INTERVISTA/ Nishani: Partitë politike tryezë për reformën në drejtësi në janar

December 24, 2015 17:05

INTERVISTA/ Nishani: Partitë politike tryezë për reformën në drejtësi në janar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u kërkon partive politike që të organizojnë një tryezë të përbashkët për reformën në drejtësi.

Ai deklaron se rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe se kjo reformë është prioritet i prioriteteve. “Standardet që ajo kërkon janë pa dyshim të pazëvendësueshme dhe jo të negociueshme në proces”, thotë Nishani,.

Kreu i Shtetit thotë se ka një produkt gjysmë të përgatitur dhe disa propozime konkrete. “Besoj dhe mendoj që është koha që në fillimin e vitit të ardhshëm partitë politike parlamentare të ulen në një tryezë politike për të përcaktuar përfundimisht piketat e patjetërsueshme dhe orientuese për implementimin e një kuadri të gjerë dhe të thellë ligjor që do të pasojë këtë qëndrim i cili tashmë është jetësuar në vullnetin politik të palëve”, theksoi ai. N

ishani shprehet se institucioni i Presidencës mbetet në gatishmëri për të dhënë kontributin dhe ndihmesën e tij në këtë proces.

Çfarë kupton Presidenti me tryezë politike? Në një intervistë të dhënë për dy televizione (Klan-Abc), Nishani shprehet se komisioni aktual ka produktin e tij dhe se ai nuk ka tagrin e një trupe politike.

“Prandaj, unë mendoj që duke pasur këtë produkt të këtij Komisioni nga pikëpamja profesionale, duke pasur orientimet dhe treguesin e qartë dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias është koha që partitë politike parlamentare në këtë tryezë të përcaktojnë përfundimisht piketat përfundimtare të të gjithë procesit që pastaj të vazhdojë në aspektin e implementimit të tij përmes hartimit të gjithë legjislacionit të nevojshëm”, shton ai.

Për sa i përket debatit për dekorimet, Nishani thotë se një hap me rëndësi do të ishte ligji i lustracionit, i cili “gjithashtu është një domosdoshmëri”.

Nishani nuk ka pranuar të japë një përgjigje konkrete për sa i përket çështjes së dekretimit të ambasadorëve.Janë shqyrtuar. Ka pasur ndryshim nga praktika e disa muajve më parë. Ka nisur pikërisht ky shqyrtim me një konsultë midis Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Jashtëm për kandidaturat që qeveria kishte përzgjedhur. Janë diskutuar kriteret dhe CV-të e tyre. Tashmë janë në shqyrtim nga e stafit të Presidentit të Republikës dhe besoj se së shpejti do të ketë një vendim dhe një dekretim të tyre”, thekson ai. /Dita/

December 24, 2015 17:05
Komento

4 Komente

  1. Treviso December 24, 18:01

    A mos mendon se do ta mbyllesh vitin 2015 me sukses me kete vendim qe po i jep partive politike, per te shqyrtuar nje pernje pikat e reformes se drejtesise. Ju thoni se eshte gjysem i pregatitur. A mos gabohesh me kete shprehje? Ju nuk keni gabuar ndonjehere dhe po me duket çudi!

    Reply to this comment
  2. Shkerdheni i Saliut December 24, 18:21

    Kapter Jari je si kofini pas te vjelit, apo kerkon vemendje, kete pune e mbaroi Komisioni i Venecias, vazhdo ha persheshin qe te ka dhene Bisha. Vitin 2015 e mbylle si mos me “mire” me Ballon e Bamiresise te organizuar ne Presidence nga nepunesja (Drejtore Drejtorie) e BSH Odeta Nishani, me mbeshtetjen tende, por me nje mungese te madhe e cila ra shume ne sy, qe nuk kishit ftuar te “pafajshin” Full-hajni.

    Reply to this comment
  3. Jimi December 24, 18:54

    Kesaj i thone :dyfek pas dasme!?
    Maxhoranca ka kaq kohe qe po i lutet opozites e ketij palo president qe te bashkepunojne per reformen ne drejtesi, e keta nok kane begenisur te bashkepunojne, tani qe u erdhi veza bejne inisjatorin e kesaj reforme, tani qe drafti ka kaluar ne komisjonin e Venecies keta bejne sikur opozita ishte shum e interesuar por ja qe maxhoranca e ka sabotuar ate
    Interesant! keta jane mjeshtra te mashtrimit, keta e bejne dobicin e ta lene ne preher!
    E cfare do te diskutoj ky palo president ne kete tryeze politike? E vetmja gje qe kerkon eshte qe ta permbysi kete draft te paraqitur komisionit te Venecies dhe gjithecka te filloj nga e para, me demek reforma per drejtesi te lihet per ne kalendat greke!

    Reply to this comment
  4. Timi December 25, 08:29

    Perse e nxirrni kete karikature berishiste ne gazete o Dita, mos ndotni letren e gazetes me kete pallosh.Turp!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*