INTERVISTA / Arratia e mbesës së Faik Konicës nga Siria: Më ndihmoni, dua pasaportë shqiptare

October 12, 2015 10:55

INTERVISTA / Arratia e mbesës së Faik Konicës nga Siria: Më ndihmoni, dua pasaportë shqiptare

Mona Ajlani është sot 60 vjeçe. Në kokë mban një shami të bardhë, poshtë së cilës qëndrojnë dy sy të ftohtë, të akullt, të ujtë, bojëqiell të pastër.

Me një palë pantallona e xhaketë të zezë që i mbulojnë trupin, ajo ka lënë Damaskun e shkrumbuar nga bombardimet, ka kaluar nëpër Libi, mandej në Turqi derisa ka shkelur tokën shqiptare, falë një vize 90-­ditore që iu dha nga ambasada shqiptare në Egjipt, mbasi një banor i Vorës paraqiti për të një garanci.

I ka ende të freskëta kujtimet e luftës, shtëpinë e bombarduar në një zonë të kthyer ushtarake, imazhet e fundit të së motrës që u nda nga jeta, rrugët e shkreta, qytetin fantazmë që kontrollohet nga policia e shtëpinë nga e cila e nxorën me përdhunë vetëm me rrobat e trupit.

Atje, veç varreve të babait, nënës, motrës e tezes, nuk e pret asgjë. Kur të gjithë sirianët e tjerë lanë vendin e u nisën drejt Gjermanisë, Mona Ajlani udhëtoi drejt Tiranës.

“Jam gjysmë shqiptare. Ime më ishte Merushe Konica, vajza e Mehmet Konicës. Vendosa të vij këtu pasi flas shqip dhe ndjehem shqiptare. Nuk do ndihesha askund njësoj”, rrëfen ajo për “Gazeta Shqiptare”.

Në çantën që mban në krah ka disa dokumente të vulosura nga Ministria e Jashtme siriane, siç është çertifikata familjare. Për të marrë ato vula i është dashur të udhëtojë mes ‘raketave’ që çanin qiellin, por pa to, dokumentet nuk do të kishin vlerë.

“Që të vija në Shqipëri, duheshin dokumentet. I kam marrë me vështirësi, por duhej t’i merrja. Atje nuk mund të rrija më: nuk kam as shtëpi e as njeri. Shtëpia ku jetoja unë është bombarduar. Për një muaj kam fjetur ku kam mundur, derisa erdha këtu”.

Gishtërinjtë e gjatë shtrëngojnë fort çantën, ndërsa gjatë rrëfimit të kalvarit të saj, shpesh bojëqiellja zbehet kur sytë i rrëmbushen me lot. Tri vite më parë, në Shqipëri erdhi Randa, kushërira e saj që pasi mori nënshtetësinë shqiptare, jeton në Kosovë. Atëkohë, Mona priti të ikte e motra e sëmurë. Tri vite më pas, ajo është e vetme, në Tiranën që e njohu në vitin 1994. Pasardhëse e Konicës dhe e Toptanëve(e ëma Edibe Zavalani ­Konica), Mona rikthehet për të jetuar pjesën tjetër të jetës duke i kërkuar shtetit shqiptar nënshtetësinë, nëse ky shtet, do të mund të gjejë vend, për ata, shqiptarët e harruar të Sirisë.

Kur Mehmet Konica vdiq në Itali, e shoqja, Edibja me dy vajzat: Merushen dhe Lavdien, kishin mbetur në Tiranë, madje regjimi i kish dënuar me vdekje. Atëkohë, anglezët bënë një marrëveshje me Enver Hoxhën, marrëveshje nga e cila, tri femrave të familjes Konica iu shpëtohej jeta. Sipas kësaj ujdie, Enver Hoxha binte dakord që Edibja, Merushja dhe Lavdie Konica të shkonin në Itali, me kusht që nipi i Enver Hoxhës, që vuante nga një sëmundje e rëndë, të merrej për kurim nga Italia me helikopter.

Për këtë marrëveshje biseda është bërë me Koçi Xoxen, por për interesat e Enver Hoxhës. Xoxe dhe anglezët kanë bërë bisedime, nga të cilat përfitonte familja e Mehmet Konicës dhe nipi i Enver Hoxhës(histori e rërfyuer nga familja e M.Konicës). Ndërkohë që Edibe (Zavalani) Konica(mbesë e Toptanasve) me të bijat ndodhej në Itali, Ahmet Zogu takon presidentin sirian Shukri Kuvetli dhe i kërkon të strehojë në Siri familjen e Konicës dhe kështu u bë. 70 vite më vonë, mbesat e Mehmet Konicës janë rikthyer ne atdhe, duke kërkuar që atdheu ti pranojë, në tokën që dikur e lanë për shkak të komunizmit. Ikën prej këtej për t’i shpëtuar vdekjes dhe rikthehen po për ti shpëtuar vdekjes.

­Mona ku keni jetuar deri tani?

Kam jetuar në Siri, në Damask. Kam qenë në të njëjtin qytet me Randën. Kam lindur aty, jam shkolluar dhe jam rritur aty. Kam kaluar gjithë jetën në Damask.

­Si ka qenë jeta juaj atje prej tri vitesh kur ka shpërthyer lufta?

Jeta ka qenë shumë e vështirë. Në çdo sekond jetonim me frikën se mund të binte raketa. Pas shtëpisë sime ranë dy të tilla, ne shpëtuam, por u dogjën dy taksi. Gjithsesi, kishim shumë frikë për jetën. Lufta atje vazhdon dhe bëhet gjithnjë e më e ashpër. ­

Ku bëhet lufta, në qytetet e mëdha?

Më shumë në periferi. Po unë jetoja në periferi të Damaskut. ­

Pse qëndruat deri tani?

Kisha motrën të sëmurë, në koma. Ajo vdiq para 8 muajsh. Prej asaj dite, unë nuk kisha më pse rrija atje dhe vendosa të iki. ­

A patët vështirësi për të hyrë në Shqipëri?

Luan Shehu, një mik i familjes sime nga Vora, më dërgoi garanci dhe një deklaratë që më pret. Dërgova pasaportën në ambasadën shqiptare në Egjipt dhe meqë kisha një garanci, më lejuan të vija me vizë 90-ditore. ­

Pse nuk lejohet ardhja në Shqipëri?

E di që ka probleme, ndaj kërkova vizë përmes garancisë. E dërgova në ambasadën shqiptare me postë dhe ma kthyen po me postë.

Çfarë rruge bëtë për të ardhur?

Ika nga Siria në Liban, nga Libani në Stamboll dhe më pas në Tiranë.

Çfarë kërkoni nga shteti shqiptar?

Dua leje qëndrimi që të rri në Shqipëri, dua nënshtetësinë shqiptare. Nëna ime dhe e Randës (Konicës) ishin motra. Unë nuk kam marrë leje qëndrimi, unë kam marrë vizë si turiste. Nëse kalojnë tre muaj, çfarë do të bëhet me mua? Duhet të iki? Po ku të iki nëse dëbohem nga Shqipëria?

­Shtëpia juaj në Siri është djegur?

Po, se jetoja në periferi. Ajo u bombardua. Gjithsesi, tani atje në zonën ku ishte shtëpia ime, është zonë ushtarake, nuk hyn dot më. ­

Si e ke mësuar shqipen që e flet në gjuhë letrare?

Në shtëpi, me gjyshen, me nënën e me tezen. Banonim bashkë e kemi folur shqip. Kam lindur më 1954­-ën dhe kam jetuar me gjyshen gjatë. Në shtëpi flisnim shqip, jo arabisht. Edhe tezja fliste shqip. Edibe ka pasur dy vajza kur iku nga Shqipëria, që në atë kohë ishin rreth 25 vjeçe. Të dyja ikën nga Shqipëria të rritura e flisnin mirë shqipen dhe e mbanim mend, ndaj në shtëpi ne flisnim shqip. Pasi vdiq nëna dhe u sëmur motra, atëherë e flisja më pak se nuk kisha me kë. Fqinjët tanë sirianë e mësuan shqipen nga ne. ­

Sa shqiptarë ka në Siri nga brezi i ikur rreth viteve 1900?

Ka nga ata që kanë shkuar atë kohë. Pastaj ishte një kohë kur mbreti Zog dha urdhër të hiqen perçet, ato që nuk donin t’i hiqnin, ikën në Siri. ­

Si quhen shqiptarët e Sirisë atje?

Arnautë. Ka shumë të tillë, është pothuaj një lagje me 1000 a më shumë shqiptarë. ­

Janë akoma në Siri apo kanë ikur?

Disa kanë ikur e disa janë ende atje. ­

Shqiptarët atje me se merren, me se jetojnë?

Punë të ndryshme kanë bërë. Asnjë nuk merret me politikë. ­

Pra, nuk janë të përfshirë as në luftime?

Jo. Aspak.

­Njihen si shqiptarë ata?

Varet nga njerëzit. Disa nuk njihen si shqiptarë, sepse nuk e tregonin origjinën. Nuk donin që të njiheshin si të ardhur në Siri, jo se kishin probleme, por kështu ishin.

­Po familja juaj?

Ah, për ne e gjithë bota e dinte se ishim shqiptarë. Nuk e di pse nuk donin, por kur erdhi mbreti, nuk donin as ta shihnin./GSH

October 12, 2015 10:55
Komento

12 Komente

  1. elio October 12, 11:20

    Pervec humanizmit, fisi i kesaj zonjes eshte i nderuar dhe ka qene i persekutuar…Kemi dhjetra vite qe paguajme shperblimet e hajduteve qe u vetequajten te persekutuar e jo me kete zonjen per nje pasaporte….

    Reply to this comment
  2. katarakti October 12, 12:20

    Duhet te ia japin shtetesine per 24 ore. Aq me shume qe e kane ruajtur gjuhen shqipe. Gjermania po pranon refugjate nga fundi i Dheut, ne te bejme naze per nje bashkatdhetare tonen?!

    Reply to this comment
  3. skifteri October 12, 15:34

    eshte i detyruar shteti shqiptar ti jape shtetesin .Kjo me befason se si ka ruajtur gjuhen shqipe dhe e flet.!

    Reply to this comment
    • Jeton Krasniqi February 14, 06:27

      i nderuar Skifteri ne pamje te saj tregon se ajo asht ni Muslimane edhe ne parime Fetare ni Musliman/e e ka obligim te ruaj identitetin Kombetar , Gjuhen , traditen , zakonet atje asht shtet Musliman ajo asht arsyja pse flet shqip nese ke informata mund te informohesh te ndoni i aferm qe asht Musliman te tregon me gjersisht respekt

      Reply to this comment
  4. era October 12, 15:52

    Kemi pare emigrante te Greqise qe kur vijne me pushime ne Shqiperi flasin greqisht… mos ja u pre gjuhen pastaj… Mona eshte zonje e nderuar dhe mjafton qe kane mbajtur te gjalle gjuhen shqiper meritojne shume..

    Reply to this comment
    • Genti February 14, 06:54

      Ne radhe te pare i takon se ka orgjine shqiptare, te tjerat jane histori personale edhe po te mos kishte treguar kete histori prape i takon te mare shtetesi shqiptare. Ne radhe te dyte z. era , me vjen keq qe shprehesh ne kete menyre per emigrantet e greqise sepse emigranti shqiptar ne greqi as njihere nuk eshte mbeshtetur nga shteti shqiptar sepse greku kudo ne bote ka shkolla greke plus kishave qe investojne, po ne c’ far kemi mbeshtetje? Hic asgje. Por mos u largo larg le te qendrojme ketu ne shqiperi ne kohen e turkut pse ne ndryshyam fene nga kaure ne myslymane ndersa grekerit qendruan nje fe nje besim dhe ja ku jane prandaj te lutem shume jo t’jua presim gjuhen sepse me te prere nuk jua meson shqipen por thuaj le te hapim mesonjtore shqipe ne greqi qe te flasin dhe ata kete gjuhe kaq te bukur .

      Reply to this comment
  5. demo October 12, 15:53

    Shtet Albanistani i ka dhene nenshtetesi shqiptare lloj lloj talebani,jo ketyre zonjave te verteta qe jane tapia e gjalle e fisnikerise shqiptare.Mehmet Konica,i gjyshi i saj ka qene themelues i Vatres dhe kryetar i bashkise se Korces,vellai i madh i Faikut te pavdekshem…Ah mor bejlere shqiptare, o dyert e medha,si ju syrgjynosi bushtra Gjirokastres bashke me llumin e proletariatit.!

    Reply to this comment
  6. Arben October 12, 15:55

    TURP PER NE KU KEMI RENE.

    Reply to this comment
  7. yy le October 12, 16:45

    se pari turp per ju ku keni rene e vazhdoni te bini, kur k.minister qe u gjakosi keni mbajtur per gati 20 vjet nje udb-ash, dhe me pas keni pasur per minister dhe keni per kryetar te partise me te madhe ne opozite nje boshnjako-serb. (e dini vete kush eshte). per kete zonjen mjafton te behen pak hetime dhe gjerat sqarohen shpejt e shpejt kush eshte nga vjen dhe si i perket fisit konica edhe po te mos i perkase prape eshte ne dinjitetin e shtetit shqiptar tu ofroje mbase edhe qytetarine personave me prejardhje shqiptare qe gjenden ne veshtersi, me kusht qe te mos kene ndermarre iniciativa kunder shqiperise a shqiptareve dhe te mos ket rrezik se do te ndermarrin te tilla inisiativa edhe ne te ardhmen, nga ana tjeter ka sh mundesi qe edhe shqiperia te kete detyrimin ti ofroje te pakten azil e mbrojte nderkombetare kesaj zonjes nese ka nenshkruar pa rezerve (do ish rezerve e trashe nje et ille) traktatet nderkombetare perkatese, nderkohe shkoni dhe mbytuni ne shurren tuaj se aq meritoni, kur nenshetesine shqiptare e kane marre kushedi sa mafioze turq, terroriste islamike dhe lloj lloj jevgjish nga siria libani e zona te tjera te azise se vogel te cilet me shqipatret nuk i lidh asgje, ashtu si edhe udb-ashin plak dhe boshnjako-udb-ashin, kryetar te opozite, te cilet nenshetetsine shqiptare se kane per gajle se fundja si lidh gje me ate vend. ndersa juve jeni turpi i stergjysherve. aq me teper pastaj kur lexon komente me qarje per syrgjynosjen e dyerve gjoja te medha shqiptare krejt anadollake dhe plotesisht pergjegjese per gjendjen e mjeruar ku ndodhej shqiperia para luftes se dyte boterore ndersa keta karafile prishnin gjakun e fukarase neper hotelet e europes. shkoni shkoni hani buken e hyzmeqarit se ate vend i ken pergatitur vetes

    Reply to this comment
  8. Aurelius October 12, 16:55

    Mire mire plaka qe eshte shqiptare po pse nuk eshte kujtuar njhehere para lufte?

    Reply to this comment
    • elio October 12, 17:17

      Tani eshte ne hall ore ti, si te gjithe te tjeret kerkond ndihme, ka ardhur edhe here te tjera(thote qarte) dhe gjuhen shqipe di mire pra identitetin e kane ruajtur prej qindra vjetesh…Zonja eshte mbesa e Konices dhe e Toptaneve(pervec esat toptanit te zi kane nxjerre bura shteti qe shqiperine e kane nderuar)…sa i perket atij injorantit komunist qe ka shkruar (yy le) po flet me te njejten gjuhe qe fliste QELBESIRA HOXHA, qe na vrau e degdisi per dhjetra vite dhe masakroi gjithe klasen intelektuale shqipetare (ne ato kohera ishin keshilltare presidentesh e nip sternip princerish e mbreterish)….Ky teveqel nuk di se kush eshte e nuk ka respekt per veten e tij e jo me per nje zonje qe sot kerkon ndihme dhe familja e saj i ka dhene aq shume Shqiperise sa nje pasaporte per te eshte nje luge uje ne detin e kontributeve….

      Reply to this comment
  9. Mark .uk October 12, 17:21

    Kjo duket si Siriane,nuk ka mundesi te jete ajo qe thot jam.

    Reply to this comment
  10. nipi i konices October 12, 17:51

    Po avash o Demo, po pse e beson vertet ti qe ato ishin denuar me vdekje. Nje grua me dy femije vajza. Po aman e c’jane keto brockulla. Familjet mund te kene qene te internuara por vetem familjet e e krimineleve. Nga cfare familje, qofte dhe kolaboracionte, keni degjuar t’ju vritej gruaja me femije. Po aman se na cmendet me peralla. Genjeshtra me bisht.
    Degjuat ju te vritej familja e Hasan Dostit apo Xhelal Staraveckes. Kriminela lufte, duart lyer me gjak. Familjet ja u internuan po, por svrau njeri gra e femije.

    Ne artikull thuhet “Atëkohë, anglezët bënë një marrëveshje me Enver Hoxhën, marrëveshje nga e cila, tri femrave të familjes Konica iu shpëtohej jeta. ” Si s’ka dale gjekundi nga anglezet ky fakt por i ulin e i ngrene keto historira kushdo vjen nga keta, per te kerkuar prona a per te marre pashaporte (pastaj vjen prona).
    Edhe gjoja per keto fakte ja fusin kot. Eshte e disata here qe e lexoj neper gazeta.
    Per te ikur, ne ate kohe ka ikur familja e baba Rexhepit (http://bektashiorder.com/baba-rexhebi), motra e tij qe e terhoqi dhe strehoi ne Amerike, Rexhepin e aratisur ne Turqi .
    Ajo, Zejnep Cuci ish e martuar me kushuririn e Enver Hoxhes dhe ka ikur me vjehrin (nje tregtar dhe pronar i madh tokash) e vjehren e saj. Ne saje te kesaj pasurie Rexhepi hapi teqene ne Detroit.
    Per hir te se vertetes, keta persona qe “udhetuan me ta” duhet te mbajne mend qe bashkeudhetaret ishin gra dhe nje plak.
    Tani kush te llape e te genjeje me shume. Na cmendet me rena. Merruni mo me dritat, se skish gjithe Tirana drita dje, pa le rrethet se ato si ka ne refene njeri:-(
    Ose gezojuni fitores ndaj Armenise:-)

    Reply to this comment
  11. Sahem February 13, 20:16

    Nese shqiptaret i shpetuan hebrejt dhe per çfar shkaku te mos ijepet mundesia edhe kesaj plakes qe te jetë e shpetuar sa do pak ashte shqiptare dhe prej familjes madhe tregohi pak ne ketë momentë të nderlikuar human dhe mosë shiqoni q imen ne vezë gjithmon.kemi qenë human edhe kesaj radhe duhet të jemi tung dhe shpresoj se jeta e kesaj zonjes do te shpetohet .

    Reply to this comment
  12. Hoka February 16, 09:15

    Nuk besoj qe do diskutohet kjo pune duke marre parasysh se mbes e kuj ashte , po edhe mos te jete athu duhet ta debojne ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim