INTERVISTA / Tefta Radi: Për Françeskun dhe ikjen time nga Shqipëria

June 8, 2017 09:38

INTERVISTA / Tefta Radi: Për Françeskun dhe ikjen time nga Shqipëria

Ekskluzive nga Australia me Tefta Radin/ Tre muaj pas ndarjes nga jeta të artistit Françesk Radi, bashkëshortja e tij rrëfehet nga Melburni në këtë intervistë për Dita-n. Çfarë ka ndodhur me zonjën e njohur të ekranit, një dokumentar për Frankon dhe fakti që… pas viteve ’90 askush nuk u kujtua për njeriun që vitet me të bukura të rinisë i kaloi në internim.

“Ika për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot”

 

 Entela Resuli – DITA

Kur ti mendon se gjithçka po shkon mirë, ndërsa je duke planifikuar të ardhmen tënde, befas një sëmundje e papritur të merr njeriun më të dashur dhe të bllokon gjithë energjinë më të cilën ti përballon jetën. Kjo i ndodhi gazetares dhe spikeres së njohur Tefta Radi, e cila në prill të këtij viti humbi bashkëshortin pas një hemorragjie cerebrale.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, ajo nuk arrin që të mos zgjohet mëngjeseve me mendjen te njeriu me të cilin kishte thurur shumë plane. Pasi ata nuk ishin vetëm bashkëshortë për njëri-tjetrin. Ishin më shumë se sa kaq…

Tefta Radi është larguar nga Shqipëria. Zonja e njohur e ekranit prej disa ditësh është vendosur në Melburn të Australisë, ku jeton së bashku me djalin dhe nënën e saj.

Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës”- na thotë ajo me zërin e pangatërrueshëm duke iu dridhur. “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë, pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”- thotë Radi për Dita-n.

Nuk është lehtë për një njeri në moshën e saj t’i largohet njeriu me të cilin kaloi pjesën më të madhe të jetës. Befas, ajo u ndje bosh! U ndje vetëm! Largimi dhe vendimi për të jetuar pranë djalit ishte domosdoshmëri. Ndaj sot jeton në një kontinent tjetër dhe prej andej ka folur në këtë intervistë për Dita-n. Mes dhimbjes që nuk arrin ta fshehë, Radi tregon fundjavën e fundit me Frankon dhe përgatitjet për një dokumentar mbi jetën e tij…

-Zonja Tefta, jeni larguar…?

Ndodhem në Melburn të Australisë, Entela. Kam dhimbjen e madhe me vete. Frankon e kam lënë aty. Jam ende shumë e rënduar shpirtërisht dhe e kam të pamundur të flas gjatë. Çdo sekondë jetoj me Frankon. Ndoshta nuk duhet të duheshim aq shumë sa diçka na ndau në mënyrë të rrufeshme pas një fundjave vërtet të bukur.

-Por di që jeni duke përgatitur një dokumentar për bashkëshortin tuaj, jetën e tij, na trego diçka më tepër?

Po, është e vërtet, do të jetë një dokumentar mbi jetën dhe krijimtarinë e tij artistike. Akuzat për shfaqje të huaja në kompozim, e interpretim me dëshmi e fakte autentike. Do të flitet për festivalin e 11, largimi nga Tirana pas këtij festivali edhe pse ishte punonjës i bendit të Gasper Çurçisë me kitarë, që në moshën 16 vjeçare.

Pjesë e dokumentarit është jeta dhe aktiviteti krijues në Pukë, angazhimi dhe njohja e instrumenteve të ndryshme popullore të veriut që u bënë lajtmotiv në krijimtarinë e tij artistike etj. Intervistuesit, personalitete të artist të muzikës sjellin figurën e Frankos jo vetëm si i pari kantautor, i talentuar krejt i veçantë në krijimtarinë e tij, por mbi të gjitha si njeri me dinjitet të spikatur që nuk ia dha kënaqësinë asnjë force politike për t’u përdorur prej tyre.

S’u bë urë e askujt, nuk u ankua kurrë për të shkuarën e tij, ndaj nuk u shpërblye me tituj as kur të gjithë menduam se kishte mbërritur demokracia, së cilës, falë bashkëpunimit me Agim Doçin, Alqi Boshnjakun, i këndoi me ironi e fabula problemeve sociale të kohës. Ashtu sikurse dhe finesa në këngët për dashurinë e diferenconin atë nga shumë krijues të tjerë, ashtu si dhe timbri i veçantë i zërit të tij.

Dashuria që s’u shua e s’u venit kurrë, familja, shoqëria, humori i tij i hollë, i lindur, trashëgimi në të dy krahët e prindërve. Pjesë e familjeve të tyre ishin burgosur e internuar deri në vitet ’90 nga regjimi diktatorial. Nga nëna Monsinjor Vinçenc Prennushi, nga i ati Lazër Radi. Të gjitha këto vijnë përmes intervistave me personalitete të ndryshme. Miq e të afërm të tij.

– Kur do të përfundojë?

Materialet e xhiruara i kam përfunduar me operatorin Bujar Kore. Më mbetet vetëm montazhi. Do të shfaqet në 1-vjetorin e largimit të tij nga jeta. Do të ketë shumë objektivitet, larg fjalëve të mëdha. Do të sjellë për publikun ashtu siç ai është njohur, Franko njeri dinjitoz dhe artist. I mirë me shumë sqimë dhe krejt i veçantë në paraqitjen e tij skenike, veshjen etj. Do të jetë një udhëtim nga rinia deri në daljet e fundit në skenë 2-3 javë para largimit nga jeta, të cilën ai e donte shumë.

Me Frankon kam jetuar të lumtur çdo sekondë, unë, fëmijët, mbesa e nipi. Buzëqeshja e tij, shpirti i madh është e stampuar në çdo foto. Montazhi do të realizohet nga Donika Gjebrea, formulimi muzikor nga Kozeta Rafti.

-Zonja Tefta, ke reflektuar këto ditë për jetën dhe a ke një mesazh për njerëzit?

Nuk ka dhimbje më të madhe për një jetë të ngritur mbi dashurinë e vërtetë dhe sakrificat. Dashuria ime me Frankon ishte tejet e veçantë, ashtu si dhe vetë jeta e tij, e thjeshtë e larg zhurmave për të dalë mbi të tjerët. Larg interesave meskine e përfitimeve materiale. Ndoshta dhe një trysni e ushtruar ndër vite ndaj intelektualëve të vërtetë.

-Ju më thatë se kaluat një fundjavë të mrekullueshme me të, përpara se të sëmurej. Mund të na tregoni si ishte ajo ditë?

Një ditë e bukur si gjithë të tjerat. Një shëtitje në natyrë, një drekë tek Indriti në Mullet, së bashku me vëllain tim të ardhur nga Australia, nën shoqërinë e muzikantit Mark Luli me të shoqen. Pas kthimit në shtëpi punoi rreth 2 orë e gjysmë me orkestracionet e disa këngëve napoletane të cilat do t’i këndonte me tenorin Kastriot Tusha. Më vonë ndoqëm tek RAI koncertin e Loredana Pertes me artistët italianë në mbështetje të gruas. Dhe kështu pastaj, erdhi ai moment që mori Frankon përgjithmonë.

-Hemoragjia cerebrale po i merr jetën shumë personave… keni një mesazh për njerëzit?

Tashmë kam filluar të besoj tek fati. Gjithkush ka fatin e tij. Nuk kam mesazhe. Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkatërrua… Franko ishte vital, më trup atleti, u ndodh para tragjedisë së madhe, humbjes së parakohshme. Ndërkohë jeta për mua humb kuptimin e saj.

-Tani jetoni me djalin aty?

Po dhe me nënën. Për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve.

-Ka qenë problematike Shqipëria në këtë drejtim? Besoj këtu keni edhe shumë miq…

Historikisht, ndaj dhe çalon historia e kombit tonë. Kurrë s’i shohim dot ngjarjet bardh e zi. Natyrisht kam shumë miq më të cilët komunikoj çdo ditë. Kaluam jetën aty, bëmë për atë vend gjithçka kishim e dinim të bënin. Vlerësimet i kemi marrë nga njerëzit e thjeshtë. Kjo u pa edhe në lamtumirën e Frankos.

-Ishte i pakënaqur Franko kohët e fundit? Çfarë e mundonte?

Franko humbi vitet më të bukura dhe jo pak nga 1972, pas festivalit të 11 e deri në ‘90 kur këngët e tij u bënë hite dhe të parat videoklipe. La Tiranën dhe u nis drejt Fushë-Arrëzit. Nuk u ankua kurrë por brenda ndërgjegjja e tij vritej nga padrejtësia dhe titujt e dhënë pa kriter më së shumti për të pa merituarit. Shumë herë thoshte: Është turp të jesh mes tyre. Bëhesh pis.

-Doni të thoni që u ndje i pavlerësuar?

Nuk e ka matur kurrë vlerësimin me letra. Ngado që shkonte rrethohej nga dashuria njerëzore, po ato çka shikonte nuk e bënin indiferent. Franko nuk kërkoi kurrë dhe nga askush asgjë. Artisti matet me atë çka lë pas, emrin.

-Keni ndonjë peng ne raport me të, po ai vete kishte?

Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor.

-Kishte vuajtur me parë nga ndonjë sëmundje apo i erdhi papritur kjo?

E papritur.

-Zonja Tefta, ju jeni larguar përfundimisht nga Shqipëria?

Jam rezidente e përhershme në Australi. Natyrisht edhe do të vij. Shqipëria është zemra jonë.

June 8, 2017 09:38
Komento

11 Komente

  1. specialisti June 8, 10:07

    Sa kujtime te bukura me sjellin keto foto te Frankos. Jetuam e punuam ne Fush-Arres, me njerez te mire e te dashur. Me te vertete, asnjehere nuk u ankua, sepse edhe ne shumica e kuadrove te rretheve te tjera kishim te njejtin fat. Ishte koha qe mbaroje shkollen e larte dhe ishe i detyruar te punoje aty ku te caktonin. Ky ishte sistemi. Franko nuk ishte i internuar, por vinte nga nje ambjent artistesh elitar te Tiranes. Gjithnje do ta kujtoj me respekt artistin e njeriun e mire, Francesk Radi.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 8, 10:17

    ” pas viteve ’90 askush nuk u kujtua për njeriun që vitet me të bukura të rinisë i kaloi në internim.”
    o tefta,na vjen keq për tët shoq,por mos harro se askush nuk është kujtuar për shumë e shumë të tjerë si françesku!!gjithnjë na djeg personalisht kur e jetojmë në kurriz,por jo të gjithë e kanë në kurriz të njëjtën situatë!
    të qënit në internim ishte një vuajtje,por më pas nuk ishte një pasaportë për të hyrë në gojët e mëndjet e të tjerëve!dhe unë personalisht kam pasur të njëjtin fat si françesku tënd,por asnjëherë nuk më ka përlqyer të më mëshirojnë o të më ngushëllojnë për atë periudhë!!ti i quan”vitet me të bukura të rinisë i kaloi në internim.”sikur françesku të mos i ketë jetuar ato vite,sikur ti mungojnë ato vite të jetuara!!ndoshta është kështu si e thua ti!?ndoshta dhe ai ka pasur të njëjtën ndjenjë!?
    unë personalisht nuk i quaj vitet të humbura të “viteve më të bukura”të mija!
    asnjëherë,në asnjë mënyrë!!çdo ditë që kam jetuar dhe jetoj më duket më e bukura e jetës time!!janë të ndryshme nga njëra tjetra dhe të mësojnë gjithnjë gjëra të reja!!mëson gjëra të reja nga e sotmia,dhe nga e djeshmia!!unë personalisht kam mësuar më shumë në ato vite internimi se sa në të gjithë jetën time!!ato vite unë i quaj “vitet e universitetit tim”!!janë vitet më të bukura,ku ata që të thanë shok!? e kishin me gjithë shpirt!!akoma i kujtoj me kënaqsi ditët e bukura që kam kaluar atje!!të këqija ka patur gjithashtu!sa të duash!!ato kanë dalë në plan tëëë!?diku janë dhe ato,nuk më kujtohet vëndi por janë diku!!

    Reply to this comment
  3. Bureto June 8, 12:25

    Kjo Zonja nuk ia ka ditur kuptimin dhe permbajtjen reale fjales internim, ndaj mendoj se e ka shprehur ate si nje lapsus. Se thote nje fjale e urte popullore, “mos e permend litarin ne shtepine e te vdekurit. E kam fjalen per ata mijra shqiptare, gjyshe, nena dhe femije, qe u plaken e vdiqen ne internimin real, në ato kampe te tmerreshme dhe ku i lane pa shkolla e pa martuar mijra te rinj e te reja nga regjimi komunist.Besoaj se zonja Tefta di te beje vete ndryshimin, nese sado pak do te kete qene e interesuar si gazetare edhe per fatin e atyre “fatzinjve”.
    Drejt e thone dy komentuesit me siper, ne te shkolluarit e asaj kohe, jo te gjithe e kemi patur fatin te emeroheshim ne Tirane, e aq me pak te specializoheshim jashte shtetit, por punuam si inxhiniere minierave, hidrocentraleve, pyjeve dhe kudo qe na caktuan. Po ashtu me mijra mesues e mesuese, mjeke e infermiere punuan e jetuan fshatrave dhe qytezave sic qe dhe F.Arresi.Por asnjehere nuk e kemi konsideruar veten te internuar. Prandaj them se perpos shprehjeve te pengjeve dhe dhimbjeve njerezore, krahas tyre, duhet edhe ca thjeshtesi, se ne fund te fundit jemi njerez normale dhe jo mbinjerez. Ashtu sic dhe vete zonja Tefta thote, e rendesishme eshte qe njeriu te mbetet i tille ne mendjet e njerezve, dhe te kete punuar e jetuar me ndershmeri. Se ç’ka bere apo ç’ben historikisht shteti me kete kategori, eshte pastaj tjeter gje.

    Reply to this comment
  4. zana June 8, 14:27

    Po anticensure edhe une te njejtin fat kam patur por e kujtoj me nostalgji sepse njerzit na deshen dhe repektuan edhe ne zonat e thella ku ishim. Eshte tjeter gje te internoheshe e tjeter te punoje. Madje e quaj kontribut per ate pjese te shoqerise qe jetonte ne Fushe Ares e kudo. Njerez ishin edhe ata te cilet per hir te se vertees na falen shume dashuri. Respekt per ta dhe dashuri te cilen na e dhane pa mase dhe mbase ndikuan te behemi keta qe jemi sot.

    Reply to this comment
  5. vitet 70-te June 8, 17:53

    francesku nuk iku tani . tani ai iku fizikisht, si çdo njeri, kur i vjen koha, ose pak para kohe . francesku bashke me ne, qe jetonim me ate bote, qe editonte muzikalisht dhe vokalisht, francesku, kemi ikur qe para 90-tes . dhe pas 90-tes, si ne gjithe boten, filloj nje epoke e re rrokesh e rrepesh, qe per veç ca levizjeve monotone e qesharake, s’paten e s’kane, asgje te perbashket sipas nesh, me muziken dhe shpirtin e vertet njerezor . keshtu tefta; si shoqe e jetes se frankos, t’a respektojme dhimjen, ndersa si “zonja” e ekranit, me jep rastin te theme nje pershtypjje, qe me ka “shtype” gjate, ne jete, lidhur me ju dhensit e lajmeve . kur kishte lajme koti, po qe te dukeshin si plote dilte, arben “kokmadh” kamberi . kur kishte lajme me “spec”, dilte roland roshi dhe ai i paraqiste, sikur s’kishte ndodhur asgje . ndersa kur duheshin lajme “frymezuese” dhe “heroike”, dilte tefta radi, me ate tonin metalik, qe s’kishte asnje fije ndjenje butesije, edhe pse ajo vete ishte si fije bari rritur ne hije . u prefshin ne paqe melodite “liriko romantike” te viteve para 90-tes, te kompozuara, apo te interpretuara, nga te gjithe autoret e atyre viteve …….

    Reply to this comment
  6. Besniku June 8, 22:52

    Me vjen keq per ikjen e papritur te artistit Françesk Radi se ishte akoma I ri dhe aq me teper qe kishte planifikuar te bente nje jete me te bukur.
    Sa per spikeren e njohur te TV Tefta Radi, nuk di si te mendoj.
    Para viteve 90 ajo eshte vleresuar per seriozitetin e saj ne pune dhe per aftesite e saj eshte çmuar dhe per kete jepte lajmet speciale te regjimit. Sot, ne gjithe keto vite, vetem eshte qare se kane qene te deklasuar dhe per kete qenkan ” internuar” ne Fush Arez . Ash tu si thane dhe komentuesit e tjere, puna ne ate regjim ishte e siguruar ,por regjimi te dergonte atje ku kishte nevoje.
    Keshtu u ka ndodhur pjeses me te madhe te te rinjve qe mbaronin universitetin, dhe ata qe ishin te lidhur me regjimin, dhe te mos harrojme se keta ishin shumica.
    Por kishte qe ktheheshin ne Tirane pas nje fare kohe eksperience, si dhe ti Tefta. U caktove dhe punove ne nje institucion shume te besuar per regjimin, kur ishit e martuar. Po qe se burri juaj do te ishte I dyshuar nga familja, ju ne menyre absolute nuk do te punonit ne Qender te Tiranes, ku do kishit lidhje me njerzit me te fuqishem te kohes.
    Per kete, me vjen keq per humbjen tuaj, por nuk arrij te kuptoj kete mllef per te mirat qe keni pasur.
    Mos harrojme qe dhe kunati juaj ka qene aktor mjaft i njohur, dhe pjese e kinomatografise shqiptare, pra I kaluar ne siten e kohes.
    Per kete do ju keshilloja te mos fusni ne dokumentar “vuajtjet ” tuaja, kur nuk I keni njohur vuajtjet e verteta.
    Do ishte ne nderin tuaj dhe te kujtimit te burit tuaj, qe dokumentari t’i dedikohej veprimtarise se tij artistike, sidomos a saj te pas 90-tes, pavaresisht se nuk eshte mbeshtetur nga sistemi qe ju donit.

    Reply to this comment
  7. s.g June 8, 23:05

    Me siguri edhe ateher
    asht ba hile por i ndjeri nuk ishte artist me vlere mesatare

    Reply to this comment
  8. emigranti June 9, 00:38

    Ngushellimet e mija per humbjen e njeriut me te dashur tendin Frankon, ju kam njohur te dyve nga afer qe ditet e para qe keni ardhur ne fushe-arez , isha 12 vjeq dhe shpesh frankoja nuk na e prishte kür une me femijet e tjere mblidheshim prapa pallatit kultures ku Franko kishte dhomen ,dhe degjonim tingujt e kitares se tije , ai dilte jashte dhe na fuste Brenda ku per pre te te ra degjonim muziken e mrekullueshme te tije,,,,Mesuesja ime e dashur shpirti i Frankos eshte ne paradise sepse ai ishte nje Engjull…..

    Reply to this comment
  9. iliri tjeter June 9, 01:44

    Ngushellime per humbjen e bashkeshortit ! Francesku ishte nje muzikant qe me teper se percdo gje dallohej per timbrin e zerit te tij. Jane te pakta ne numur kenget e tij por shume e me shume jane interpretimet e kengeve te te tjereve qe bente ai. Dhe I bente me sukses.
    ZonjaTefta Radi, si dhe jo pak njeres te tjere e perdorin fjalen internim per te na bere te kuptojme se bashkeshorti I saj ishte keqtrajtuar nga pushteti I asaj kohe duke u derguar twe punoje jashte Tiranes. Por duhet ditur se kane qene dhe jane akoma mijera e mijra te shkolluar te tjere qe punojne jashte qyteteve te tyre te lindjes apo ku kane banimin e tyre familjar.
    Sa per vete zonje Tefta. Te gjithe neve te brezit te saj, e kujtojme si je folese ne tv, por dhe si nje folese e vecante. Ajo lexonte Ldetrat e hapura te Partise, lexonte denimet e grueve armiqesore te parties e te shtetit. Dhe leximin e bente ne menyren me te mire qe tek njerzit te ngjallej urejtja per armiqte e klases. Ishte detyra e saj, por jo se ka ber ndonje detyre te vecante apo te posacme. Thjesht ka lexuar lajmet.

    Reply to this comment
  10. Sheshi willsson, ish tirana e re June 9, 10:20

    Po pse mor qe i denuar nga regjimi komunist kur ai gjithe kohen ishte ne orkestren e estrades se shtetit. Me studime te larta.
    Se dija paska qene emeruar ne fushe-arez. Po ashtu qene shume te rinj e te reja nga gjithe krahinat e shqiperise, sepse zonat e veriut sngriheshin dot me kembet e veta: kane sherbyer me mjeke veterinere ushtarake mesues gjeologe me breza te tere. Po nuk kane qene te te internuar por te emeruar.
    Atehere cdo te thone ushtaraket qe ngelen Maleve e tyneleve e inxinjeret e digave qe kane rahur te kater anet e atdheut.
    Une sot po e marr vesh qe paska qene i “internuar dhe njerezit kishin frike prej tij” (tha e shoqja- spikerja kryesore e lajmeve kryesore te ores 20 ne RTSh gjithe kihen deri sa erdhi dhimokracia.
    Komshi kemi jetuar ne nje lagje ne tirane te re te mapo, sot sheshi willson.

    Franko ka jetuar atje me prinder e vellane e madh, ai aktor filmash .

    U martua me teften dhe ne degjuam qe ish bije ushtaraku dhe kish qene mesuese ne fshat. Prej frankos erdhi ne tirane dhe u katapultua ne spikeren kryesore te lajmeve, bashke me alfons gurashin , virgjil kulen – dhendrin e rita markos qe ish ne ate kohe antar i byrose politike, dhe ky cicua qe ben dhe sot gazetarin e perndjekur.
    O njerez e kuptoni cdo te thote te punoje ne radio televizion ne ate kohe dhe spiker i lajmeve. Qe ish nder i madh qe te behej dhe qe kishe kaluar ne shume sita, dmth kishe marre vulen njeri i besuar.

    Atehere ku eshte persekutimi ketu.
    Apo frika qe kishin njerezit te perziheshin me frankon kur prej frankos gruaj e ardhshme u vendos ne tirane e gjeti ate pune prej miku e ate vend pellumbash.

    Ne wikipedia thuhet:
    Tefta Radi Ka mbaruar studimet në degën Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës. Gazetare dhe folëse në Televizionin Shqiptar…

    Per vellane e Frankos thuhet po aty:
    Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi dmth dhe Frankua, ishte nipi i Vinçens Prenushit (klerik i larte katolik, vdekur ne burg ne 1949) nga nëna, e i Lazër Radit (avokat, i burgosur dhe internuar per vite te tera nga periudha 1944-1990) nga babai.
    Referuar gjithmone wikipedias ne shqip.

    Prandaj a mund te quhet i internuar apo persekutuar Franko apo i vellai me familjet e tyre kur jetonin ne mes te tiranes, lagja me e zgjedhur, lagja 8, me shkolla te larta me punera te mira, me grua spiekere te lajmeve ne radio televizionin shqipetar.
    Nese vertete paskan kete background familjar me ben cudi shume te madhe se ka njerez qe su doli shkolla se kishin pas ndonje kushuri te prinderve ne burg apo te denuar. Ndersa keta dalin tani te internuar apo denuar.
    Te zinj kushurinj qe kane qene vertete te internuar do te qeshin kur te degjojne keto shkrime sot.

    Se di po keshtu smbeti pa dale i lnternuar.

    Ne ne lagje kishim respekt, nherez te mire, te edukuar, te folur me komshinjte.

    Nderoheni Frankon si njeri te mire, artist e profesionist te mire, familjar te mire

    Mos e ngateroni me gjera te qene e te paqena.

    Reply to this comment
  11. Emigrant ne europe June 9, 11:45

    O tefta po kush po pyet nese braktise ti shqiperine. Ti je nje pensioniste qe kontribuove sadopak be rimekembjen e shqiperise si mesuese ne zona te thela sic qe fusharrezi. Packa se ti e quan knternim. Po babai yt oficer dhe shoket e tij qe skane lene mal pa shkelur per te ruajtur lirine e pavaresine e vendit ishin dhe ata te internuar???

    Po halli eshte se shqiperine po e braktisin te rinjte me kapacitet e te ngritur . Shqiperia ka mbetur e rrudhur e pa fuqi, me demokraci po pa shtet pa ushtri.
    I eshte lene fqinjeve gati per asimilim.
    Ik tefta e mos ca koke se si bie njeriut mendja per ty aper familjen tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*