Rama për “Der Standard”: Ndaj Ballkanit duhet qasje strategjike

August 27, 2015 13:18

Rama për “Der Standard”:  Ndaj Ballkanit duhet qasje strategjike

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për gazetën “Der Standard” teksa ndodhet në Vjenë për samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Rama ka folur për marrëdhëniet me Serbinë dhe rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas kryeministrit shqiptar, Europa e ka humbur disi rrugën e saj dhe nevojitet që Ballkanin ta shohë nën qasjen strategjike.

Standard: Cili është qëllimi i iniciativës për shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të rinjtë nga rajoni për të zhvilluar shkëmbime në të ardhmen?

Rama: Unë jam i sigurt që Shqipëria dhe Serbia, apo më mirë shqiptarët dhe serbët, duhet të bëjnë për vendin e tyre atë që bënë për Europën gjermanët dhe francezët. Ne brenda kuadrit tonë mund të bëjmë diçka, gjë që dukej e pamundur. Ne mund ta shndërrojmë këtë fqinjësi ndërmjet nesh në një aleancë strategjike për një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe rajonin. Ne mund të jemi besimplotë që nëse Gjermania dhe Franca e bënë këtë për Europën kjo është e mundur. Përse të mos e bënim edhe ne?

Standard: Atëherë cili është plani?

Rama: Ne duam ta përdorim instrumentin fantastik të shkëmbimit rinor, ashtu siç është ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si një rrugë për përafrime dhe bashkëpunime të tjera, për të ndërtuar një miqësi të vërtetë. Ne nuk kemi shpikur asgjë, por ne kemi vullnetin të mbështetemi tek ky model.

Standard: Çfarë do të ndodhë konkretisht ?

Rama: Mund të jetë një shkëmbim ndërmjet shkollave, universiteteve, ndërmjet të rinjve të cilët punojnë në administratë. Ne kemi folur për një Projekt të Praktikës – të rinj shqiptarë mund të bëjnë praktikë në Serbi dhe anasjelltas.

Standard: Në vjeshtën e vitit të kaluar, ndërsa tifozët serbë iu sulën stadiumit në Beograd dhe keqtrajtuan tifozët shqiptarë, pasi njerëz të panjohur ngritën një flamur të Shqipërisë së madhe në stadium, situata ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ishte e keqe. Ndërkohë, ju keni folur me Kryeministrin Aleksander Vucic. Si janë marrëdhëniet tani dhe çfarë prisni ju nga bisedat me të në Vjenë?

Rama: Magjia e futbollit shkon tej fushës së futbollit, pasi edhe njerëz si ju të cilët nuk pyesin shumë për futboll, por që janë tepër të kujdesshëm, nëse bëhet fjalë për Ballkanin, u kujtohet loja e futbollit, por nuk u kujtohet që disa javë më vonë unë isha në Beograd dhe jam takuar me Vucicin.

Standard: Natyrisht që e di këtë.

Rama: Dua të them që njerëzve u kujtohen më shumë gjërat e këqija. Por në këtë rast e keqja është shndërruar në diçka të mirë. Ne këtë moment e kemi shndërruar në një mundësi fantastike. Në vend që t’i ktheheshim një pjese të së shkuarës, ne kemi bërë një hap miqësor dhe u takuam. Pastaj ai erdhi në Shqipëri. Vizita e një Kryeministri shqiptar në Beograd ishte e para pas 68 vjetësh. Dhe ishte takimi i parë e një Kryeministri serb në Shqipëri. Ne nuk kemi problem me njëri-tjetrin dhe ne kuptohemi shumë mirë. Ishte tepër sensitive për nevojat e Shqiptarëve të cilët banojnë në Luginën e Preshevës në Serbi. Dhe unë besoj që ai do të bëjë më të mirën e vet, që këtë zonë të marxhinalizuar të kthejë në normalitet, ku shqiptarët të ndihen si në shtëpi dhe jo të pushtuar.

Standard: Keni përshtypjen që shqiptarët në Luginën e Preshevës ndjehen të pushtuar?

Rama: Asgjë nuk ndryshon në një ditë. Plagët e njëqind vjetëve nuk mund të kurohen brenda një viti. Ka patur shumë përparime, edhe në frontin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne jemi në rrugën e mbarë.

Standard: Mungon edhe një pjesë e autostradës që do ta lidhë përfundimisht Beogradin me qytetin portual të Durrësit. Kjo autostradë është një nga projektet e bashkëpunimit rajonal, të cilët kërkohen në kuadrin e procesit të Berlinit. Kur do të përfundojë?

Rama: Kjo është një pyetje të cilën ju mund t’ia bëni Komisarit Hahn që është tepër i vlerësuar prej meje. Bëhet fjalë nëse Europa do të tregojë të njëjtin vullnet që ne kemi treguar. Ishte historike ajo që ne kemi bërë, por njerëzit nuk mund të ushqehen me fotografi historike. E ardhmja e tyre nuk do të jetë më e mirë nëse ata thjesht do të shohin këto fotografi historike. Tashmë është koha, t’u tregojmë njerëzve që do të hapet vërtet një kapitull i ri. Për këtë na duhet Europa dhe që BE-ja këtë të mos ta shohë si “Business as usual” dhe të mos harrojë që këtu është derdhur gjak dhe…

Standard: Në fund të fundit bëhet për para nga BE-ja?

Rama: Në fund të fundit bëhet fjalë për të qenë strategjikë. Europa e ka humbur rrugën e saj, çka do të thoshte të qenët strategjikë. Nëse Europa do ta trajtonte Ballkanin nga një këndvështrim strategjik, atëhere paratë do të vinin. Nëse Europa vepron vetëm taktikisht, mund të ndodhin përsëri gjëra të këqija.

Standard: Sa shqiptarë largohen për shkaqe ekonomike dhe kërkojnë në Gjermani azil? Cilat reforma ekonomike mund të bëni ju në mënyrë që situata të përmirësohet?

Rama: Shumë shqiptarë që shkojnë në Gjermani vijnë kryesisht nga Greqia. Ata kanë banuar atje për vite të tëra si emigrantë dhe përpiqen tashmë në Gjermani. Natyrisht që vijnë disa edhe nga Shqipëria, Serbia ose Kosova. Këta njerëz kërkojnë më shumë. Për këtë shkak na duhet ndihmë. Ne nuk jemi magjistarë dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë realitet dhe të realizojmë që njerëzit të ndihën mirë, nëse ata shohin në televizor dhe vënë re si jetojnë europianët në BE, nëse përdorim buxhetet tona të vogla. Cilëndo mrekulli që ne të bëjmë, ne nuk mund të realizojmë çudinë, nëse nuk ndihmohemi në mënyrë të vazhdueshme nga Europa. Europa na ndihmon neve më mirë këtu se sa njerëzit të shkojnë atje.

Standard: Por cilat reforma ekonomike mund të bëni ju?

Rama: Ne bëjmë të gjitha reformat ekonomike që janë të domosdoshme. Por ne jetojmë në një kohë tjetër. Shpejtësia është krejt tjetër. Dhe njerëzit e rinj nuk kanë kohë të presin derisa reformat të japin rezultate. Kjo kërkon kohë. Për këtë shkak na duhet ndihmë dhe shumë më tepër mbështetje nga BE-ja.

Standard: Nëse bëhet fjalë për të rinj, ka universitete private në Ballkan me standarde të ulëta por në të njëjtën kohë pak shkolla profesionale. A kërkohen reforma arsimore?

Rama: Këto ne i kemi bërë; ne i kemi mbyllur të gjitha universitetet private me standarde të ulura. Për këtë na është dashur Agjencia Kombëtare Britanike për Akreditimin e Universiteteve. Tashmë ne kemi sistemin dual gjerman. Por natyrisht që zbatimi kërkon kohë. Nëse të gjithë të gjithë landet gjermanë do të merrnin përsipër shkollat profesionale në Shqipëri ose do të jepnin diçka për këtë, gjerat do të ishin ndryshe. Dhe kostua do të ishte më e ulët nga ajo që paguajmë tani, nëse parandalimin e kësaj vale emigrimi e shohim si diçka që ka të bëjë me Gjermaninë.

Standard: Jeni dakord që Gjermania e përcakton Shqipërinë si një vend origjine i sigurt?

Rama: Këtë e mbështes plotësisht.

Standard: Do të luani edhe ju futboll në Vjenë me politikanët e tjerë?

Rama: Jo, unë nuk jam lojtar futbolli, por lojtar basketbolli. Dhe të tjerët nuk janë kaq të gjatë sa të luajnë me mua. Ose unë nuk jam aq i vogël sa të luaj me ta.

Standard: Por atëherë ju mund të luani si portier?

Rama: Jo, nëse luaj dua të bëj gol. Dhe unë nuk mund të …..

August 27, 2015 13:18
Komento

14 Komente

  1. Media e lire. August 27, 13:42

    Ja nje taktike e saliut. sala “qimet” e Rames, i kethen ne “trare”. “traret” e tij i ben “qime”.

    Reply to this comment
  2. emigranti August 27, 13:42

    Me duhet te them te kunderten, Ballkani ka qene eshte dhe do te jete edhe ne te ardhmen nje problem shume i madh i Evropes .Ballkani eshte ai qe nuk po gjen rrugen drejt Evropes ose me mire te themi keta palo Politikane Ballkanas nuk duan ta kuptojne se ne Evrope nuk hyhet me kete korrupsion me kete Drejtesi etj etj, prandaj, fillimisht secili politikan duhet te beje detyrat e veta ne shtet in qe ai perfaqson dhe jo e ka fajin ky apo ai.

    Reply to this comment
  3. info-analitike August 27, 16:16

    Ore po ky i beri ato detyrat e shtepise qe i vuri BE-ja ? Nuk mund te kritikosh te tjeret kur vete nuk je ne rregull me impenjimet qe ke marre. Si mund te kesh guxim te japesh leksione kur je shkaktar i nje eksodi problematik azilantesh?

    Reply to this comment
  4. Arben August 27, 16:44

    Une jam nga ato qe e pelqejne Ramen por kjo eshte nje interviste shume e dobet . Me pak fjale u thote liderave te EU-se qe kane durimin ta degjojme qe ne jemi rremuje por ne kemi nje aftersi te madhe tu krijojme probleme, prandaj ju duhet te silleni ne mynyre strategjike dhe te paguani per ne.

    Kjo eshte si tip shantazhi, qe dhe ka funksionuar ne periudha te ndryshme, por tashme ka shume vende ne rradhe qe mund te krijojne trazira. Se dyri, kjo eshte pak si te besh enet pis dhe te presesh te ti lane te tjeret. Se treti Shqiperia ka marre shume fonde qe kane shkuar ne xhepat e gabuar dhe nuk kane lene shenje, keshtu qe se di pse kete rradhe duhet te leshojne rrubinetin dhe me shume se u ka thene Rama. Se fundi kjo marredhenie me Europen nuk eshte as largpamese as e pergatitur mire sepse tashme qeveria shqipetare duhet te shpjegoje cfare ka bere dhe cfare jo dhe perse Shqipetaret duan te ikin nga kembet e syte si askund tjeter.

    Debati I Bushatit ishte nje tjeter budallellek I pergjithshem dhe pa substance, qe nuk con kend gjekundi, per me teper ne Europe.

    Te kerkosh fonde pa marre pergjegjesi, per me teper sikur Europa ja ka borxh ketyre palo burrave te ballkanit eshte feminore dhe qesharake. Kjo tashme eshte nje strategji naïve dhe jozerioze. Kjo interviste ketu shpjegon pak dhe shown qeverises -shume gjera behen per tu dukur e per te krijuar imazh jo per te bere pune. Mbase Rama ja ka dale te duket si terheqes dhe orator, por tashme liderat e BE kerkojne pak fjale dhe me shume seriozitet. kjo e dyta nuk duket akoma gjekundi.

    Reply to this comment
  5. Bardhosh H August 27, 17:06

    Ky krap psikopat pretendon te jete kryeminister i gjith Europes. Dhe Saliu thote se Edi eshte psikopat.

    Reply to this comment
  6. Zogu August 27, 18:12

    Ik mor psikopat delirant,tall trapin edhe per ket pak kohe qe te ka mbetur….!

    Reply to this comment
  7. Shahisti August 27, 19:02

    Kur do te vije koha te shporret ky megalloman psikopat mor aman se mire qe neve nai can trapin, po tani nuk ngopet dhe do qe t’ia vene ne pulle edhe ne Europe. Ik or katunar delirant piktor i deshtuar zhgarravites.

    Reply to this comment
  8. "Horri i Bulevardit" August 27, 20:15

    Kermat berishiane qe jane hedhur ne sulm nga qelbesira berisha, ju vjen inat, qe Edi Rama ne rolin e kryeministrit te Shqiperise, ja u thote cope te verteten, ju vjen inat se kur kishin kryeminister sali qelbesiren, ku vetem ju zgerdhijte dhe u miratonte cdo gje, mjafton qe ata te dilnin njehere ne foto me qelbesiren.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 28, 08:38

      horooo
      ça po i tuhotë cop në fytyrë??
      çfar??
      që europa nuk bën gjë dhe ai i ka bërë të gjitha??
      a e ha dhe ti këtë??
      ai i standartit dhe mund të jetë në dyshim,por ne!?
      e dimë fare mirë se si jemi!lëri pordhët me sali e salushe!sot po flitet për gomarllëqet e këtij!këtij që jo vetëm këtu po i duket vetja zot,po fillon e po ndihet i tillë dhe më gjërë!!
      “Nëse Europa vepron vetëm taktikisht, mund të ndodhin përsëri gjëra të këqija.”
      si e shpjegon këtë idiotësi o horro??me inatin që kemi ne “mbështetësit” e saliut??apo me na paguani që të rrimë rrehat??
      horro këto që po thotë ky idiot janë llogari të bëra me laps të shkurtër!!
      ky debil kujton se meqë europa respekton të drejtat e njeriut,të njeriut dhe jo vetëm të qytetarit të saj,ky mund ta kërcënojë me “azilantë”!!
      harron debili se në gjëndje të jashtëzakonëshme dhe ligjet këthehen në të jashtë zakonshme!!e para mbrohen të drejtat e qytetarit gjerman dhe për pasojë të tjerëve u vihet muri dhe nxirren me shkelma jashtë!!
      eh mor lal mor lal,të mbështesësh dhe në momente kur gomarrlëku duket sheshit!!ta quash gjeni dhe kur as nivelin e debilit nuk e mbrrin!!

      Reply to this comment
  9. niko August 27, 20:48

    Ore se mos kane ne mendje ndonje Yugoslavia 2.0 keta me keto iniciativat e balkanit perendimor. Mbase ndaj dhe Edi eshte kaq frustrated dhe po u ben aq presion sa mundet (sa i lejon pozicioni it tij) per hapjen e negociatave??

    Reply to this comment
  10. maks August 27, 20:48

    Merkeli qenka magjepsur ,gazetaret e Standartit gjithashtu ,po komentuesit e Dites ku jane sot ne vleresimet e tyre per kete udheheqes te madh?

    Reply to this comment
  11. liri August 27, 21:14

    oooooiooooooooooooooooo psikot e sales intervista ishte shum e mire ata qe e shajne ti hane kajane

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 28, 08:43

      e shkëlqyeshme liro!
      ke të drejtë!!e denjë për një gangster të dobët!!një nga ata hajdutët qyrrash që kërkon të vërë gjobë!!interveistë fantastike me diçiturën”më paguaj që të mos të të prishë punë”!!
      dhe kujt ja bën këtë??atyre që të lën pa bukë në rastin më të mirë!!
      ps:për të të këthyer përgjigje për komentin tënd,vazhdimi të tij!
      ti që e mbron na hëngëç munë ne që e kritikojmë!!
      të mjafton??

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*