INTERVISTA/ Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë plani C!

March 21, 2016 15:58

INTERVISTA/ Rama: Nuk shoh rezistencë për reformën. Zgjedhjet e parakohshme?! Janë plani C!

Në të parën deklaratë për mediat pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, i pyetur për ecurinë e mëtejshme të procesit të reformës në drejtësi, shprehet se priste më shumë rezistencë për draftin e reformës. Ai thotë se nëse nuk do të ketë pengesa të reja rrugës, është i bindur se reforma do të kalojë “pa stërmundime”, shprehet Rama për Javanews.al

Ndërkaq, duke korigjuar deklaratën e tij të hershme rreth Planit B, i cili u konsiderua nga opinoni publik sikur nënkuptonte zgjedhjet e parakohshme, Rama shprehet se në fakt këto zgjedhje “janë Plani C”, si për të treguar sa e largët është sipas tij kjo mundesi. Rama thotë megjithatë  se “është plotësisht dakord me ata që flasin për zgjedhje të parakohshme, nëse reforma s’kalon”.

Ja prononcimi i plotë i kryeministrit Rama për Javanews.al:

Zoti Rama, sa besoni aktualisht se reforma nuk do të bjerë viktimë e makinacioneve politike, prej të cilave shumica qeverisëse u mundua ta mbajë larg procesin me këmbëngulje në muajt e shkuar?

Une besoj shumë se do te behet gjëja e duhur. Kam pritur më shumë perpjekje për ta penguar reformën. Ato kanë qenë mjaft të dobëta, po të kemi parasysh se sa të forta janë qëllimet dhe propozimet që permban kjo reformë.

Pra gjithçka deri me tash ka qenë fare normale, edhe sikur të kishte pasur shumë më tepër përpjekje për të ngritur pengesa, përsëri nuk do të kishte qenë anormale. S’ka reformë pa reaksion dhe kjo nuk është një reformë e zakonshme, është një tërmet! Prandaj nëse trendi i mëtejshëm do të jete ky i derisotmi, reforma do të kalojë pa stërmundime.

A e konfirmoni qartë dhe prerë se në rast mosaprovimi të reformës në drejtësi, do të kemi zgjedhje të parakohshme?

Une s’flas asnjëherë me nëqoftëse dhe nuk shoh arsye për të menduar zgjedhjet, përderisa plani A është në rrugën e vet të natyrshme dhe as që është shtruar fare deri këtu nevoja për planin B!

Zgjedhjet do të ishin plani C, pra një mundësi shumë e largët që mbase do ta konsideronim nëse plani A nuk funksionon dhe nëse plani B nuk realizohet…

Por, thënë këto, jam plotësisht dakord me ata që kanë folur për zgjedhje nëse reforma s’kalon, në kuptimin që kjo reformë nuk mund të dështojë sikur asgjë s’ka ndodhur! Sepse është reforma që garanton të gjjtha reformat e tjera.

March 21, 2016 15:58
Komento

2 Komente

  1. LLL March 21, 17:17

    Tamam përgjigje karaputane ose ndryshe , përgjigje politikani shqipëtar !

    Reply to this comment
  2. dajti March 21, 22:11

    Ju flisni me nqs, prandaj keni planin c. Dhe eshte normale te flasesh me nqs sepse parashikon suksesin apo bllokimin e n je aksioni..Ju disa here ne intervistat tuaja i meshoni thenies une nuk flas me nqs

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim