INTERVISTA / Gradeci: Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës, i parapërgatitur

Leonard Veizi December 20, 2015 16:03

INTERVISTA / Gradeci: Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës, i parapërgatitur

Askush tjetër nuk ka qenë më pranë tij, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë. Për 30 vite me radhë, ishte shefi i Sigurimit të tij, prej vitit 1956 deri në vdekje.

Gradeci kujton se me Enver Hoxhën njihej qysh prej Luftës Nacionalçlirimtare, ose më saktë prej demonstratës së madhe të 28 nëntorit të vitit ‘41.

Ndërsa takimi i parë i tyre do të ndodhte, pasi vetë Sulo ishte inkuadruar si partizan në Çetën e Skraparit. Ishte marsi i vitin 1944.

Kjo intervistë është marrë në 101 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Gradeci ishte shumë i rezervuar pas 90-s dhe kjo është intervista e fundit e dhënë për mediat.

Cila është gjëja e parë që do të bëni në 16 tetor?

Më 16 tetor së bashku me shokët do të shkoj me një tufë karafilash te varri i Komandantit.

Enver Hoxhës, komandant i kam folur gjithë jetën. Kështu i flas edhe tani, përgjithmonë. Pastaj do të shkoj te familje, tek bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha. Ajo, si askush tjetër, i mbeti besnike Enver Hoxhës. Një grua si ajo, ilegale antifashishte e orëve të para, një trimëreshë që përballoi persekutime dhe ndëshkime antinjerëzore në burgun që e dërguan pseudodemokratik, një intelektuale e formuar, pa lëkundje në dobi të vendit, të shqiptarëve, meriton vëmendje e respekt.

Unë personalisht nuk do t’ia mohoj kurrë, në të kundërtën, e përshëndes dhe i uroj shumë vite të tjera.

Ju e keni shoqëruar për 30 vjet rresht. Kush është për ju Enver Hoxha?

Në Shqipëri vështirë se mund të flitet e të shkruhet e vërteta për Enver Hoxhën dhe në përgjithësi për epokën socialiste. Madje, edhe përfaqësuesit e partive, në themel të të cilave është Ai (si Partia e Punës) nuk e zë shpesh në gojë.

Pse ndodh një gjë e tillë sipas jush?

Sepse, sipas mendimit tim, sundon tabuja se po të flitet për jetën e Enver Hoxhës, vetvetiu do të shprehet dyshimi në ekzistencën e demokracisë, të sistemit të ri. Duke mos e zënë në gojë (natyrisht me përjashtim, kur i duhet politikës për të mbuluar diçka tjetër) do të mund të krijohet përshtypja se ai i takon harrimit. Heshtja, gjithashtu, arsyetohet me kushtet e praktikave të reja shoqërore, kulturore të ashtuquajtura properëndimore.

Për më qartë sjell në vëmendje atë çka thoshte dikur Bodleri, se me kohë është bërë dallimi mes “lirive për të marrin dhe lirive për gjeniun” që tingëllon në mënyrë elitiste tek ne, ku mendime me të tilla ngjyra nuk ka pasur dhe nuk ka.

Ju keni botuar një libër: “30 vjet pranë shokut Enver”. Më pas ke heshtur?

Unë nuk hesht kurrë. Ndoshta e ka radhën libri i dytë: “25 vjet pa shokun Enver”. Për të qenë i saktë, kam shprehur mendimet në disa artikuj në raste përvjetoresh si rasti i sotëm.

Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet një Shqiptar i Madh. Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj tij. Natyrisht, s’kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sepse që nga vitet e ilegalitetit e më pas, për vite me radhë atë e donte dhe e ruante shumica, populli. Për atë, populli, si i thonë fjalës, kishte vend edhe nën gjuhë.

Jini burgosur si enverist… Si ju duket kur ju quajnë të tillë?

Nuk dëshiroj të flas për veten time, për arsyen e thjeshtë, se e kam pasur për nder të më quajnë enverist, i barazvlefshëm me një shqiptar të ndershëm e të përkushtuar për vendin tim. Veçse, sa më takon mua, më vjen keq për burgosjen time, me çka kam përjetuar në qeli si shprehje e hakmarrjes politike.

Skuqem, kur shoh të paraqiten si heronj e si viktima, ata që bashkëpunuan me fashizmin, ata që përgatitën kurorën për Viktor Emanuelin, ata që vranë heronjtë e Shkodrës, heroinat e Mirditës. Skuqem nga turpi kur shikoj të shkulen e përdhosen monumentet, bustet e heronjve të ngritur në pidestale. Kanë filluar të tregohen patriotë të mëdhenj ata që i kanë bërë gjëmën këtij vendi martir.

Kur dikush tjetër ka kurajë e fytyrë të mbrojë Gjon Marka Gjonin, Hamit Matjanin, Isa Toskën, dhjetëra bashibozukë e derdimenë të zinj në shpirt e në të bëma, unë duhet të trembem e të mos flas për Enver Hoxhën? Do të flas dhe do të shkruaj sa të kem frymë.

Enver Hoxha është Enver Hoxha. S’bën më nëna tjetër, jo. Ai do t’i bënte edhe këto proceset demokratike ndryshe, më mirë, pa i dërguar shqiptarët në fund të detit. Nuk do të rrinte se s’ka ndenjur në një vend ai kur e thërriste zëri i popullit për ndryshim, për zhvillim.

Këtë e dëshmoi me profeci, me diplomaci, me shqiptarizëm. Është tjetër puna që nuk e dëgjuan, që nuk e besuan. Nuk mund ta di saktësisht, kur dhe deri ku arriti ndërhyrja e Enver Hoxhës për dialog. Vetëm duke e lexuar të vërtetën që thonë amerikanët dhe anglezët, pak e nga pak, do të mirëkuptohet dhe do të vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Enver Hoxhës. Çdo gjë e mirë e tij do të dalë në dritë.

– Ju ndoshta harroni se ka pasur burgosje, ndëshkime të egra?

– Kishte burgje dhe të burgosur, kishte qeli dhe ndëshkime në bazë të ligjeve në fuqi. Nuk përjashtoj shkeljet e të drejtave të njeriut.

Por edhe kastriotët, zotëri, kishin burgje. Edhe ata bënin vrasje, por ato u bënë kundër tradhtarëve, kundër Lekë Zaharisë që ia falte një pjesë Malit të Zi, kundër Hamzait, nipit të Skënderbeut që spiunonte. E të tjerë. A thua duhet ta lejonte Skënderbeu një gjë të tillë?

Edhe para 90-ës pati asish njerëzish që deshën ta shisnin Shqipërinë. A thua Enver Hoxha, partia, populli duhej të rrinin duarkryq ndaj këtyre ligësive kombëtare? Ndonjëri, apo disa prej këtyre të shiturve, njerëz që e kishin mësuar politikën ndërkombëtare dhe, madje, kishin marrë doktoraturën me të, e lanë mënjanë fatin e kombit të vet.

Nuk ma merr mendja të gaboj, kur them se kjo po rindodh sot me disa të mësuar e të shkolluar për së prapthi. Dëgjo televizionin, lexo gazetat. Secili është i lirë të shkruajë, por jo të shpifë, jo të deformojë, jo të çshqiptarizojë, jo të vrasë ndjenjat kombëtare me mashtrime të qëllimshme.

Burgosje dhe ndëshkime ka kudo në botë, edhe në vendet më të përparuara e më demokratike. Sot nuk është makabre, e papranueshme për ne, marrja e jetës në karrigen elektrike, siç ndodh në Amerikë. Koha socialiste kishte ndëshkime të rrepta, por edhe koha e sotme ka, siç janë ato që përmenda. Çdo sistem ka ligjet e veta. Kohët që vijnë bëjnë ndryshime.

– Kini diçka që ju ngacmon kur vjen fjala te Enver Hoxha pas vdekjes së tij?

– Natyrisht. Doja të shkoja edhe njëherë për vizitë në Skrapar me Enver Hoxhën. Ma kishte thënë disa herë dhe unë jetoja dhe gjenerohesha me këtë dëshirë të zjarrtë të tijën dhe timen. Por sëmundja e rëndë e diabetit nuk e la. Më ka mbetur peng. Ai e donte Çorovodën se e ndryshoi nga themelet, e bëri pjesë të bukurisë shqiptare.

E lidhi me rrugë automobilistike (Berat – Çorovodë – Përmet – Kolonjë). I dha dritë, i dha shkolla, i dha një autoritet. Ai dyqani i vetëm i Pasho Hysit, që ishte dikur, ka mbetur si relike e bisedave të hershme.

Asgjë tjetër?

– Rrezimi i monumentit të Enver Hoxhës…

– Atë e rrëzoi populli…

– Nuk jini i saktë. Sa e sa spekulime janë bërë dhe po bëhen në emër të popullit! Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar, “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës”.

Ndaj që nga ajo ditë, monumenti i Enver Hoxhës çdo ditë po ringrihet urtësisht, paqësisht.

Meraku im tjetër ka të bëjë me zhvarrimin. Natën si hajdutë varresh. Ata që e zhvarrosën nuk mund të ishin njerëz që i faleshin Shqipërisë, por Djallit.

Diçka do mbajtur shënim: Rrënjët e krenarisë së sotme janë atje, në të djeshmen. Shqipëria e Enver Hoxhës kishte dinjitet. Atij që na jepte dorën ne i jepnim zemrën, atij që na tregonte grushtin, i tregonim grushtin.

Leonard Veizi December 20, 2015 16:03
Komento

40 Komente

  1. ceeerreeeee ?! -oooooooo December 20, 16:17

    Po nga kuc e mbrojte mo Suuuulo ,
    nga delet ,QE DO KAFSHONIN UJKUN ?

    Mos te kisha fillu dikush para disa vitesh ke gazeta shekkulli ,
    me i tregu surratin sali berishes ,ala sot shqiptaret do ishin nen pushtetin e shpellarit

    Reply to this comment
    • dfg December 20, 16:35

      Po ja nga jot eme,o ceeeeerrrreeee….!
      Kur zhgarravisin lloj lloj injorantesh ketu si ky krrici vaj medet!

      Reply to this comment
      • ceeerreeeee ?! -oooooooo December 20, 17:15

        dfg – psikopat ,
        po ste shau njeri ty mor te shkerdhefsha cte permban pragu,
        APO kjo eshte e vtmja menyre komunikimi e shkerdhatave si ty ne Forum .
        shko e futu ne shpell kafshe

        Reply to this comment
  2. enea December 20, 16:34

    u prefsh ne paqe sulo

    Reply to this comment
  3. politikane kurva December 20, 16:39

    ca brezi ka qen ky …kurr nuk do ti vij shqiperis.rrespekte per kte njeri edhe pse skan len gje pa e tallur e share.kta jan njetez me 1 fytyre jo si kta morrat sot.kte meritojm kta bushtra politikane qe kemi sot.shajm e prishem cdo gje fiks ate qe donte greku e serbi e tashi bejm shqiponja me duar e pa brek ne byth popull jevgjit qe tallin trapin e jemi katandisur si qen neper bote.vetem e drog e prostitucion eksportojm tani kurse perpara te varfer por shqipria eksportonte nga minerale gjer tek prodhimet bujqesore etj etj….po kur kerkojm shqipri te madhe qe sna ha mortja me mir sjemi te zot edhe kte byth vend ta bejm duam te madhe ne.me siguri qe mbas 20 ose 30 vjetesh jo vetem rrug po edhe qytete do kemi me emrin e enver hoxhes.shqiptari me i madh i te gjitha kohrave

    Reply to this comment
    • mirel December 20, 16:49

      Dakort jam me ty, ky brez nuk I vjen me Shqiperise.
      E vetmja gje qe uroj: Te kete lene sa me shume nga pas dhe ti shtohet fara ketij njeriu patriot dhe te mire.
      Per keta ka nevoje Shqiperia.
      Rrofte kujtimi I te Madhit Udheheqes.

      Reply to this comment
      • JOHN December 20, 21:33

        c eshte ky coban more ;;;; ne boten e civilizuar cdo njeri me 2 gram kulture do tu fshihte ;;;; ndersa ky i cmenduri eshte krenar ;;;; duket fshatari cfare kulture ka ;;;;; sikur nje nazist tu lavderonte se i ndejti ;; hitlerit deri ne diten qe vrau veten me te njejtin bunkier ;;dhe e mbroi nga njerezia e civilizuar qe donin paqe ;;;por ky i gjori akoma se ka kuptuar ;;;; lindi budallah dhe vdiq koqe ;; ;;; ;;;enveri ishte bajga me e madhe e demokracise ;;;; dhe koqja se kuptoi ;;;;;nga kush fshat i humbur ishe sulo gerdeci ;;;;;;;;

        Reply to this comment
        • mirel December 20, 23:16

          S’eshte fshataresi.
          Eshte karakter.
          Eshte integritet.
          Eshte dinjitet.., po kurvat qe krijuan modelin e ri te njeriut te ri shqiptar pas 92 nuk e kuptojne dot, dhe aq me teper ta respektojne nje karakter te tille, ndaj lengon Shqiperia sot

          Reply to this comment
          • era December 21, 18:25

            Bravo mirel,
            gjithmnje me komente dinjitoze.

  4. jeto nje jete December 20, 16:54

    Xhaxhi sulo.
    njeri fisnik, i thjeshte me zemer te gjere.
    kur e nje dite te poliambulanca e lagjes 5,merja recetat e prinderve, u prezantova jam djali …………….Me perqafoji. babit,farmacistit shum te fala.
    i shpreh vajzes ze tij Dhurates ngushellime..
    jeta e njeriut fisnik mbetet gjith respekt…

    Reply to this comment
  5. asi December 20, 16:58

    Kush e do e do.kush e urren,e te vazhdoje.Kjo,nuk eshte vetem sipas qefit,por se pari,sipas te perjetuarit.Te vijme te Enver-Saliu.Nese e besoni, pasi ja dha doren Enveri,ky e mbante lart dhe nuk ja jepte njeriu ne klinike.Pra ai ishte adhurues,se pari,pastaj besnik,frikacak……dhe na doli se edhe karierist,qe mgjithse pati ”zanat” te spikatur,rendi ose per te zbatuar urdherin,ose per tu bere i pare,ashtu si do kete enderruar duke qene pas enverit.Dhe fundi-ne po paguajme edhe bemat e Ramizit.Nje fund kane ata qe kane munduar popullin e vet,sidomos ky qe pati 2 here rastin te bente dicka per se mbari,por favorizoi e pasuroi gjith malokerine.Sikterr.

    Reply to this comment
  6. 2f December 20, 16:58

    Eshtë koha qe shteti amerikan te heqe syzet me te cilen shikon akoma shekullin e kaluar dhe lidhjet e tij me enverhoxhen

    Eshtë koha qe shteti amerikan te ndryshoje qendrim si me rastin e Fidel Kastros.

    Eshtë koha qe shteti amerikan te heqe nga qarkullimi dy berishistet e wasingtonit
    FRANK WISNER
    ELEZ BIBERAJ
    si dy fosile te luftes dyte boterore dhe luftes ftohte..pra te nderprese luften kanibale kunder enverhoxhes

    Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
    Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë.

    Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!

    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze.

    Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!

    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai.

    Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën.

    Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
    Kjo është logjika e historisë.

    Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.

    Sot është koha e kritikes & gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

    Reply to this comment
    • JOHN December 20, 21:48

      sa i zgjuar qe qenke more shoku ;;;;na folke per napoleonin ;;qe Europa eshte krenare ;;; se e mbrojti europen nga prusia dhe ruset ;; ;dhe ne France heroi me i madh nuk eshte napoleoni ;;por charles de gaulle ;;;;dhe na fole per skenderbeun;;;; qe luftoi per shqiperine si hero ;; me mire te luftonin turkun se te binin ne doren e turkut ;;dhe ti shfrytezonte ;;;;; cfare jete kishte nen sundimin e nje turku te shekullit cnjerezor ;;;;i mbante ne lufte per trojet e shqiperise ;;;; per popullin ;;se po te donte skenderbeu ishte pasha ne turqi ;;dhe skishte nevoje per pare as toka as ndere ;;se ja benin te gjithe pashallaret;;;ndersa enveri vrau me teper shqiptare se vrau lufta ;;; ;;; dhe luften e bene aleatet dhe jo partizanet me pushke prej druni ;;; ;e njihke mire historine por harrove amerikanet churchillin;;;qe ishte hero ne lufte ;;;;dhe kur populli nuk e votoi me votime te rregullta ;;;; u terhoq ;;;nuk vrau njeri si krimineli enver ;;;; kete gje nuk e dinke ;;;apo ben sikur ;;;;; dhe anglia ;;;q danimarka belgkika as nuk kishin nevoje ;;per revolucione te rremme ;;si fidel kastro ;;;qe e masakroi popullin e vet ;;;; ;;; si gjarper i paske edhe idete ;;;;; dukesh qe je rritur me kamunistat ;;;

      Reply to this comment
    • fllad December 21, 18:26

      heu!!!!!!!!!!! nje kendveshtrim kaq origjinal,
      te lumte !!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  7. Dardhari December 20, 17:23

    Sulo do pranoj qe Enveri jot beri Pune te mira po edhe ato qe beri I beri me dhune
    Po te thuash qe ai do silte demokraci te sakte pa vrasje me duket se ti ashtu si thone qe ke qene dora e krimit e Enverit vazhdon te shkruash ” qe nuk e kuptoj pse I lejojne gazetaret dhe gazetat te botohen ” qe dhe ne Amerike ka denim me vdekje . Po more Derdimen ka Po denimi me vdekje eshte per Kriminelet e seres Tende dhe te Enverit .
    Si ka mundesi qe ti te thuash qe edhe Skenderbeu vrau tradhetaret ?
    Cfare tradhetare ishin Beqiri me shoke qe Po t’ju theshte Enveri ja pinin dhe shuren ?
    Cfare tradhetije i beri Mehmeti qe i theshte peqe lepe marezise se Hoxhes per gjithcka ?
    Te ka ardhur keq qe ja hodhen varin naten , kur ti e di shumemire qe viktimat e tij nuk e di njeri se ku ju jane kockat prej teje dhe krimineleve si puna jote
    Ke te drejte te kerkosh drejtesi ti qe jetove tere jeten me pa drejtesi po vetem me Kurthe dhe prapaskena . Te jap te drejten kur thua qe Po respektohen Kolaboracjonistet po haron qe Saliu eshte nxenesi I devotshem Juaji qe di si te notoje ne ujera te ndotura
    Sa per redaksine e Dites : e kuptoj qe gjithkush ka te drejten e fjales po nuk mundeni ju te pranoni nga ky lloj Kallepi qe te flasin per drejtesi

    Reply to this comment
  8. antienveri December 20, 17:24

    LOQET dhe KOQET enveriste qe qajne me lot krokodili per kriminelin me gjakatar dhe me te pabese qe ka njohur historia ne vendin tone, Sulo Gradeci le te pyesin me pare gocen e tij lakmitare:

    SA LEKA U KA VJEDHUR FIRMAVE DHE PERSONAVE TE TJERE MJERANE?

    dhe pastaj te vazhdojne lotet dhe qurret duke lavderuar ndershmerine e ketij KATLI te pashpirt qe vriste edhe foshnjet e porsalindura nga lehonat ne Maternitetin e Tirones bashke me doktor Frankenshtajnin shqyptar Glozheni per t’i marre gjakun qe t’i zgjasnin jeten Enverit ne agonine e tij.

    Reply to this comment
    • pri December 20, 21:39

      Antienveri.. A eshte vertete kjo qe po thoni se eshte tronditese??????

      Reply to this comment
      • mirel December 20, 23:11

        Ja dhe tragjikomiku I rradhes, Shqiperia ne fakt uli vdekshemrine foshnjore, por barbaret e BErishes nuk lane me histori Frankeshtanjesh pa shpifur dhe turma e te ndjeshmeve qe besojne se vertete ka ndodhur keshtu.

        Reply to this comment
  9. Julius dhe Ethel Rosenberg December 20, 18:08

    nuk kam qene kurre ne anen e enver hoxhes dhe sulo gradecit..por cfare me kane pare syte pas 1992..periudha enver hoxhes ishte e keqja me vogel.

    greqia eshte krahesimi me i mire…2 miljon greke te se majtes pas 1945 u vrane u persekutuan biles dhe disa udheheqesve ju prene kokat dhe i varnin neper shtylla.

    e djathta greke me mbeshtetjen e nderkometareve anglo amerikane bene 1 miljon here me krime se e majta ne shqiperi

    %%%%%%%%%%%%%%%%

    KUSH JANE ATO PAPAGALLE QE SHAJNE ENVERIN SOT:

    1………………nastradin esat pash toptradhetari
    Marrëveshja e tradhetarit Eset pash Toptani me Jovanoviçin nuk ishte veprimi i parë me të cilin Esat Toptani merrte nëpër këmbë interesat e shenjta të popullit shqiptar, të cilin nuk e deshi dhe nuk e vlerësoi kurrë, por e përdori vetëm për interesat e tij personale. Përmendet sidomos dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në marsin e vitit 1913, pas vrasjes tinzare të komandantit të garnizonit të qytetit, Hasan Riza Pashës, me qëllim që të siguronte përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë si dhe për të marrë një shumë prej 600 000 franga, që iu dha nga malazezët. Ky veprim pasohet nga pazarllëku me qeverinë greke në shtatorin e vitit 1913, të cilën e njoftoi se ishte i gatshëm të vihej në dispozicion të saj. Kushti ishte që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia t’i jepte mbështetje diplomatike, asistencë në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Në funksion të ndihmës ushtarake Esati do të merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre. Edhe qeveria serbe, hyri gjithashtu në traktativa me Esat Pashën. Sipas përfaqësuesit diplomatik serb në Sofje, M.Spalajkoviç, Esat Toptani duhet t’i ketë shprehur të njëjtën gatishmëri edhe Serbisë, të cilës i kërkoi që ta mbështeste për të rrëzuar qeverinë e Vlorës. Si shpërblim do të rregullonte në favor të Serbisë çështjen e daljes serbe në detin Adriatik

    2……………………nastradini zogu kurves

    1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
    2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
    3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
    5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
    6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
    7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
    8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
    9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit…….ect ect

    3’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin fashisti

    Kurora e Skënderbeut i dorëzohet nga Nastradin Verlaci mbretit xhuxhmaxhuxh Viktor Emanuelit

    Në datën 16 prill 1939, u zhvillua në Quirinale ceremonia e ofertës së kurorës.
    Në fjalën e tij Nastradin Vërlaci tha: “Vijmë tek ju madhëri, të dërguar prej popullit shqiptar që e ka shprehur vullnetin e tij me votën në Asamblenë Kushtetuese të mbledhur në Tiranë më 12 prill. Vijmë në emër të këtij populli që në një ofertë të njëzëshme i dhuron me devozion shpirtëror ma-dhërisë suaj kurorën e Shqipërisë. Ajo është e denjë për lavdinë tuaj sepse ka breruar kryet e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili e valëviti flamurin e tij përbri flamujve të kombit italian. Me besimin në zemër se madhëria juaj do të pranojë këtë votë të njerëzve tanë, ju shprehim sot dëshminë dhe betimin për besnikërinë tonë dhe të të gjithë popullit nastradin shqiptar”.
    Mbreti u përgjigj: “Dë-shirojmë t’ju shprehim ndjenjat tona të mirënjohjes për mesazhin që ju na përcollët në emër të popullit nastradin shqiptar. Ne jemi të lumtur të mirëpresim votën e popullit tuaj trim e fisnik si dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që ai na ofron, me të cilën lidhen kujtimi i lavdishëm i Skënderbeut.
    Që sot fatet e Shqipërisë do të jenë të pandashme nga ato të Italisë

    4‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin nazisti

    Regjimenti 21 SS Skanderbegu Shqiptar ishte pjese e një Regjimenti SS gjerman si pjese perberese e “Forcave të Armatosura SS”,
    Regjiment malor(alpin) i krijuar nga shefi i Gestapos Heinrich Himler, zyrtarisht nen titullin ne gjermanisht 21.
    Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr. 1) ishte emëruar sipas emrit te Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
    Regjimenti 21 SS Skanderbeg u krijua pas pushtimit nazist në Mbretërinë se Jugosllavisë në vitin 1941. Gjatë 1942 dhe 1943 si Wehrmahti ashtu dhe sherbimi sekret SS kërkuan nga shqiptaret e Kosoves qe të ruanin ligjin dhe rendin,si dhe te pengonin partizanet jugosllave si dhe kunder rezistences antifashiste shqiptare. Njesia ushatarake shqiptare u vu nën komandën e kryegjeneralit August Schmidthuber, te rekrutimit ne regjimente speciale SS. Njesia SS Skanderbeg Malor luftoi kundër forcave partizane të Enver Hoxhës që ishin në rritjen dhe konsolidimin e veprimet e tyre, si në Shqipëri dhe ne Jugosllavi

    5’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin terroristi
    Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra

    6””””””””””””””””Nastradini spiuni shokeve tip Kasaruho

    Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht. ky nastradin

    7’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin gomari pa shtet pa atdhe,pa dinjitet thjesht nje zvarranik forumesh

    ca gjera duhet ti themi sakte SOT kur ajo shoqeri eshte shperfytyruar si as nje komb ne historine njerzore.Atehere kishte diktature qe e pranonte vete DIKTATORI I DASHUR DHE I PAHARRUAR por kisht shtet

    mbrojteje
    arsim
    kulture
    shkence
    mjeksi
    nafte
    krom
    baker
    pyje
    dipllomaci
    plantacjone
    sera
    transport
    hidrocentrale
    bonifikim
    ……..
    po sot????????????????????
    tritol
    ndertim pa leje
    prostitucjon
    hashash
    gomone
    parlamet bordello
    ambsadore porno
    anti urbanistika
    rruget thertore
    enegji e papaguar
    bakri 0
    kromi 0
    vrasje politikanesh
    vrasje oficeresh shiku
    gerdece
    21 janare
    zhdukja e hakljave
    borxhet strasfere
    krimi ne familje
    ……….
    sot shqiperia eshte
    1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
    2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
    3-eshte regjim ambasdorial qe nga koha e rajersonit
    4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
    5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
    6-ka nje klase politike qe e ka lene pa pune Asfaline dhe ish UDB
    Nuk do deshiroje njeri te lavderoje ate sistemin para 90′ qe ishte me detyrim percaktim POR TE PAKTEN BANORET E FERMES KAFSHEVE QE JETOJNE SOT NE SHQIPERI DHE NE BALLKAN TE MOS SHAJNE DJALIN E GJYLOS PA NDERTUAR SHTETIN E SHQIPTAREVE.
    THJESHT KENI KALUAR NGA NJE DIKATATURE NE NJE MONSTRATURE E DROGES DHE E PROSTITUCJONIT POLITIK.
    INTELEKTHALEJA NAZISTRADINI I ZOGJIT KURVES..

    Reply to this comment
    • askushi December 20, 19:31

      fiks fare!

      Reply to this comment
    • antienveri December 20, 21:19

      Nuk fole gje per gocen e Sillos qe vodhi si nje kusare e vertete firmat dhe personat qe i kishin besuar dhe i kishin dhene borxh. Pyet rreth e rrotull se do te mesosh te VERTETEN si i ka edukuar Sillo Vrastari femijet e tij, pastaj fol per nastradinin qe eshte askushi ne dallim nga kriminelet dhe katilat sadiste dhe te pabese te Partise se Punes qe Edi Rama u jep pensione shtese dhe dekorata dhe qe jane realisht si VAMPIRE me ANTIKRISHTIN Enver Hoxha ne krye, qe po te mos e kishte mbrojtur ky KILLER gjakatar mbase Shqypnia sot do te ishte nje shtet normal dhe jo si nje CIFLIG feudal i Mafies se Kuqe me pushtet, nga ku popullata po iken nga syte kembet ne Bote per te shpetuar koken tek ARMIQTE e dikurshem te Enverit.

      Reply to this comment
    • JOHN December 20, 22:09

      rozenberg koqja ;;;;; 1 u be divizioni skederbeg me gjermanin ;;por u bo nga qe nuk donte tja lejonte kosoven titos ;;;;e enveri ja beri dhurate si hero ;;; ;;shqiptaret e kosoves luftuan dhe mire e bene se po ta fitonte luften gjermania sot kosov shqiperia dhe maqendonia do te ishin te bashkuar ;;;; dhe kroatet luftuan ne krah te nazistave perse ; sepse nuk doni ruset jugosllavet ne kurriz ;;;; dhe kur gjermani hyri ne Ukraine ;;;; e priten me lule sepse edhe atje nuk e donii bolchevikun;;;; me stalini vdiqen 20 million ruse ukrainas nga mizerja nga te ftohtit ;;dhe ne rast se shqipri sot eshte keshtu ne mjerim ;;;se basha berisha meta rama jane nga shkolla e diktatorit ;; mashtrime vjedhe ;;; korrupsion;;;; kaq gje te thejshte se ke kuptuar ;;;;perse sllovenia kroacia jane me mire ;;;;sepse nuk ka kamunista qe e drejtojne vendin ;;nuk ka katnaret e enverit qe e bejne akoma ligjin ;;;; komunizmi ishte bajga e botes e civilizimit ;;;; abraham nikolni tha qe njerezit kane lindur te barabarte ;;dhe vdesin te barabarte ;;;;por enveri vet u be pasha ;;;dhe popullit ja vodhi tokat shtepijat leket e bere me gjak ;;;ja kush ishte sociopat enver ;;prandaj katnare analfabeta ;;;mos u mundoni te na mbushni menjen se nje diktator ka bere te mira per popullin ;;;

      Reply to this comment
      • i ri December 21, 10:15

        Mbylle halen o JOHN, pasi brekët ti ka hequr fare Rozenbergu,në se je I trashë edhe mund të vazhdosh polemikën por është e sigurt se ke dalë totalisht humbës.Argumentet nuk lënë shteg për dyshim.
        Të falënderoj Rozenberg,,,,,,,!

        Reply to this comment
  10. ne emer te popullit December 20, 18:19

    Vdiq nje njeri qe jo shum veta din per te .Besoj se shume krime ka mbuluar ky njeri ose edhe shume njerez me pushtet me urdher te diktatorit ka exekutuar. Eshte turp qe nje vend i vogel si yni udhehiqet akoma nga komuniste por te moderuar ne thonjeza.

    Reply to this comment
  11. Alban December 20, 18:24

    Xha SULO,dheu te qofte i lehte.Do na mumgosh ne kafet qe pinim dhe muhabetet qe benim.

    Reply to this comment
  12. Sejdi Veseli December 20, 19:18

    Lavdi Jetës dhe veprës së Besnikut të popullit që e lindi!‎
    Shëmbëlltyra edhe e këtij atmemëdhetari të na shërbej si ‎‎udhë-rrëfim për ‎brezat, se si duhet të punohet me ‎përkushtim për interesat e popullit!‎
    E lehtë qoftë toka e Atëmemëdheut të cilës i shërbeu me ‎‎besnikëri tërë jetën!‎

    Reply to this comment
    • M.Pellia December 20, 22:01

      Lavdi jetes se qenefit Sulo,i rende i qofte dheu,dhe mos paste drite per andej ku eshte nisur,ne hale te gomerve vafte se bashku me keta pleqte e dhjere te ketije forumi.Ketu komentojne nostalgjik,ish spiun,ish ushtarak,ish sigurimsa,qe vuajne nga prostata,qe hera heres u a nderpritet mendimi kur shkojne ne banjo, edhe fillojne shkruajne nga e para.Pa vdeke ky brez nuk ka per tu bere Shqiperia.Bravo i qofte Ramizovicit,qe lozi me Katovicen,se te gjithe juve do kishit dhene llogari nje nga nje,beni duha Sali serbit qe ju mbrojti,se ne 90 do ishit djegur me kuc e me mac……

      Reply to this comment
  13. Ardi Mamurrzaku December 20, 19:28

    ENVER HOXHA,MBAS SKENDERBEUT MBETET FIGURA ME E MADHE SHQIPTARE,OSE ME SAKTE SE BASHKU ME SKENDERBEUN JANE TE VETMIT UDHEHEQES QE KAN BERE PER KETE VEND.!!!

    Reply to this comment
  14. Gege Kosova December 20, 19:31

    Shtatoren e Enverit e rrenuan porosia edhe e disa kosovare titis, qe shkuan ne Shqiperi, me dollare e cokolada.gjeten serbet lokal, maxhypte e varfer dhe disa qe i sollenb nga Kosova.Paguan nga nje cokolad me nga 20-50 dollare, qe te mopbilzojne te tjeret e te marr turr, shtatores se Enverit.Madje njeri nga maxhypt qe me vone werdhi ne Kosove,Hapur foli ne TVP,kur e drejtonin poashtu disa maxhyp e serbomaxhypet te ardhur nga Shqiperia ne Kosove, Se ne e rrenuam permendoren e Enverit,bile edhe urinuam kur e rrenuam,hipem mbi te dhe zvar e derguam rruges, duke urinuar e bere pis. Kete e dijne edhe disa titist lider e veprimtare politk e mediatik ne Koeove, qe ishin bij komunistesh jugosllav,Kete een, sipas porisve te baballareve , sherbetore te komunizmit sllav,Ata titist,qe flasn e shkruajne lavdi per titon. Ata titist edhe sot flasin e shkruajne cka kane degjua nga etrit, e cka flasin jevxhet.

    Reply to this comment
  15. METEH December 20, 20:04

    Sulo Gradeci dhe Mehmet Shehu ishin dy nga besniket e E.Hoxhes gjat luftes dhe punes per ndertimin e vendit.Intervista e Sulos eshte e sakt ndonse e shkurter.Per Shehun AI duhet te kishte folur:E vrane apo u vet-vra.Sidoqoft ky ishte fai i rende i Enverit qe e vrau s’vdekuri Mehmetin e te tjere para e pas tij.Historia duhet te shkruhet realisht.Enveri luftoi ne rrethim nga brenda e jasht,e ndertoi vendin pa borxhe,nuk e shiti,s’tradhetoi,s’lejoi korrupsionin,prostitucionin,degjenerimin…! Sulo Gradeci ngelet njeri besnik,trim,i zgjuar.U prft ne paqe.

    Reply to this comment
  16. Azio December 20, 21:08

    Vlerat te permbledhura ne:traditat e mikpritjes,te besnikrise,trimerise,solidaritetit midis njerzeve,nderit,krenarise kombetare e shume te tjera vlera,tashme ne shqiperi po shuhen e sfumohen dale nga dale.Mbani mend o ju shqiptare te ndershem e patriot ato vlera qe permenda me lart.Kthimi I tyre ne driten e syrit te cdo njerit prej nesh edhe ne qofte se ndodh,do te ndodh vetem athere kur te na shfaqet nje Enver Hoxha,si dikur ne kete toke te shtrenjte.

    Reply to this comment
  17. lato December 20, 22:34

    Vlera me e madhe e njeresve si ky qe vdiq.eshte se keta nuk u bene pjese e vepres revolucionare te shokut Sali:Komunizmin e beme ne.kapitalizmin,e bejme ne.-Me mire ne, se ata.Pamvaresisht se ne vitet 90,keta i kishin kaluat 70 vitet,Saliu ua kishte friken, gjithmone i ka marre me te mire u ka dhene pensione te vecanta,.Pas perdes se mitingjeve blu,Saliu u thoshte ketyre:-Ne nje fare menyre jemi tanet,ai nuk ngjallet me,bashkohuni dhe ju me mua,se demokracia ka per te gjithe..Disiplina e tyre e hekurt,beri qe nje fond qendrueshem votash te shkoje per partine socialiste.Keta kane meriten se 2 here na shpetuan nga bisha tafmaqare e Vucidolit.

    Reply to this comment
  18. veterani December 20, 23:33

    LAVDI VEPRES TE PAVDEKESHME , TE TE MADHIT E TE PAPERSERITSHEM , UDHEHESIT TE VETEM , TE POPULLIT SHQIPTAR , Enver Hoxha !!

    Reply to this comment
  19. rrap sodi December 20, 23:46

    Pas 1997 lavdia e enver hoxhes nuk ka nevoje per koment.

    Serbet qe ai i perzuri ne 1948 bashke me montra si KOQI XOXE…u futen nga oxhaku ne 1992 me dhendrin serb berishe qe e pruri nga beogradi filoserbi elez rajerson biberaj.

    Hbitem me ate popull qe i kendoi deri ne qiell dhe sot shohin te habitur kanibalin berishe dhe gaztorin donald lu….qe thone akoma se hodhen enverin..

    enverit sa ishte gjalle i rruajtet lesht..biles dhe i vdekur i tremb …

    gjergj kastrioti dhe enver hoxha jane te vetmit burra shteti ne bote qe me nje popull te vogel luftuan te barabarte me superfuqite e kohes..

    Dhe njëmij’ o Enver djali
    Gjirokastër ballergjëndë,
    ç’ësht’ ky nur që të ka rënë?
    Më qesh buza, më fjeks balli,
    ditëlindjen më ka djali.
    Nëpër dallgë historie,
    o Enver, se ç’të kan’ hije
    thinjat me lule rinie!
    Shqipërin’ na rinove,
    në ball’ të Partisë nënë,
    gjith’ gëzimet që na solle,
    mblidhën vetë e bëhen këngë.
    Sot, në ditlindjen e madhe,
    kalldrëmet jan’ zën’ në valle;
    mbi gur’ ndizen lule mali.
    Dhe njëmij’, o Enver djali!
    Gjirokastër, 1983

    Nën komandën e Enverit
    Ditën e tetë nëntorit,
    Lindi shpresa e lirisë,
    Dolli manifesti i parë,
    I bën thirrje vegjëlisë:
    Të ngrihemi gra e burra,
    Luftë kundër skllavërisë,
    Të çlirojmë mëmëdheun
    Nga prangat e robërisë,
    Nga bejlerë e agallarë,
    Nga klikat e borgjezisë,
    Nga ata që shiten atdheun
    Tek fashizmi i Italisë.
    Të lidhemi besa-besë
    Si në kohën e Skënderit,
    Nën udhëheqjen e Partisë,
    Nën komandën e Enverit!
    Dukat-Vlorë, 1968

    Fat i madh i Shqipërisë
    Një djalë nga vendi ynë
    S’e duroi robërinë,
    Tiran’ formoi Partinë.
    Mu nga zemra e punëtorisë
    Dolli ajka e Partisë,
    Fat i madh i Shqipërisë.
    Dridhu breshkaxhi katili,
    Dridhu, tradhtar rezili,
    Shqipërisë i lindi ylli!
    Korçë, 1982

    Kndon për ty Valbona motër
    Shumë urime për kët’ dasëm
    Sjell Tropoja n’Gjirokastër.
    Që i kndon n’tela t’çiftelisë,
    t’fala Alpet Lunxherisë.
    Mic Sokoli ban me dorë,
    t’fala Rrapit n’Mashkullorë.
    Shot Galica në djep të trollit,
    t’fala Bules, Persefonit.
    Bac Bajrami shkrepi alltinë,
    ma takoni vlla Avninë,
    je i gjallë në bjeshkët tona,
    deputet t’ka zgjedh’ Kosova.
    Fal me shndet Malsia e Gjakovës,
    i ban vendlindjes s’Enver Hoxhës.
    Kndon për ty Valbon motër,
    iso mban Drinoja n’Dropull.
    Pac-Tropojë 1988

    Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
    Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
    T’lumët na kush po na vjen!
    Lumja ti, mori Malsi,
    kush po vjen, o sot tek ti,
    themeluesi i nanës Parti!
    Jan’ gzue zemrat, asht gzue toka,
    midis nesh erdh Enver Hoxha,
    me na pa, me na takue,
    gju me gju me bisedue.
    Po ndërtojn’ njerzit e thjeshtë
    Socializmin në këto bjeshkë.
    Iu ka dhanë besa Malsisë
    Enver Hoxhës, burrit t’Shqipnisë.
    Për ket’ besë të gjith’ na vdesim,
    nuk e falim, nuk e shesim.
    Bajram Curri- 1985

    Me ty n’zemër përgjithmonë
    Vdiq udhëheqësi i Partisë,
    kryekreshniku i Shqipnisë,
    babë e vlla për vegjëlinë,
    yll i dritës për lirinë.
    Përmbi retë stepet dielli,
    erret toka, nxihet qielli,
    duken pemët si të mjera,
    gjeth e lule ndal pranvera.
    Dhe bilbili kangën ndali,
    për Enverin shqipe mali.
    Malet lart e mbajn’ kunorën,
    Enver Hoxhës i bajn’ nderimin,
    dhe përjet’ i mbajn’ kujtimin.
    Po qajn sot guri e druri,
    n’gjysmështiz’ asht ul flamuri.
    Betim shokësh pranë Enverit,
    komunist në rrug’ të nderit,
    betim shqipesh rreth e rrotull,
    si një trup parti e popull.
    Për Enverin, trim e burrë,
    lindje ka dhe vdekje kurrë.
    Anmiqt’ le ta dinë,
    se nuk luhet me Shqipninë,
    ktu shqiponjat kan’ folenë,
    po i ngacmove, prit rrufenë.
    Për liri dhe çështje nderi,
    çdo shqiptar ka gjak Enveri.
    Bushkash-Mat 1985

    Kalojmë tek roje e nderit
    Kalojmë tek roje e nderit,
    para trupit të Enverit,
    si gjerdanë para trimit,
    kurora lule të prillit.
    O Enver na preke shumë,
    shkove te trimat e malit,
    te shokët e idealit,
    pranë Hysniut e Qemalit!
    O Enver, trimi me fletë,
    Shqipërisë i le shëndet,
    Parti, popull n’unitet!
    Janjar-Sarandë 1985

    Mbi shtrat topi po hec djali
    Dridhet zemra, tundet mali,
    mbi shtrat topi po hec djali,
    o Enver, Enver me nure,
    luleve tokën ua ule,
    ti u ndave nga gjiu jonë,
    po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
    përher’ ti do t’jesh i gjallë,
    Enver Hoxha burrë i rrallë.
    Shishtavec-Kukës, 1985

    Ajo dit’ pesëmbëdhjetë
    Ajo dit’ pesëmbëdhjetë,
    m’u duk si ëndërr në jetë,
    sikur na mbuluan retë.
    Gjëmoi artileria!
    Rreth e rreth shokët e tia,
    ish e gjallë trimëria.
    Brohoritenë fëmija
    si në fest’, sikur s’ish zia.
    Ashtu hipur kur e panë,
    „Ku vete xhaxhi!?“, i thanë,
    edhe lot nga sytë u ranë.
    Atje ku jan’ përmendoret,
    si ushtarët në llogoret.
    Vodicë-Kolonjë 1985

    Yll i Shqipërisë së bardhë
    Yll i Shqipërisë së bardhë,
    përpara Nënës ke ardhë,
    i përcjellë nga shqiptarë.
    Nëna në gji të ka marrë,
    me flamurin kombëtar.
    Syri i shqipes lotoi,
    për birin që e drejtoi.
    Bir, o bir, të qau nëna,
    dhe nga loti doli kënga.
    Biri ynë na dhemb zemra,
    ty në ballë të ka Nëna!
    Bërzesht-Librazhd, 1988

    Fli i qetë, shoku Enver
    Çohu, Enver, çohu në kambë,
    ke në krah të madhën Nanë!
    Çohu, Enver, të thonë dëshmorët!
    Sa një mall rreshtu kunorët.
    Jo nuk çohet do Enveri,
    Partisë, popullit n’zemër u theri.
    Nga Shkëlzeni gjer n’Dropull,
    lumenjsh lotësh derdh ky popull.
    Fli i qetë shoku Enver,
    në mes shokësh si dikur,
    ti je diell, je pranverë,
    ti je shqipja në flamur!
    Bajram Curri 1985

    E mjera këjo derë
    O e mjera këjo derë,
    sot kullon katran e serë,
    ulur kryet e kubenë,
    se qan e kërkon Enverë.
    Mbaje të fortë themelë,
    se ke plot burra tjerë,
    të rriturë me Enverë,
    që nderojnë mëmëdhenë.
    Unë sot të madh kam helmë,
    që hyra në këtë derë,
    dera që rriti Enverë.
    Golem-Gjirokastër 1985

    Dit’ e prillit më të gjdhirë
    Dit’ e prillit më të gdhirë,
    lajm i zi për Shqipërinë!
    Ç’kini male që gjëmoni?
    Ç’kini fusha që rënkoni?
    U hap lajmi në çdo anë,
    vdiq Enveri në Tiranë.
    Kur fillova për të qarë,
    qava si motra vëllanë.
    Si qëndron e rri i qetë
    atje brenda në Kuvend?
    Ti detyrën e mbarove,
    themelet çelik i hodhe.
    Toka seç bëri betimin,
    do ta mbajë si floririn!
    Matohasanaj-Tepelenë

    Korba kur erdhi haberi
    Korba, kur erdhi haberi,
    Enver, o vëlla,
    na thanë që vdiq Enveri!
    Mu në zemër seç na theri.
    O Enver, zemër me çika,
    nuk u trëmbe nga e liga,
    të bën syri shtatë drita.
    Të qan gjithë Shqipëria,
    zi të thellë ka Partia.
    Fushë Bardhë-Gjirokastër

    Nan’ Shqipnija po qan djalin
    Ku i ka prilli karafilat?
    Kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
    Ku asht kanga e kallijve?
    Pse u shu buzqeshja e fmijve?
    Pse nga dhimbja u bluka guri?
    Pse hesht shqipja te flamuri?
    N’mal rënkojn’ e thahen ahet,
    lulja n’shkam s’duron e thahet.
    Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
    nan’ Shqipnija po qan djalin.
    Çou bir, fërkoma ballin!
    Kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.
    Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
    çou, buzqesh e mos rri shtrirë!
    Çou, prij luftën e përpjekjen,
    o vigan qi sfidon vdekjen!
    S’t’ shohim dot kështu stolisë,
    pran’ flamurit n’gjysëmshtizë.
    Sa nji det asht pika e lotit,
    sa nji mal asht shtrati i topit.
    Të gjith’ sot betimin e bajmë,
    veprën tane ma lart ta çojmë.
    Kabash-Pukë

    Kët’ flamur për Bacë Enverin
    Ta dërgon Kosova trime
    kët flamur, baca Enver,
    qi ta mbash në zemrën tande,
    siç na kishe ne përherë,
    se asht gjak nga gjaku ynë,
    se asht zemër kosovari,
    se asht dritë nga syri ynë,
    se asht besë shqiptari.
    Ta çon djali, ta çon nana,
    ta çon lulja e rinisë
    ta çon lulja e burrnisë,
    në ballë të Dardanisë,
    ta çon gryka e Kaçanikut,
    mbar’ Prishtine Traboini,
    ta çon Rrafshi i Dukagjinit,
    Plavë, Gucia dhe Prizreni
    ta çon bacë Sulejmani,
    Mic Sokoli e Haxhi Zeka,
    dada Shotë e bacë Bajrami,
    Sef Koshorja e Azem Bejtja.
    Aty asht Kosova mbarë,
    që së largu po loton.
    Po t’dërgojm’ veç kët flamur,
    përfaqsues të zemrës sonë.
    Koman-Pukë

    Jetën Kombit ia kushtoi
    Shqipëria e përlotur,
    birin e saj po përcjell,
    peshë si kjo e ksaj dite,
    kombi kurrë s’ka për të ndierë.
    Dridhet zemra e qerpiku,
    dridhen fushat,kodrat, malet,
    se iku Enveri, iku,
    e me ne s’vjen të çmallet.
    Dielli sot nuk shkëlqeu,
    edhe ai sot vajtoi,
    sepse trimi, që kur leu,
    jetën kombit ia kushtoi.
    Zhamë-Lushnje, 1985

    O Enver flamur epoke
    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.
    Vlorë 1985

    Sjell ndërmend vetëm pranverë
    Ç’kanë malet që rënkojnë?
    Ç’kanë vatrat që mbajnë zi?
    Ç’kanë nënat që vajtojnë?
    Ç’ke kështu, moj Shqipëri?
    Nënës i ka vdekur djali,
    qan e qan e e merr malli,
    e merr malli këtë herë,
    Shqipërinë për Enverë.
    Nuk të shohim dot të shtrirë,
    ndaj dhe jemi si të mpirë,
    por na del përpara ti,
    e na mbush me trimëri.
    Kur këndoj, shokë, për Enverë,
    sjell ndërmend vetëm pranverë.
    Korçë – 1985

    Zemra jonë priti belxhikun
    Pse s’duroi dot Besniku
    dhe varrin desh e zbërtheu?
    Qysh harroi ç’plagë pati?
    Ç’dhimbje mbi të tijën ndjeu?
    Sëmdunja trupin ta shkriu,
    syri yt uli qerpikun,
    akull Shqipëria ngriu,
    zemra jonë priti belxhikun,
    nuk u përlot veterani,
    kur shokët në luftë i ranë,
    nuk iu drodh as bebja nënës
    kur të katër djemtë u vranë.
    Kjo gjëmë që nuk pyet për forca,
    që shpërthim në gji.
    Ngreu, bir, vajton një popull!
    Ngreu, Komandanti ynë!
    Ngreu, drita jonë e syrit!
    Hape edhe njëherë synë!
    Ngreu, flamur që u rëndove!
    Ngjitu, ku të shpu Enveri!
    Tërbaç-Vlorë 1985

    O flamur i kuq i nderit
    O flamur i kuq i nderit,
    mblidhja mirë gjoksin Enverit,
    mblidhja floktë, mblidhja ballin,
    shuaja etjen, shuaja mallin!
    O flamur, gjaku me okë,
    rriji Enverit ndën’ kokë!
    O flamur, gjakun me shtëmba,
    rriji Enverit tek zemra,
    se merakun ia dimë mirë,
    e do pranë Shqipërinë!
    Berat 1985

    Enveri ç’u ngre në këmbë
    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!
    Rexhin-Tepelenë, 1981

    Kush e çliroi Shqipërinë
    Kush e çliroi Shqipërinë?
    Enver Hoxha me Partinë.
    Kush luftoi me fashistat?
    Enver Hoxha me komunistat.
    Kush luftoi me gjermanët?
    Enver Hoxha me partizanët.
    Kush luftoi me tradhtarët?
    Enver Hoxha me shqiptarët.
    Floq-Librazhd, 1983

    Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit
    Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit,
    Zemëra ime, djal-o,
    Yll të kuq të vura ballit,
    I vogli i nënës-o!
    Veshe opingat me tela,
    Të thash ec drejt maleve,
    Buzët nga janari – thela,
    I vogli i nënës-o!
    Ti na erdhe me lirinë,
    Ta thura vetë këngën-o,
    Mbete dritë për Shqipërinë,
    Trim, o trim i nënës-o!
    Nuk të qaj se të kam gjallë,
    Kam Partinë unë, bir-o,
    Kam Enverin sa një mal,
    I vogli i nënës-o!
    Vëlçë-Vlorë, 1983

    Shqipja sot për ty këndon
    Shatdhet’ vjet para ksaj dite,
    në shtëpin’ gjinokastrite,
    në mes trimash, një trimneshë,
    heroinë e luaneshë,
    lindi djalin, bash shqipojën,
    trim mbi trimat Enver Hoxhën.
    Ty moj nan’, të qofshim falë,
    që na e fale ne kët djalë,
    kët’ sokol, kët’ trim me fletë,
    që na nxori n’drit’ përjetë!
    O Enveri i shqiptarve,
    o flamur i proletarve,
    edhe foshnja kur belbzon,
    emrin tand ma par’ mëson.
    Shqipja sot për ty këndon,
    Jet’ në shekuj të uron!
    Shalë-Shkodër,1978

    Bir i shtrënjtë i vegjëlisë
    Do ta hedh vallen të plotë.
    Të këndoj zemra ma thotë,
    gjashtëmbëdhjet tetor si sot
    lindi një diell në botë,
    diell me rreze të fortë:
    Enveri, kok’ e Partisë,
    bir i shtrënjtë i vegjëlisë.
    O shok’, në valle të madhe
    Do thërras dhe këta male
    Të larta e shum’ krenare,
    që jan’ dëshmitar’ në halle;
    iso të mbaj’ Shqipëria,
    në përvjetorin e tia.
    Vajzë-Vlorë,1978

    Kur t’shikoj ty Puk’ nga bjeshka
    Kur t’shikoj ty,Puk’,nga bjeshka,
    m’njan si nuse rreth me kreshta!
    I shof malet mbush’ me drita,
    e shof Drinin mbush’ me prita,
    i shof grusht gra e burra,
    qendisin toka, male, curra!
    I shof pyjet valle-valle,
    nga Komani në Iballe;
    edhe bjeshka ka hap’ gjinë,
    minerali flori ndrin.
    Ty, Parti, t’paçim gjithmonë,
    me Enverin n’zemrën tonë!
    Pukë,1978

    Jemi gati kurdoherë
    O Enver, ill i karvanit,
    shpëtimtari i vatanit;
    o Enver, ill i pashuar
    në gjith’ botën i dëgjuar!
    Lumturi neve na solle,
    ka armiqtë na shpëtove,
    planet ua shkatërrove,
    nëpër plehëra i hodhe.
    Rrofsh, Enver, me gjith’ Partinë,
    Lumturi për Shqipërinë!
    Me Partinë dhe Enverë
    jemi gati kurdoherë
    Shqipërin’ ta zbukurojmë,
    socializmin të ndërtojmë.
    O Enver, ill i vërtetë,
    të na rrosh njëmilë vjet!
    Vlorë,1982 Grup çam

    Karafila nga Kosova
    Si nji fllad i freskët vere,
    si nji gurr’ që s’di të shterrë,
    uragan timpani i lodrës,
    çudit skenat e Evropës.
    Janë kangt e vallet tona,
    t’reja e t’lashta sa vet’ bota.
    Lule njom’ me pika vese,
    dhurojn’ miqt’ me buzëqeshje;
    përshëndesin me fjalt tona:
    «Tungjatjeta, Enver Hoxha!»
    Në mes miqve nji vlla,
    mbushun syt’ me lot gëzimi,
    n’gjuh’ të nanës ai tha
    do fjal’ t’thjeshta, fjalë urimi:
    “Qysh nga malet, pyjet tona,
    ku këndojn’ mijra bylbyla,
    ju kam sjell’ sot nga Kosova,
    këtë tuf’ me karafila.
    Të m’ia çoni këto lule
    Bacë Enverit në Shqipni;
    për ditlindjen ta uroni,
    iu baftë dita njimijë!”
    Fushë-Arrëz-Pukë, 1983

    Ty parti ta lumsha synin
    Moj parti, ta lumsha synin,
    s’duron kend me t’prek’ kufinin!
    Kush mendon me t‘prek’ ndër tela,
    prek shqiponjën me dy krena.
    Forca jote asht unitet,
    Parti popull e pushtet;
    Kush kujton se na kap zapin,
    pa hanxhinë e ban hesapin.
    Kufit’ tan’ jan’ gur mermerit,
    Piramidë e roje nderit,
    i ruen forca e Enverit;
    i ruen puna vetmohuese,
    që asht vesh’ Shqipnia nuse.
    Moj Parti, moj rreze dielli,
    je si lule drandafilli,
    të gith’ bota kërkojnë erë;
    lum Shqipnia që t’leu n’derë!
    Rrajt’ e tua e kan’ marr’ tokën,
    kan’ qit’ lule në tan’ botën.
    Dhe kto lule plot aromë
    do të bashkohen, sa do vonë.
    Anemban’ na vjen jehona,
    rrofsh, Parti, sa malet tona!
    Lezhë, 1968

    Enver Hoxha t’kndojm’ Lavdi
    Enver Hoxha, t’kndojm’ lavdi,
    Që nga Jugu në Veri;
    për ty kndon fushë e malsi,
    burrë e grue, plak e i ri.
    Tan’ Shqipnia zien prej gzimi,
    festojm’ ditën e nji trimi;
    trim marksist, si e njeh gjith’ bota,
    msuesi ynë, Enver Hoxha.
    E fuqishme asht Shqipnia,
    n’krye të saj qëndron Partia.
    Enver Hoxha në Tiranë,
    n’Kongres t’Frontit, ai ka thanë:
    Shqiptart han’ barut me dhamë!
    Tan’ kem’ dal’ prej çarkut t’pushkës
    e kurkuj nuk ia dim’ tutën.
    Dy milion jem’ si e ham’ bukën,
    për dyqind e kapim pushkën.
    Tropojë, 1968

    Zemrat tona na i çon peshë
    Madhështor qëndron Shkëlzeni,
    mbush’ Valbona krenari,
    gzim ma t’madh s’kan’ pas’ kto male,
    Enver Hoxha n’Dragobi.
    Gzimet tona nuk përshkruhen,
    n’zemër ruejm’ nji t’madh kujtim,
    tek na erdhi ma i shtrenjti,
    Enver Hoxha trim mbi trim.
    Enver Hoxha zgjat shikimin,
    thue se n’shpell’ po flet me trimin;
    thue me bacën ndrrojn’ kutitë,
    nji rig’ lot ia njomi sytë.
    Me kto tela t’çiftelisë
    Do t’i kndojm’ përjet’ Partisë.
    Kur Partia grushtin shtërngon,
    shkambi i bjeshkës zjarr lëshon;
    Enver Hoxha kur buzqesh,
    zemrat tona na i çon peshë.
    Tropojë, 1973

    Jetën lidhe me vatanin
    Gjirokastër heroinë,
    lum për djalin që ti rrite!
    Ke rrit’ trim, ke rrit’ dai,
    për kët trull, për kët Shqipni;
    Zemrat tona gzojn’ njiherit,
    në ditlindjen e Enverit,
    urojn’ t’bardhat nanat tona:
    T’njefshim t’mirën, o Enver Hoxha!
    Si ortek që zbret prej malit,
    derdhëm n’sofër t’festivalit
    fjal’ prej zemre, bardh’ si bora:
    Bir i popullit të lumt’ dora!
    N’lule t’ballit gjujm’ tradhtinë,
    qelibar e rujm Partinë.
    Gjumi kurrë nuk të zuni,
    vepra jote armiqt’ tundi;
    çove lart grushtin e zanin,
    jetën lidhe me vatanin.
    T’lindi kombi burr’ të rrallë,
    lum Partia që t’ka n’ballë!
    Pukë,1983

    Kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit
    Mijra zemra, si vargmal,
    ia shkrujn’ emrin Partis’ nanë;
    çdo gja plaket përmbi dhe,
    veç ti je gjithmonë e re.
    Ty të paçim, o Enver,
    prina, prina si përherë!
    Fjala jote – gur’ i bjeshkës,
    s’luajm’ prej vendi përjet’ t’jetës!
    Kem’ nji fjal’ që peshon tokën,
    e bajm’ kang’ për Enver Hoxhën.
    Me Partin’ kem’ bes’ prej guri,
    kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit!
    Bajram Curri, 1983

    Sup me sup jem lidh si malet
    Jam nji çik nga Dragobia,
    hije m’ka sot çiftelia;
    vetë e gdhenda me dru malit
    n’dern e shpellës t’bac’ Bajramit;
    vetë e thura kangën time,
    Enver Hoxhës me i sjellë urime:
    O vetim’ që shkrep mes reve,
    lavdi vendit ku ti leve;
    pa ty vendi digjej eshkë,
    trim mejdanesh, burrë i thjeshtë!
    Ti qëndron në ball’ t’çdo shqote,
    E skuq botën fjala jote.
    Pyet Evropa e pyet Ballkani:
    Kush po i prin këtij karvani?
    Nji Parti trimneshë e rrallë,
    Enver Hoxha gjithmon’ n’ ballë.
    Me të shekujve ngjeshim hapin,
    me rrufet’ forcat i matim.
    Dhe njiher’ qe besa jonë:
    na ke mbrapa njishkollonë.
    Vrulli yn’ nuk mund të ndalet,
    sup me sup jem’ lidh’ si malet.
    Për rrethimin n’katër anët,
    kemi zemrat bash si armët.
    Le ta dij’, pra, mir’ tradhtia,
    pushkën top e ka Shqipnia!
    Dragobi, Tropojë 1973

    Urim zemre
    Në ditlindjen tande,
    nji kang’ do këndoj,
    kanga-urim zemre,
    anekand t’jehojë.
    Ti, udhëheqësi ynë,
    diell i lirisë,
    jet’ të gjat’ t’uron
    Peza e Partisë.
    Kndoi sot, o Pezë,
    Enverit petrit,
    se me te në krye
    emri nalt na u ngrit!
    Pezë-Tiranë, 1974

    Mir’ se erdhe Enver djali
    Atë dit’ që erdh haberi:
    Dilni, se po vjen Enveri!
    Çelen portat, ndritën lagjet,
    feksen sheshet dhe sokaqet.
    Mir’ se erdhe Enver djali
    se neve na mori malli.
    Anetë të mira shumë
    Në çdo hap, në rreth e vunë.
    Gazi yt me shatë nure,
    mbi çdo gur lëshoi lule.
    “Këtë radh’ do flas pa kartë,
    thot’ udhëheqësi i Partisë”,
    t’i zë të gjitha me radhë
    kujtimet e vegjëlisë.”
    Te furra e Haso Imerit
    ia kthen këngës vetë Enveri;
    këngës seç ia merr Partia,
    iso mban gjith’ Shqipëria.
    Mir’ se erdhe Enver djali,
    se neve na gëzoi xhani!
    Gjirokastër, 1978

    Partis’ besën ia kam dhanë
    Jam një vajzë kosovare,
    le e rrit’ në tok’ shqiptare,
    në kët’ votër, djep i nderit,
    n’koh’ t’Partisë e t’bacë Enverit.
    Babë e nan’ më kan’ mësue
    ça kan’ vuejt’, mos me harrue,
    m’u ba trime porsi Shota,
    bash si Bulja e Mrik Lokja.
    Paj, për prind e për Shqipni,
    e fal jetën, bahem fli;
    Partis’ besën ia kam dhanë,
    se m’ka bij’ dhe e kam nanë.
    Si gjith’ shoqet, plot gëzime
    asht e mbushun jeta ime.
    Dorën grusht, paj, si përherë,
    na buzqesh baca Enver;
    prej mallngjimit, s’mahem dot,
    pa kuptue, na shkon ndoj lot.
    Paj, përball’ kur m’asht afrue
    e m’shtrin dorn me m’përqafue,
    peshë u çova, n’grykë e mora,
    bash si babë e përqafova.
    Durrës, 1980

    Lum nanlokja që t’përkundi
    Palorto, o djep prej guri,
    o kala, o djep flamuri;
    t’bukrat ngjyra t’hedh ylberi,
    sot ditlindjen ka Enveri!
    Gurt e kshtjellës kur kan’ ndie,
    zanin e ambël t’nji fmie,
    “U rrit me hajr, gjithkush ia bani,
    për Shqipnin’ me zemër luani!”
    Lum nanlokja që t’përkundi,
    tuk e tuk në djep prej druni!
    Lum gjith’ nanat e Shqipnisë
    për kët’ bir që i prin Partisë!
    Lum e lum Partia e Punës,
    Enver Hoxha n’ball t’tribunës!
    Urojn’ malet e Atdheut:
    T’u rrit ndera, burr’ i dheut!
    Ti i ndez zemrat shqiptare
    në beteja fitimtare.
    Synin pushk’, dorn ke prodhimi;
    Tungjatjeta, Enver trimi!
    Në çdo dallg’ si sot e mot,
    me ty n’ball’, topi s’na lot!
    Blinisht-Lezhë, 1978

    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
    Bajzë-Shkodër 1988

    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    Reply to this comment
  20. lis dushku December 21, 03:01

    Me shume per enverin paska vargezuar Tropoja.Keta maskarenj betimin dhe besen e kane si arixhiu kalin dhe xhadene,ose si jevgu zorret e plancat. Po tha Saliu;-ju garantoj une ju,paret e Sudes,ke gruja Mexit i keni,Me lloqe per enverin tropojsit mashtruan edhe Sulon edhe Enverin.edhe Nexhmijen.

    Reply to this comment
  21. ari December 21, 06:44

    KUR ISHTE SULO GJALLE SHUREN BENIN ISHTE BURRE JO LLAFE

    Reply to this comment
  22. gjermani i fundit December 21, 10:14

    xha Suloja ka shkruar edhe librin “I burgosuri politik”. Ishte trim e shkuar trimave, shikoni xha Sulon qe vdiq i patrazuar, kurse shoqeruesit e Saliut si Izeti nuk vijne dot ne Shqiperi. I qofte i lehte dheu xha Sulos patriot dhe partizan i oreve te para.

    Reply to this comment
  23. alphade December 21, 17:56

    Dheu te qofte i lehte xhaxhi Sulo Gradeci…!!!! Nje interviste prekese per Enver Everestin !

    Reply to this comment
  24. alphade December 21, 18:03

    Nena Shqiperi, nje here ne 500 vjet pjell vigane ,patriote e udheheqes te vertete: Skenderbeun
    dhe Enver Everestin e pavdekshem…!!!! Shqiperia dhe shqiptaret u duhet te presin edhe 500
    vjet te tjera per pasur udheheqesin e tyre te vertete dhe te madherishem……!!!

    Reply to this comment
  25. Aqo December 22, 02:00

    JOHN…..JE KURIOZ SE KUSH E KA LINDUR Sulo Gradecin,po t’a them une kush:
    E ka lindur nje nene e mrekullueshme qe e rriti dhe e edukoi me ndjenjat me ta larta karshi Atdheut.Sulo Gradeci ja kushtoi tere jeten Udheheqesit Legjendar te Partse e te Populit Shqiptar,kurse ty mor pusht te paska pjelle nje buce qe pjell vetem kelyshe si te Qen Berishes.
    Emeri i Sulo Gradecit do te kujtohet me respekt krahas Legjendes se pavdekshme Heroit te Popullit Enver Hoxha.
    Lavdi per jete trimave te popullit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*