Intervista e Nënë Terezës, që nuk u transmetua kurrë

September 7, 2018 20:36

Intervista e Nënë Terezës, që nuk u transmetua kurrë

 

Nga Entela Resuli

Në këto ditë, kur e gjithë bota ka folur për Nënë Terezën, edhe gazetarja ikonë e Televizionit Publik Shqiptar, Tefta Radi ka një moment të rëndësishëm për të kujtuar në marrëdhënie me të.

Radi, zonja me flokë të bardha sot nuk është më spikere kryesore e edicionit informativ në TVSh.  Prej një viti e gjysmë jeta e saj ka ndryshuar. Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit  Françesk Radi, ajo është larguar jashtë Shqipërisë duke iu bashkuar fëmijëve të saj në mërgim.

Këtë gazetare e lidh një moment i rëndësishëm me Nënë Terezën.

Por në gushtin e vitit 1989 kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Radi u caktua gazetarja që do i bënte intervistën, gruas që në ato momente, njihej si bamirëse dhe kishte marrë çmimin “Nobel” për paqe në botë, por që deri atëherë kishte patur një marrëdhënie të komplikuar me Tiranën zyrtare, thënë ndryshe shtetin e parë ateist në botë.

Tefta Radi më kënaqësi pranon ftesën e Dita-s për të rrëfyer për ne vizitën e Nënë Terezës në vendin tonë dhe intervistën që realizoi me të, një intervistë që nuk u transmetua kurrë.

 

-Zonja Radi, 5 shtatori është ditë Nënë Tereza, në këtë datë, dy vite më parë ajo është shpallur e shenjtë. Dua të kthehem 29 vite pas, kur Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Ju atëherë keni qenë gazetare e rëndësishme e Televizionit Shqiptar, na tregoni, si e pritët këtë lajm dhe çfarë thuhej në korridoret e televizionit?

Në kohën e diktaturës nuk ishte e lehtë që gjërat të fliteshin apo përfliteshin korridoreve. Edhe muret kanë vesh – thotë populli. Aq me tepër për një figurë si Nënë Tereza, sot Shën Tereza, që na ka bërë ne shqiptarëve të ndihemi krenarë për misionin e saj të madh, të përbotshëm, postulatet e arta sërish të saj, prej të cilave kemi vend të tërë për të mësuar e vepruar në dobi të paqes e të dashurisë njerëzore. Në veçanti ne shqiptarët, edhe pse patëm fatin t’i japim globit një figurë kaq të madhe bamirësie. Ndoshta shkollimi i saj jashtë trojeve tona, zemra e saj e çelur deri në infinit ndaj dhembjes dhe skamjes, jetëve njerëzore i dha Nënë Terezës përmasat e shenjtit, përmasat e gruas më në zë në botë.

-E mbani mend atë ditë, mund të na e përshkruani?

Natyrisht që po, më shumë emocion dhe pse historia e vizitës së nobelistes, Shën Terezës në vitet e diktaturës, gjatë këtyre viteve është anashkaluar për arsye nga më të ndryshmet. Ishe mesgushti i 1989-s. Data 15, një ditë e nxehtë vere. Një mbrëmje më parë na thirrën në drejtori, ne gazetarët e operatorët që do të mbulonim vizitën e saj. Si operatorë u caktuan Gazmir Shtino e Bujar Kore. Për herë të parë ne gazetarët morëm informacion për bamirësen e madhe. Ishte një vizitë 7 ditore, një vizitë krejt private e Nënë Terezës për të kujtuar e për të vënë përmallshëm një buqetë me lule në varrin e nënës dhe motrës së saj të dashur, për të folur me to e për t’u thënë atyre ato që nuk mundi t’ua thoshte dot kur ishin gjallë. Dhe jo për faj të saj, por të regjimit. Ka dhe nga ata që sot dalin heronj, por të mos harrojmë se çdo gjë është e dokumentuar në foto e imazh televiziv. Mandej dhe në një sërë ekspozitash muzeale apo albume kushtuar shenjtores, me aq sa unë kam parë, çuditërisht asnjë nga ato foto nuk figuron. Me sa duket dhe në 26 vjet demokraci kemi frikë dhe historinë e shohim bardh e zi. Ky është misioni i gazetarisë. E kam pohuar dhe herë të tjera, por sërish e vërteta e vizitës së Shën Terezës në diktaturë vazhdon të mos e gjejë pasqyrimin e vërtetë.

-E kujtoni konkretisht apo në vija të përgjithshme se çfarë ka thënë Nënë Tereza në atë mini-intervistë?

27 vjet mbrapa unë nuk mund të pretendoj të mbaj mend çdo fjalë të cituar prej saj në intervistë. Në vija të përgjithshme në anglisht Nënë Tereza falënderonte Zotin që ëndrrën e saj për të vizituar Shqipërinë tashmë e kishte bërë realitet. Bamirësja e madhe ndihej e gëzuar që vizitonte këtë vend të paqtë e të bukur, vendin ku jetuan familjarët e saj. Ajo ju lut Zotit që popullit të saj, popullit shqiptar, t’i dhuronte mirësi e begati.

-Ju çfarë dinit deri në ato momente për Nënë Terezën?

Natyrisht në një Shqipëri të mbyllur e me një media të fortkontrolluar ne nuk dinim asgjë. Të paktë ishin prej nesh ata që shfletonin ndonjëherë atë që quhej “buletin i verdhë”.

-Fakti që pushteti i asaj kohe nuk e kishte pranuar atë, sa ndikoi te ju, për t’u treguar më e përmbajtur? Sa në siklet ishit dhe sa frikë kishit?

Këto janë fakte që dolën në kohën e demokracisë. Në diktaturën komuniste nuk kishte media të hapur ku të publikoheshin të tilla informacione, pra kërkesat e bëra nga Nënë Tereza për të vizituar Shqipërinë, apo përgjigjet e qeverisë ndaj këtyre kërkesave. Nuk kishim frikë, përkundrazi u ndjemë të privilegjuar që do të bëheshim pjesë e pasqyrimit të këtij aktiviteti.

-Si u caktuat ju gazetarja që do të priste dhe intervistonte Nënë Terezën? Sa keni qëndruar me të dhe çfarë biseduat?

Unë nuk isha e vetmja gazetare që do të mbuloja vizitën e Nënë Terezës. Pjesa ime ishte intervista e cila u realizua në një nga mjediset e vilës 31 në Tiranë, me kamerën e mjeshtrit Gazmir Shtino, për të cilin shfrytëzoj rastin t’i përcjell përshëndetje në Amerikën e largët ku ai jeton për mbi 2 dekada. Ishin momente vërtet emocionuese. Përballë thjeshtësisë së saj, u ndjeva e penduar për veshjen e asaj dite. Një fustan krem, me ngjyrë rozë në lejla të lehtë, një fustan luks për kohën e që e jepja borxh për këdo nga shoqet e mia që mund të kishin ndonjë eveniment. Ndoshta edhe me grimin e kisha tepruar pak. Diçka kjo jashtë natyrës sime si gazetare terreni. Ajo shoqërohej nga motër Maria dhe shkrimtarja australiane Xheni, e cila e shoqëronte në çdo aktivitet e vizitë të saj kudo në botë, pasi shkruante biografinë e Shën Terezës, shqiptares së madhe. Ajo qëndroi në krahun tim të majtë. Duken në foto çanta e vendosur në tokë dhe pjesë e fustanit të saj. Ishte ajo që fliste dhe jepte informacion për misionarët, motrat e nënë Terezës dhe punën e tyre me të vobektit, të sëmurët me lebrozë në Kalkutë të Indisë e më gjerë. Ishte një intervistë e shkurtër. Jo më shumë se 4-5 fjali. Shën Tereza foli në anglisht duke iu falur Zotit që ja mundësoi më në fund vizitën në Shqipëri. Sërish iu lut Zotit për mirëqenie të popullit shqiptar. Duke qenë se gjatë gjithë fjalës së saj shenjtorja i drejtohej Zotit, intervista nuk u transmetua. Ne ishim shtet laik. Diktatura prishi kisha e xhamia e masakroi krerët e besimeve fetare. Në këto kushte dhe pse ishte fundi i sistemit, qeveritarët tanë, nuk patën guximin ta transmetonin atë. U bë një përpjekje për ta hequr fjalën Zot, por ishte e pamundur, pasi u përdor shpesh prej njeriut të Zotit, e fjalia nuk qëndronte. E kam vuajtur shumë mostransmetimin e intervistës dhe jam ndjerë në faj.

Tefta Radi

Tefta Radi

-A gjendet intervista sot në arkivat e TVSH, a është ruajtur si material?

Nga kërkimet që kam bërë unë, nuk është. Ndoshta është e paskeduar, në ato materialet që nuk transmetoheshin. Në to, është gati e pamundur të gjendet.

-Më shumë se sa fjalë, çfarë ndjesie morët nga qëndrimi me të dhe biseda?

Sikurse e shihni edhe në fotografi, jam befasuar prej portretit të qetë që shprehte veç mirësi me buzëqeshjen që nuk iu nda gjatë gjithë kohës që ne realizuam intervistën apo bisedës paraprake. Me thjeshtësinë e saj, shtatin e mpakët e këmbët e zbathura në sandalet tipike të motrave, këmbë që nuk u lodhën kurrë gjatë tërë jetës së saj e që shpërfillën makinat luksoze. Dora e saj vendosur së fundmi mbi ballin tona përcolli bekim, një dorë e lehtë, e ngrohtë. Jam e lumtur që kam qëndruar aq pranë saj e që në kujtim kam këtë foto të mrekullueshme.

-E mbani mend itinerarin e asaj vizite, çfarë bëri Nënë Tereza, ku shkoi?

Mbërritja e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit u përcoll nga kameramani i mirënjohur Bujar Kore. Për ta pritur kishin dalë e ndjera artiste Marie Kraja, personaliteti i mjekësisë në fushën e onkologjisë dr. Adelina Mazreku, Natasha Haznedari si përkthyese dhe i ati i saj, mos gaboj prokuror në atë kohë. Po ashtu nga përkthyesja tjetër Diana Kristo, kryetari i marrëdhënieve me jashtë në KQ të partisë, emrin e të cilit s’e kujtoj e ndonjë tjetër. Shoqërohej nga motër Maria, një tjetër motër kosovare dhe shkrimtarja Xheni. Gjatë qëndrimit në Shqipëri me sa kujtoj nga transmetimi lajmeve, si folëse që isha, u prit nga kryetarja e Frontit Demokratik, Nexhmije Hoxha dhe e bija, Pranvera, në vilën e tyre. Shkoi në shtëpinë ku jetuan nëna dhe motra. Vizitoi dhe vendosi buqeta me lule veç varrezave ku preheshin njerëzit e saj në Sharrë, edhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e diktatorit Hoxha. Vizitoi një kopsht fëmije, ku drejtoreshë ishte znj. Gambeta, vizitoi spitalin onkologjik, ku drejtoreshë ishte dr. Adelina Mazreku, sanatoriumin, një shtëpi fëmijësh, një azil pleqsh, sot shtëpi e të moshuarve. Por gjithsesi nga kjo vizitë ajo nuk mundi të marrë atë që edhe e kërkoi në një farë mënyre, ngritjen e një misioni të motrave të saj. Gjithsesi ekziston dokumentacioni i kohës për të qenë ju më të saktë. Nënë Tereza u akomodua në vilën përballë godinës së informatikës atëherë.

-Gjëja që të ka lënë më shumë mbresa nga ajo ditë?

Portreti dhe qetësia e saj e jashtëzakonshme. Dëgjonte dhe fliste pak, por buzëqeshja e saj fliste më shumë se sa fjalët.

-Sa i rëndësishëm ka qenë për ju ai moment në karrierën tuaj?

Nuk e kam matur asnjëherë karrierën time me intervistat e realizuara me shumë personalitete, por me faktin se sa kam arritur me punën time, të krijoj individualitetin tim të besueshëm si gazetare e folëse njëherazi, përballë teleshikuesve, sa e vërtetë kam qenë në atë që kam transmetuar.

-Sa e vështirë ka qenë puna atëherë duke e krahasuar më këtë tani?

Ka qenë më e lodhshme. Çdo ditë përpara televizionit uturinin zhurmat e motorëve e të makinave që niseshin me grupet e xhirimit në të gjithë Shqipërinë. Sot vërtitet pjesa më e madhe e informacionit vetëm brenda unazës së Kryeqytetit. Por gjithsesi informacioni nuk mungon, pasi teknologjia e zgjidh problemin tashmë në kohë e në hapësirë.

-Ruani miqësi me kolegët apo koleget tuaja të atëhershme?

Natyrisht, dhe është një miqësi e fortë, e vlerësuar edhe nga të rinjtë e sotëm. Shumë herë ata nuk ngurrojnë të na e vënë në dukje këtë fakt.

-E ndjeni dashurinë e njerëzve, kur ecni rrugës, në aktivitet, udhëtime?

Me modesti do të thosha po, mandej dhe nga të rinjtë që ndoshta nuk më kanë arritur, por kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

September 7, 2018 20:36
Komento

8 Komente

  1. Mark .U.K September 8, 09:07

    Edhe sot ju vjen zore te fkasin per Nanen e gjith botes,vetem per besimin e SAJ.Sikur te ishte pyetur albanistani nuk do ju kishte dhene cmimi nobel.

    Reply to this comment
    • Alban Dega September 8, 16:32

      E MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA
      FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA …

      Pashko Vase Shkodrani

      Pashko Vasa (1825, Shkodër, Albania, Ottoman Empire – June 29, 1892, Beirut, Lebanon, Ottoman Empire), also known as Vaso Pasha, Wasa Pasha or Vaso Pashë Shkodrani, was an Albanian writer, poet and publicist of the Albanian National Awakening, and Governor of Lebanon from 1882 until his death

      Sic e thote qarte emri edhe mbiemrin Pashko ( Pashket- festa e dyte me e madhe Katolike ) por edhe mbiemri, Pashko Vase Shkodrani apo Vaso Pashe Shkodrani ishte katolik.
      U kthye ne mysliman!
      Edhe Kryeheroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu…
      E njejti gje pak e shume ka bdidhur me gjithe katoliket shqiptar, kudo shkelu kemb a e turkut!
      Alban Dega alias Hamdi Dega eshte edhe mysliman, edhe katolik, edhe budist, edhe ortodoks, edhe cifut, edhe ateist… edhe mbi te gjitha shqiptar.
      Gjyshi, stergjyshi nga nena kane qene Hoxhe… Katragjyshi ka qene katolik …
      Gjashte breza nga babai kane qene myslimane! I shtati e andej kane qene Katolike duke filluar nga Cel Kole Mekshi e tutje.
      Krejt Krasniqja e Tropojes e andej bashkohen tek Kol e Mak Mekshi…
      A e di MarkUKu se Kraniwja edhe sot e kesaj dite vazhdon te quhet nga pleqte Kolmeksh !?
      Dega e Makut u shua me kalimin e viteve.
      Dega e Koles vazhdon te zgjatet e shtohet .
      E tille eshte edhe vepra madhore e Nene Tereza! Ajo nuk pa cfare feje, cfare ngjyre, cfare race, cfare kombesie… ishin njerezit qe u sherbeu.
      Te gjithe e secili prej tyre per te kishte nje emer: Njeri !
      I tille eshte edhe kryerekordi i te gjitha rekordeve te Botes : Nena e Perboteshme Tereza !
      Ndaj hiq dore nga helmi antishqiptar ala Serb i pecarjes nderfetare qe u neutralizua dhe u mund nga shqiptaria, nga qyteterimi, kultura, mendesia qytetare shqiptare ! Stop !

      Reply to this comment
  2. SHQIPTARI... September 8, 09:36

    …Besimi i NENES se BOTES, eshte besimi i ZOTIT,..eshte e VERTETA…! …”E VERTETA te çliron…ka thene JEZUSI…” Dhe shqiptaret, kane nevoje te çlirohen nga “SHENJA”, qe KOLERA 500-vjeçare i ka vene ,..te çlirohen nepermjet te VERTETES…!…………….

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI... September 8, 09:41

    …Besimi i NENES se BOTES, eshte besimi i ZOTIT,..eshte e VERTETA…! …”E VERTETA te çliron…ka thene JEZUSI…” Dhe shqiptaret, kane nevoje te çlirohen nga “SHENJA”, qe KOLERA 500-vjeçare i ka vene ,..te çlirohen nepermjet te VERTETES…!……………………………………..

    Reply to this comment
  4. SHQIPTARI... September 8, 09:46

    …Besimi i NENES se BOTES, eshte besimi i ZOTIT,..eshte e VERTETA…! …”E VERTETA te çliron…ka thene JEZUSI…” Dhe shqiptaret, kane nevoje te çlirohen nga “SHENJA”, qe KOLERA 500-vjeçare i ka vene ,..te çlirohen nepermjet te VERTETES…!!!..

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA September 8, 16:11

    From: Alban Dega
    Date: April 17, 2018 at 1:06:20 PM EDT

    I VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
    Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
    Po eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
    Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
    Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
    Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden !
    E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
    Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
    Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
    E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
    E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e
    tyre !
    Nje super- rekord tjeter boteror !
    Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
    Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
    Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
    Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
    Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
    Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
    Krenaria e mbare njerezimit !
    Krenaria e Botes mbare !
    Bota ne kembet e saj !

    Reply to this comment
  6. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) September 9, 03:25

    Gonxhe Bojaxhi; bija Shqiptare
    e pavdekeshme;”NENE TEREZA”jeton mes nesh.

    Nuk gjej fjale t’iu falenderoj, i nderuari Alban Dega, vec shprehies;dyhere i nderuar, per keto dy shkrime ne adrese te “NENES Shqiptare” te Madhen”Nene Tereza” bijen shiptare GOXHE Bojaxhi,qe na ben te jemi krenare kudo te gjindemi,si Shqiptare.vellezer e motra te nje gjaku me te.
    Ju sa komentuesi “shqiptari”,qe me dy rrjeshta me shume te drejte e VERTETESI e vlereson ate figure.
    Do te falenderoj dhe te rrallen spikere te Radio-Tiranes ne vite,per ate interviste,folur c’duhej folur,per kohen qe ajo takohet me te shquaren Nene Tereza. Per kohen bere ajo viziten,i eshte bere nje pritie madheshtore sa autokritike ne biseda intime,ne e kemi jetuar ato vite ne Tirane. Nene Tereza nderuar kudo shkoi.
    Faleminderi si gjithnje per maturine e inervistave te Entela Resulit, qe e pershendes si amator i R.Tiranes ,deri pjesmarres,ne emisione ne vite per femijet sa vite Emigacionin deri ne ditet e sotme 83 vite nisur. Mirenjohie punonjesve te atyre viteve sa te sotmit,qe ju jam shume mirenjohes.
    Falenderoj te nderuarin Ilir Lena, ketu ne Toronto,qe permes Tv “Pasqyra shqiptare”,kete figure e ka ne qender te emisioneve te tij.Njekohesisht te ndierin skluptor Ytbi Tarrelli,qe na ka lene me vepren e tij,ne bronx dhe te skalitur ne dru ate figur te Shenjte te NENE TEREZES. Po ashtu duhen pergezuar mesuesit e gjuhes- Shqipe, ne klasat ne Toronto,qe kete figure e kane nder kryesoret atdhetare.
    I perjetshem Kujtimi i NENE TEREZA,nderuar mbare opinioni boteror,figura e saj ShENJTERUAR..

    Pasuesi Veteran 83 vjecari;
    Dhimiter M.Xhoga.(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
  7. krist September 10, 03:24

    Tefta,ja me fut kot.kopeshti qe viztoi Nana Teresa,ka patur drejtoreshe Katerina Bulk.Gambeta,so gazetare,duhet ta njihje,we ka qene zevendese e Vito Kapos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*