INTERVISTA / Siguria rrugore, duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme

August 9, 2016 10:35

INTERVISTA / Siguria rrugore, duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme

 

Entela Resuli

Mesi i gushtit (data 14) do të ishte dita më e bukur e Besmirit. Atë të diel, ai do të martohej me të dashurën e zemrës.  Por, 12 ditë përpara se të vinte ky çast një aksident tragjik i mori atij jetën së bashku me tre miqtë e tij në Velipojë.

Ky aksident, i ndodhur në 2 gusht, ishte një ndër më tragjikët e këtyre ditëve. Atë mëngjes u raportua se Besmir Kola nga Kakarriqi i Lezhës së bashku me tre miqtë e tij, dy prej të cilëve italianë, vdiqën.

Në këtë periudhë, pothuajse çdo ditë, lajmi i parë që merr në mëngjes është mbi një aksident rrugor.  Ndodh që shpesh janë pjesëtar të së njëjtës familje dhe befas, në një çast, filli i jetës këputet dhe gjithçka përfundon në tragjedi. “Po pse nuk e heqin atë këmbë nga pedali i gazit”, mërmërit me vete teksa dëgjon mbi numrin e viktimave të shumtë. Ata që i hipin makinës, ndoshta duhet të mendojmë më shumë përtej adrenalinës që të fal shpejtësia.

Kanë me tepër rrugë për të bërë me makinë, se sa ta ndalojnë përgjithmonë aty. Ndaj, çdo kush duhet të jetë së pari vetë i përgjegjshëm në momentin që merr timonin në dorë. Gjithçka mund të mbyllet në një fraksion sekonde, çdo drejtues mjeti duhet ta kuptojë që në një vend si Shqipëria, çdo kush duhet të kujdeset vetë për veten. Vështirë ta gjesh të drejtën tënde, ndaj, përveçse duhet të jesh vetë i kujdesshëm dhe të hapësh sytë, duhet edhe të kuptosh se çfarë dhe si po e drejton tjetri makinën.

Duke dashur t’i bëjmë një analizë më të detajuar gjendjes së rrugëve në vend, numrit të lartë të aksidenteve, ne kemi folur me një specialist i cili e njeh mirë terrenin, por edhe mentalitetin e drejtuesit të mjetit. Në këtë bisedë për Dita-n,  inxhinieri dhe eksperti autoteknik, Fatmir Hasho, na bën një skaner të situatës dhe na tregon pikat e dobëta.

-Z. Fatmir, kemi disa ditë që çdo mëngjes në lajme, dëgjojmë për minimumin një aksident. Si e shpjegoni ju këtë, mos ka të bëjë me periudhën e verës?

Unë mendoj se nuk kemi aspak të bëjmë me një periudhë sezonale dhe aq më shumë të stinës së verës. Sot ne jemi në kushtet e emergjencës dhe që duhet të ishte shpallur nga qeveria gjendja e jashtëzakonshme në fushën e sigurisë rrugore. Megjithatë për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, mendoj se po të vësh re dhe të analizosh periudhën e ndodhjes se aksidenteve, ajo është e pranishme gjatë gjithë vitit. Sepse në verë ankohemi për të nxehtin dhe në dimër shirat edhe ngricat . Po ashtu kemi një numër të shumtë aksidentesh edhe në periudha të tjera të vitit. Unë mendoj se rrugët e përmirësuara shumë si në drejtim të asfaltit ( shumë më mirë se më parë) dhe me parametra që ju afrohen parametrave optimalë, kanë shtuar shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve dhe si e tillë kjo e fundit është një element shumë i rëndësishëm në ndodhjen e aksidenteve. Pra si konkluzion mendoj se sezoni që po kalojmë dhe që ka pasur një numër shumë të lartë të aksidenteve, nuk është determinues për ndodhjen dhe aq më shumë me një numër të tillë, ku humbjet e jetës kanë qenë me të vërtetë shqetësuese .

-Në këto kushte, a mund ta drejtojmë gishtin diku, dmth është faji i rrugës, mungesës së sinjalistikës, apo edhe i shoferit që  e vendos këmbën në pedalin e gazit?

Dua të theksoj edhe njëherë se rikonstruktimi dhe bërja e rrugëve të reja ( pavarësisht problematikës së tyre) kanë rritur shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve, e cila nga ana e saj bën që drejtuesit e mjeteve edhe të

Fatmir Hasho

Fatmir Hasho

pamësuar, por edhe për mangësi personale, humbasin kontrollin e mjetit dhe si pasojë ndodhin këto aksidente. Sinjalistika rrugore ka pësuar një ndryshim të ndjeshëm këtë kohët e fundit, por që ende ka shumë punë për të bërë. Në këtë kontekst, kjo sinjalistikë me gjithë mangësitë e saj nuk mendoj se është bërë shkak determinant për ndodhjen e aksidenteve. Pra unë mendoj se duhet të vihet theksi tek drejtuesit e mjeteve, por edhe tek përdoruesit e tjerë të rrugës si këmbësoret, çiklistët, motoçiklistët e deri tek drejtuesit e mjeteve me kafshë. Kjo gamë e gjerë e përdoruesve të rrugës në shumicën e rasteve janë shkaktarët direkt të aksidenteve rrugore. Të mos harrojmë se një numër i madh i aksidenteve ndodh edhe për shkak të përdorimit të lëndëve alkoolike dhe i drogave. Megjithëse janë marrë shumë masa në këtë drejtim, ende ka shumë drejtues mjetesh që lëvizin nën ndikimin e alkoolit, por edhe në gjendje të dehur. Kjo është një problematike, e cila duhet trajtuar më vete dhe kërkon masa drastike, duke mos ia falur dënimin këtyre drejtuesve të automjeteve, por duke e ashpërsuar atë. Nuk duhen harruar edhe pasojat e aksidenteve me dëmtime të rënda për shkak të mosmbajtjes së rripit të sigurimit, apo kaskës mbrojtëse etj.

-Po lloji i makinës dhe kontrolli  që i bëhet asaj, sa mund t’i vendosim faj?

Për sa i përket llojit të mjeteve dhe kontrollit të tyre mendoj se nuk mund të kenë një peshë të lartë në numrin e ndodhjes së aksidenteve. Në përgjithësi mjetet që lëvizin në vendin tonë janë në gjendje të mirë teknike dhe kontrolli teknik bëhet rregullisht ( flas për ato mjete të cilat e kryejnë, pasi ka ende një numër shumë të lartë të tyre që nuk e kryejnë konformë Kodit Rrugor). Nga ana e Policisë së Shtetit mund të kryhen edhe kontrolle të befasishme për gjendjen teknike dhe jam i sigurt që do të nxjerrin shumë problem. Por kjo është në dorë të tyre dhe të mos mjaftohen vetëm me kontrollin e dokumentacionit, por edhe të bëjnë verifikime fizike, pasi kualifikimin e kanë.

Sa ndikojnë emigrantët, ata që janë mësuar me tjetër rrugë, me tjetër sinjalistike jashtë vendit…?

Eh, kjo është një problematikë më vete pasi ata vijnë nga shtete në të cilat rregullat e qarkullimit rrugor zbatohen me rreptësi dhe nuk ka tolerime. Duke e ditur se ne jemi më të ndjeshëm ndaj tyre mendojnë se tolerimi është kthyer në një lloj norme. Por në këtë periudhë dhe sidomos në këto aksidentet e fundit ata nuk kanë qenë protagonistë. Nga ana tjetër sipas mendimit tim sidomos me emigrantët që vijnë nga Greqia dhe që janë më të shumtë në numër, kanë një handikap në mënyrën e përshtatjes me sinjalistikën rrugore në krahasim me pjesën  tjetër të Europës. Këtu e kam fjalën për sjelljen me rrethrrotullimet. Në këtë pikë të ndjeshme punonjësit e Policisë së Shtetit mund t’i ndihmojnë duke i sqaruar për rregullat e qarkullimit në këtë sektor të rëndësishëm sipas Kodit tonë Rrugor.

-Po të bënim një hartë të lokalizimit, ku ndodhin më shumë aksidente ?

Nuk mund të jap një hartë të saktë të lokalizimit të tyre, por po të vihet re shumica që kanë humbje jete janë në rrugë me gjatësi dhe gjerësi të mirë, me kushte shumë të mira të asfaltit etj, ku shpejtësia është më e lartë. Por ato aksidente që kanë ndodhur me dalje nga rruga mendoj se më shumë janë në zonat rurale dhe që kanë nevojë për kualifikimin e karrexhatave dhe te sinjalistikës. Të mos harrojmë që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar këto aksidente kanë qenë banorë të këtyre zonave, ose kanë pasur bizneset e tyre. Ndërsa për sa i përket pozicionit gjeografik ato kanë ndodhur në të gjithë territorin e vendit, pasojë dhe e lëvizjes së mjeteve të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

Nje makine e aksidentuar ne qender te qytetit te Durresit, ku si pasoje e shpejtesise se madhe, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka hyre ne zonen pedonale te sheshit, duke u perplasur me shatervanin. Nga kjo ngjarje nuk ka asnje te demtuar./r/n/r/nA car accident in the center of Durres , where due to the high speed , the driver lost control and entered the pedestrian area of the square, by crashing the fountain.   No one is damaged on this event.

Nje makine e aksidentuar ne qender te qytetit te Durresit, ku si pasoje e shpejtesise se madhe, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka hyre ne zonen pedonale te sheshit, duke u perplasur me shatervanin.

-Cilat grupmosha i shkaktojnë më shumë ato?

Unë nuk zotëroj statistika të sakta për grupmoshat, por në kuadrin edhe të punës që kryej, mendoj se është kryesisht mosha nga 25 deri ne 35 vjeç, pasojë edhe “sigurisë” që kanë realizuar në timon e shoqëruar kjo edhe me gjallërinë që të jep kjo moshë. Problematikë në këtë periudhë të fundit, megjithëse nuk është thënë me zë të lartë është edhe një shtim i numrit te aksidenteve nga drejtueset femra. Kjo është për t’u analizuar, pasi në këtë analizë duhen cituar me çfarë këpuce kane qenë në drejtim, sa e përdorin celularin gjatë lëvizjes me mjet, sa kryejnë makijazhin e tyre kur gjenden në drejtimin e mjetit etj. Gjithë këto probleme kërkojnë një analizë dhe nxjerrjen e mësimeve, për të minimizuar numrin e aksidenteve.

-Z. Fatmir, po pse kaq pasiguri udhëtimi në vendin tonë?

Nuk është se tek ne ka pasiguri në udhëtim, pasi kjo do të thotë se jemi pranë fatalitetit, por nga ana tjetër duhet që të behet një punë shumë e madhe nga strukturat e shtetit, dhe në mënyrë të veçantë nga Ministria e Transportit, që për të thënë të vërtetën është plotësisht jashtë loje. Në asnjë rast nuk kemi as qarkore dhe as një mesazh sensibilizues për drejtuesit e mjeteve që të ndërgjegjësohen gjatë lëvizjes me  mjetet e tyre.

-Cilat janë elementet më të dobëta të strukturës së sigurisë rrugore?

Unë mendoj se pika më e dobët në këtë moment që flasim dhe diskutojmë për aksidentet rrugore është puna shumë e dobët, për të mos thënë se nuk është kryer aspak sensibilizimi i popullsisë me rregullat e qarkullimit rrugor. Ende nuk është vendosur një orë mësimi në shkolla të të gjitha niveleve te edukatës rrugore dhe që do jetë një premisë më shumë për uljen e numrit të aksidenteve. Po ashtu mund të përmend edhe punën e pamjaftueshme që bëhet me autoshkollat, të cilat në përgjithësi kanë një problematikë  më vete, por që nuk mund të analizohen në kuadrin e një interviste. Nga ana tjetër megjithëse ka një përmirësim të sinjalistikës rrugore, ende ka shumë punë për t’u bërë dhe sidomos auditimi i kësaj sigurie, që nuk është kryer asnjëherë.

-Po Policia Rrugore a e kryen detyrën si duhet?

Sa i përket Policisë Rrugore, është evidente dhe e dukshme puna e kësaj të fundit në periudhat e vitit 2014 – 2015, por mendoj se ka qenë e pamjaftueshme pasi nuk ka qenë e ndërlidhur me punën edhe të dikastereve të tjera, të cilat kanë po aq rëndësi. E vetme policia është e pafuqishme për t’i realizuar objektivat. Dhe nga ana tjetër një polici e lëvizshme  ( jo statike për të kapur një shkelës ose dy)  ashtu si është në të gjithë Europën mendoj se do rriste efektivitetin e punës dhe do të ulte numrin e aksidenteve.

-Shpesh pjesë e aksidenteve rrugore bëhen dhe këmbësorët. Cilat janë arsyet ?

Padiskutim që kanë po të njëjtën përgjegjësi në mbarëvajtjen ose shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Një nga këta përdorues shumë të rëndësishëm është edhe këmbësori, i cili për të thënë të vërtetën në Shqipëri është plotësisht “jashtë loje”.  Çfarë duhet të them me ketë është  se jo vetëm që nuk zbatojnë asnjë rregull të qarkullimit rrugor, për të cilat janë përgjegjës njëlloj si edhe drejtuesit e mjeteve, por nga ana tjetër me veprimet e tyre bëhen shkaktare të ndodhjes së shumë aksidenteve. Unë mendoj se duhet një sensibilizim shumë i lartë dhe të punohet më shumë sidomos në zonat e banuara pasi të gjithë këmbësorët lëvizin pa kriter duke qenë se normat dhe rregullat përcaktojnë edhe lëvizjen e tyre. Është shqetësuese sidomos tek këmbësorët që këto veprime dhe këto rregulla thyhen edhe nga brezi i ri, i cili është i ambientuar më shumë me lëvizjen e shumtë të mjeteve në Republikën e Shqipërisë.

z.Fatmir, një tjetër debat i këtyre ditëve është edhe taksa e rrugës. Si i vlerësoni këto taksa dhe a duhet të jepet me koncesion mirëmbajtja e Rrugës së Kombit?

Ne këtë pikë janë i prerë: Derisa kjo rruge të bëhet gati me të gjitha parametrat dhe karakteristikat e një rruge me standarde europiane, pra një mall që mund të “shitet” dhe “blihet” është ende herët taksimi i saj.

Futbollisti Pero Pejic, gjate nje aksidenti me makine prane "Librit Universitar", ku si pasoje mbeti i lenduar drejtuesi i nje motociklete te sherbimeve Pica taksi./r/n/r/nPero Pejic during a car crash near the "University Book", were was injured a motorcycle driver Pica taxi services.

Futbollisti Pero Pejic, gjate nje aksidenti me makine prane “Librit Universitar”, ku si pasoje mbeti i lenduar drejtuesi i nje motociklete te sherbimeve Pica taksi. 

August 9, 2016 10:35
Komento

4 Komente

  1. Neutrino August 9, 11:17

    Shqiptaret edhe nje pistat e aeroporteve jane te afte te bejne aksidente. Nuk e kane fajin tabelat, por syte dhe “pordhet” e shumahera-ve shqiptare. Patenta nuk eshte diplome inteligjence. Eksperienca, respektimi i rregullave, rrugore dhe ligjeve te fizikes, respekti per te tjeret duke filluar nga kembesoret, jane parashkushtet minimale per eliminim e aksidenteve. Ai qe thote se eshte i zoti te komandoje automjetin, eshte i pari qe rrezikon te beje aksident.

    Reply to this comment
  2. shoferi August 9, 12:08

    Prap nje “specialist”…….?!
    z.Specialis,zonje e nderuar gazetare.

    1:)SHPEJTESIA NUK ESHTE KURRE SHKAK AKSIDENTI!
    Po e shpjegoj.Do kisha shume dishire qe ta lexente “specialisti” por mbi te gjitha le ta lexojne njerzit e thjesht.Ne Suedi,ne nje rruge ku shpejtesia e lejuar ishte 120km/ore,specialistet, PSIKOLOGET,dhe policia rrugore ben nje test(provim),duke ngritur shpejtesine ne 160km/ore.
    Rezultati ishte ky:
    Ulje aksidentesh 82%.
    Asidentet vdekje prurse ulje 91%.
    Rruga me asidentet me te ulta, siper aksidente te thjeshta,ashtu dhe vdekjprurse ne bote:Eshte “autobahn”….gjermane!Kjo rruge nuk ka “KUFIZIM SHPEJTESIE” dmt ecen me sa ta ka takati ty dhe makines.
    Pothuase 80% e aksidenteve vdekjeprurse ne te ter boten ndodhin ne rruge dytesore ose ne rrugen “e lagjes” ku “njeriu-shoferi” ndihet me i qete se gjasme e di rrugen(psikologet dhe specialistet,por specialistet ama,shpjegojne kete cuditeri tek ndjesite njezore”ja ketu une jam pronari i botes time”).

    Ndaj,ndaj,,,shpejtesia nuk eshte kurre prodhim i aksidenteve vdekjeprurse.
    Prodhim numur nje eshte:
    AFTESIA!(ne me te shumtat e rasteve specialistet kane vene re se po shoferi te kishte aftesite e duhura 1) Frenim 2)Aftesi Shmagje,shume asidente nuk do ishin vdekjeprures).
    Numur dy:
    GJENDJA E MJETIT!(kuptohet qe nje mjet i sakte ne c’do lloj parametri,te shpeton jeten).
    Numur tre:
    PIJET ALKOLIKE dhe DROGRAT!(ne c’do test qe eshte ber,nuk eshte se alkoli ose drogerat te ulin mundesine per te ngajtur mjetir,por te ulin nuhatjen e situateve qe ndodhin perreth teje).
    Numur kater:
    ILACET(po ilacet qe na japin doktoret per kura te ndryshme)!
    Numur kater:
    MOS RESPEKTIMI OSE MOS NJOFJA E TABELAVE(dmth,stop-it,parakalimit,e drejta e ndalimit kurr rruga nuk ka tabela,etj)!

    Mos u merrni kot me gjera bosh……ketu 50% e atyre qe kane patent nuk dine totalisht asedhenje rregull qarkulli.Me e keqia eshte se nuk i dina as”konyrollusit”,policia,specialistet,etj.

    Une per vete pothuase bej cdo dite rreth150km,dhe asnjeher nuk eci ne autostrad(autostrad i thencin) me me pak se 120km,,por kur kam njecik rruge te hapur pa 180/200km/ore nuk ja lejoj vetes.Bremdra per brenda qytetit nuk eci kurre me shume se 50km,dhe ne lagje te vogla kurre me shume se 20km.
    Respektoni keto parametra dhe kurre nuk do u qaj mamaja!

    Reply to this comment
    • Specialisti August 9, 19:54

      I nderuar Shofer ,perpara se te japesh mendimet meso te shkruash drejt dhe nuk mendoj se je korrekt lidhur me shpejtesine. Autostradat ne Gjermani ne te cilen kam udhetuar shume ne vitet e fundit kane nje ndryshim te madh per shpejtesine e levizjes, e cila eshte reduktuat shume. Jam i mendimit se perhere qe” shpejtesia vret”.

      Reply to this comment
      • shoferi August 9, 22:53

        I nderuar specialist.Te falenderoj qe more mundimin te me pergjigjesh.Me duket se jam i mire informuar por pranoj c’do kritike.Une ngelem i mendimit se ju specialistet duhet te merreni me shume me psikologjin e shoferit,c’fare eshte makina per nje shofer,c’fare ndjen ai kur eshte ne timon etj etj.Ngelem i mendimit,totalisht ama,se arsyeja numur 1. e aksidenteve eshte Aftesia.
        Flm

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*