INTERVISTA / Shefqet Peçi: Gabuam me Mehmetin!

May 3, 2016 12:35

INTERVISTA / Shefqet Peçi: Gabuam me Mehmetin!

Ishte 30 qershori 1994. Shefqet Peçi kishte ditëlindjen. Mbushte plot 88 vjeç. Shkova dhe e urova në shtëpi. Mora me vete edhe mikun tim, Timo Koka, operator në Televizionin Shqiptar, i vetmi Televizion deri në atë kohë në Shqipëri. E mora në rrugë private, sepse as që mund të mendohej atëhere të intervistoje Gjeneral Shefqet Peçin për TVSH.

Mosha bën të vetën, thashë me vete,  dhe mirë është që ky personalitet nga më të shquarit e LANÇ-it si dhe njeri nga udhëheqësit e lartë të regjimit të përmbysur, si dëshmitar okular, t’i linte dëshmitë e tij për disa gjëra madhore të kohës.

 

Av. Idajet Beqiri

(Vijon nga numri i kaluar)

Në vazhdim e pyeta Shefqet Peçin për shokët e udhëheqjes së Partisë së Punës e të shtetit komunist, me të cilët ai kishte një jetë të tërë që kishte luftuar e punuar. Në mesin e tyre gjatë viteve kishin ngjarë shumë gjera. Lufta e klasave ishte shtrirë rëndë mbi të gjitha brenda vetë udhëheqjes, ishin eliminuar një e nga një gjithë burrat më të shquar që udhëhoqën, që bënë  dhe që fituan LANÇ.

Ndaj një nga takimet me të u përqendrua tërësisht për figurat kryesore të regjimit komunist e që në mënyrë të padiskutueshme ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Pavarësisht se Shefqet Peçi nuk ka qenë anëtar i Byrosë Politike, ai ishte ndër njerëzit më të besuar të kësaj tresheje të fuqishme dhe gëzonte një autoritet si të anëtarëve të Byrosë. Por edhe ata e çmonin dhe e respektonin Shefqetin si të barabartë…

 

Enverit i qëndrova besnik gjithë jetën e nuk do ia thyej besën

“Dëgjo mor bir,-më tha,- unë jam enverist. E kam takuar për herë të parë Enverin në Kongresin e Përmetit. Me shkresa, me urdhëra, me shkrime e kisha njohur qysh kur e filluam LANÇ-in e në vazhdim. Por në 24 maj 1944 e kam takuar për herë të parë fizikisht. Ai më foli me dashuri, me shumë respekt dhe më vlerësoi shumë si komandant i Brigadës së Pestë që isha. Qysh atë ditë bëra një betim në vetvete, që do t’i qëndroja besnik dhe nuk e kam thyer besën, e as që do t’a thyej. Nuk mundet t’i mohohet Enverit roli udhëheqës në LANÇ, bashkimi i popullit për luftë. U bëmë ushtri e madhe, me batalione, me brigada, me divizione, me korparmata. Ishin 70 mijë partizanë dhe partizane që bënë luftën antifashiste. Është numër shumë i madh për një popullsi më pak se një milion njerëz sa ishim në atë kohë. Ishte mënçuri e madhe antifashizmi ynë, nuk u bëmë me murtajën, por u bashkuam me qytetërimin.

Pastaj edhe pas çlirimit bëmë revolucion kudo, revolucion në arsim, revolucion në shëndetësi, revolucion në kulturë, në bujqësi, në energjitikë, në naftë, në industri, në miniera, në ushtri, në transport. Paralufta, lufta dhe pas lufta e dytë botërore Shqipërinë e gjeti vendin e varfërisë ekstreme, të analfabetizmit dhe injorancës, vendin e errësirës. Moçale, këneta, vobektësi, morra dhe mushkonja gjakpirëse kudo. Ndaj këta sahanlëpirësit e sotëm që janë pinjollë të tradhtarëve e bashkëpunëtorëve të fashizmit, por edhe ish-komunistë maskarenj që thonë nuk është bërë asgjë janë bukëshkalur, nuk kanë as sy të shikojnë, as veshë të dëgjojnë, por janë të prishur nga mëndtë. Mendojnë se me nihilizmin e tyre u mbuloka dielli me shoshë!

 

Hysniu ka faj për Saliun

Por nuk na kanë dashur këta përtej kufijve, të rrethuar kemi qënë, të rrethuar kemi mbetur. Serbët dhe grekët historikisht kanë dashur të na bëjnë varrin! Ne ua vumë kufirin te thana, por ata sot po na e bëjnë varrin, se ne jemi të liqtë e vetes. Ai mallakastrioti yt dhe udhëheqësi im i madh në luftë dhe më pas, Mehmet Shehu, e përdorte gjithnjë një fjalë të madhe që kishte nxjerrë urtësia popullore: “O balo të hengërt tënja, e ke të keqen brënda!” Gjithmonë nga brenda na ka ardhur e keqja.

Sot jetojmë ditë të keqija, janë ngritur këmbët dhe po i bien kokës. E hu-ha sa kohë kishin “larot” e brendshëm dhe të jashtëm që punonin e vepronin për të ardhur kjo skëterrë fashiste që përjetojmë sot…

13081919_10154829487837738_1232914822_nKy fashisti Berisha është zgjedhur me dorë prej serbëve. Nuk erdhi ashtu kot në krye ky. Nuk e di, por pak faj i vë edhe Hysniut. Saliu u mundua dhe nuk la gur pa lëvizur të hynte te Enveri. E madje ju bë “rrodhe” me servilizmin e tij edhe Liljanës, nuses së Sokolit. Donte me çdo kusht të futej mjek te Enveri. Por Enveri ngarkoi me detyrë Nexhmijen e cila e verifikoi me hollësi dhe nxorri që Saliu ishte i poshtri i botës. Ai nuk qasej në “Bllok” me ato të dhëna biografike që i erdhën nga Tropoja. Ai ishte për ta mbytur në lumin e Drinit, jo për mjek! Ndaj Nexhmija nuk lejoi që Saliu t’i futej Enverit nga dritarja. Ndërsa Hysniu e futi nga dera! Nuk e di pse e bëri këtë gabim Hysniu!

Por Hysni Kapon e kam plagë, iku kur duhej më shumë. Të themi ç’të duam ne, Partia, qeveria, shteti, vendi ishin në duartë e tre kryesorëve: Enver-Mehmet-Hysni. Iku Hysniu, do ikte Mehmeti, do bëhej katrahurë Shqipëria. Hysniu ishte burrë e kaluar burrit, i urtë, i sjellshëm, gojëmjaltë, zemërzjarrtë, shumë i ditur, punëtor i madh. Ai ishte ekuilibri, ai na mbante të gjithëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe me Enverin. Këta doktorat i kam patur inat unë, nuk i afroja kollaj. Nuk e di, por mjekët na bënë hatanë. Edhe Enverin mjekët e vdiqën.

Iku Hysniu? Filluan të ikin të gjitha. Ramizi është burrë shumë i mirë, i zgjuar, por …Ramizi është “hallvë e ftohtë”! Do burra shteti, nuk është kollaj. Nuk më harrohet Plenumi i Komitetit Qëndror kur u dënua Kadri Hazbiu. E kam patur në Brigadë Kadriun. Trim i madh, dhelpër e zgjuar, ministër i Brendshëm kapacitet. Kur po i numëronin gabimet dhe fajet që kishte bërë, ai tha: “Më thoni ç’të doni e bëni ç’të doni me mua. Iku shoku Hysni? Nuk ka më kush t’i dijë të vërtetat siç i dinte ai… Nuk kam me kë të flas këtu dhe nuk ka kush të më dëgjojë dhe të më kuptojë në ato që do them, e për ato që kam bërë. Dhe pse i kam bërë…”

 

U sollëm keq me Mehmetin…

E pyeta posaçërisht për Mehmet Shehun, në se e kishin vrarë apo ishte vetëvrarë…

Ti më pyet për Mehmet Shehun! Unë nuk kam variant tjetër, veç atij që thotë Enveri, sepse t’a përsëris, jam enverist unë. Por një gjë di të them, Mehmet Shehu ishte i papërsëritshëm. E kam njohur shumë mirë në luftë dhe deri sa iku nga kjo jetë. Ai nuk kishte gradë tjetër, veç gradës “gjeneral”. Ai ishte gjeneral në ushtri, gjeneral në kulturë, gjeneral në arsim, gjeneral në ekonomi, në financa, në industri, në energjetikë, në shëndetësi… Nuk kishte gradë tjetër për Mehmet Shehun, veç gradës “gjeneral” në çdo fushë dhe në çdo aspekt të jetës.

U sollëm keq me Mehmetin. Po të ishte Hysniu gjallë, nuk do të ishte prekur Mehmeti. Jo vetëm se ne të gjithë e dinim që ata duheshin si vëllezër, por ishin edhe të përgjegjshëm se të dy ishin krahët më të fuqishëm të Enverit. Ku duronte Mehmeti t’i thoshin ato fjalë dhe t’i bënin ato kritika ata të rinjtë që erdhën në Byronë Politike në vitin 1976 dhe 1981! Ku Mehmet Shehu e ku ata…!

U tha dhe çfarë nuk u tha për Mehmet Shehun. U tha që ishte edhe agjent i CIA-s. Madje në Plenumin e Komitetit Qëndror na u paraqit edhe një dokument ku delte që Mehmeti kishte pranuar të ishte bashkëpunëtor i CIA-s amerikane. E tha Enveri këtë gjë, dhe unë i besoj Enverit. Por një gjë e them me bindje, dhe askush nuk mund t’i lëvizë as majin e thoit, Mehmet Shehu mund të ishte agjent i amerikanëve apo nuk e di se çfarë, por me karakterin që kishte Mehmet Shehu, me burrërinë e tij, me besnikërinë ndaj atdheut dhe popullit, me zgjuarësinë e tij, me cilësitë që kishte, me gjithë atë kontribut që kishte dhënë, ai nuk do të bënte çfarë do t’i thoshte CIA, por CIA do të bënte çfarë do t’i thoshte Mehmet Shehu. Nuk kishte burrë dhe forcë ta tjetërsonte Mehmet Shehun nga mbrojtja e interesave kombëtare, nga e mira e popullit shqiptar, të atdheut dhe të gjakut të të rënëve për lirinë e këtij vendi. Ai ishte një burrë shteti i madh, trim dhe i guximshëm. Nuk ia bënte tërr syri para asgjëje…

Në këtë moment, Shefqet Peçi mendohet pakëz dhe bën një kthim të madh prapa në vitet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare.

Gjatë luftës antifashiste Mehmeti ishte bërë legjendë e gjallë. Unë e kam patur gjithmonë epror, sepse ai që kur nisi lufta ishte sekretar organizativ i qarkorit të Vlorës. Një kohë u bëmë kolegë, sepse komandant i Brigadës së Parë ai, komandant i Brigadës së 5-të unë. Por më pas ai u bë shumë më i madh, deri komandant korparmate. Të gjithëve na bënte përshtypje sepse ai luftonte në këmbë, madje thoshin se atë nuk e zë plumbi! Mirëpo kur erdhi një herë si i deleguar nga Divizioni në Brigadën time, krahas të tjerave edhe për të zëvëndësuar komisarin e Brigadës Hysni Kapo, i cili u bë komisar korparmate, përmes një fjalimi të zjarrtë, konciz, me fjalë të zgjedhura, ai argumentoi se përse komandanti duhet të luftonte duke qënë jo vetëm në krye, por edhe në këmbë. Nëse ushtarët e shohin komandantin të fshihet 13089985_10154829488062738_1837365194_nnë llogore, pas pemëve apo pas ferrave, nëse ul kokën, ata dekurajohen, nuk e kanë guximin, trimërinë, vrullin dhe entuziazmin në maksimum. Rrinë si të trembur dhe nuk japin maksimumin. Ndërsa kur komandanti lufton në këmbë, dhe kalon nga njëri partizan te tjetri, në këmbë, i bënë ata trima me fletë dhe të papërmbajtshëm…

Më ka bërë përshtypje shumë fjalimi që mbajti Mehmet Shehu para Brigadës së Pestë në  5 qershor 1944, ku unë isha komandant. Mehmeti ishte i deleguari i Divizionit dhe po na jepte detyrat për mësymjen në veri të Shqipërisë. Kishte një shprehje të tij që e përdorte shpesh, e kishte përdorur për herë të parë në Poçem në  Beslidhjen e Mallakastriotëve: “Luftë kundër okupatorit deri në fund, edhe sikur në Shqipëri të mbeten vetëm një vajzë e një djalë”. Pata një mospajtim të vogël me Mehmetin kur ai tha: “Trimat të çajnë përpara, frikacakët, ata që ngjallin panik të pushkatohen. Dhe vazhdoi: – Kur partizani ynë rrezikohet të bjerë rob në duart e gjermanëve, ky menjëherë duhet të vetëflijohet. Nuk duhet të bjerë kurrsesi në duart e gjermanëve…”.

“Me këtë që partizani ynë nuk duhet të bjerë kurrë rob,  unë bashkohem plotësisht me ju shoku Mehmet, –  i thashë, –  por mendoj se jo çdo rënie në duart e armikut vulos tradhtinë!”

“Nuk e kam fjalën për raste si kjo, – tha Mehmet Shehu, – e kam fjalën tek ajo që ne duhet të kultivojmë te partizanët filozofinë e mos rënies rob. Ne duhet të kultivojmë te komandantët dhe komisarët trimërinë absolute”.

Vazhdonte të fliste rrjedhshëm dhe me një tingull zëri të veçantë, që të hidhte në zjarr pa pyetur për asgjë.

“Luftëtari ynë, – tha më tej Mehmeti, –  duhet t’i dij të gjitha për të mundur tre armiqtë tanë të mëdhenj, gjermanët, bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë dhe morrat. Kur luftoja në Spanjë, u ftoha. Një luftëtar Internacionalist më dha fanellën e tij të leshit.  E vesha. Pas disa ditësh më pyeti shoku që më dha fanellën: “Të bëri efekt fanella?!”

“Më bëri shumë, – i thashë, – por fanella jote më është kthyer në epiqendër të ofensivës së morrave…”.

E dini çfarë më tha? “Hiqe fanellën dhe lidhe te trungu i lisit me miza. Pas 10 – 15 minutash asnjë morr nuk mbetet në fanellë.”

E provova dhe ashtu më ndodhi. Në Spanjë e mësova këtë, – na tha Mehmet Shehu”.

 

(Vijon)

May 3, 2016 12:35
Komento

34 Komente

  1. Çentrale May 3, 13:03

    Eh burra lufte , jo si Sala qe per 25 vjet i beri ne… Shqiperise

    Reply to this comment
    • Curri May 4, 04:33

      Shoku Shehqet ishte injorant, i pashkolle, gdhe, egersire. Prandajza pelqente te pashkollin dhe injorantin Enver.

      Reply to this comment
  2. Totila May 3, 13:13

    E kam takuar Xha Shefqetin ne Laprake ne Maj te 1994 .
    Burre dhe trim e kaluar trimit ,por ato fjale qe me tha ate dite (( qe nuk dua ti bej me dije ketu ))me dolen qe te gjitha .
    Kishja degjaur per punen e tij mbas clirimit ne veri dhe qe te gjithe flisnin me superlativa per LABIN SYPATREMBUR dhe Trim ,per Burrin qe PO -ne e kishte PO dhe JO -ne ,JO .
    Edhe ne se ka vrare ,ka bere mire sepse nuk ka vrare ate qe S’duhej ,por ka vrare MORRAT ,TRADHETARET .
    TRIM I Terbuar ishte aq sa nuk pranoi qe te merte serumet dhe iku i qete .
    Tani ketu do te fillojne qe te meversulen legena te tille si
    “MARK-UKI ,apo INTELEKTUALI alias NASTRADINI ,por nuk kane se cte me bejne ,vetem se do ME HANE MU…E
    Per MEHMET SHEHUN ,Shefqeti e thote mire ,por ,Fati i MEHMETIT ishte i paracaktuar qysh se i hoqen HYSNIUN dhe fajin e eleminimit te Mehmetit e kishte VERUA ,NEXHI dhe SY-ULURI PA ATDHE ,RAMIZ -BOSHNAJKU .

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 May 3, 14:33

      toti nëse nuk do ti bësh të ditura!?më mirë mos i zër në gojë!!
      mos kujto se e ke prerë në besë!!se ashtu i vjen që ta ketë prerë në besë dhe idajet avokat debili!!
      toti unë e di,saktësia 85% se për çfarë e ke payetur dhe si të është përgjigjur!!

      Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 May 3, 13:36

    një sygjerim për shqipe,atë debilen me të cilën replikova në shkrimin paraardhës!!
    të parit me sy kritik të shkrimit!!
    nëse ke pak tru mi shqipe!
    nëse je aq e zonja sa ti këthehesh shkrimeve të idajetit për hysniun dhe atij të xhemil debil gjonit!
    intervistave të fundit të nexhmijes!
    dhe ti rikëthehesh dhe njëherë shkrimit djeshëm do të mundesh të mësosh shumë!!
    do të kesh mundësinë të kuptosh shumë!!
    po ta them “do të kesh mundësinë”sepse nuk e di a do të mundesh!a do të mundet ajo copë trungu që ke mbi shpatulla e të ndajn veshët nga njëri tjetri të nxjerrë njonjë përfundim të drejtë!?këtë nuk ta siguroj dot!

    Reply to this comment
    • shqipe May 3, 15:24

      Jane mbledh prapa Sali serbit
      Vecan llum i Shqipris!
      Quaj llum e llum te vendit
      cilindo,prapa salis..

      Qe dhe pjella qe e polli
      Mbane varrit s’do e qas!
      Por do thote : ” Shyqyr qe ngordhi!!!!..
      Vec ngordhjen, hallall e past!…”

      Ik censur se s’ta kam ngen
      Mos i hap vetes telash.
      Se jam dru i holl’ per pene
      E s’jam ti kercur i trash…

      Reply to this comment
      • Tartufi May 3, 16:24

        Dole prape o hajvan
        me te njejta brockollina
        si Shqipe e Pelivan
        o thundraku nga krahina.

        O zgjebaraku me pese vargje,te mungon thelbesorije,zemra e qytetarit,qe nuk bhet kurre skllav i as kujte. O skllavi i kallamit te gjate,kush eshte ndrishimi
        tend prej skllavi nga nje skllav qe ndjek shpellarin Sali???

        Reply to this comment
        • shqipe May 3, 18:59

          Tartuf,a Love,a Veronik’, moj “Hanko shkope!…”

          Thundraku,njihet nga pallturit…
          (Botrishte dihet,eshte Sala!…)
          S’e mohoj,qe ngjaj dhe une
          Por ama, vetem nga…..
          …………………………………..
          Vronik’ te kesh harruar.
          Mirpo, ti s’rri pa u kruar!..
          C’faj te kam moj e uruar
          Qe ndizesh e s’ke te shuar?!
          Ashtu mbec,perveluar…

          Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 May 3, 16:40

        “E s’jam ti kercur i trash…”
        mos na rrej tashti shqipe!!
        kërcu e kaluar kërcurit je!!
        shelg i thatë je shqipe!!
        ska pykë që të çan!

        e shikon që dhe unë di të bëjë poezi si ti o tarallake??

        Reply to this comment
        • shqipe May 3, 18:35

          Te jet kjo pezi?!
          Apo,thjesht nga zilija!
          Se, kesaj tendes”Zotri”
          I mungon vec poezia!…

          Reply to this comment
          • anticensurë 25642654 May 6, 11:26

            o qipe qeke me të vërtetë tarrallake!!
            po pse moj kujton ti se me të vërtetë unë pretendoj se kam shkruar poezi??
            jo mi tarrallake jo!!po të them vetëm atë që ti nuk e kupton vetë!!
            TI NUK DI TË SHKRUASH POEZI!!
            nuk mund të quash poezi një fjali të shkruar në formë vargu!!
            unë atë kam bërë!!në çdo katër fjalë kam filluar një rresht të ri!!
            ti bën të njëjtën!
            mdryshimi mes ne të dyve është se tek unë po ti rreshtosh në një fjali normale fjalët marrin një kuptim!!
            tek ty kuptimi mungon!!
            budallallëku është me bollëk!!

    • Tartufi May 3, 15:45

      Dermani tim ,ne vitet 83 te jetes time ne mes te Laberise
      mu dhe fati te takohesha me djaloshin e zgjuar nga fshati
      i Picarit,,, Tasim Rukon,, kushuririn e ketij fosileje pa vlera
      Shefqet,, per shenim,,, Tasimi sot ron ne shtetin e Florida
      te USA. Ky lab i zgjuar ,qe eshte nder ta kesh mikun tend se nuk del kurre bosh,ne bisnesin e tij qe ka hapur
      ka punesuar 30 vete,,, dhe te vazhdojme,,, Ne kapercimet qe ne beme ne ate kohe,qe une isha ne pozicionin tjeter te tija,por ne te vertete ishim te nje mend e ne nje ndjenje te perbashket,,,, Tasimi me thote;
      E c ju ka ngelur ketyre dermaneve si ky Shevqeti tim per te na shpikur ne zvaranikeve te bukes se misrit e te
      shellires o miku tim armiku i kesaj partije,,, me qeshjen time te thelle ,per kete leb te zgjuar,jane thene keto fjale;
      Duroni dhe pak se te dali lopa me 8 gjire nga laburatori i
      partise qe punohet,per te patur qumesht sa dhe te laheni ju hallexhinjte e fshatit. Dhe sot dhe gjithe diten Tasimi kur me pershendet nga Florida ne telefon me thote,nuk ka dale akoma lopa me 8 gjire derman.

      Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr May 3, 13:48

    Gjynah qe shefqeti rrojti te shikonte kiametin.
    Arrdhka e saliut eshte baraz me kiametin.
    Per ramiz alene nuk pajtohem.
    Ramizi ishte poliagjent

    Reply to this comment
  5. partizani May 3, 13:55

    Peci per Mehmetin ka variantin e Enverit se enverist jam thote, por ama jemi sjell keq me Mehmetin. Te dyja bashke keto vetem nje debil budalla si Peci mund ti lidhe bashke. Ose Mehmet Shehu ishte poliagjent i gjithe agjenturave, ose Enveri ishte nje poli bythqim i gjithe kohrave. Edhe poliagjent edhe hero edhe shok i Enverit nuk ka budalla pervec av. Idajet pordhes ta besoje.

    Reply to this comment
  6. demo May 3, 14:19

    Ky ka bere krime ne Lume dhe ne Kosove,por kam pasur drejtor djalin e ketij,Agron Pecin nje burre zotni qe nuk pyeste per lufte klasash ne ndermarrje.Para ca vjetesh e takova dhe e pyeta:-Drejtor e dije ti qe ne Tensionin e Larte gjysma e punetoreve ishin rreaksionare?-Une kam vleresuar njeriun e punes,jo spiunet qe ju benin biografite!- Sali Berisha eshte marre me biografite,per te bere kariere,prandaj eshte njeri i poshter.

    Reply to this comment
  7. Saraj May 3, 15:09

    Enveri dhe enveristet sollen perparim te madh, mjaft te kujtosh sesi u zgjuam nga gjumi ne 1990

    Reply to this comment
  8. BLACK SWAN May 3, 15:54

    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahahahahhahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahhaha
    DITA ju i vendosni titujt apo vete I.Beyqiri ?
    mos vdekshi kurre se u gajasa ,vetem titullin lexova , kam antipati per mbiemrin e ketij , nuk e lexoj asnjeher
    gabim quhet pushkatimi ?? gjithe jeten partizan , trim , drejtues ,gjeneral , morracak shkurt, dhe pastaj pushkatim ?? gabim quhet ?? pak e pushkatuan dmth ?! pak i pushkatuan dhe djalin , i moren jeten perdite nga pak Fiqiretit , …te gjitha keto torollaku kriminel komunist kelysh Peci e quan gabim ???

    pastaj e ka fajin Saliu se keta pushkatuan nga pak gjithe shoket e tyre ???
    bir cfare me degjojne veshet e cfare me shikojne syte !!!!

    Reply to this comment
  9. Iliri May 3, 16:59

    Mor po vertet besoni ato rrena e mashtrime te tregume nga avokati leshit Idajet. Ky ma pare denonconte Izet Haxhine per perdhunim me dajak bythve kurse sot del e tregon prralla me Shefqet Pec. Pyteni mor nji here si e pse paditi Izet Haxhine per dajakun qe hangri ket legen.

    Reply to this comment
  10. Arben May 3, 18:41

    PO CFARE U SOLLE TI O KOKL…….

    EKZEKUTIMI I MEHMETIT DHE HELMIMI I ENVERIT ME VONE, ERDHEN SI PASOJE E NDRYSHIMIT TE EKUILIBRAVE NE ISH-JUGOSLLAVI, PAS VDEKJES SE TITOS.

    SERBET NUK E PRANONIN DOT QE NE KRYE TE SHQIPERISE TE ISHTE NJE SHQIPETAR, KESHTU QE “MOREN MASAT” QE NE KRYE TE REPUBLIKES SE 7-TE DEFAKTO TE ISH-JUGOSLLAVISE, TE VINTE RAMIZ ALIGOVIC.

    KUSH TE P…… TY O HUMBAMENO.

    Reply to this comment
  11. Lilolabja May 3, 19:58

    Po te ishte gabim vetem per Mehmetin hallall,sa gjynahe ka vetem Shefqeti mundte flasin ish anetare dhe kandidat byroje pa marre parasysh ata te Presidiumit te Kuvendit e Sekretaret e pare te rretheve.Kishte merita ne lufte ,por pas çlirimit u konvertua ne nje qen qe te hante pas kraheve.

    Reply to this comment
  12. koha e koleres nazi-berishiste po mbaron May 3, 20:27

    E shikoj qe qenkan mbledhur per komente

    TUC MAKU-PJETER MUSTAKUQI-KOQI XOXET-LEFTER LEFTERAT DHE ELEZMADHERFUCKERAT.

    PRA ESHTE KOHA QE TE THEMI SE NJE NAZIIZEM I RI ME AROME DEMOKRATIKE E K APUSHTUAR SHQIPERINE..DHE PO PERDHOSIN LUFTEN NCL

    EPOPENE ME TE LAVDISHME PAS SKENDERBEUT..

    PSE PO LUFTOHET “KOMUNIZMI’ ME ARMET E NAZISMIT ??

    LEXONI DHE KUPTONI

    Ish-nazistët kanë spiunuar për SHBA-të deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, shkruan “New York Times”, duke përshkruar dokumentet e klasifikuara, të cilat tani janë të disponueshme për publikun.
    Në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke filluar në vitin 1950, J. Edgar Hoover nga FBI dhe Allen Dulles i CIA-s, në mënyrë agresive ka rekrutuar ish-nazistët, ku i trajnuan për të spiunuar komunistët dhe Bashkimin Sovjetik.
    Hoover dhe Dulles besonin se “dallimet morale me nazistët nuk ishin të mjaftueshme që të lënë pas dore vlerat e tyre në luftën kundër rusëve”, transmeton Telegrafi.
    CIA ka rekrutuar ish-anëtarin e Schutzstaffel (NS), i cili ndoshta ishte fajtor i “vogël për krimet e luftës”, thuhet në dokument.
    Dokumentet tregojnë se në vitin 1994, avokati i CIA-s ka bërë presion te prokurorët, të cilët kishin nisur një hetim kundër ish-spiunit mbi dyshimet se kishte marrë pjesë në masakrën e mijëra hebrenjve në Lituani. Hetimi u braktis përfundimisht.
    Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman.
    Në vitet e ’80 të shekullit të kaluar, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.
    Disa spiunë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në pozita të larta të “Rajhut të Tretë”.
    Otto von Bolschwing ishte një oficer në SS dhe mentori i Adolf Eichmann, arkitekt i “Zgjidhja Përfundimtare”, dokument që përmban planin e zhdukjes së hebrenjve nga Evropa.
    CIA e kishte punësuar pas luftës për të spiunuar në Evropë, ndërsa në vitin 1954 mori një shtëpi në Nju-Jork, ku u zhvendos me familjen e tij.
    Kur Izraeli e arrestoi Eichmann, autoritetet amerikane mbrojtën Bolschwingun, i cili ka jetuar i qetë edhe 20 vite të tjera. Pasi e kaluara e tij u zbulua, gjermani hoqi dorë nga shtetësia amerikane, por shumë shpejt vdiq pas kësaj.
    Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar në dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister.
    %%%%%%%%%%%%%%%

    SHPËTIMI I HEBRENJËVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
    July 14, 2011 at 7:27pm
    A.Ramaj, St. Gallen
    http://www.thealbanian.co.uk/
    GJURMËT E PARA NË TROJET SHQIPTARE
    Divizioni „Skëndërbue“ ishte përbër vetëm prej shqiptarëve nga territori i Kosvoës dhe i Maqedonisë që ishte themeluar më ne fillim te 1944. Duhet cekur se shumica e personave që kishin vepruar në këtë division, më parë ishin në devizionin Waffen SS Hanxhar të Bosnjës dhe të Kroacisë, kurse më 1944 ishte krijuar divisioni vetëm me shqiptarë. Njëri nga protagonistët e këtij divizioni ishin Bedri Peja(ni) dhe Xhafer Deva. Bedri Pejani dhe Xhafer Deva ishin antisemitë të njohur të asaj kohe. Divisioni „Skënderbeu” kishte tubuar rreth vete 6491 vullnetarë shqiptar dhë që kishte për detyrë të luftonin në krah me gjermanët e kjo dmth edhe të dorzonin hebre gjermanëve. Vetëm një një kohë shumë të shkurtër divisioni „Skënderbeu” kishte tunbuar në Prishtinë und Gjakovë 400 hebre prej nga u dërguan në kampin e përqendrimit në Gjermani, në Bergen-Belsen afër Hannover-it.ku edhe vdiqën. Sa i përket numrit të personave ka disa mendice. Sipas Dzeletovic Ivanov ka të bëjë me 400 hebre kurse sipas Noel Malcolm ka të bëjë me 281 hebre që janë dorëzuar në duart e naziztëve gjerman nga ana e SS Waffen divisionit Skënderbeu

    Reply to this comment
  13. intelektuali May 3, 20:50

    AMAN O GAZETA DITA ME KETE KAQOL TE PARTISE SE PUNES

    Edhe me Enverin edhe me Mehmetin, edhe me vrastarin edhe me viktimin, me ke eshte ky LOQE? Po pse nuk shkruane se ky BOLE qesharake ka qene me pare edhe bodigard i Ahmet Zogut more te paudhe te gazetes DITA. Po pse spiunin e Sigurimit Idaljet Beiqri do te kendojme e lexojme me keto seri dacibaosh hokatare o gazeta DITA?

    Reply to this comment
  14. arben May 3, 23:02

    Kush te ka pyet ty o Shefqet e shokeve Tuaj per Mehmetin nese u be gabim ose jo eleminimi i tij. Fatin e jetes dhe familjes se Mehmetin e te gjithve Ju e kishte Enveri me Nexhmijen e askush tjeter. Te jesh burre eshte nje fjale e urte popullore, duhet te falesh e te kesh besim te njeriu, e jo ti eleminon kundershtaret ne thojza

    Reply to this comment
  15. mireli n May 3, 23:19

    Nderim e respekt per kete burre vigan,kryetrim i Laberise Legjendare, Heroin e Popullit Gjeneral SH. PECI. Trima si ai jane Nderi dhe Lavdia e Kombit, ndaj do mbeten te pavdekshem ne jete te jeteve.
    Jam mrekulluar nga zgjuarsia,mencuria e ketij burri fisnik ,trim e i beses.Ushtarak i lindur,orator, poet e atdhetar i madh.SH. PECI ishte dhe mbeti nji Shqipetar i madh. Kontributi i tij ne lufte dhe mbas clirimit ka qene i madh.
    Emri i SH.Pecit eshte i skalitur ne Altarin e Lavdise se Atdheut.

    Reply to this comment
  16. IM May 4, 00:28

    Thirrje:

    Anti-enveriste te te gjitha vendeve bashkoheni !!

    Merrni me vehte brisqe rroje ,shkume rroje,,furce dhe deodorant dhe hajdeni se me eshte rritur leshi..

    Po si o kanibale nuk pushuat duke ngrene kockat e Enverit qe kur erdhi Elez Rajersoni ne 1991 dhe deri tani me Donald Lul Bashen

    Sepse enveristet nuk perbejne me shume se 0,1 e te popullsise dhe jane jo vetem absolutisht te parrezikshem por dhe jane te mjere..jane per meshire

    Kurse populli i thjeshte qe po provon THIKEN DERI NE KOCKE ne financa dhe moral perbejne mbi 80 perqind te popullsise pse nuk behet referendum dhe do jem i pare qe do ti kerkoj falje syzekavanozit nqe del nen 70% ne favor te xhaxhit.

    Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
    _Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem
    -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
    -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
    Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare
    Pra duhet nje pale e trete asnjanjese qe nuk eshte pershire ne konflikt ose nuk eshte i paguar si ky Stefani qe vetem nje budalla nuk e kupton.
    Pra ndiqni albitrin e Enverit::
    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    13-në publik shfaqej rrallë
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
    ***
    zoti Obama vizitoi Kuben dhe eshte poshtrues qendrimi qe po mbahet nga disa kapterra te dipllomacise amerikane qe merren me shqiperine.
    Fidel Kastro ne 1961 I drejtoi rraketat me mbushje berthamore per rrashimin e Washingtonit kurse Enver Hoxha si Garip perzuri flloten ruse qe eshte akti ndoshta me historic ne konfliktett boterore…
    Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..
    Mos duhet te shkoje zoti Obama dhe Kongresi amerikan ti lutet dy bossave qe merren me shqiperine Elez biberaj dhe frank wisner..Aman o elez dhe fran..pushoni luften me enveri e vdekur se late koqen e namit se po na I ben Enverin Legjende

    Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot.

    Boll kanibale,hijena ,vampire mostra lereni te vdekurit ne qetesine e tyre !!

    Lereni gjeneralin ne qetesine e tij se sa ishte gjalle ja u la “peçin”..

    Reply to this comment
    • ganiu May 4, 21:29

      Jo or jo. Na bashkoi Çeti. Jam me Enverin por ja futem kot Mehmetit, që kisha e kam respekt. Kadriun e kam pas timin e kemi luftuar bashk dhe ja futa sa munda.
      Ky ka folur kundër Enverit or ti. Shaj Çetin dhe jo ne të tjerët .

      Reply to this comment
  17. Arber May 4, 00:42

    Shefqet Peci vdiq enverist, ky ishte gabimi i tij me i madh: Enveri nuk u shkul nha pushteti derisa i ra bastuni dhe vdiq, ky ishte gabimi fatal i tij. Enveri e likuidoi politikisht Mehmet Shehun (jo me vrasjen) per t’ia lene Shqiperise ne dore Ramiz Alise, kryespiunit te jugosllaveve dhe ruseve. Ishte e natyrshme qe Ramizi ta linte Shqiperine ne duart e Sali Berishes.

    Reply to this comment
  18. Moisiu May 4, 09:48

    Shefqet Peci analfabet, mori e vuri spaletat vet.. Na u be gjeneral brigade, pa shkolle fare ushtarake..Ne lufte mesoj pak te lexoje, per te shkruar katran me boje..Gjenerali pa akademi eshte qesharak, porsi gomari i veshur ushtarak.

    Reply to this comment
  19. mir May 4, 18:18

    e mo loqe popull……..

    Reply to this comment
  20. nazi May 4, 22:03

    Kriminel plak, rrote qeni edhe ne mbarim te jetes.
    Gabuam me Mehmetin,,por i besoi plotesht Enverit per akuzat… por kurr nuk e besoi se Mehmeti ishte spiun…
    Kjo edhe ishte parimi jetesor e moral i komunisteve, edhe me besue prisin edhe me dyshuar..

    Reply to this comment
  21. Besim Sopoti September 30, 09:08

    Une kete Shefqetin se marr vesh une jam enverist por Mehmeti ishte i mire.Po o Enveri i mire o Mehmeti, se kushtu si shprehet ky del qe jo trim nuk ka qene, por servil e bythlepires.Nese Mehmeti qe burre i mire , Kadriu po ashtu pse nuk u ngrit ky ti mbronte aq me teper qe ishte burre i vjeter e idegjohej fjala.Na lini se na hapet barkun me keta rob qe e cuan vendin ne prag urie kolektive.Sa e forte qeka nostalgjia per komunizmin mor jahu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*