INTERVISTË: Shfaqet në përgjime si ‘Niku’, reagon biznesmeni Besnik Halili: Zero marrëdhënie biznesi me Gallon, furnizoj spitalet që në 1996, asnjë lidhje me ndërtimet në Tiranë
Nga Arkiva
Biznesmeni Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k., ka folur për herë të parë pas përmendjes së emrit të tij si ‘Niku’ në përgjimet që po qarkullojnë në media.
Në një intervistë për MCN TV ai nuk i ka mohuar bisedat, ndërsa është shprehur se mbi emrin e tij po hidhet baltë. Më tej, ai thotë se ka pasur oferta në lidhje me produktet që Antonio Gallo, i njohur ndryshe si “Princi” tregtonte në Shqipëri por që akordi nuk është realizuar kurrë.
INTERVISTA E PLOTË:
Zoti Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?
Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim.
Përse thoni spekulime?
Por në fakt, emri juaj përmendet dhe në lidhje me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës…
Refuzoj kategorikisht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë marrëdhënie biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi patur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.
A i keni njohur dhe a keni biseduar ju me personat që janë përgjuar nga Antimafia Italiane?
Marrëdhënia ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë, asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrës të huaj ose vendas, dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunëtor të aferave të tyre. Madje dhe oferten për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.
n.s. / dita