Patozi: Nuk do presim gjithë jetën Bashën, do vazhdojmë aksionin tonë

November 25, 2017 17:51

Patozi: Nuk do presim gjithë jetën Bashën, do vazhdojmë aksionin tonë

Astrit Patozi, drejtues i Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, deklaron se Edi Rama dhe Lulzim Basha ngjajnë si dy boksierë të lodhur. Fatkeqësia, sipas tij është se Partia Demokratike nuk po forcohet nga dobësia e qeverisë. Analizën në PD Patozi e konsideron farsë. Po ashtu sipas tij, partia bashkohet nga vota dhe jo nga cilësia e statutit.

Është kjo zyrë prej ku, Astrit Patozi ndjek zhvillimet vrullshme të muajve të fundit, zhvillime që e bëjnë ish-drejtuesin e lartë demokrat t’i përkufizojë si një depresion politik që do zgjasë, siçu shpreh ai në një intervistë për gazëtaren e abc neës, Merita Haklaj

“Shqipëria ndodhet në një depresion të madh politik, për shkak se qeveria, e cila u shfaq e relaksuar pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit, ka humbur shumë nga legjitimiteti i vet, për shkak të ngjarjeve të fundit. Në këtë situatë ka një përpjekje të sforcuar të kryeministrit për ta kapërcyer, duke shpikur ngjarje tjera, çështje tjera, që të sfumojë më të rëndësishmen, që është shërëthimi i dosjes Habilaj dhe ngjarjet që pasuan atë. Është ndoshta një shpresë e tij që si të gjitha çuditë në këtë botë, që zgjasin vetëm tre ditë, kjo të mund të harrohet. Më duket një përpjekje e pamjaftueshme, pavarësisht zotësisë së kryeministrit për të hapur tema tjera. Madje më duket njësoj sikur të mbyllësh një digë hidrocentrali me lopata dheu. Pra ,them që ky depresion do të vazhdojë për shkak se qeveria ka humbur shumë nga kredibiliteti i saj” thotë drejtuesi i Lëvizjes për Ringritjen e PD-së.

Sa po e mirëmenaxhon PD këtë situatë në të cilën ditë pas dite konfirmohen akuzat e saj katër vjeçare, sipas të cilave kultivimi i drogës u bë me mbështetje qeveritare dhe Policisë së Shtetit? Për Patozin Basha përsëri nuk po kapitalizon besim në PD.

Për fat të keq më duhet të them se Partia Demokratike nuk po e kapitalizon siç duhet këtë dhuratë, do thoja, sepse nuk është meritë e saj që kjo shpërtheu; është meritë e partnerëve që e hapën çështen “Tahiri”, dosjen “Habilaj”. Opozita sot është i vetmi “aleat” i kryeministrit për të dalë nga gjendja, sepse ajo po tregon pafuqinë dhe paaftësinë e saj. Paaftësia e opozitës ka të bëjë me traumat dhe gabimet e rënda që kanë shoqëruar gjithë lidershipin e Bashës për të shkuar tek humbja katastrofike e zgjedhjeve të 25 qershorit. Pra janë pasoja të së shkuarës që e ka shumë të vështirë t’i kapërcejë, plus krizën e brendshme të PD-së. Kurse paaftësia është mënyra sesi i qaset zoti Basha kësaj çështjeje dhe se si herë pas herë shkon pas çështjeve që i hap zoti Rama në mënyrë artificiale. Mjafton të shikojmë seancën e shkuara në Parlament ku pati një duel të gjatë mes dy udhëheqsave. Dukej sikur Saimir Tahiri, policët dhe Vangjush Dako ishin të Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Socialiste, sepse i tillë ishte disniveli i debatit”, është konstatimi i Patozit. Por çfarë priste? I rikthehet herë pas here disiplinave sportive për të krahasuar dy kundërshtarët politik, si p.sh përballaja e tyre në ring.

“ Unë prisja që Partia Demokratike të bënte diferencën. Dhe këtu është i gjithë problemi, që ne sot përballë publikut ngjajmë si dy boksierë të lodhur që asnjëri nuk ka fuqi të godasë tjetrin, për shkak se publiku ende nuk është i bindur që Lulzim Basha dhe lidershipi i tij do të bëjnë një gjë ndryshe, nëse do të vijnë nesër në pushtet. Dhe ky është problemi që kemi në sot, prandaj dobësia e qeverisë nuk reflektohet në forcim të opozitës”, thotë ai.

E ndërsa cek krizën e brendshme në Partinë Demokratike, e cilëson farsë analizën në degë, një analizë që grupi i tij e pat kërkuar direkt pas humbjes së 25 qershorit.

Ky është një proces fallco, siç ishte fallco dhe zgjedhja e kryetarit të partisë. E ashtuquajtura analizë ka dhe një nonsens logjik sepse nuk mund të ketë analizë pas zjedhjeve për kreun, pra pas faktit. Analiza që të kishte kuptim duhej bërë para se të zgjidhej kryetari. Por duke qenë një proces fallco, Lulzim Basha ka marrë vendimin që të bëjë sikur po bën analizë dhe në fakt kjo po reflektohet… dhe unë e them me përgjegjësi të plotë, se e ashtuquajtura analizë në degët e Partisë Demokratike është një farsë. Shumica e njerëzvë që janë ngarkuar për të bërë këtë analizë nuk po paraqiten fare dhe në shumicën e takimeve nuk shkon as gjysma e atyre që do të duhej të ishin. Kjo është një lloj braktisjeje e farsës së analizës që po zhvillohet në Partinë Demokratike, ndërkohë që reformimi është nevojë jetike e saj”, deklaron Patozi. Ndërkohë, asnjë reagim zyrtar nuk ka për platformën e Levizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike. Ai deklaron se do dalin në bazë, gjithësesi nuk e kanë me ngut.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të jemi dhe në të ardhmen me të gjithë strukturat e Partisë Demokratike, me të gjithë demokratët që e mendojnë si ne, që PD duhet të bashkohet dhe duhet të ringrihet. Platforma është në fuqi, është në tryezën e Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha sot ngjason me atë të sëmurin, i cili ka gjetur si zgjidhje që të mos shkojë tek doktori, se po shkoi, doktori do t’i thotë që, ti je keq. Por sëmundja ndërkohë vazhdon, shkon apo nuk shkon tek doktori. Pra, ai duhet të zgjidhë problemin me sëmundjen, duhet të shërojë sëmundjen. Është përgjegjësi kryesor. Ne nuk e kemi presionin e kohës. Pse? Ne kemi bërë tonën. Detyrimi jonë për t’u dalë përballë demokratëve ishte që ne të paraqisnim një zgjidhje, një alternativë që do të çonte në bashkimin, në ringritjen e Partisë Demokratike. Kemi bërë detyrën tonë. Lulzim Basha është përgjegjësi kryesor për çarjen e Partisë Demokratike dhe për rezultatatin katastrofik të saj dhe i takon që të jetë përgjegjësi për ta ndryshuar për mirë. Pra nën presionin e kohës është ai dhe nuk jemi ne. Sigurisht që ne nuk do të presim gjithë jetën Lulzim Bashën, por ne do të vazhdojmë aksionin tonë politik duke takuar dhe komunikuar me çdo demokrat, të cilët besoj janë shumë që mendojnë si ne”, deklaroi ai.

Astrit Patozi mohon të ketë humbur kohezioni i ditëve të verës mes kundërshtarëve të Bashës, por sërish bie në pohim, kur thotë se vota është ajo që bashkon PD dhe jo cilësia e statutit.

“Unë nuk di që të mos kemi kohezion, por dhe në rast se dikush nuk pranon platformën ose mënyrën që ne kemi zgjedhur është I lirë të bëëj zgjedhjen e vet…”, tha ai

Kur pyetet se pse është distante Jozefina Topalli. Edi Harxhi ka paraqitur projekt ndryshime për statutin, të cilat ju nuk është se i kanë mbështetur, Patozi thotë:

Unë kam respekt dhe vlerësim për çdo kontribut të çdo anëtari dhe çdo grupimi brenda Partisë Demokratike që synon ta shërojë këtë parti nga kjo sëmundje e gjatë. Por unë jam i detyuruar të them që nuk i shikoj ndryshimet në statut si mënyrën për zgjidhjen e problemit. Pse? Ne me Lulzim Bashën nuk ndahemi për nene statutore, nuk jemi ndarë pë nene statutore. Jemi ndarë për një koncept, mënyrën e drejtimit të Partisë Demokratike. Ai ka konceptin që Partia Demokratike është një ndërmarrje private, e cila drejtohet dhe në mënyrë tribale po të doni. Ne kemi konceptin tjetër, që një parti politike moderne drejtohet ndryshe. Kjo është ajo që na ndan dhe e vetmja mënyrë që mund të na bashkojë është vota. Ne nuk duam që të merremi vesh me Lulzim Bashën përmes një pazari. Së të biem dakord për ndryshime statutore është që t’i japim një amnisti atij dhe t’i japim një mundësi që pas 4 viteve, në rast se ai do t’i pëprmbahet statutit të rrimë në mëshirën e Lulzim Bashës. Ne nuk ia lejojmë vetes këtë sepse dhe nëse ne do kishim luksin ta prisnim 4 vjet të tjera, Lulzim Bashën, demokratët nuk i kanë asnjë borxh që ta presin. Se ne e kishim statutin dhe ai e shkeli. Atëherë si mund ta rregullojmë ne këtë marrëdhënie përmes ndryshimeve statutore, duke pasur parasysh se ai mund ta shkelë prapë. Ti mund të bësh statutin më të mire në botë të një partie politike të djathtë, moderne dhe ai ta shkelë prapë. Pra e vetmja mënyrë që të mund të riparohet ajo që ka ndodhur në PD është vota dhe vetëm ajo mund t’i bashkojë demokratët, sepse ajo është garancia që PD do të ikë larg drejtimit personal dhe larg keqmenaxhimit të saj”, tha ish-nënkryetari demokrat.

A po ndërtoni një strategji lidhur me këtë që po thoni, me disa hapa të caktuar deri në fund të vitit, kur, të paktën zyrtarisht janë zgjedhjet, apo do shkëputeni dhe do të krijoni një lëvizje tjetër?

Jo, jo. Për sa kohë nuk ka një përgjigje të prerë, megjithëse ka një përpjekje për ta injoruar dhe për ta lënë të ftohet platformën tonë, ne sigurisht që rezervohemi të ndërmarrim hapa radikalë apo hapa të mëtejshëm. Por, e ritheksoj që është Lulzim Basha në presionin e kohës dhe jo ne. Ne e dimë se cila është rruga që i bashkon demokratët dhe e dimë se cila është rruga për t’ju drejtuar publikut për të bërë diferencën me qeverinë. Lulzim Basha është defeçitar në të dyja këto momente dhe do të mbetej përgjegjësi e tij, në rast se kjo dorështrirje nuk do të pranohet” deklaroi ai.

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode me disa firmëtarë të tjerë shpallën që në fillim të tetorit pltaformën e tyre. Një ndër pikat kryesore ishte përfshirja e partisë në zgjedhje nga baza deri tek kryetari për nëj periudhë 9 mujore. Demokratët duhet të ishin në përfundim të analizës aktualisht, e cila nuk ka marrë vëmendje mediatike, për shkak të shpërthimit të çështjes Tahiri. / ABC

 

November 25, 2017 17:51
Komento

3 Komente

  1. optimisti November 25, 18:09

    po a ka me te afte se basha dhe me llapaqen, per te denigruar maxhorancen ? kurre ! e keni gabim . ai bile ja kalon shumfish dhe berishes, se eshte kok tul dhe s’ka nerva fare . vetem aktron se fundja s’ka pune tjeter . me gjithate, ju behuni kokrra kokrra dhe dhente zoti, “hani” koken me njeri tjetrin, qe te na lini rehat, nje sahat e me pare

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve,mizat e kalit dhe avoketerit e ligesise. November 25, 21:59

    O Patozi,vertet ramovici e bashovici jane teper te lodhur dhe bajat,apo te vetkenaqur,por jo nga takati,por nga te panxenet e te pa pangopurit ne leke te piset e pushtet pa kufi brenda ligesise,kurse ti mbete pjese e jashteqitjes shqiptare qe sebashku me ta naten ndani leket e krimit e korrupsionit,kurse diten derdhni lot krokodilesh vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Mjaft eshte MJAFT.Koha juaj perendoje,kandilit tuaj i mbaroje vaji,Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizimit do t’u vendose ne bangen e akuzes si autore apo bashkeautore me riciklimin e botes se krimkorrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite,me pasoja deri ne tradheti kombetare dhe grabitje e tjetersim te pasurise kombetare e private qe la pas mbi 30 mije viktima te pafajshe,dhe mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije te mbetur jetime qe kerkojne drejtesi.Doni apo nuke doni ju o patozovic,ramovic e bashovicer me shoke e shoqe,drejtesia do te behet se e kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.Besoni,sa me shpejt te bashkepunoni me drejtesine,pra me juristet e USA-s dhe te BE-se,aqe me pak,vite heqje lirie do te keni,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr,dhe e nesermja e afert ne burg ne nje ferr pa fund.

    Reply to this comment
  3. komunisti blu November 26, 08:51

    prit patos sa te behet deti kos.
    mos harro lugen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim