INTERVISTA/ Reljiç: Rreziqet nga influenca e madhe ruse në Ballkan

November 18, 2014 21:19

INTERVISTA/ Reljiç: Rreziqet nga influenca e madhe ruse në Ballkan

Vëzhguesit pohojnë se Rusia ka shtuar influencën e saj në Ballkan. Këtë ka kritikuar edhe kancelarja Angela Merkel. Për influencën ruse në Ballakn dhe rolin e këtyre vendeve në strategjitë më të gjëra flet Dushan Reljiç.

Deutsche Welle: Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po flitet për një luftë të ftohtë. Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kritikuar qartë presidentin rus Putin, për mundësinë e zgjerimit të konfliktit të Ukrainës. Ajo tha se strategjia ruse ka për qëllim shtrirjen e influencës edhe në Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që në dokumentet e Ministrisë së Jashtme thuhet se Rusia po i kushton një vëmendje shumë të lartë Ballkanit Perëndimor. Si i vlerësoni këto paralajmërime?

Dushan Reljiç: Paralajmërimet duhet të merren seriozisht, në veçanti kur vijnë nga qeveria. Ndonëse mendoj se rrezik real që Rusia të ushtrojë presion politik apo dhe ushtarak ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë nuk ka. Për këtë flasin dy shkaqe. Në Serbi dhe në vendet e rajonit nuk ka asnjë parti, e cila kundërshton anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. E dyta, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, prej Baltikut e deri tek Deti i Zi kanö lindur një varg vendesh të NATO-s. Kjo e bën të pamundshme që Rusia të projektojë një fuqi të vërtetë ushtarake në Adriatik. Në rajon, në të ashtuquajturin Ballkani Perëndimor, ka tre vende anëtare të NATO-s: Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria.

Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO, sepse plagët nga sulmet e NATO-s në vitin 1999 ende nuk janë shëruar. Vetëm 12 % e popullatës serbe e mbështetë këtë anëtarësim, ndërsa 70 % janë kundër. Por shumica e serbëve janë për anëtarësim në BE. Ndaj besoj se nuk ekzistojnë parakushtet politike dhe ushtarake për një influencë edhe më të madhe të Rusisë në Serbi.

DW: Vëzhguesit thonë se Moska po përpiqet të lidhë për vete Serbinë përmes furnizimit me gaz dhe bashkëpunimit ushtarak, si dhe investimeve. Në Bosnje -Hercegovinë dhe Mal të Zi, Rusia vepron ngjashëm. Mendoni edhe ju kështu?

Dushan Reljiç: Të dhënat dhe faktet nuk flasin për një gjë të tillë. Partnerët më të rëndësishëm tregtarö në rajon janë Gjermania dhe Italia. Rusia është një furnizues i madh me gaz, por çdo tub i gazit ka dy skaje. Kjo do të thotë një varësi e dyanshme. “South Stream” është një projekt në të cilin në njërin skaj janë vendet e BE – pra Italia, Sllovenia, kroacia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, të cilët janë të interesuara për ndërtimin e tij. Disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Bosnje-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia po ashtu janë të interesuara dhe shpresojnë se do të kenë të ardhura nga traniziti i gazit. Por nga ky fakt nuk mund të konkludohet se Rusia po përpiqet që përmes furnizimit me gaz t’i lidhë këto vende më shumë për vete.

DW: Sa janë Rumania dhe Bullgaria të rrezikuara nga influenca ruse?

Dushan Reljiç: Nuk mendoj që Bullgaria dhe Rumania janë të rrezikuara në ndonjë mënyrë nga influenca e Rusisë. Përkundrazi, qeveritë e këtyre vendve në 20 vitet e fundit kanë bërë të gjitha që janë të mundura për të dëshmuar lidhjet me Perëndimin. Do të thosha madje se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE dhe NATO është lehtësuar në masë, pasi Rumania dhe Bullgaria kanë pamundësuar në vitin 1999, kur ende nuk kanë qenë anëtare të NATO-s, që Rusia t’i ofrojë Serbisë mbështetje ajrore.

DW: Besoni se Rusia do të përpiqet të evitojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE?

Dushan Reljiç: Jo, sepse Moska nuk e ka influencën e duhur dhe nuk është në interesin e saj të evitojë këtë anëtarësim. Por Rusia do të përpiqet të evitojë që Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen anëtare të NATO-s. Nëse flasim për destabilizimin e mundshëm të këtij rajoni, atëherë duhet shikuar gjendjen ekonomike. Dy të tretat e tregtisë së këtij rajoni bëhen me BE-në. Ndaj edhe kriza ekonomike dhe financiare vërehet kaq shumë atje. Prej vitit 2009 në këtë rajon nuk ka rritje ekonomike, nuk ka investime perëndimore dhe po zvoglohen të ardhurat nga puntorët jashtë këtyre vendeve. Ndaj këto vende po kërkojnë partnerë të ri për tregti dhe investime. Këtu janë interesante Kina, vendet arabe,

(Dushan Reljiç është drejtor i zyrës së Fondacionit gjerman për Shkencë dhe Politikë në Bruksel. Pikërëndesat e punës së tij janë Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.)

 

November 18, 2014 21:19
Komento

2 Komente

  1. Arben November 18, 23:04

    RUSISE PO I MBARON KARBURANTI OR BYRAZER.

    PO I VJEN FUNDI DHE PERPELITET.

    Reply to this comment
  2. Dardan Elezi November 19, 12:06

    ky tipi ka nje te kaluar interesante dhe shume lidhje me udb. Gjermanet e mbanin afer ne Berlin, sepse nepermjet tij i transmetonin Beogradit direkt porosite e tyre. Tani e kane percjelle me “nderime” ne Bruksel. Sic duket nuk u duhet me.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*