INTERVISTA / Nishani: Ka një situatë paligjshmërie në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, unë nuk mund të rrijë pa folur

November 17, 2015 20:40

INTERVISTA / Nishani: Ka një situatë paligjshmërie në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, unë nuk mund të rrijë pa folur

Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga, presidenti Nishani foli edhe për ligjet që ka kthyer.

“Po të shikojmë, të gjitha ligjet që janë kthyer janë ato që cenojnë kompetencat kushtetuese të Presidentit në rrugë procedurale jokushtetuese. Një pjesë e tyre kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese, pra në të gjitha rastet ka pasur ligje të cilat janë kthyer për çështje të rënies ndesh me kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës. Përjashtuar këtu ligji për arsimin e lartë ku unë mbajta një qëndrim publik që kishte të bënte pikërisht me parimet thelbësore kushtetuese të të drejtës për arsim, ose të autonomisë universitare që gjithsesi edhe aty Presidenti ka një kompetencë sepse Presidenti i emëron rektorët e universiteteve” – tha Nishani.

Ai foli edhe për situatën në Universitetin e Mjekësisë duke e quajtur atë jokorrekte me ligjin.

Është hera e parë që po trajtohet dhe prezantohet në publik situata jokorrekte me ligjin në Universitetin e Mjekësisë. Rektori i emëruar, me propozim të Ministres së Arsimit, i emëruar nga Presidenti i Republikës, ka qenë me një mandat njëvjeçar. Ka kaluar prej shumë kohësh mandati i tij njëvjeçar dhe nuk ka zgjedhje, nuk ka një propozim të ri, pra ka një situatë paligjshmërie në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës. Në këto raste Presidenti nuk mund të rrijë pa folur, nuk mund të rrijë pa vepruar dhe pa shprehur shqetësimin. Kjo është hera e parë që e bëj publike, më ka ardhur si shqetësim qoftë nga stafi i juristëve dhe qoftë nga profesorët dhe pedagogët e Universitetit të Mjekësisë. Thënia dhe prezantimi nuk do të thotë që je një kundërshtar i qeverisë. Ne duhet ta konsolidojmë kulturën e prezantimit të një shqetësimi – tha Nishani.

Lidhur me emërimin e ambasadorëve, çështje për të cilën gjithashtu ka patur përplasje me mazhorancën, Nishani tha se Presidenti ka një veto:

“Sa i përket rastit të emërimit të ambasadorëve, kërkesa ime ka qenë konsistente, pra përpara se kandidaturat të bëhen publike, duhet të ketë një cikël konsulte me Presidentin e Republikës i cili, për shkak të detyrës që ka, disponon më shumë informacione sesa një Ministër, qoftë edhe një Ministër i Jashtëm. Presidenti i Republikës ka kompetencë kushtetuese emërimi, jo kompetencë konfirmimi, është në kompetencë të Presidentit për të emëruar apo refuzuar, pra ka një veto Presidenti – tha ai.

November 17, 2015 20:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*