250 mijë $ për “telefonin e puçit”

August 4, 2016 10:49

250 mijë $ për “telefonin e puçit”

Ju kujtohet ndërhyrja direkte e presidentit Rexhep Taip Erdogan me aplikacionin “Facetime” në “CNN Turk” mbrëmjen e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik?

Thuhet se ishte pikërisht kjo intervistë që ai dha për gazetaren Hande Firat ajo që dështoi puçin e rebelëve.

Ajo ka folur për herë të parë lidhur me intervistën më të rëndësishme të jetës së saj dhe pranon se ishte një situatë shumë e tensionuar brenda studiove të televizionit, i cili pak çaste më vonë do të mësyhej gjithashtu nga ushtria.

Firat tregon se i ka ardhur edhe një ofertë unike nga “Twitter”-i ku një sheik miliarder i ka ofruar 250 mijë dollarë për telefonin të cilin ai e quajti “telefoni i lirisë”.

Por Firat tha se pavarësisht ofertës joshëse, ajo nuk ka ndërmend ta shesë telefonin e saj së shpejti.

August 4, 2016 10:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*