Intervista e motrës së Berishës: Hajdutëria e nervozonte shumë Saliun

August 12, 2017 09:29

Intervista e motrës së Berishës: Hajdutëria e nervozonte shumë Saliun

Dje është ndarë nga jeta motra e vetme e Sali Berishës.

Në një ndër intervistat e rralla që Hajrie Osmani-Berisha ka dhënë në vitin 2010 për Standard, shprehej:

“Saliu është 5 vjet më i vogël se unë dhe si i tillë, kujdesesha shumë për të. Përherë më ka thirrur dadë, edhe sot më thërret kështu. Kur isha 7 vjeçe dhe ai 2 vjeç, mbaj mend që e përkundja shumë në djep, edhe për t’i ardhur në ndihmë nënës sime e cila lodhej shumë, qoftë me fëmijët, qoftë me punët e shtëpisë. Pastaj kur Saliu filloi të rritej pak nga pak e merrja (kalistraf), hopa në shpinë pasi e merrte gjumi pranë oxhakut dhe unë e çoja lart në dhomën e gjumit, në krevat. Kishte shumë qejf kur e mbaja në shpinë. Dhe e mbaja aq shumë, saqë njëherë kur po punoja punë me grep, kisha harruar krrabzat (grepat) në qafë dhe teksa e kisha hipur në shpinë Saliun e vogël, desh i verbova sytë. Nga frika se mos e bëra një gjë të tillë, bërtita me të madhe sa erdhi nëna dhe e trembur pyeti çfarë ka ndodhur. Por u gëzuam të dyja kur pamë që vëllai i vogël kishte shpëtuar nga sytë për mrekulli”.

Çfarë të befasonte tek ai në atë moshë?

Nuk kisha nevojë t’i thosha hajde dhe të bëjmë detyrat apo të lexonte. Në të shumtën e kohës i merrte ai i pari librat dhe më thërriste mua, ndërsa bëja edhe ndonjë punë në shtëpi. Pastaj kur u rrit, ndryshoi zakon. Nëna kulloste bagëtinë tutje nga fshati dhe Saliu sapo vinte nga shkolla, nuk e hiqte çantën e librave, por vinte në shtëpi kërkonte bukë dhe nuk hante brenda. Ai e merrte bukën me vete, e hante rrugës, merrte çantën e shkollës mbi shpinë dhe ikte me vrap tek nëna që ta ndihmonte për të ruajtur bagëtinë. Njëkohësisht mësonte dhe librat.

Çfarë i pëlqente më shumë, cilën nga lëndët e shkollës e hapte me më shumë dëshirë?

Kishte qejf të lexonte dhe i pëlqente leximi. Por edhe vjershat. Mbante mend shumë. Kishte dhe ka kujtesë shumë të fortë. Më kujtohet një ditë kur erdhi nga Boka (vend kullote për bagëtitë) me nënën, ndërsa po hiqte çantën nga shpina, filloi të recitonte vjershën e Oso Kukës. Dhe recitimi i tij zgjati, pasi vjersha ishte shumë e gjatë. E kishte mësuar në klasë dhe pasdite e përsëriste në shtëpi. E recitonte nëpër oborr, hynte dhe dilte atë ditë me “Oso Kukën” në gojë. Kishte një kujtesë që na befasonte të gjithëve. E kishte mësuar përmendësh teksa ruante bagëtinë. Pastaj ne kishim një gjë, detyroheshim të mbaronim detyrat shpejt dhe mësimet, pasi në darkë errësohej dhe në atë kohë nuk kishte drita. Shikonim vetëm me kandil.

Ka qenë fëmijë i rrëmbyer, nevrik?

Jo aspak. Ishte shumë i shtruar dhe merrte vesh të mëdhenjtë çfarë i thoshin. Kureshtar për të mësuar çdo gjë. E vetmja gjë që e bënte me nerva, nëse mund të thuhet kështu, ishte kur dëgjonte për ndonjë hajdut që vidhte. Kur Saliu ishte student, një shoku i tij kishte vjedhur në konvikt dhe ishte bërë një problem i madh, pasi drejtuesit e fakultetit donin që t’i jepnin një “ndëshkim” pasi kishte vjedhur. Ndaj mblodhën disa studentë të konviktit për të marrë mendimin e tyre ndaj shfaqjes së ulët të studentit. Mes tyre ishte edhe Saliu dhe ai nuk e ka mbrojtur, sepse nuk i duronte dot hajdutët. Dhe kur erdhi për pushimet e verës, Saliu na e tregoi si rast, pasi i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e studentit dhe ndonëse kishte dashur që ai të mos ndëshkohej, nuk e kishte mbrojtur. Hajdutëria ishte ajo që e nervozonte më tepër Saliun.

Kujt i ngjan më shumë Saliu dhe a e kishit menduar ndonjëherë se ai mund të ishte njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?

Saliu nga pamja ngjet më shumë nga nana, kurse me tip i ngjan babës. Ai ishte shumë i zgjuar, siç ishte dhe mixha Zeqiri, (xhaxhai). Të dy kishin emër shumë të mirë në Malësinë e Gjakovës. Saliu i donte shumë dhe ata e kanë mbajtur shumë afër. Ka mësuar shumë prej tyre. Ndërkohë që Saliu ishte fëmijë shumë i shkathët dhe shumë i zgjuar. Nuk mund të them se e çonin ndonjëherë ndërmend se ai do të bëhej i famshëm, por zgjuarsia e tij që në moshë të vogël, na bënte optimist ne të familjes, se shumë shpejt ai do të ishte dikush në jetë. Realisht ashtu ndodhi.

Si u “injektua” tek Sali Berisha besimi ndaj Zotit?

Të dy prindërit e mi kanë qenë besimtarë. Në mënyrë të veçantë baba, i cili kishte lidhje të hershme me hoxhë të shumtë që kishin studiuar apo qëndruar në Turqi. Madje edhe në kohë të monizmit baba i falte pesë vaktet. Mbaj mend, kemi qenë fëmijë të vegjël dhe ai na mblidhte të tre ne fëmijëve dhe na fliste për Zotin.

Ju ka ndodhur që të dëgjoni njerëzit duke e sharë, apo kritikuar Saliun dhe si jeni ndjerë? Si keni reaguar në raste të tilla?

Më ka ndodhur. Rasti i fundit është para pak ditësh. Shkova në dyqan që të bëja pazar dhe shitësja kishte të ndezur televizorin. Në ato momente ishte një kronikë lajmesh ku fliste Saliu për luftën kundër korrupsionit. Në çast hyn një grua, goxha në moshë dhe sapo e sheh në televizor Saliun reagon shumë keq. Shitësja që e dinte që unë isha motra e Kryeministrit, pa direkt nga unë, por nuk fola. Përkundrazi, ktheva kokën anash dhe nuk ia hodha sytë gruas që fliste për Saliun. Unë nuk reagoj. Është mendim i tyre dhe s’kam si të kundërpërgjigjem.

August 12, 2017 09:29
Komento

5 Komente

  1. Nero August 12, 12:21

    Prandaj u be hajdut me cizme e vodhi gjithe Shqiperine e u be pronari me i madh qe ka Shqiperia me hajdutlliqe e vrasje se e paska pa zet hajdutllekun?!?!?!?

    Pordhe me rigon fjalet e kesaj zonje qe do ta shese djallin sali per engjell!

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. August 12, 13:24

    Saliu na i paska patur inate hajdutet,po moj moter e saliut, po,por kure u kacavjerr pas pushteteve u be nje nga kryehajdutet me te medhej dhe vampire,aqe sa nuke kurseu as jo vetem bashkeudhetaret e tije ne kete palodemokraci allakomuniste-fashite-terrorriste,por dhe popullin dhe popujt.Per kujtese kujto kontrabandn e armeve me vendet ne lufte,e sidomos Kosoven nen milloshevicer,dhe skemat e frikeshme piramidale,grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare dhe private familjarisht shoqerisht nga fuqia e pushteteve qe la pas viktimave te eterve mijra te vrare e te gjymtyer, aqe sa nuke u vrane gjate luftes se dyte boterrore ne Shqiperi, dhe do te bindesh qe Sliu juaj jo vetem qe nuke i kishte inate hajdutet,por dhe i diligjonte ato,sikurse ate shokun student,por me nje ndryshim,kjo moster sali i shiste ato kur deshtonte dhe nuke kishte fare as turp dhe as namuz,se per bese as qe nuke flitej fare.E rendesishmja eshte per te,qe e paska degjuar se si cfryheshim shqiptaret per mostren sali qe kjo moter e grua ka mbajtur mbi supe.Zoti e meshirofte i qofte i lehet dheu gjithmone sipas moralit qe kishte.

    Reply to this comment
  3. MH August 12, 14:35

    Per mendet,apo per zgjuarsin e Berishes.Kam shembullin.
    Ne luften kunder vjedhjeve,korrupsionit e shiti veten budall.Me erdhi nji biznesmen dhe me afroi shume parash po une nuk e pranova te beja simbiozen.Jam i ndershem.Mileti i kerkonte.Ti si i ndershem.Denoncoi ne prokurori.Mos hesht.Ti vete a i the ndonjihere per kete simbiozen.Denoncoe .A po dhe ty te pelqen rreshqitja dhe lakmia per mbushje xhepit asht e pa shterrshme.

    Si inatgji i vjedhjeve.
    Kam shembullin:
    Kur Biznesmeni Zafir Ansar deklaroi publikisht nepermjet gazetes qe e bija Argita,mesa e yte i kerkonte 3 milion euro per te garantue licensen me firmen e vllait tend kryeminister qe nuk ia shpove syt se do kishim shpetuar prej tije.Nuk bezani as pak edhe pse i kishte inat vjedhesit.Bile,bile sa here qe ngriheshin gjyqe ndaj nipit Zeni dhe mbeses tende Argita kundershtaret humbisnin gjyqin dhe keto fitonin vec drejtesise pa drejtesi por dhe para.
    Vjershen si veshtire ta kete mesue ne klase.Autori i vjershes nuk lejohesh te lexohesh.Ishte i perjashtuar dhe kushdo qe merresh me veprat e Tija denohesh nga pushteti i kohes.
    Atje ma bagetit ka mundesi qe ta kete mesue.Por sot ne jete ne lidhje me patriotizmin e Oso Kukes vllau i yte ka dal renegat tradhetar.I ka falur msheftas hajdutshe detin grekut pa e diskutue ne kuvend popullor.Pra me kaq shembuj yt vella del kokrra e hajdutit me shume pasion.

    Reply to this comment
  4. XXXL August 12, 16:23

    Ali Baba Saliu nervozohej me ata qe vidhnin dhe nyk dorzonin haracin tek ai.
    I “nederhsem” si puna jote qe bere vile pa leje ne token e “xanun” trashgim nga Rama dhe Zeherjarja, rrace e qelbur.

    Reply to this comment
  5. perkthyesi August 12, 17:44

    Nga qe u be hajdut me damke dhe zjarrvenes i zellshem i ketij vendi, sot ky njeri, ne se do e konsideronim te tille, u be ndoshta, personazhi me i urryer i kombit! Fjalet e motres, per te cilen nuk kam asgje, jane fraza te clat nuk i kaperdin kush! Por, me e pabesueshmja qendron ne ate qe, nuk po i hyn ende asnje gjemb ne kembe! Nuk e di se c’duhet te besh me shume qe te shkosh ne qeli! Paradokse shqiptare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*