INTERVISTA / Shefi i arratisur i Antidrogës: Hetova bandën e Vlorës, e pësova vetë. Censurohet pjesa II e intervistës?

September 3, 2015 09:38

INTERVISTA / Shefi i arratisur i Antidrogës: Hetova bandën e Vlorës, e pësova vetë. Censurohet pjesa II e intervistës?

Disa numra më parë DITA botoi dy episode të përfshirjes së emrit të ministrit të rendit në trafikun e hashashit.

Sot është botuar një rrëfim i ish-shefit të Antidrogës së Fierit, që është shpallur në arrati.

Ai thotë që krerët e policisë janë përfshirë në trafik droge dhe që shefat e tij e kanë “këshilluar” të heq dorë nga përplasja me ata që mbjellin hashash.

“U dhashë eprorëve 5 numrat e trafikantëve për t’i vënë në përgjim. Pas 15 ditësh të gjithë numrat ishin mbyllur. U dhashë informacion për 1 ton drogë në filan banesë në Borsh që ruhej natën nga 2 vetë me kallash. 

Më thanë: ‘Shkuam, s’gjetëm gjë’.

Për grupin e Vlorës, homologu im i Antidrogës më tha: “Hiq dorë, e ke kot”.

Zagani u arrestua më 2 maj 2015 dhe e akuzuan për bashkëpunim në trafikun e narkotikëve, por kjo akuzë më vonë u rrëzua. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione për trafikantët një oficeri të Guardia di Finanza – sipas atyre që e hetuan.

A është ai një viktimë e trafikantëve apo një i penduar?

Sidoqoftë ai akuzon drejtues të policisë në Tiranë dhe Vlorë si të implikuar në trafiqe.

Ai flet në një intervistë për “GSH”, për laboratorët e përpunimit të heroinës në Fier, lidhjet e Antidrogës së Vlorës me trafikantët, rrugën që ndiqte dhe ndjek droga drejt Italisë dhe Greqisë.

Dhe në fund, frika për jetën dhe familjen dhe transferimi i kësaj të fundit në Zvicër. 

Tahiri dhe Hodaj i emëruar së fundmi drejtor i policisë së Tiranës

Tahiri dhe Hodaj i emëruar së fundmi drejtor i policisë së Tiranës

Zagani dëshmon se pas marjes së detyrës në Fier ka njoftuar fillimisht drejtorin e policisë së Fierit (sot i emëruar drejtor i Tiranës) Ervin Hodaj për ekzistencën e një grupi kriminal.

“Ky grup përfaqësonte një grup kriminal shumë të fuqishëm, me mbështetje të madhe edhe nga kolegët e mi” – thotë ai

Ai thotë se ka prova për këtë për periudhën nga nëntor 2013 deri në maj 2015, kur ai ishte në detyrë.

Të fiksuara janë shtatë rrugë. Ky grup ishte i mirorganizuar edhe si logjistikë, edhe si financim. Shumë të fortë e të fuqishëm në atë kohë dhe sipas informacioneve të mia, ende edhe sot – thotë oficeri i lartë antidrogë

Në intervistë ai tregon se pas drejtorit Hodaj, ka njoftuar kolegët në Vlorë për aktivitetin e bandës:

Homologu im i Vlorës, në një bisedë që unë kam zhvilluar me të gjatë kohës që isha në Fier, ku i thashë se kam të dhëna se x person, për një person që njihej për drejtuesin e këtij grupi dhe pronarin e mjetit si një nga skafistët me të mëdhenj të Vlorës, që po bën një aktivitet shumë të fortë në drejtim të trafikut. I thashë përse nuk nisni një procedim, të hetoni të bëni diçka, të dhëna mund t’jua jap edhe unë, sa të duash. Dhe ai në mënyrë konfidenciale, pasi deri në atë moment më hiqej si koleg korrekt, ishte kolegu im i drejtpërdrejtë, më thotë: “Do një këshillë personale nga unë? Larg duart nga ky person dhe nga ky grup, mos u merr me këto se e ke të kot”.

Zagani akuzon kreun e këtij grupi për atë që i ka ndodhur, por nuk ia përmend emrin. Ai thotë që eprori i tij i ka thënë fillimisht që të organizonin një aksion të fortë por më pas duket është tërhequr dhe viktima në vend të trafikantëve ka qenë vetë Zagani që u shkarkua dhe u hetua

“Në momentin kur kam nisur me të dhënat për këtë grup kriminal, më thërret drejtori Ervin Hodaj dhe më thotë ‘dua një informacion pikant që të zhvillojmë një operacion të bukur dhe me rezultat, një goditje të mirë’. I thashë që kam informacion për një grup të madh në

Z.Tahiri ende nuk i ka kthyer përgjigje një artikulli të Ditës mbi pushimet e tij në Korfuz

Z.Tahiri ende nuk i ka kthyer përgjigje një artikulli të Ditës mbi pushimet e tij në Korfuz

Vlorë, që përveç marijuanës po merret edhe me kokainë.

Ai ka një linjë që ikën me makinën e tij private nga Vlora në Greqi. Në Greqi ka një mjet gomone me tre motorë me gjatësi 12 metra, me kapacitet deri në 2 tonë ngarkesë. Me këtë mjet vjen në Borsh, ngarkohet dhe zbarkon në Puglia dhe Leçe ku ka zonën e tij të zbarkimit. Por ka pasur kërkesa dhe për më tej. Ka pasur një mjet të fuqishëm dhe dilte edhe me det 5 ballë dhe mund ta dërgonte edhe në Kalabri zbarkimin e mallit E mbulonte ketë aktivitet me biznes.

Ky personazh së paku ligjërisht me aq sa unë di nuk është në asnjë biznes. Mund të them se ky është një ndër trafikantët dhe skafistët më të njohur në Vlorë.

Emri i tij përmendet në materialet e prokurorisë, nuk penalizohet asnjëherë. Madje, prokuroria pretendon se unë kam kryer një veprim arbitrar duke hetuar këtë shtetas jashtë territorit të kompetencës sime. Sipas prokurorisë, nëse unë marr një informacion jashtë Fierit për çështje trafiku, nuk kam të drejtë të hetoj. Në fakt, Ligji për Policinë e Shtetit ngarkon çdo punonjës policie kudo dhe kurdo që është edhe jashtë funksionit, kur vihet në dijeni për një vepër penale apo aktiviteti kriminal të shkruajë menjëherë informacionin dhe nisë menjëherë hetimin ndaj këtij aktiviteti kriminal dhe ta raportojë tek eprorët, siç unë kam vepruar…”

 

Censurohet pjesa e dytë e intervistës

Një pjesë e dytë e intervistës me shefin e arratisur të Antidrogës së policisë së Fierit nuk e ka parë dritën e botimit.

Një copë e pjesës së dytë të intervistës u botua dje në orët e para të mëngjesit.

Aty thuhej që kjo bandë e drogës ka në krye familjarë të ministrit Tahiri të cilët kanë përdorur edhe të njëjtin skaf që ai përdor në Vlorë për lëvizjet e tyre

Disa orë më pas gazeta TemA online shkruan se gazetari që ka marrë intervistën mohon që Zagani të ketë thënë këtë.

Gazetari që ka marrë intervistën Basir Collaku në një postim në rrjetet sociale thotë tjetër gjë.

Ai akuzon median me të cilën kishte bërë kontatë për transmetimin se ka bllokuar me ndërhyrjen e Tahirit transmetimin e pjesës së dytë të intervistës.

“…Gazeta Shqiptare dhe Tv News 24 kishin nje marreveshje profesionale me mua per te transmetuar ne menyre eksluzive intervisten e ish-shefit te Antitrafiqeve te Drejtorise se Policise se Fierit Dritan Zagani qe une kisha bere si ne audio dhe video.

Diten e pare u botua dy faqe interviste dhe pjesa video qe perkonte me ate çfare ishte zbardhur ne Gazeta Shqiptare. Per kete korrektese i kam falenderuar. Por duket trazira kaperceu profesionistet dhe ne dore e mori situaten mediatike Qeveria. Me urdher dhe presion te saj nuk u lejua transmetimi i pjeses se dyte dhe te trete.

Une kam qene bashke me koleget e News 24 kur materiali ishte thuaj i gatshem per transmetim dhe pese minuta para se te ndodhte dhe te hynim ne studio, erdhi urdheri kategorik nga lart siç thuhet. Ne asnje menyre te mos transmetohet as ne televizion as ne gazete – shkruan ai.

 

Pjesa e patransmetuar e intervistës mund të lexohet këtu.

 

 

September 3, 2015 09:38
Komento

21 Komente

  1. era September 3, 10:15

    E tmersshme! Te te ruaj perendia more djale si dhe familjen tende ! Si ty paska kaq pak sa veshtire te behet dicka…te te veje mbare andej nga je…

    Reply to this comment
  2. E verteta September 3, 10:20

    Po legalizojeni mjelljen e hashashit o truthare,dhe lejeni popullin fukara te punoje.
    Po luftoni me mullinjte e eres dhe po harxhoni qimet e kokes e nuk keni per te bere gje,lejeni popullin te punoje ai qe don ta pije e pin e nuk ju pyet ju.

    Reply to this comment
    • zaho September 3, 10:34

      po e lan ashtu sic thua ti, u ndepriten fitimet e tyre.

      si do fitojne miliarda per te bere pushime sheikesh dhe per te blere vila nga Kodra e Diellit?

      po mua me ben pershtyoje akuza qe i kan ngritur ketij Dritanit.

      I dekonspiroi emrat e bandes tek nje oficer italian i GF??????!!!!!

      A seriozisht e kane?

      Ia paska dhen atyre qe kerkojn arrestimin e trafikanteve???

      Po cfare gabimi ka bere ky atehere??

      Reply to this comment
  3. Lëmi Llukës September 3, 10:33

    Policia , siç duket , është plot me qelbanikë si puna e këtij .
    Ti hajdut i qelbur , pse thyen ligjet e shtetit tënd ?!
    Pa le , po na lot edhe rolin e viktimës !

    Reply to this comment
  4. durrsaku September 3, 10:36

    Kte drejtorin e policise se Fierit Sajmiri ka dashur ta bej dfrejtor t pergjithshem ne vend te Artan Didit.

    Po nuk eshte vetem ky

    I sugjeroj Dites te shoh me kujdes rolin e drejtuesve te policis se Durresit dhe lkidhjen e mafies se ketij qyteti me ministrin dhe me lart.

    Me te mira

    Reply to this comment
    • Juli September 3, 12:37

      Ik mor te degjeneruar gazetare , me genjeshtrat tuaja ju palaco gazetare qe mbroni interesat e paleve beni konfuze njerezit. U merrka ministri me trafik droge …o k… kanari. Po me gjithe keta te huaj te akredituar ketu dhe hetime nderkombetare lejokan ministrin te beje trafik kaq hapur. Edhe nje tufe shqiptare budallenj qe nuk thellohen fare ne shkrimet skandaloze te Dites ,me genjeshtra sheshit, nxitojne me komente. Popull plehre qe ska respekt per punen e askujt, do ti gjeje bishta cdo gjeje te mire qe behet ne kete mut vendi, cdo njeriu qe punon, prandaj skemi per te bere hajer kurre ne si popull. Dhe nuk eshte se ketyre komentuesve u dhemb Shqiperia, por eshte ajo pjesa militante e PD qe eshte e prekur nga humbja e pushtetit dhe nxitojne te shpifin e te hedhin vrer edhe neper komente.

      Reply to this comment
  5. I.Troplini September 3, 10:37

    Koco Kokedhima, nuk eshte nga ata shqiptare qe do doja ti ngrija kapelen kur ta shihja, por tek politika e shtetit ndaj mbjelljes, kultivimit dhe tregtimit te hashashit, ai perfaqeson nje skaj qe nuk duhet lene teresisht pas dore.
    Askush nuk i mbyll dot Lazaratet. Edhe po mbylle njerin, do hapen 5 te tjere. Ne kushtet tona, ku fermeret nuk kane asnje shans te jene pjese e tregut te brendshem me prodhime te stines, per pasoje te politikave ekonomike antikombetare te ndjekura deri tani dhe mungeses totale te infrastruktures se nevojshme ne kete fushe, e bejne edhe me akute, gjetjen e nje strategjie TE DOBISHME kombetare, per nxjerrjen nga ilegaliteti te ketij biznesi. Eshte detyrim kushtetues i kabinetit qeveritar, te hartoje strategjite e duhura ne lidhje me probleme te akumuluara dhe te kriminalizuara, ndoshta edhe pa te drejte.
    Pervoja e disa vendeve europiane, mund te sherbeje si “banke shkolle” ne kete drejtim.
    Ndryshe, do gajasemi cdo muaj, me histori korrupsioni si keto me komisare antidroge. Shteti shqiptar,,,,,,, nuk perfiton asgje nga debate te tilla pervecse diskreditohet. Nje fermer qe paguan taksat dhe nje tregtar me kase fiskale, do ishte per te, zgjidhja me praktike.

    Reply to this comment
  6. nje i papune September 3, 10:37

    shefat e policise ne zonen e hashashit jane duke i vendosur boset e trafikut me lidhje ne kupolen e ministrise.

    nuk di te them nese vet Sajmiri eshte i implikuar sic thoni ju por di te them me siguri qe ata police qe nuk u binden urdherave te trafikanteve perfundojne si ky ose tranferohen

    Reply to this comment
  7. mb real September 3, 10:38

    pyeteni Sajmirin o Dita kush ia shoqeroi babain dhe ia dergoi ne Korfuz aty ku po pushonte?

    Dhe kush e vendosi kete person pa graden e duhur ne nje nga zonat me te nxehta te hashashit shef policie pas kthimit te Sajmirit nga Korfuzi

    Reply to this comment
  8. libohova September 3, 10:39

    eshte logjike qe pas Lazaratit droga duhej te ishte strukur dhe trafikantet gjithashtu.
    Por na ndodhi e kunderta…

    Rebusi nuk do shume mend qe te zgjidhet

    Reply to this comment
  9. lexues September 3, 10:39

    po ky qe denoncon me cfar e coi familjen ne Zvicer?

    Reply to this comment
  10. muli September 3, 10:40

    a keni ndonje prove per keto qe thoni per Sajmir Tahirin se keshtu me llafe flasim te gjithe me dasht

    Reply to this comment
  11. vl97 September 3, 10:46

    GAZETA DITA desha tju njoftoj qe si kunderpergjigje per akuzat tuaja ndaj Tahirit, ky i fundit dhe njerezit rreth tij perfshire gazetar si Mero Baze etj po pergatiten te hedhin ne tregun mediatik tezen qe fajin per hashashin e ka Koco Kokedhima dhe ata qe duan ta legalizojne.

    Kete e bejne ne bashkepunim me segmente te PD qe do ti meshojne se njejtes teze.

    Shfrytezojne antipatine qe ka populli per kte Kokedhimen qe te largojne vemendjen nga e verteta: Qe Tahiri eshte i zhytur koke e kembe ne trafikun e hashashit aq hapur sa ambasada italiane ka njoftuar ambasaden amerikane mbi rastet e perplasjesve brenda policise ne mbrojtje te trafikanteve.

    Familjare te Tahirit jane te perfshire direkt ne mbjellje dhe trafik ne Vlore

    Reply to this comment
  12. Darius September 3, 10:53

    Kur 30% e DEA-s amerikane merret vete me trafik,ca do presesh nga nje vend qe nuk ekziston.

    Reply to this comment
  13. ... September 3, 10:54

    ne foton e dyte qe kini perdorur ministri eshte me Krenar Cenollari kreu i njesise 6 Kombinat miku i perbashket i ?Sajmirit dhe vellezerve Frroku qe vran Dritan Lamajn.

    Krenari eshte kok e kemb ne grupin e hashashit ne zonen e Tepelenes.

    Po veq ksaj nese KLSH do shkoj ne kete njesi do gjej shkelje te renda.

    Ky per t mbulu ato shkelje detyroi shefen e finances t firmoste dhe kur kjo u trem e ka quar familjarisht me persona te tjer punonjes me pushime falas ne kavalishencen e Ministrise se Brendshme ne Durres

    HETONI DHE VERIFIKOJENI!!!

    Mbaj pergjegjesi per ato qe ju them. Emailin tim e keni nese duhet por lutem mos e publikoni

    Reply to this comment
  14. matriX September 3, 10:56

    Ketu te Dita dhe te gazeta Tema m shume gjera merr vesh nga komentet poshte shkrimit se nga vete shkrimi.

    Ku mund ta lexojm intervisten e plote te ketij djalit?

    Reply to this comment
  15. Edi September 3, 11:44

    Nxirre fytyren o Sajmir Tahiri!

    Reply to this comment
  16. LOku September 3, 13:47

    Mos prano ndonje ftese nga ndonje kongresmen per te deshmuar,se e hengre si i ndjeri Trebicka.Paç jete e te rruajt fati ne keto kohera ku bimet narkotike jane bere peme e pyll ne mbare vendin!E ke degjuar me Koqo Kokedhimen te thote “LEGALIZONI BIMET NARKOTIKE”?Jo!Aresyeja se eshte legalizuar ne heshtje e ska nevoje per miratim ne parlament.

    Reply to this comment
  17. e verteta September 3, 15:19

    gjate gjithe kesaj periudhe, mbas viteve 90, neper zyrat e policise dhe te ministrise brendshme, ka patur kuadro qe ishin te lidhur me krimin ne forma te ndryshme…..por ka patur raste qe edhe ministrat i kane ndihmuar te benin ndonje leke si psh koha e Nishanit apo Bashes qe nepermjet stafeve te tyre i kane hapur deren banditeve……por ne keto dy vitet e fundit, zyrat e policise dhe te ministrise jane te mbushura me trafikante dhe njerez te lidhur me krimin sidomos me trafikun e lendeve psikotrope dhe per kete fajtori kryesor eshte ministri Tahiri, Ai pruri ne krye te policise Didin, njeriun me te paafte por edhe teb lidhur ndushte me trafikantet dhe keshtu vijoi dhe vijon akoma kjo pune……ne presim rende dhe qetesi por nuk dime se nga kush e presim…..

    Reply to this comment
  18. eri September 3, 17:20

    Kushe eshte I prirur te humbe lehte respektin per Ministrin Tahiri per kontributin qe po jep ne luften kunder droges ,si ne Lazarat ,Dukagjin,dhe ne gjithe teritorit shqiptar, gabon .Ai para se gjithash nuk respekton vehten !…Opinjoniste te nderuar kundershtar te Z.Tahiri ,kujdes o njerez te mire ,duhet te vlersojme punen e aksoinet e sukseseshme e djersen sakrificen e gjithe efektivave te Ministrise se Bendeshem ne luften totaale kunder krimit ,ky eshte respekt per shtetin, te lejojme Policine e shtetit te punoji,te lejojme ministrin te punoji ,te jeshe i sinqerte si minister eshte role I veshtire pasi ndodhemi me njerez me interesa te kunderta te ndryshme politike dhe ekonomike social kulturore .Oficeri I arratisur familjerisht ne zvicer duhej te denanconte me fuqishem klanin drogagji siç pretendon ,jo vetem te shefat por edhe takim me prokurorin e pergjithshem,Presidentin,K/Ministrin ,sensibilizim medjave do behej me I besueshem ,pak sinqeritet eshte gje e rrezikshme,kurse shume eshte fatale ne kete kohe,z.oficer!!!!!!!

    Reply to this comment
  19. petrika September 3, 22:28

    Tahiri zbulon vetem drogen e PD-se,si ne lazarat,shkoder,malesi e madhe etj.Parcelat e mbjella nga PS-ja,i ka lene qe tja zbuloje PD-ja,kur te vije ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin