Intervista: Vendin e Izet Haxhisë në qeli duhet ta zërë Sali Berisha

October 22, 2019 12:04

Intervista: Vendin e Izet Haxhisë në qeli duhet ta zërë Sali Berisha

Ish-truproja e Sali Berishës rifillon deponimet në hetuesi pas aksidentit të disa ditëve më parë. Masa më të larta të sigurisë që janë marrë ndaj tij dhe pse ai e meriton statusin e të mbrojturit të drejtësisë. Çfarë pritet të ndodhë në ditë në vijim…

Flet Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhisë.

– Avokat, çfarë zhvillimesh kemi në procesin ndaj klientit tuaj Izet Haxhia, pas incidentit që ndodhi me të më 9 tetor? Sepse ka ende njerëz që besojnë se ai ishte një incident i sajuar…

– Gabohen ata që mendojnë apo besojnë se incidenti, domethënë aksidenti, nuk ka ndodhur. E vërtetë është se ai aksident ishte i mirëpërgatitur dhe ndodhi. E kam shpjeguar këtë hollësisht në gazetën tuaj qysh në momentin kur ndodhi.

Si pasojë e këtij aksidenti, Izet Haxhiaj pritet të fitojë statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që dje rifilluan deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës.

– Cili ishte reagimi i institucioneve shtetërore në këtë rast?

– Pas incidentit të rëndë të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marrë një serë masash për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca.

Janë marrë masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.

Në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon  Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca, janë eliminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë si dhe janë marrë me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtërimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkret dhe anonim në faqet e facebook, në telefon etj.

– Ju si avokat i Izetit, keni ndërmarrë ndonjë hap tjetër në favor të mbrojtjes ligjore të klientit tuaj, Izet Haxhia?

– Natyrisht. Kjo është detyra ime, duke parë shkallën e lartë të rrezikshmërisë në të cilën ndodhet klienti im. Izet Haxhia aktualisht është një nga personat më të rëndësishëm nën hetim, gjyqi ndaj të cilit pritet të zbulojë dhe të zbërthejë shumë enigma të një prej periudhave më të errëta të tranzicionit shqiptar. Përgjatë asaj periudhe që Izeti deponon dhe denoncon janë kryer disa nga krimet më të rënda në historinë e Shqipërisë. Prandaj dhe Izeti është një person shumë i rëndësishëm dhe qime doemos kërkon një trajtim special nga shteti. Unë ju kam treguar se Izet Haxhia akuzon Sali Berishën përmë shumë se 23 krime. Kanë shkuar në 30 akuzat e Izetit kundër Saliut. Si avokat i Izetit, pasi e kam mësuar në detajegjithë historinë e klienrir rim, deklaroj me përgjegjësi të plotë se Izeri është i pafajshëm. Vendin e Izetit në burg duhetta zero Sali Berisha. Unë jam jurist dhe e nuk ngurroj ta them publikisht se pa u arrestuar Sali Berisha nuk ka dhe nukdo tëketë drejtësi në këtë vend.

– A nuk është ky prononcim i juaji në kundërshtim me normat me normat e BE-së dhe që na pengon në anëtarësim?

– Absolutisht jo. Unë si jurist dhe avokat flas me gjuhën e BE-së. I respektoj maksimalisht normat juridike të komunitetit ku ne pretendojmë të hyjmë. Në bazën e normave juridike të Bashkimit Europian janë mençuritë e iluministëve më të mëdhenj të botës. Mendimi i i iluministëve të mëdhenj francezë, si Monteskjë e të tjerë, bënë Kushtetutën e Amerikës. Ju do të më pyesni se ç’lidhje ka kjo me procesin ndaj Izet Haxhisë. Është krejt e natyrshme. Dhe mirë bëni që më pyesni. Gjuha e ligjeve është paksa ndryshe, madje shumë ndryshe nga ajo e ligjërimit bisedor të përditshëm mes njerëzve të zakonshëm e të pushtetshëm. Është një gjuhë ose të fut në burg, ose të lë rë lirë…

Por nuk do të bëjmë teorira këtu.Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vetë Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që, për vetë natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t’i jepet Izet Haxhisë Statusi i të mbrojturit të drejtësisë.

– A besoni se do t’i jepet ky status Izetit?

– Besoj shumë. Përndryshe do të viheshin në pikëpyetje shumë gjëra, mbi të gjitha reforma në sistemin e drejtësisë. Të përgjegjshëm se një vendimmarrje e tillë për t’i dhënë Izet Haxhisë Statusin e të mbrojturit nga drejtësia do kohën dhe procedurat e veta, ditën e premte që kaloi, pas takimit me oficerin e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në ambientet e Burgut 302 në Tiranë, i deklaruam atij se Izet Haxhiaj do të vazhdojë rregullisht deponimet e tij, si më parë, pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke filluar nga dita e sotme dhe ditët në vijim. Do të jetë një nga gjyqet më spektakolare në këtë vend. Me fakte dhe dëshmi tronditëse. Prandaj dhe kam deklaruar se për shkak të të vërtetave të mëdha që dëshmon Izet Haxhia, ai ndodhet i rrezikuar. Më vjen mirë kur shikoj shteti është vënë seriozisht në lëvizje për ta mbrojtur këtë dëshmitar jo të zakonshëm.

Bisedoi Xh. Shehu

October 22, 2019 12:04
Komento

9 Komente

  1. nje qytetar October 22, 12:43

    Fillo gjygjin pra ndaj qytetarit te thjeshte Berisha. Dil atje ne salle te gjygjit bashke me Izetin dhe mbushjani mendjen drejtesise se duhet te nderrojne vendet Saliu me Izetin. Boll je bere si tore jargavec neper intervista jo duhet keshtu, jo duhet ashtu, duke saju “atentate” me frenim maqine per Izetin. Dilni ne gjygj te dy dhe tregoni publikut sa jeni te zot te recitoni permendesh ato qe ju kane mesuar, po ja dolet dot mos beheni qesharake dhe t’ju dale boja te dyve.

    Reply to this comment
  2. Adih October 22, 13:45

    Nje qytetar . Shkenca ka hecur perbindesh.Me gjithe se kane kaluar shume vite nga vdekja e Kosta Trebickes po te kete predispozite e faktojne edhe sot.aksident ose e sajuar.

    Reply to this comment
  3. Mala October 22, 15:59

    Vendi meritor I Salihut eshte qe moti,por ju duke larguar nga fajesia, e keni cfajesuar nga cdo lloj kirmi,vrasje,palckitje e tardhti kombetare e shteterore…!

    Reply to this comment
  4. ETHEM October 22, 17:58

    AVOKATI I. BEQIRI FLET DREJTE SIKUR ESHTE ARANIT ÇELA I KOHES SE XHAXHIT.
    -JAM DAKORT NE TË,POR:
    1-SALIU NUK SHKON NE GJYQ..
    2-NESE SHKON-SALLA E GJYQIT DO MBUSHET ME MILITANT TE PD DHE GJYQI DO SHTYHET PA MBARIM..
    3-DHE FRANCA E KO…DO SHTOI DHE NJE KUSHT PER NEGOCIATAT..”..TE MOS PREKET SALIU I “PENICILINES”,”BUSTURISE” TE V.1974.
    4-SB MBROHET ND/KOMBETARISHT…NDAJ KY VEND NUK ECEN PARA,POR MBRAPSHT DERI SA TE JET GJALL AI QE PO ÇUDIT BOTEN..AI ESHTE TMERRI SHQIPERISE NE 30 VITE.

    Reply to this comment
  5. fteri October 22, 19:42

    Duhet menjëher të vihen në kushte të barabarta ligjore të viktimës Izet Haxhis i burgosur dhe autorit krimeve zingjir Sali Berishës që jeton i lirë dhe ka mundësi manipulimi të provave .Prandaj edhe ky duhet të burgoset njëlloi si Izeti.

    Reply to this comment
  6. Fiqo October 22, 23:27

    O izet ti i rruajte leshte saliut kur ishe i lire, do t’a vrasesh tani nga burgu???
    Leri endrrat ne diell dhe futi nje spathi me jahon mqs e ke edhe nga zona

    Reply to this comment
  7. Osmani October 23, 02:48

    PUBLIK.live

    Osmani/ Dr Berisha: Lutiuni te Gjithepushtetshmit edhe per ne..!
    Reagimi i Kreshnik Osmanit ndaj prononcimit te Dr Sali Berishes ne “Tempora “_ Ora News

    Dr. Berisha sapo deklaroi se do të tërhiqet nga politika kur ta thërrasë i Gjithëpushtetshmi. Piktori do të tërhiqet kur t’i thahet boja e penelit sepse ka raporte te komplikuara me vdekjen. Iliri do të tërqiqet menjëhere pasi te integrohemi ne Evrope ne vitin 2800 se e ka merak integrimin. Luli do të tërhiqet menjëhere pasi te tërhiqet deputetja bjonde që e zevendesoi në parlament.

    E kuptuat?!

    Partia ndryshohet nga brenda -tha doktori. Problemi është se që te hysh brenda ne parti duhet te kesh lidhje me ish Zerin e Popullit dhe ish Sigurimin e Shtetit dhe qe te hysh tek lista e deputeteve te partise duhet të jesh ose miliarder ose bjonde analfabete.

    Ju te tjeret, o dilni ne rruge qe te vije çuni i Fahriut ne pushtet, ose shkoni ne emigrim, ose duroni Ramën ose shkoni në te sëmës!

    Ju faleminderit per sinqeritetin.

    U befshi nga 100 doktor, te gjithë. Lutjuni te Gjithepushtetshmit për ne!

    Reply to this comment
  8. Kosovari October 23, 12:24

    Mbre m shikuam dokumentarin per Remzi Hoxhen.pame “marifetet” e Salihut,genjestarit recidive,personit me negative ne politiken shqiptare,kryesin e veprave me kriminale dhe kundershtarin me antishqiptar qe nuk ka bere asnje te mire per kombin-Kosoven,vetem shemti e tradhti politike e kombetare.Ku eshte shteti!!A Ku eshte pushteti!!Pse hehetet ende per kete kriminel dhe I lejohet ende te njollos vlera historike kombetare!! Deri kur keshtu!!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*