Intervista me Myfit Mushin / Mehmeti-Hrushovit: Turpi ju mbuloftë! (PJ.II)

October 3, 2016 11:30

Intervista me Myfit Mushin / Mehmeti-Hrushovit: Turpi ju mbuloftë! (PJ.II)

Përkthyesi i Enver Hoxhës tregon atmosferën tejet të tensionuar në prag të mbledhjes së 81 partive. Përpjekjet e Hrushovit për të zbutur palën shqiptare dhe përmendja e prishjes së marrëdhënieve, baza e Vlorës dhe dalja nga Traktati i Varshavës…

(Vijon nga numri i kaluar)

Ishte e natyrshme që më tej biseda me Myfit Mushin të vijonte me takimet që ne paralajmëruam dje me udhëheqjen më të lartë sovjetike në 10 dhe 12 nëntor 1960. Ai ka shumë detaje të tilla nga Enveri, Mehmeti por edhe nga Hrushovi dhe udhëheqës sovjetikë të asaj kohe. Rëndësia e atyre takimeve qëndron në faktin se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe vetë Nikita Hrushovi i kushtonin shumë vëmendje marrëdhënieve me Shqipërinë. Një vit më parë, më 1959 Hrushovi bëri një vizitë të paparë në Shqipëri ku qëndroi për dy javë. Asnjë udhëheqës nuk e ka bërë këtë. Por duhet të vendosemi në kohën kur zhvilloheshin ngjarjet për të kuptuar thelbin e tyre. Ishte kulmi i luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe Shqipëria ishte në vijën e parë të përballjes, menjëherë pas perdes së hekurt. Vëmendja dhe kujdesi i sovjetikëve ndaj Shqipërisë e kishte këtu arsyen. Pavarësisht nostalgjisë për miqësinë me rusët, që vazhdon të shfaqet edhe pas afro 60 vjetësh, duhet pranuar se qëndrimi i Enverit në Moskë ia rriti atij dhe Shqipërisë prestigjin në nivel ndërkombëtar.

Pavarësisht se Myfit Mushi ka një qëndrim të qartë për ato që kanë ndodhur dhe iu përmbahet thuajse plotësisht dokumenteve të botuara, janë disa detaje dhe insinuata që e bëjnë mjaft interesant rrëfimin e tij./ Bisedoi dhe përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 

****

Takimi i 10 nëntorit 1960. Enveri përplaset me Mikojanin

Unë hyj direkt në temë. Dy ditë pas takimit me Andropovin, erdhi takimi i Enverit me Mikojanin, Kozllovin, Susllovin e të tjerë. Si shkoi ai takim?

Myfit Mushi përgjigjet: Nuk kish si të ndodhte ndryshe. E kishte marrë ferra uratën. Natyrisht që do të vazhdonte në vijën e takimit të parë. Ky takim vetëm sa u ngrit në një nivel më të lartë, por nuk ndryshoi gjë në rrjedhën e ngjarjeve. Ata erdhën në vilën tonë dhe që në fillim u duk se ai do të ishte një takim shumë i tensionuar.

I kërkoj Myfitit të më sjellë detaje nga ai takim, dhe ai më thotë:

Ja një fragment nga ai takim, siç e kam shënuar unë, pasi unë isha përkthyes i atij takimi.

Myfit Mushi tregon se në atë takim Mehmet Shehu e ka quajtur oportunist:

Më ka qëlluar vetëm një herë të bëj ndërhyrje gjatë përkthimit për të saktësuar një shprehje të Enverit. Në mbledhjen e Moskës, për të cilën kam folur e do të flas më vonë, para fillimit të saj, në vilën ku ishte vendosur delegacioni shqiptar, erdhi për një takim paraprak një delegacion i partisë sovjetike, i kryesuar nga Mikojani. (Mikojani në atë kohë ishte anëtar i Byrosë Politike dhe zëvendëskryeministër i Bashkimit Sovjetik).

Cilat janë përshtypjet e mia nga ai takim?

5Mund të them vetëm kaq: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë shumë të tensionuar. Enver Hoxha herë pas here përdorte shprehjen “ne jemi marksistë-leninistë dhe problemet duhet t’i trajtojmë në këtë frymë”. Qysh në rastin e parë, Mikojani e ndërpreu: “Pra, ju qenkeni marksistë-leninistë, kurse ne jo!”. Pak më vonë Enveri përdori të njëjtën shprehje. Edhe Mikojani përsëriti të njëjtin reagim.

Më duhet të theksoj se deri atë ditë partia jonë ende nuk i kishte quajtur revizionistë udhëheqësit sovjetikë. Pas reagimit të përsëritur të Mikojanit, u ndodha shumë ngushtë. Duhet të bëja një sqarim. Mora parasysh edhe pasojat e rënda, por e kisha detyrë si përkthyes. Ndërhyra: “Shoku Mikojan, me sa duket e kam unë fajin. Po sqaroj se kur shoku Enver thotë ‘ne jemi marksistë-leninistë’, ka parasysh jo vetëm palën shqiptare, por të dyja palët”. Me bisht të syrit vura re fytyrat e Enverit dhe Mehmetit. Asnjë lëvizje. Vazhduan bisedimet, por këtë që bëra unë, do ta shohim thashë me vete, se dardha e ka bishtin prapa…

Bisedimet morën fund. Të gjithë ngihen në këmbë. Më afrohet Mikojani, më vë dorën mbi sup e më thotë: “Ju jeni marksist-leninist”. Menjëherë reagoi Mehmet Shehu: “Jo, ky është oportunist!”. Për fat të mirë, kaq ishte dhe ‘bishti i dardhës’. Me sa duket ndërhyrja ime u quajt me vend…

Sidoqoftë më interesante është ajo se çfarë u bisedua midis delegacionit të PK të BS të kryesuar nga Mikojani dhe delegacionit shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha më 10 nëntor. Pas dështimit të përpjekjeve të Jurij Andropovit dy ditë më parë, pala sovjetike e ngriti nivelin e përfaqësimit, duke dërguar një ekip që vinte menjëherë pas Hrushovit në hierarkinë e partisë sovjetike. Ky takim ka qenë më i gjatë, me akuza dhe kundërakuza dhe, sikurse dihet tashmë përfundoi pa asnjë rezultat për të bindur palën shqiptare që të ndiqte rrugën e Hrushovit.

Takimi

Ja si e tregon Myfit Mushi atë takim sipas shënimeve personale të tij:

Në atë takim morën pjesë nga pala sovjetike A. Mikojan, F. Kozllov, M. Susllov, P. Pospjellov dhe J. Andropov. Delegacionin tonë e kryesonte Enver Hoxha, ndërsa të tjerët ishin Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia. Në atë takim u shfaqën hapur divergjencat dhe rrebeshi që po afronte për marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. Për herë të parë aty u fol për bazën ushtarake të Vlorës dhe për mundësinë e daljes nga Traktati i Varshavës…

Ky takim u zhvillua gjashtë ditë para se Enveri të fliste në mbledhjen e 81 partive.

Mikojani e mori fjalën i pari duke shprehur keqardhjen për mosmarrëveshjet që kishin lindur midis PK të BS dhe PPSH. Ai akuzoi Partinë e Punës se ajo ishte shkaktare e mosmarrëveshjeve, se kjo, pra PPSH nuk ushqente më ndaj PK të BS atë besim që ushqente më parë. Mikojani akuzoi ushtarakët shqiptarë në bazën e Vlorës se po sillen ndryshe me ushtarakët sovjetikë, ndërsa pyeti: “Mos doni të dilni nga Traktati i Varshavës”? Pastaj ai zbuti tonet duke thënë se udhëheqja sovjetike dëshiron zgjidhjen e keqkuptimeve në rrugën më të drejtë. “Na thoni ku i kemi gabimet, ne nuk zemërohemi. Ne zemërohemi kur ju bisedoni prapa shpine”.

Enveri ia ktheu menjëherë: “Na thoni kur dhe ku ne kemi biseduar prapa shpine kundër jush? Ne shqiptarët e kemi zakon, asnjëherë nuk bisedojmë prapa shpine.” Pastaj ai foli për gjendjen në bazën e Vlorës, duke paraqitur një tablo të ndryshme nga ajo e Mikojanit dhe tha “t’i marrin shqiptarët nëndetëset”. “BS na la vendin pa bukë duke anulluar marrëveshjet. Bëhen kërcënime për të na përjashtuar nga Traktati i Varshavës (ambasadori dhe disa gjeneralë). Ambasadori ndërhyn paturpësisht në punët tona. Ai pyet gjeneralët tanë: me kë është ushtria?”

Ndërhyn Kozllovi: Ambasadori ynë nuk është shumë i zgjuar, sidomos politikisht…

Enveri doli në një temë tjetër: Unë ju kam pyetur pse e hoqët Zhukovin, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ne kishim grurë vetëm për 15 ditë dhe u detyruam të blejmë në Francë. Tregtari francez u çudit dhe na kujtoi se kemi marrëveshje me sovjetikët… Dhe ne prapë nuk ua treguam të vërtetën francezëve.

Ndërhyn Mehmet Shehu:  Rëndoftë turpi mbi ju, shoku Kozllov, që i lejoni vetes t’i jepni ultimatume Shqipërisë: “Me ne, ose me Kinën!”

une-dhe-mushiNë atë takim u diskutua edhe çështja e Stalinit. Mikojani thotë se e ka dashur Stalinin, mirëpo “dhjetë vitet e fundit Stalini nuk më thërriste në mbledhjet e presidiumit të partisë…”

Hidhet prapë Mehmet Shehu: Ju e kini pështyrë Stalinin. Çfarë shkruat për 70 vjetorin e tij e çfarë thatë pas vdekjes. Çfarë aktori!

Pak a shumë kështu u mbyll ai takim pa arritur asnjë gjë konkrete. Sidoqoftë, kur të gjithë u ngritën, Enveri më porositi t’i mbaja pallton në dalje Mikojanit. Aty u zhvillua ky dialog në këmbë:

Mikojani: Stalini nuk kishte qejf t’i mbanin pallton…

Enveri: Nga modestia.

Mikojani: Jo, kishte frikë se e quanin plak.

Enveri: Stalini ishte modest.

 

Takimi i Enverit me Hrushovin në Kremlin

Më 10 nëntor, më në fund delegacioni shqiptar pranoi të takohej me delegacionin sovjetik në Kremlin. Ishte një ballafaqim i drejtpërdrejtë midis Enverit dhe Hrushovit, para mbledhjes së madhe dhe aty mund të thuhet se u nda përfundimisht shapi nga sheqeri. Përfundimi i asaj mbledhjeje ishte i hidhur, me fyerje dhe kërcënime. Po a është i vërtetë episodi kur Hrushovi e krahasoi Enver Hoxhën me Makmilanin dhe cili ishte reagimi i shqiptarëve.

Myfit Mushi, gjithnjë sipas kujtimeve me shkrim që ka mbajtur nga ajo kohë, vazhdon të tregojë:

Nga pala sovjetike morën pjesë Hrushovi, Mikojani, Kozllovi, Andropovi. Delegacioni shqiptar përbëhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia. Atmosfera ishte mjaft e nderë. Dhe ja disa nga replikat kryesore:

Hrushovi: S’e di çfarë ka ngjarë midis nesh pas vizitës sime më 1959. Nëse edhe atëherë ju ishit të pakënaqur ndaj nesh, unë duhet të jem i trashë dhe shumë naiv që nuk e kuptova këtë. Përveç fjalëve të mira, ne atëherë nuk kemi thënë asgjë, në qoftë se nuk përmendim shakatë e veçanta siç është ajo që bëra me shokun Mehmet Shehu lidhur me plepat. (Gjatë vizitës në Shqipëri më 1959, Hrushovi tha se plepat ndanë rrugëve tona automobilistike të zëvendësoheshin me fiq e kumbulla).

Enveri: Shakaja me plepat këtu s’mund të ketë vend këtu.

(Në vijim replikat e ndërsjellta lidhur me shkaqet e prishjes, sidomos për mbledhjen e Bukureshtit dhe qëndrimin e PPSH).

Enveri: Ambasadori juaj pyet gjeneralët tanë: me kë është ushtria?

Hrushovi: Po qe kështu, ambasadori ka bërë budallallëk…

Enveri: Budallallëku i një budallai mund të falet, por kur përsëritet, ai është bërë vijë…

Hrushovi: Po, kjo është e vërtetë…

Enveri shtron çështjen se çfarë thuhej për Shqipërinë në letrën drejtuar PK të Kinës.

Mikojani: Ai ishte mendimi ynë.

Hrushovi: Si është puna me Liri Belishovën dhe qëndrimin ndaj saj? Po për Koço Tashkon, të cilin s’e kam parë as në fotografi.

Mehmeti: Po të doni jua dërgojmë ne fotografinë e tij.

Hrushovi flet për bazën e Vlorës: Shoku Enver, mos e ngrini zërin. Nëndetëset janë tonat.

Enveri: Tuajat dhe tonat, ne luftojmë për socializmin. Territori është yni.

Hrushovi: Ju nxeheni, ju më keni pështyrë, me ju nuk mund të bisedosh…

 

Më tej, Myfit Mushi tregon finalen e këtij takimi:

Po afronte fundi i takimit dhe gjakrat ishin nxehur shumë. Këtu është ai episodi me Makmilanin dhe si reagoi Mehmet Shehu.

Enveri: Ju gjithnjë thoni se ne jemi gjaknxehtë.

Hrushovi: Ju shtrembëroni fjalët e mia. (Pastaj, duke u kthyer nga unë): Përkthyesi a e di rusishten?

Unë me gjysmë ironie: Pakëz…

Enveri: Mos u kapni pas përkthyesit, ai e di fort mirë rusishten. Edhe unë e kuptoj. Unë ju respektoj, edhe ju duhet të më respektoni.

Hrushovi: Kështu me mua ka dashur të bisedojë Makmilani.

Mehmeti: Shoku Enver nuk është Makmilan. Merreni mbrapsht atë që thatë!

Hrushovi: Po ku ta fus?

Mehmeti (ngrihet nga vendi dhe përkulet mbi tavolinë  duke drejtuar gishtin nga xhepi i Hrushovit): Futeni në xhepin tuaj!

Hrushovi (duke parë instinktivisht xhepin e tij): Jo, nuk mundem.

Në këtë moment Mehmeti propozon të ndërpriten bisedimet. Të njëjtën gjë bëri dhe Hysniu. Delegacioni ngrihet si me komandë dhe braktis sallën. Unë ndoqa menjëherë Enverin, duke lënë prapa Mehmetin dhe të tjerët. Pasi bën disa hapa, Mehmeti kthehet dhe i thotë Hrushovit rusisht: Pozor, vam, pozor! (Ju mbuloftë turpi).

Në përfundim të kësaj pjese të dytë të bisedës, Mysfit Mushi, përkthyesi i Enver Hoxhës, thotë:

Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë. Kjo që po them është plotësisht e vërtetë. Se si është deformuar më vonë dhe si mund ta deformojnë disa këtë të vërtetë, është tjetër punë. Unë iu them vetëm kaq: Nuk ishte e lehtë t’ia thoshje këto fjalë Hrushovit, udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, mu në zemër të Kremlinit!

 

 

 

Vijon

Nesër do të lexoni:

-Çfarë ndodhi në sallën Georgievskaja pas fjalimit të Enver Hoxhës

-Fyerjet dhe sharjet e Hrushovit dhe reagimi i palës shqiptare

-Porosia e Mehmetin për përkthyesin dhe një kërkesë e Andropovit…  

 

 

October 3, 2016 11:30
Komento

18 Komente

  1. Bushi October 3, 13:07

    Shikoni dhe degjoni o njerez,o shqipetare! Ja kush ka qene ENVER HOXHA dhe e gjithe udheheqja e asaj kohe.Ka qene i madh,trim,dhe largpames.Ai ka qene nje nga udheheqesit me te medhenj te popullit shqipetare,qe ka dijtur te mbroje te drejtat dhe inegritetin e shqiperise.Ai perball nje fuqie te madhe boterore siç ishte BRSS-ke, nuk u perkul kurre para presioneve te Hrushovit.Ne ate kohe ENVER HOXHA fitoi simpatin e popujve te shume vendeve te botes perparimtare.Socializmi eshte nje rend perparimtar,human dhe sjell begati.Por kundershtaret kapitalist e kuptonin se nga socializmi po i vinte fundi,u versulen me te gjitha mjetet e mundeshme,deri sa e denigruan dhe e shkaterruan.Por popujt e botes e dine mire se jeta ne socializem eshte me e mire dhe me e lumtur,por nuk e le propaganda e shtrember imperialist,kapitaliste se do qe ajo te sundoi boten.Por nje dite socializmi do te triumfoi,pasi eshte e interesuar vete klasa punetore e botes.Nuk do shtypje dhe shfrytezim te njeriut nga njeriu.Sot punetori ne europe punon te pronari 10 ore ne dite,dhe kur vjen fundi i muajit,pronari nuk i jep pagen.Kjo eshte pdrejtesi,qe ne socilaizem nuk ekziston.Edhe Enver hoxha per kete luftonte,por e hengren ne pabesi,siç del sot komunisti fanatik Sali Berisha,qe shkatrrio çdo gje te mire qe kishte ndertuar populli me Enver hoxhen ne udheheqje.Ka shume njerez qe keto qe po them une nuk i pranojne,sepse ,o jane kundrshtar te Enverit,ose nuk e njohin fare kohen e socialimit,per te cilet po hidhe balte padrejtesisht.

    Reply to this comment
    • cezari ballkanit October 3, 17:07

      Me thene te verteten nuk me pelqen kjo politike editoriale e Dites me Enver Honxhen se e ka kaluar masen biles aq shume sa po mendojme qe behet per te harruar VDEKJEN E SHTETIT SHQIPTAR

      …………..

      ne historine boterore eshte nje rast i vecante dhe ndoshta me i guximshmi per te gjitha kohrat

      ……
      Ajo qe nuk kuptoj akoma dhe sot eshte se pse shteti amerikan atehere mbajti nje qendrim akoma me armiqsor…

      …..
      Ishte koha kur XHON KENEDI u friksua kur shkoi HRYSHOVI NE KUBE….kurse enveri i tundi gishtin hryshovit ne moske

      …..
      Edhe NE KOHEN E SOTME ndersa zoti OBAMA pajtohet me armikun me te madh te amerikes FIDEL KASTRON q e drejtoi rraketat ne 1961 ne washington…..ndersa shqiperine e enverit edhe atehere dhe sot e kane lene nen dore te antishqiptarve sali dhe elez biberi..me nje edi rame qe eshte bere fantazem

      NJIHUNI ME NJE NGA PERLAT E HISTORISE OKB…ku amerika dhe rusia behen bashke kundersh shqiperise

      LUFTA DIPLOMATIKE E SHQIPËRISË

      Duke hulumtuar në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.

      Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.

      Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.

      KONTRIBUTI REAL I SHQIPËRISË

      Ashtu sikurse edhe e pamë, kontributi i Shqipërisë nuk konsiston në pranimin e Kinës. Duhet të theksohet se në këtë kohë SHBA-ja, Presidenti Nikson dhe Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, ia kishin dalë të riformulonin politikën amerikane në lidhje me marrëdhëniet me Kinën. Njëra nga garancitë që iu dha kryeministrit të atëhershëm kinez, Çu En Lai, ishte edhe (ri)pranimi i Kinës në OKB.

      Pyetja e mbetur pezull ishte statusi i Republikës së Kinës në Tajvan. Kishte mbështetje të vazhdueshme për teorinë kineze të dy Kinave në shumë kryeqytete të botës. Por akoma, numri i anëtarëve të OKB-së që nuk ishin dakord me rezolutën “Çështje e rëndësishme” shkoi në ngritje nga 4,.2 për qind në vitin 1961, në 57,4 për qind në vitin 1971.

      INTERPRETIM JURIDIK PERFEKT

      Megjithë faktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje -(edhe një herë duhet të përmendim zbutjen e pozicionit diplomatik të SHBA-së në raport me Kinën në vitet 1970-1971) – menjëherë të bie në sy, padyshim, edhe suksesi i papritur i diplomacisë shqiptare. Ajo çfarë duket më interesante në pozicionin e Tiranës, nëse do të linim jashtë trajtimit tonë argumentet dhe konkluzionet historiko-politike të kohës, është interpretimi juridik perfekt i të ashtuquajturës “vexata quaestio” (çështje e rëndësishme).

      Ministër i Jashtëm i RPSSH-së dhe kreu i delegacionit shqiptar bënë vërejtjet e tyre në seancën e 18 tetorit 1971. “Ajo me çfarë ne po merremi tashmë, nuk është as pranimi i një anëtari të ri dhe as përjashtimi i një shteti tjetër. Ne po trajtojmë çështjen themelore të përfaqësimit të një shteti, i cili është prej kohësh anëtar i OKB-së dhe kjo çështje duhet të përcaktohet qartë nga një shumicë e thjeshtë në Asamblè […] ndryshimi i emrit të një vendi të caktuar nuk ka të bëjë fare me statusin e tij të anëtarësisë. Ka shembuj të shumtë nga çështje të ngjashme në historinë e Kombeve të Bashkuara”.

      DEBATET NË ASAMBLENË E OKB-SË

      Njëri nga studiuesit e së drejtës ndërkombëtare, italiani Benedetto Conforti, në studimin e tij “Le Nazioni Unite” (Kombete Bashkuara) thekson se “është më se e qartë se çështja kineze nuk duhet të konsiderohet një kategori e veçantë, por një rast i veçantë konkret; pikërisht kur Shqipëria po debatonte aq shpesh […]. Më 15 qershor 1971, Shqipëria dhe gjashtëmbëdhjetë vende të tjera nënshkruese kishin kërkuar që Asambleja e Përgjithshme të merrte në shqyrtim “Çështjen e rivendosjes së të drejtës legjitime të R. P.

      Kinës në OKB” (Retablissements des droits legitimes de la Republique Populaire de Chine al’Organisation des Nationes Unites). Kjo çështje u përfshi në rendin e ditës të Sesionit XXVI të Rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, nga 21 shtatori deri më 22 dhjetor 1971. Kësaj çështjeje gjatë procesit iu bashkëngjitën edhe gjashtë anëtarë të rinj.

      Më 17 gusht, Kombet e Bashkuara prezantuan shtesën për sa i përket kësaj çështjeje “The Representation of China in the United Nations”, ku theksohej qartë se Republika e Kinës duhet të përfaqësohej dhe në të njëjtën kohë, kjo duhej të bëhej në një mënyrë ku të sigurohej se Republika e Kinës (Tajvani) nuk privohej nga pasja e një vendi në OKB.

      Më 22 shtator, përfaqësuesit e SHBA-së i propozuan Komitetit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që të dyja çështjet të përziheshin në një të vetme nën emrin “Çështja kineze”. Kërkesa e tyre u refuzua me 12 kundra, nëntë në favor dhe tre abstenime.

      PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON

      Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.

      prandaj keture lungareve dhe langaraqeve qe shkruajne si ndyresira

      troc:

      ngjarja e moskes ne duelin krushov-enver eshte nje nga veprimet me te guximeshme ne historine e njerzimit dhe nuk mund ta mbulojne keto elezbibere & matherfuckere

      Reply to this comment
  2. Lungara October 3, 15:46

    Kjo nuk është intervistë .Ky është një lexim I volumit të 19 të veprës së Enverit ,pa harruar asnjé pikë e , asnjë presje !
    Më the e të thashë , këto janë llafet e skenës për të mbuluar shkaqet e vërteta të grindjes . Shkaqet e vërteta fshihen në prapaskenë .Nuk duhet të jeshë shumë I zgjuar për të kuptuar trimëritë donkishoteske të aventurjerëve tanë , që kishin uzurpuar udhëheqjen e Partisë dhe të shtetit .
    Në I mundëm të gjithë ( ? ) deri sa arritëm në vitin 1990 kur shpërthyen plehërat që mbanim mbyllur hermetikisht !

    Reply to this comment
  3. beni October 3, 16:28

    Enveri e mehmeti vijn era islamizmit ekstrem¡¿¿l
    Boll me kta Rob qir qe u vjen era fanatizem e orjentalizem….,.

    Reply to this comment
    • attila October 3, 18:08

      nje mesazh per zotin “beni”

      Nqs se ka nje merite enverhoxha eshte se e shpartalloi islamizmin ne 1967..edhe pse me metoda force e kishin hallall

      E kishin hallall se kur shikoj qe myslymane ne festa fetare falen para permendores gjergj kastriotit me Bythe perpjete..me vjen turp qe jam shqiptar.

      Qe nuk ishte islamik enveri kape kete ketu poshte

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.njelloj si ne 1992 kur therrisnin tropojanet islamike “Berisha Akbar”

      Reply to this comment
      • Gregor Lato October 3, 23:10

        Ne kohet “moderne” mungon Sami Frasheri, qe parashikonte “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet”, por qe nuk i kishte vajtur mendja kurre se si do te C’BEHEJ. Ishte e paparashikueshme dhe e paimagjinueshme per te nje gje e tille ne kohet moderne.

        Reply to this comment
      • beni October 4, 09:22

        Kur u be revulucioni iranit enveri pergezoj regjimin islamik
        ?
        Cpun kiishin minifund e vajzave ne vitet 72 tua shqyente e Ti vishte njelloj si ne anadoll me fustan deri ne Fund te kembve,a mündet te me pergjithesh a Ka pun kjo pun me komunizmin¿¿?perverse islamizmit e fanatizmit edhe psee hiqeshin gjoja komunist¡¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿?
        Enveri duhen varur ne litar Bäshke me mehmetin,p er nxitjen e ekstremizmit islamik¡

        Reply to this comment
    • VANDALET E PD-se October 3, 18:56

      Per “Benin” , mjafton e tepron hijena Janullatos , per t`i
      rene ne gjunje e lepire prapanicen . Edhe pse ka zgjedhur te quhet Beni, ai eshte nje klerik i rendomte grek, qe ka mesuar te flase shqip ! Ky paguhet vetem per derdellisje.

      Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr October 3, 17:24

    Perkthyesi dubhet ti shmanget fjales une kur tregon ngjarje te tilla se nuk tingellojne mire. Zakonisht tregon se cfare ngjau. Nuk them qe e kaperdorur shume por e mira eshte te shmanget fare.
    Ndersa gjerazi e perdorte aq pa vend sa dukej sikur thoshte doni me per belulin.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit October 3, 20:42

    Per mendimin tim ka nje fill te padukshem qe ose Enveri i sherbeu anglo amerikaneve me porosi apo ashtu u vertiten kushtet, ose gjeti rastin e tensionit te madh midis superfuqive fill pas krizes se rrezimit ne 1maj te avionit spiun te Gary Powers ne territorin sovjetik per tu shkeputur nga sfera e kontrollit rus e keshtu te perfitonte nga realpolitika kineze. Angloamerikaneve u interesonte me cdo cmim nje perplasje e forte opinionesh ne mbledhjen e 81 partive dhe divergjencat dobesonin pozicionin e forces se sovjetikeve ne ceshtjen e avionit U2 qe rihapi tensionin e forte mes superfuqive. Ne gjithe kete fushe te madhe shahu luajti Enver Hoxha. Se e pati nga vetja kete intuite apo se diplomacite perendimore ia sugjeruan me njemije kanalet e nendheshme kjo mbetet per tu zbuluar. Sikur kjo mosmarreveshje te kish ndodhur 2-3 vjet me pare tek ne ruset do kishin nderhyre, ndofta jo me tanke si ne Prage e Budapest, por me siguri do kishin nderruar udheheqes.

    Reply to this comment
    • pz October 3, 21:52

      gjerman, o derman i fundit !

      ke bere ndoshta komentin me te dobet megjithese shquhesh si nje komentues i nivelit larte te ftoj te ndjekesh Indro Montanelin – analistin me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te medha te tij qe duhet te quhen
      20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
      1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
      2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
      3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
      4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
      5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
      6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
      7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
      8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
      9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
      10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
      11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
      12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
      13-në publik shfaqej rrallë
      14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
      15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
      16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
      17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
      20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
      21.Krye vepra e tij ngelet dueli me Nikita Hryshovin ne Moske qe historianet e gjeneratave qe do vine do ta vendosin bashke me Pirron dhe Gjergj Kastriotin.
      ***
      Para pak muajsh zoti Obama vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
      Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
      Po ashtu vizitoi Vietnamin dhe ka shume fotografi me kreun e shtetit vietnamez pikerisht para bustit te Ho shi minit,kur dihet se vietnamezet vrane apo plagosi rreth gjysem miljoni ushtare amerikane..Po enveri qe nuk vrau asnje ushtar amerikan ??

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit October 4, 16:17

        PZ, vitet e fundit te jetes Montanelli kishte nje rubrike tek gazeta CdS dhe e lexoja rregullisht. Fakti qe ai ishte publicist i regjur me vaj e me uthull nuk bie ne kundershtim me kete qe po them, se Montanelli qe spektator pa qene as ne salle. Ato qe thote Montanelli qendrojne, por se c’behej pas perdes askush nuk e di. Fakt eshte qe pas ’60 nuk pati operacione per rrezimin e pushtetit popullor nga angloamerikanet. Kjo nuk do te thote se Enveri ishte vegel e tyre, por edhe mes armiqsh ka ndonjehere pauza, lere ne pune te vet, kur te sjell dobi ne situata te caktuara.

        Reply to this comment
  6. fteri October 3, 21:42

    ……E.Hoxha do të mbetet përjet një faqe e ndritur brilante e historisë shqipërisë.SHqipërinë kurrë nuk e tradhëtoi por punoi gjithë jetën për kombin ,ndërtoi një shtet të fort modernë që siguroi punë për të gjithë ,shtëpi e strehim falas ,shëndetësi falas, dhe shkolla e kulturë për popullin.Mbrojtje moderne të sigurisë kombëtare.
    ….Prandaj merruni me klasën kriminale të demokratoshkërdhatësisë të sotme ,që vodhën dhe shitën shqipërinë më keq se pushtuesi i huaj.Me varfëri ,me diskreminim,me drogë,me viagara,me prostitucion,me vrasje ,me tritol ,me gjykata të kapura nga krimi politik.
    …….Me Berishen dhe Bashen ,atë që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm.S.Berisha ka dhunuar rëndë të drejtat e qytetarit shqiptarë.Votat për shporrjen e tijë janë vota për demokracinë e shqipërinë e lirë.

    Reply to this comment
  7. Arber Iliri October 4, 08:06

    Enver Hoxha nje vrases profesionist, nje masakrues i popullsise shqiptare, nje paranojak qe nuk kishte buke per popullin dhe harxhonte para si udheheqes i botes per ca grupe ML gjasme qe shpenzonin paret e shqiptareve.Vendin mesdhetar me bukuri dhe pasuri te shumta e la vendin me te varfer te Evropes e me tej.Ky eshte Enver Hoxha, satrapi i popullit dhe Shqiperise, qe donte te vdiste si i pari i vendit dhe jo si nje njeri pensionist.I dukej vetja i zgjuar se i kishte puth bythen, Titos and Co, Stalinit and Co, Hrushovit and Co, Mao Ce Dunit and Co, problemi i tij ishte se pasi u lepinte bythen i kafshonte , e kishte zakon, si i pabese qe ishte, ashtu sic pushte shoket e luftes dhe me pas i vriste.Ky eshte monstra Enver Hoxha.Te tjerat jane bla, bla , bla.Me vjen keq qe ka nje perpjekje te forte per te ringritur nje monster te tille te njohur boterisht per mizorite ndaj popullit te tij.Dikush levdon edhe Sadamin dhe kadafin, po eshte e vertete edhe Enveri i tille ka qene ndaj vendit te vet.

    Reply to this comment
    • Fran Elezaj October 5, 06:06

      Arber Iliri!
      Vetem nje pyetje per ju:
      E imagjinojme se nje shqiptar merr pushtetin keto dite. Pasi merr pushtetin hap kampe perqendrimi dhe kalon nen sqepar Doktor Mortjen, Fatos Nanon, Ilir Meten , Edi Ramen dhe gjithe klasen politike, gjyqesore e ate ushtarake e gjithe perkrahesit e tyre!
      Ky shqiptari imagjinar, sipas teje do bente krim?!

      Reply to this comment
  8. intelektuali October 4, 10:39

    MYFIT PERKTHYESI I ENVERIT E DINTE RUSISHTEN SI GABELET E MOSKES, PRANDAJ EDHE HRUSHCOVIT NUK I PELQEU PERKTHIMI I TIJ

    Ketu ne DITA po behet nje gare humoristike me perkthyesit te Enverit, por ketu lind pyetja:

    Pse asnje nga keta nuk di te shkruaje sakte emerin e bosit te BRSS dhe qe nuk e ka mesuar qe ne rusisht edukata qytetare nuk lejon te thuash si fshatar gdhe dru me pre:

    HRUSHCOV (jo Hrushov sic tregon Myfti Injoranti),

    por:

    NIKITA SERGEJEVIC

    qe ishte bosi komunist i cili kerkonte te ndertonte “Socializem me fytyre njeriu” ne dallim nga “Socializmi Stalinist i Enverit me fytyre Kulcedre” dhe ky bos komunist ishte ai njeri qe i kishte futur friken SHBA me raketat e tij ne Kube, por edhe ne te gjitha vendet komuniste satelite te Evropes Lindore dhe qe qe kur ngrinin koken ja priste si zog pule, ashtu sic e treguan ngjarjet ne Hungari 1956 dhe Cekosllovaki 1968, por qe nuk ndodhi ne Shqypni

    sepse:

    Nikita Sergejevici kishte thene edhe me pare:

    SHQYPTARET KUR DUAN TE HANE BAR LE TE VDESIN, KUJT I PLAS PER CA PALO NENDETSE?

    prandaj:

    Riprodhimi apo me sakte ritushimi i ngjarjeve ne Kremlin e Moske midis BRSS dhe Shqypnise me intervista rezili dhe turpi, sot 25 e kusur vite pas renies se Murit te Berlinit kur Shqypnia eshte antare e NATO-s dhe po kerkon te behet pjese e BE-se Antikomuniste me nje sfond tejet grotesk e dallkauk, sikur Enver Pederasti qe haber nuk kish nga marksizem-leninizmi dhe nuk kish lexuar asnje liber per komunizmin deri atehere, prak ky KAQOL i Shqypnise qe nuk kishte mbaruar asnje shkolle dhe nuk kishte asnje dipllome nga tregimet humoristike te Myfit Perkthyesit del sikur te ishte STRUMBULLARI i politikes Boterore qe vendoste fatin e popujve dhe maredheniet midis shteteve ne Kampin Socialist, pra keto intervista rezili dhe turpi per nje vend qe po kerkon te behet pjese e BE-se vertetojne dhe deshmojne per nivelin e ulet te shoqerise sone civile, por edhe te medias sone kombetare e cila ka rene ne llumin e enverizmit fanatik njesoj si politika jone mafioze. Mjafton te shikosh emisionet TV me analista si “mesalla me dy faqe” qe te peshtiroset cdo gje e gjalle dhe e vdekur ne vendin tone, shiko si pjellin mashtrime enveriste cdo dite servilat e cdo pushteti dhe argumentojne me lloj-lloj fintesh si ato te Enverit per importin e Armeve Kimike qe jane si KARAMELE bamiresie apo per importin e Plehrave se jane MALL biznesi, pra kur shikon keta VAMPIRE enveriste qe i servilen pushtetit sic benin edhe keta kafshe dru me pre e Moske qe tregon Myfit Perkthyesi me kaq mallengjim, te duket vetja jo sikur je ne zemer te Evropes, por ne nje vend afrikan prej kanibalesh ZULU.

    sepse:

    Ne fund te fundit kjo “trimeria” e Mehmetit ndaj bosit te BRSS Nikita Sergejevicit ne Moske u shperblye shume nga enveri kur e vrau si nje qen te zgjebosur ne gjumin e nates dhe e shpalli POLIAGJENT edhe te Moskes edhe te Uashingtonit dhe i masakroi familjen e tij si nje sadist filmash Hollivudi.

    prandaj:

    KUJT I PLAS SOT O GAZETA DITA PER KETO INTERVISTA PER LOQE-KOQE ENVERISTESH?

    Reply to this comment
  9. lida al October 4, 22:58

    O ti Intelektuali, qe e heq veten intelektual, se nuk di rregullat baze te Drejtshkrimit e Gjuhes Shqipe. Nje nga rregullat e drejtshkrimit thote se “emrat e huaj shkruhen si shqiptohen ne gjuhen shqipe, e jo si shkruhen ne gjuhen perkatese”. Po s’keni faj ju, qe sot e mbani veten intelektuale, se keni 25 vjet qe e keni bere sallate gjuhen shqipe. Po e mira eshte qe te vazhdoni te studioni, te shfletoni, te mesoni e pastaj quajeni veten intelektuale.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 7, 11:29

      Shqyptaret debile si puna jote i thone KRUSHOV, sic i thote Enveri ne Moske dhe perkthyesit ruse i thane disa here duke i terrhequr vemendjen:

      NUK E KA EMERIN KRUSHOV, POR QUHET NIKITA SERGEJVEV

      sepse:

      Krushov apo Hrushov eshte njesoj sikur Enverit ne Mokse t’i thonin:

      KOPILI I GJYLES

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*