comment
  4. Arben May 2, 16:36

    KRIMINEL

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 3, 08:54

      o ndyrësirë turke e vrasës kurdësh,përse ke shkruar fjelën kriminel??
      ti o ndyrësirë që mbështet një dhunues lirie të një populli si mund të quash kriminel një njeri që ka luftuar për çlirimin e vëndit të tij??ti moj bajgë islamike që je kudër lirisë së kurdëve,ti që je në krah të tiranit erdogan,pushtuesit erdogan!si mund të quash kriminel një njeri që luftoi dy luftëra çlirimtare për popullin e tij!!që luftoi për lirinë time dhe të shqiptarëve??
      vër gjerdanin dhe shko shpërthe në ndonjë miting kurdësh!!këtë do të ta dinte për nder sulltani i bosforit!!

      Reply to this comment
  5. skifteri May 2, 16:38

    Moderator !!!!…po presim komentin ????

    Reply to this comment
  6. skifteri May 2, 16:47

    …është për të ardhur keq që moderatori nuk pasqyron realisht komentet .Ato janë fjala dhe mendimi i lirë ,cungimi i tyre e varfron dhe e zbehë forcën e DITËS.Ju lutemi botoeni komentin .

    Reply to this comment
  7. skifteri May 2, 17:05

    ????????ku je moderator!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. politikane kurva May 2, 17:49

    ore skifter more legen fashist muti…po shefqet peci eshte nderuar nderkombtarisht mor qen malsie..mir e paska then kta qener duhen zhdukur me rrenj e me dege.spaska pas faj qe paska vrar enveri bile paska vrare pak ….gjysma e shqipris duhet zhdukur mor qelbesira mor rrac e poshter..ata luftuan e cliruan vendin ju shkerdhatat e saliut beni gam gam more ju shoft historia me rrwnj e me fis.ai mor shkerdhat po te thot kam luftuar vet deri me 29 ca karin doni me e ai burr plak ska pse genjen mor qelbaniker..deri dje lepishit bythen e enverit tashi te saliut mor popull shkerdhat …na rrofshit bolet ne komunistave mor kopilat e saliut

    Reply to this comment
    • frank May 3, 08:09

      ju comunistat ,u shotte raca,do te vin dita me shku ne burg

      Reply to this comment
    • okultisti December 11, 01:00

      Kush luftoi dhe cliroi vendin mo pusht i vogel? Nje felliqesire si Shefqet Peci? Apo nje trim si Mehmet Shehu? Njeri me psikopat se tjetri. Jeni ju qe nuk kini dy pare mend. Mjafton te shikojme menyren se si shkruani, per te kuptuar se jeni llum. I thoni vetes shqiptare, por thjesht pse di me fole shqip, nuk te ben medoemos shqiptar. Beji nje analize gjentike vetes dhe krahasoji gjenet po munde t’i kuptosh. Shefqet Peci, asnje mut lufte nuk ka bere ne Veri, vecse ka luftuar kunder shqiptareve, kunder nacionalisteve qe kishin bere punen e vet duke luftuar pushtuesin. Oh edhe, Shefqet Peci, shkoi per te ndihmuar popullin vella Jugosllav, qe te clironte kosoven, nga “populli armik kosovar”. E pastaj thote “Oops, masakra e Tivarit qe aksident.” Une jam verior, une jam i pari qe do zbrazja nje karikator ne trupin e Saliut po te me jipej mundesia, per trekendeshin e ceshtjeve Remzi Hoxha-Azem Hajdari-familja Haklaj. Por ju, pushtave te vegjel, nuk do ju lija te shpetonit pac more pseudo-shqiptare! Ju meritoni acid ne gryke! Te gjithe ju qe mbroni nje ndyresire, jeni ndyresira. Trushplare apo jo, jeni ndyresira!

      Reply to this comment
  9. politikane kurva May 2, 17:51

    ore gezim maloku more legen fashist muti…po shefqet peci eshte nderuar nderkombtarisht mor qen malsie..mir e paska then kta qener duhen zhdukur me rrenj e me dege.spaska pas faj qe paska vrar enveri bile paska vrare pak ….gjysma e shqipris duhet zhdukur mor qelbesira mor rrac e poshter..ata luftuan e cliruan vendin ju shkerdhatat e saliut beni gam gam more ju shoft historia me rrwnj e me fis.ai mor shkerdhat po te thot kam luftuar vet deri me 29 ca karin doni me e ai burr plak ska pse genjen mor qelbaniker..deri dje lepishit bythen e enverit tashi te saliut mor popull shkerdhat …na rrofshit bolet ne komunistave mor kopilat e saliut

    Reply to this comment
  10. arben May 2, 18:13

    Idajet ja ke fut kot. Heronjte e vertete te luftes nacional clirimtare u vrane pothuajse te gjithe deri ne vitin 1983 perveq dy tre kokrrave,Enveri, Nexhmija dhe dy jugosllavet.Sa per Ramizin,Shefqetin etj si puna e ketyre si ka patur kush ne harte. Pastaj na kenaqet me ate lüften antifashiste nacional clirimtare. Edhe sh.b.a e anglia ishin antifashiste e antinaziste por ato heronjte tuaj kishin me perzemer fashistet dhe nazistet se inperislizmin amerikan.

    Reply to this comment
  11. Arber May 2, 21:05

    Une e njoh mire Sali Berishen dhe e di mjetin e vetem se si mund t’i mbyllet goja atij krimineli. Por nje avokat, njeri i ligjit duhet te flase me dokumente dhe jo me hamendje. Si mund te shkruhet pa pase frike nga ligji i shpifjesse “Berisha, sikurse e kanë shumë të qartë tashmë shqiptarët, nuk erdhi në pushtet prej rastësisë. Përkundrazi, ai ishte përzgjedhur prej kohësh, ishte shkolluar dhe instruktuar prej vitesh, ishte sprovuar në “farkën” e shërbimit të fshehtë serb, ishte “qytetëruar” për pak kohë në Paris, (me aq sa mund të qytetërohet një person me prejardhje nga një familje që, shumë herët në histori ka jetuar në një fshat të Pukës, por për defiçite skandaloze komunikimi, për mungesë njerëzillëku dhe fqinjësie normale, është dëbuar prej fshatit e gjithë familja në rrugë kanunore)”???.

    Reply to this comment
  12. intelektuali May 2, 21:11

    “Pas nipit të diktatorit Hoxha, edhe nipi i Shefqet Peçit kapet me drogë”

    Ja ku e keni o enverista te felliqur dhe te pabese materialin qe ta lexoni se cfare familje ka bodigardi roja personale e Ahmet Zogut dhe spiuni i Enverit Shefqet Peci, lexojeni ketu me poshte qe te mbyllni squpin e fanatikut dhe te filloni te kuptoni te VERTETEN per xhelatet e Enverit qe shisnin edhe BYTHEN e vet per pak pushtet:

    http://www.shqiptari.eu/pas-nipit-te-diktatorit-hoxha-edhe-nipi-i-shefqet-pecit-kapet-me-droge/

    Lexojeni dhe ulni koken per t’i kerkuar falje popullit shqyptar ashtu sic kane bere te gjithe komunistet ne vendet e tjera te Evropes Lindore.

    Reply to this comment
  13. intelektuali May 2, 21:15

    http://www.shqiptari.eu/pas-nipit-te-diktatorit-hoxha-edhe-nipi-i-shefqet-pecit-kapet-me-droge/

    JA LEXONI O FANATIKE TE PAUDHE ME CFARE KAFSHE PREHISTORIKE ESHTE DREJTUAR SHQYPNIA E ENVERIT

    Reply to this comment
  14. sazan May 2, 21:17

    Shefqet Peci ka qene dhe mbetet Hero . Ushtarak trim , Krenaria e djalerise dhe burrerise labe, bir i te cileve ishte ky legjende e qendreses , sakrifices dhe mencurise se nje udheheqesi e burre shteti.Ata qe se njohen Shefqetin dhe flasin me mendimet e te tjereve kryesisht te atyre qe hedhin balte kudo e kurdo per qellime te erreta kot lodhen te na mbushin mendjen per te kunderten. Malet me shume lartesohen ne syte tane. Respekte per kete personalitet edhe pas renies heroike ne burgjet e kryekriminelit B…. mutit

    Reply to this comment
  15. Amerikani... May 2, 21:54

    Per origjinen e familjes Berisha dhe per fatkeqesine kombetare me emrin SRB…ka shkruar At Shtjefen Gjeçovi, ne permbledhjen e quajtur …”Kanuni i Lek Dukagjinit “..Ne te nder te tjera thuhet…”kjo familje jetonte ne fshatin Maroje te Berishes se Pukes, dhe se dy nga pjestaret e kesaj familjeje vrane famullitarin e kishes me pretendimin se u kishte nxjerre rrefimin…Populli i asaj krahine ,sipas Kanunit i nxorri nga shtepia dhe ua preu gjitha pemet ne rrenje dhe shtepine ua rrenuan me temel dhe duke e djegur ate.Sot ne ato troje ndodhet kisha e fshatit…”Sipas Kanunit te LD, njerezit qe benin gjera te tilla ne dem te kishes, DEBOHESHIN (ose siç thuhet ne gegerishte,..leçiteshin), dhe denimi ishte vdekjeprures per t’a…Pra per shtate breza, askush nuk duhet te merrte dhe te jepte (te bente miqesi), derisa kjo fare e keqe te dilte faret…Rrugezgjidhja e kesaj familjeje mbeti konvertimi ne turq…Vetem nje i krishtere dhe shqiptar autokton e kupton se çfare tragjedie eshte qe nje familje e tille te drejtoje nje popull te tere per nje çerek shekulli…!!!………………………………………..

    Reply to this comment
  16. Amerikani... May 2, 21:55

    Per origjinen e familjes Berisha dhe per fatkeqesine kombetare me emrin SRB…ka shkruar At Shtjefen Gjeçovi, ne permbledhjen e quajtur …”Kanuni i Lek Dukagjinit “..Ne te nder te tjera thuhet…”kjo familje jetonte ne fshatin Maroje te Berishes se Pukes, dhe se dy nga pjestaret e kesaj familjeje vrane famullitarin e kishes me pretendimin se u kishte nxjerre rrefimin…Populli i asaj krahine ,sipas Kanunit i nxorri nga shtepia dhe ua preu gjitha pemet ne rrenje dhe shtepine ua rrenuan me temel dhe duke e djegur ate.Sot ne ato troje ndodhet kisha e fshatit…”Sipas Kanunit te LD, njerezit qe benin gjera te tilla ne dem te kishes, DEBOHESHIN (ose siç thuhet ne gegerishte,..leçiteshin), dhe denimi ishte vdekjeprures per t’a…Pra per shtate breza, askush nuk duhet te merrte dhe te jepte (te bente miqesi), derisa kjo fare e keqe te dilte faret…Rrugezgjidhja e kesaj familjeje mbeti konvertimi ne turq…Vetem nje i krishtere dhe shqiptar autokton e kupton se çfare tragjedie eshte qe nje familje e tille te drejtoje nje popull te tere per nje çerek shekulli…!!!…………………………………………..

    Reply to this comment
  17. Amerikani... May 2, 21:55

    Per origjinen e familjes Berisha dhe per fatkeqesine kombetare me emrin SRB…ka shkruar At Shtjefen Gjeçovi, ne permbledhjen e quajtur …”Kanuni i Lek Dukagjinit “..Ne te nder te tjera thuhet…”kjo familje jetonte ne fshatin Maroje te Berishes se Pukes, dhe se dy nga pjestaret e kesaj familjeje vrane famullitarin e kishes me pretendimin se u kishte nxjerre rrefimin…Populli i asaj krahine ,sipas Kanunit i nxorri nga shtepia dhe ua preu gjitha pemet ne rrenje dhe shtepine ua rrenuan me temel dhe duke e djegur ate.Sot ne ato troje ndodhet kisha e fshatit…”Sipas Kanunit te LD, njerezit qe benin gjera te tilla ne dem te kishes, DEBOHESHIN (ose siç thuhet ne gegerishte,..leçiteshin), dhe denimi ishte vdekjeprures per t’a…Pra per shtate breza, askush nuk duhet te merrte dhe te jepte (te bente miqesi), derisa kjo fare e keqe te dilte faret…Rrugezgjidhja e kesaj familjeje mbeti konvertimi ne turq…Vetem nje i krishtere dhe shqiptar autokton e kupton se çfare tragjedie eshte qe nje familje e tille te drejtoje nje popull te tere per nje çerek shekulli…!!!……………………………………………..

    Reply to this comment
  18. Amerikani... May 2, 21:57

    Per origjinen e familjes Berisha dhe per fatkeqesine kombetare me emrin SRB…ka shkruar At Shtjefen Gjeçovi, ne permbledhjen e quajtur …”Kanuni i Lek Dukagjinit “..Ne te nder te tjera thuhet…”kjo familje jetonte ne fshatin Maroje te Berishes se Pukes, dhe se dy nga pjestaret e kesaj familjeje vrane famullitarin e kishes me pretendimin se u kishte nxjerre rrefimin…Populli i asaj krahine ,sipas Kanunit i nxorri nga shtepia dhe ua preu gjitha pemet ne rrenje dhe shtepine ua rrenuan me temel dhe duke e djegur ate.Sot ne ato troje ndodhet kisha e fshatit…”Sipas Kanunit te LD, njerezit qe benin gjera te tilla ne dem te kishes, DEBOHESHIN (ose siç thuhet ne gegerishte,..leçiteshin), dhe denimi ishte vdekjeprures per t’a…Pra per shtate breza, askush nuk duhet te merrte dhe te jepte (te bente miqesi), derisa kjo fare e keqe te dilte faret…Rrugezgjidhja e kesaj familjeje mbeti konvertimi ne turq…Vetem nje i krishtere dhe shqiptar autokton e kupton se çfare tragjedie eshte qe nje familje e tille te drejtoje nje popull te tere per nje çerek shekulli…!…

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 3, 15:02

      amerikono
      pavarsisht se i boton 30 kopje të njëjta të të njëjtit shkrim dhe pa dashur të mbroj sali berishën por do të kisha një pyetje të vogël!pyetje për këtë thënjen tënde që nuk ka të bëjë direkt me saliun!!ka të bëjë me paraardhësit e tij të largët,që nuk ja kishin idenë se egzistonte shqipëria dhe jo më të parashikonin se një nga pasardhësit e tyre do të ishte në krye të shtetit shqiptar dhe do ta bënta shqipërinë nëatë gjëndje sa dhe turk italian(dy herë) dhe gjemani bashk nuk do i bënin aq shumë dëme.
      ti thua”dy nga pjestaret e kesaj familjeje vrane famullitarin e kishes me pretendimin se u kishte nxjerre rrefimin…”?
      ka mundësi që të ketë qënë e vërtetë një gjë e tillë!!thjeshtë është e mundëshme që priftit ti ketë shpëtuar goja dhe tua ketë nxjerrë rëfimin??
      nëse po?!
      çfarë parashikonte kanuni i LD për një tradhëti të tillë??
      ka mundësi që dhe ajo kohë të kishte nevojë për “reformë në drejtësi”???
      mos vallë për të mos u humbur besimi në kishën u sakrifikuan,u dënuan berishajt??
      janë thejshtë pyetje që lindin nga përvoja,nga njohja e historisë,nga padrejtësitë që ju janë bërë shqiptarëve në jetë të jetëve!!
      dhe mbi të gjitha “çdo berr varet në këmbët e tij”!të mos bëjmë atë që është bërë gjithnjë!
      për një familiar të shtrëmbër dënojmë gjithë fisin!! i kemi provuar këto dënime fisnore gjthnjë por akoma nuk kemi mësuar të mos i pranojmë!!
      të paktën!!

      Reply to this comment
  19. demo May 2, 23:27

    Te pershendes per informacionin,Amerikano!

    Reply to this comment
  20. Shahisti May 2, 23:46

    Si autentikohet kjo interviste e marre 20 e ca vjet me pare (Idajeti vete nuk e ditka kur e paska marre egzaktesisht kete interviste)? Eshte e filmuar? Eshte e regjistruar ne ndonje kasete magnetofoni? Jo per gje po edhe une kam dy intervista me Enver Gjirokastren, ku thote qe nuk ka doktor me kot se Sali Berisha, 4 intervista me Mehmet Shehun, dy net para se te vriste vehten ku shan nga nona Ramiz Aliun, dhe nje nga Ramiz Aliu ku tregon te verteten rreth vetvrasjes me dy plumba te Mehmetit.

    Reply to this comment
  21. Nik May 2, 23:58

    Ju te Dites akoma merreni me mashtrimet e I. Beqirit! Mos e çvleresoni gazeten me “shkrimet” e nje mashtruesi! Asgje nuk mund i’i besohet!
    Ka te ngjare qe mer nje grusht para nga ju te Dites per keto sajime, mashtrime.
    Nik

    Reply to this comment
  22. Rrema May 3, 08:57

    Per Shefqetin flitej qe kishte merak te pasmet e burrave, por per te birin Rustemin jam i sigurt se kur isha student te Shkolle te Bashkuar me ftoj te luajm shah dhe me futi duart ishte totalisht i semur , dhe kishte nje oficer besnik qe ja dergonte studentet ne dhome, keta jane komunistet e flakt qe i mbeti vesi nga lufta ne mal. E kapa nga fyti dhe u tromaks, dhe e lash shkollen fare, pra mos kujtoni se homot dhe pederastet jane bere sot ato shumica jane nga Partia komuniste

    Reply to this comment
    • Comandant Zall Vuçidoli May 5, 12:07

      O Remooooo, hajt e ma shtrengo njjecik se me eshte fryre nje xhunge ketu perpara. E ferkoj por me teper me fryhet dhe dashka Remon e shkolles se bashkuar, ate shkolle lenesin. Kujt i tregon ti mer AR k qe ike le shkollen,po ne burgt ste futen apo te interrnun? Ku ke pas bythe ti me loz shah me Komandant Rustemin, apo futja se te ha suma dhe dome tregu qe ke qene çun fushe dhe te hante qe atehere se ishe cun trendy. Po marim varjantin qe eshte e vertete… po te paska henger vete bytha der sa te paska perzgjedhur klani rustemit qe te ferkonte e q…inte ty. Se i bie si tek filmi qe thote komandanteti i zgjidhnin viktimat (pra o viktime bq izmit sa are ke thy ke shkolla e bashkume, pse nuk shkove me ndonje shkolle tjeter apo aty kishte me shume hamshore, malok,shpellar e katunar, nga kalaja dodes etj qe do te te knaqshin epshet e tua qe ti ja paske refuzuar Komanant Rustemit. Komandantin mund ta shash qe i bente si lolo te gjithe oficeret qe ilepiheshin dhe i tallte ne sy te gjithe stafit qe ai drejtonte,kjo po qe ishte e mete e tij, apo qe i pelqente rakia e forte. Por ai ishte burre se mbronte studentet e zote dhe u thoshte studenteve.. nese ju kap garnizoni atehere sbeni per oficere dhe kush ishte i zoti kalonte murin e shkolles dhe fshihej,por trapa si ty rrinin mernin ere peceve dhe benevrekeve me shurre e sperme te atyre qe nuk u binte rradha me te pas ty cunin trendy me nanji cep ose hale te shkolles se ata e kishin me gjize arin K dhe ty nuktepelqente… LOL
      Sa keq qe e paske lene shkollen dhe nuk dole kuodro me ndonje rreth se sot mund te ishe bere atashe ushtarak me ndonje shtet ku i kane qejf dybelat si puna jote.
      Te lutem ku e ke shtepine qe te vij e te fus duret dhe une njecik se ma ngrefe dhe me eshte fryre me shume ajo xhunga qe te tregova ne fillim.

      Reply to this comment
    • okultisti December 11, 01:07

      Prandaj mbanin dhe gra partizane. Kudh nuk ishte pede, kishte grate. Nuo thoshte kot M. Bajraktari “Cka lypin grate ne mal?” Dihet se ca.

      Reply to this comment
    • s llakaj September 2, 22:51

      Shefceti we luftetre,,,por pas luftes dh p. Harroii shoket e lufted shok????? generalet socialists te gnith I coo ne lotarr me voten e tikj..
      Shefqeti ne kuven e plenum we leper pews per CFO vendim te e.h.ī

      Reply to this comment
  23. shqiptari May 3, 16:59

    Te lumte dora z.Idajet.Ka 25 vjet qe na ka vene ne rrjesht ky serbi dhe pa e djegur dhe nje here Shqiperine nuk i del shpirti.Ne djall vafte.

    Reply to this comment
  24. Antikomunist November 19, 09:47

    12 dit burg? Shum pak. Shefqet peçi duhesh torturuar deri në vdekje, dhe pastaj ta pushkatonin.

    Reply to this comment
  25. Antikomunist November 19, 09:50

    Ky qen, i quajtur shefqen peçi, duhej torturuar deri në vdekje dhe pastaj të pushkatohej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*