INTERVISTA / Vijon mohimi i të drejtave. Kur do të mbarojë ankthi i ushtarakëve?

October 4, 2015 11:30

INTERVISTA / Vijon mohimi i të drejtave. Kur do të mbarojë ankthi i ushtarakëve?

Flet Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve të Tiranës, Hysni Mullalli

Ushtarakët janë një komunitet që i kanë shërbyer me vetmohim popullit e atdheut dhe kanë mbështetur hapur proceset demokratike.

Sot në kushtet e neglizhencës dhe të mos përfilljes totale nga qeveria, – shprehet Hysni Mullalli- ushtarakët janë të detyruar të ecin në dy shina kryesore në atë të bashkimit dhe të protestave masive për të rifituar të drejtat e mohuara nga qeveria e mëparëshme dhe të pa dhëna nga qeveria aktuale e për të fituar ato të drejta që nuk na janë dhënë kurrë.

Ka ardhur koha që ushtarakët të bashkohen pa kushte dhe të protestojnë me vendosmëri për t’u shërbyer fëmijëve dhe familjeve të tyre.

– Zoti Mullalli, sa janë vlerësuar dhe zgjidhur të drejtat e ushtarakëve, në këto 2 vjet qeverisje?

– Gjatё fushatёs elektorale tё vitit 2013 na është premtuar se do tё zbatohej vendimi Nr.33, datё 24.06.2010, i Gjykatёs Kushtetuese, do tё anullohej Aktin Normativ Nr.5, datё 10.11.2010 dhe do tё zbatohej Statusi i Ushtarakut tё vitit 2004, cili do të kalonte nё parlament, brёnda muajit mars tё vitit 2014. Kanё kaluar mbi 2 vjet, premtimeve parazgjedhore, ju janë shtuar e premtimet pas zgjedhore dhe qeveria nuk ka bërë asgjë (përjashto kthimin e Spitalit Ushtarak në vartësi të Ministrisë të Mbrojtjes). Ne ushtarakёt, kemi qenë gjithmonë një hap para sektorëve të tjerë, këtë e kanë pohuar të gjitha qeveritë, por mbi të gjitha e vërteton futja në NATO. Por në këtë shtet realizimi detyrave dhe dhënia e kontributeve, nuk ecin paralel me dhënien e të drejtave. Qeveria aktuale jo vetëm nuk po mban premtimet, por nuk na shpjegon se cilat janë arsyet që ne ushtarakёt e mbrojtjes trajtohemi me njё standard tjetёr, jemi braktisur dhe jemi i vetmi komunitet, që qeveria na ka lënë pas dore dhe nuk ka bërë asgjë deri tani. Koha e pritjes dhe durimit ka mbaruar. Ne me qetësi dhe pjekuri i kemi konsumuar të gjitha rrugët për zgjidhjen e të drejtave tona, por qeveria bën shurdh-memecin dhe nuk po na jep ato të drejta që na takojnë me ligj. Tani ka ardhur koha që të drejtat t’i kërkojmë nëpërmjet protestave të fuqishme dhe të pa ndalshme. Këtij qëllimi po i shërben riorganizmi shoqatave, bashkëpunimi dhe bashkimi i ushtarakëve në një shoqatë të vetme e cila mendojmë se do t’a zgjojë qeverinë nga gjumi…

Marrëveshja e nënshkruar midis shoqatave të ushtarakëve, ka sjellë ndonjë rezultat konkret ?

Marrëveshja e nënshkruar në muajin maj 2015 është një risi që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe është mirëpritur nga masa e gjërë e ushtarakëve. Kjo marrëveshje e ka përfunduar misionin e saj dhe ja ka arritur plotësisht qëllimit. Rezultatet e saj në planin e brendshëm organizativ dhe drejtues janë të pakrahasueshme me çdo periudhë të mëparëshme. Më konkretisht: Janë thyer “barrierat” fallco që ekzistonin më parë midis shoqatave në qendër apo bashki; është mbyllur njëherë e përgjithmonë epoka e

Hysni Mullalli

Hysni Mullalli

sharjeve dhe sulmeve ndaj njëri-tjetrit; drejtuesit dhe të zgjedhurit takohen pa komplekse në të gjitha nivelet; janë dërguar disa letra të përbashkëta me kërkesa dhe propozime në qeveri, parlament dhe disa ministri; drejtuesit e AKUSH-it dhe SHKURSH-it kanë dalë bashkërisht disa herë në median e shkruar dhe kanë përcjellë të njëjtat mesazhe, shqetësime dhe probleme etj. Nga ana tjetër me keqardhje konstatojmë se qeveria aktuale i ka vënë detyrë vetes të imitojë qeverinë e Saliut, sepse nuk pyet për kontratën shpirtërore që ka me ushtarakët, nuk pyet për premtimet e dhëna, për negociatat e kryera, nuk tutet nga lobingu apo “lufta” jonë mediatike etj. Kur qeveria nuk reagon dhe nuk ka vullnet për zgjidhjen e kërkesave tona, për ne si alternativë e vetme është rruga e bashkimit dhe daljes në protesta si mjeti i fundit demokratik që kemi në dorë.

Përveç bashkëpunimit, a keni hedhur ndonjë hap konkret për bashkimin e ushtarakëve?

Me realizimin e detyrave të mësipërme nuk është hedhur thjesht një hap, por është krijuar një situatë e re dhe janë pjekur kushtet për ribashkimin e ushtarakëve. Dy shoqatat kryesore, në këto 3-4 muajt e fundit kanë hedhur bazat kryesore, kanë ndërtuar themelet dhe bashkimi i ushtarakëve tani është thjesht çështje procedurash organizative. Mbledhja e një Kuvendi Kombëtar në vetvete është shkalla më e lartë e organizmit dhe finalizim i bashkimit të ushtarakëve. Këto të drejta kanë 25 vjet që nëpërkëmben dhe lufta jonë në mënyrë të veçuar nuk ka çuar gjëkundi. Është momenti që ne të bashkohemi dhe të luftojmë për të drejtat tona. Një   pjesë e ushtarakëve mendojnë se jemi bashkuar që në datën 13.05.2015, sepse atë ditë mbi kokat e krytarëve tanë ishte sllogani: “Vetëm të bashkuar fitojmë të drejtat tona.”

– Mendoj se ushtarakët janë të interesuar të dinë se si është ideuar bashkimi i ushtarakëve, apo jo?

– Faleminderit për pyetjen dhe mundësinë që më jepni për të informuar ushtarakët nëpërmjet gazetës tuaj që është më objektivja dhe dhe në mënyrë të pa diskutueshme, më e lexuara në Shqipëri. Përmbledhtas ju them se bashkimi është ideuar të kalojë në dy faza kryesore. Faza e parë: Është menduar që puna të fillojë me bashkimin e degëve të bashkive, të cilat nuk kanë asnjë pengesë ligjore, administrative apo organizative. Kjo detyrë mund të realizohet deri në fund të vitit 2015. Për këtë mund të hartohet dhe dërgohet një udhëzim i përbashkët i cili mund të përmbajë: Ngritjen e një grupi pune për hartimin e udhëzimit; miratimi, firmosja e udhëzimit nga dy kryetarët dhe dërgimi i tij në degë; hartimi i grafikut të mbledhjeve bashkuese dhe caktimi të deleguarëve nga të dy shoqatat; organizimi mbledhjeve bashkuese ku të diskutohet dhe vendoset për bashkimin e degëve; bashkimi dhe shkrirja e kryesive në një të vetme etj. Faza e dytë: Për organizimin dhe drejtimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Bashkimit, ka një ide të zhvillohet në muajin mars të vitit 2016 dhe është propozuar: Të ngrihet një grup pune i cili të drejtohet nga të dy presidentët e shoqatave; brënda muajit tetor 2015, të bëhet një konsultë për bashkimin e degëve dhe problemet që do të diskutohen në Kuvendin Kombëtar; të hartohen dhe miratohen programi Kuvendit Kombëtar, plantematika e materialeve (referati kryesor, kumtesat dhe diskutimet), platforma, udhëzimet dhe projekt vendimi për bashkimin e degëve dhe shoqatave; të përgatitet dhe miratohet struktura e re organizative e shoqatës të bashkuar; të hartohen dhe miratohen projekt detyrat e Kuvendit Kombëtar të Bashkimit, projektrezoluta e Kuvendit Kombëtar, projektmateriali që do t’i jepet medias, që do t’ju dërgohet Institucioneve Shtetërore, EUROMIL-it dhe CIOR-it ; të hartohet plani financiar dhe material i Kuvendit(për sallën, dekorimin e saj) etj.

– Cili është pozicioni i Shoqatës të Ushtarakëve të Tiranës, në raport me bashkimin e ushtarakëve dhe protestat?

Shoqata e Ushtarakëve të Tiranës që nga maji vitit 2015 ka filluar punën për riorganizimin e degëve sipas ndarjes së re administrative dhe duke punuar me moton se gjithçka na bashkon dhe asgjë nuk na ndan, në të gjitha degët e riorganizuara është marrë vendim unanim për bashkimin e ushtarakëve dhe është firmosur nga çdo ushtarak që ka pranuar të jetë anëtar dhe të paguajë kuotat. Për shoqatën tonë bashkimi nuk është objektiv apo synim, por është detyrë themelore të cilën po e realizojmë hap pas hapi nëpërmjet riorganizimit të degëve. Njëherazi ju bëjmë thirrje të gjitha shoqatave, degëve, kryetarëve të tyre, të zgjedhurve dhe ushtarakëve në qëndër dhe në bashkitë e tjera të vëndit që të angazhohen maksimalisht për të realizuar bashkimin e ushtarakëve në një shoqate të vetme, në organet e zgjedhura të së cilës të përfaqësohen gjithë kategoritë e ushtarakëve, të ketë gërshetim të brezave, të ketë përfaqesues nga të gjitha specialitetet dhe bashkitë, të ketë specialistë për fusha specifike që kërkojnë aftësi të veçanta profesionale etj. Unë si Kryetar i Shoqatës të Tiranës, ditën që do të merret vedimi nga Kuvendi Kombëtar për bashkimin e ushtarakëve, jam i gatshëm të jap dorëheqjen në sallë, duke i hapur rrugën zgjedhjes të kryetarit të ri të ushtarakëve të Tiranës. Në kushtet e neglizhencës dhe të mos përfilljes totale nga qeveria, ushtarakët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, janë të detyruar të ecin në dy shina kryesore në atë të bashkimit dhe të protestave masive dhe të pa ndalëshme për mbrojtjen e të drejtave që kemi fituar deri tani, për të rifituar të drejtat tona mohuara nga qeveria e mëparëshme e të padhëna nga qeveria aktuale dhe për të fituar ato të drejta që nuk na janë dhënë kurrë. Qeveria aktuale ka dy rrugë: Ose të reagojë menjëherë për të mbajtur premtimet e dhëna për ushtarakët, ose si Saliu të shpallë publikisht divorcin me ne ushtarakët dhe të përballet me protestat tona.

Intervistoi Xhevdet Shehu

October 4, 2015 11:30
Komento

19 Komente

  1. Mërgimtari October 4, 11:45

    I kanë shërbyer me vetmohim Atdheut !!!???. Çudi !!!??? Kur atdheu u tha mbroni dinjitetin tuaj si ushtarakë ata i dorëzuan armët. Dhe nga ky dorëzim armësh sot është mbush Shqipëria me armë të të gjitha kalibrave. Kalashnikovët çdo ditë marrin jetë njerëzish.

    Reply to this comment
    • Euro Maloku October 4, 12:04

      Armet ishin te popullit ushtar !

      Perse populli ushtar nuk vrau njeri tjetrin gjate pesedhjete vjeteve?
      Edhe atehere i kishte armet…
      Madje nuk kishte as hasmeri,por populli ushtar jetonte ne unitet.

      Vetem kur u hodhi SALA trute e gomarit filluan te vrasin njeri tjetrin.
      Keshtu Saliu,Fatosi,Iliri,Edi,Luli kane mundesi “te rruajne si dacin”
      kete popullin ushtar…

      Reply to this comment
    • feniks October 4, 15:35

      Ti mergimtar duhet te pije ilacet para se te shkruaje!!!
      Ti dhe QURRASHET e tjere si ty duhet ta duine se 90% e ushtarakeve u nxorren ne rezerve ne vitin 1993!!!
      Deri atehere…NUK KISHTE BIR KURVE qe te vidhte qofte edhe 1 fishek te vetem!!!
      Kam qene me sherbim ne Fier para 93-shit dhe CAMET tentuan disa here te sulmonin depot e armeve ne Shkollen e Lire ne qytet,por u kisha dhene urdher ushtareve roje,qe KUSH KALON GARDHIN ME TELA ….TE RRAFSHOHET ME PLUMBA!!!
      Askush nuk guxoi,se e dinin me cilet kishin te benin!
      Deri ne 97-ten askush nuk sulmoi depot e armatimit, se keto GRABITJE ne kete periudhe i beri vete SHTETI,qe mbushte AVIONET C-130 plot me ARME E MUNICIONE ne Kucove ,ku vetem nhje avion mbante ne bord rreth 22 kamione 24 tonesh!!!
      Pasi u be kerdia neper depo,atehere shteti dha urdher gjoja te sulmoheshin depot,vetem qe te MBULOHEJ GRABITJA KOLOSALE E BERE ME PARE!!!
      Ata oficere qe ishin ne ate kohe ne ushtri,shumica ishin ose MILITANTE te PD-se,ose SPIUNE te te huajve,ose HAJDUTE,por me siguri te gjithe ishin te PA AFTE USHTARAKISHT,FRIKACAKE DHE QURRASHE!!!
      Mesoje te verteten,o kelysh i Berishes,se nuk ishim ne shkaktaret e ketij KRIMI TE PA PARE,por QURRASHET E BERISHES qe u bene nga ……KAPTERRE ne GJENERALE!!!

      Reply to this comment
    • roberto October 4, 15:51

      Ky Mullalliu me kete interviste po ben sic propagandonte GRUPI I TE RINJVE KOMUNISTE ,qe akoma NUK JANE PJEKUR KUSHTET PER KRIJIMIN E PKSH-se,ndersa Balli Kombetar ,propagandonte se AKOMA NUK JANE PJEKUR KUSHTET PER TE LUFTUAR PUSHTUESIT,SE CATA KANE ARDHUR PER BASHKIMIN E SHQIPERISE ETNIKE dhe se JANE FUQI E MADHE qe ne nuk ia dalim dot!!!
      Edhe ky Mullaliu,ndonese kane kaluar 25 vjet,qe asnje qeveri NUK KA ZBATUAR STATUSIN E USHTARAKUT,bile jane nxjerre edhe ligje ANTI KUSHTETUESE,qe kane DEMTUAR RENDE SITUATEN TONE FINANCIARE,per me teper qe per 3 vjet rresht(96-98) nuk na eshte dhene asnje lek pension i parakohshem kur ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi,kur AKTI KRIMINAL nr.5/2009,na shpalli DEBITORE,ne vend qe te na jepnin pensionet e mbajtura padrejtesisht,kur VENDIMI nr.33/2010 i Gjykates Kushtetuese interpretoi sakte se si duhet te zbatohej neni nr.29 te ligjit nr.10142/2010,por qe ASNJE QEVERI NUK E ZBATOI edhe sot,KY NA DERDELLIT DUKE NA U MARRE ME TEORIRA,MBLEDHJE,KRYETARE,SHOQATA FANTAZEM,qe per 25 vjet NUK BENE ASGJE PER ISH USHTARAKET!!!
      Zoti Mullali!
      Nuk je per kete pune,se je jo vetem i PA AFTE JURIDISHT,por as qe i di SHKELJET NDER VITE qe na jane bere neve!
      Ti duhet te jesh LOLOJA i radhes ne sherbim te qeverise se radhes per ta SHTYRE NE KALENDAT GREKE TE DREJTEN TONE TE MOHUAR PADREJTESISHT!!!
      Edi Rama i ka TRADHETUAR ISH USHTARAKET,ndaj rruga e vetme per zgjidhjen e PADREJTESIVE NDAJ NESH….JANE PROTESTA E FUQISHME KUNDER QEVERISE,KUVENDIT,AVOKATIT TE POPULLIT,NATO-s,Keshillit te Europes,Komitetit Shqiptar te Helsinkit etj!!!

      Reply to this comment
    • Partizani October 4, 16:09

      Pse cfare prisnit ju ish ushtaraket nga qeverite KAPITALISTE???
      Ju kerkoni qe te zbatohen ligjet qe vete kane bere keto qeveri??
      HAAAAAA!
      Po ja kete nuk kuptoni juve!!
      Ligjet ne KAPITALIZEM nuk jane per t’u zbatuar per popullin,por per ….FASADE!
      Ligjet dhe DREJTESIA kurre nuk mbrojne te DREJTIN,TE VARFERIN,TE VOGLIN,por CUBIN,POLITIKANIN,QEVERINE, SUNDIMTARIN!!!
      Ju thoni se po behet LUFTE KLASASH si dikur,por gaboheni!!!
      Tani nuk ka LUFTE KLASASH,por….LUFTE “SHKOLLASH”!!!
      Sot nje grusht politikanesh,hajdutesh,kriminelash bejne ligjin kundrejt 90% te popullit FUKARA!!!
      Kot nuk jane krijuar rreth 100 parti politike dhe QINDRA OJQ,qe e kane percare popullit ne kulm!!!
      E shikon se si i fiton DEPUTETET LSI-ja???
      SHLEU LEKET BORXHET NE LISTAT E DYQANEVE,premtoi vende pune,u tha njerezve :”VOTONI PER LSI-ne sepse kushdo qe te fitoje,NE DO JEMI NE QEVERI!!!
      Prandaj sot 80% e administrates publike eshte zene nga militantet e LSI-se,shumica e te cileve jane te PA AFTE,TE KORRUPTUAR dhe kane zene vendet e atryre te PS-se!!
      Edhe HORRSAT e PD-se ,per te ruajtur vendin e punbes,kane hyre ne LSI!!!

      Edi Rama DRIDHET para Ilir Metes ,ndersa ju kerkoni te drejtat tuaja!!!
      Eshte ndryshe puna me shperblimet e ish te persekutuarve politgike!
      Keshtu quhen,pavaresisht se shume prej tyre mund te jene denuar si HAJDUTE,PEDERASTE,SPIUNE etj,por mbi te gjitha:ASNJE PREJ TYRE NUK E# FITOI PAFAJESINE ME GJYQ,POR ME VENDIM POLITIK,ndersa ju ish ushtarakeve ju lane neper dyert e Gjykatave per vite te tera,qe TALLEN ME JU!!!
      Ja ky eshte KAPITALIZMI DEMOKRATIK!!!

      Reply to this comment
    • shpatar October 4, 17:09

      Mergimtare .Ndoshta e ke zgjidhur te rrosh apo te mos rrosh .Ke shume pak informacjon per ato qe thua .Sakrificat dhe vajtjet e tyre i dine vete ata dhe nuk ta shtrijne doren ty ti meshirosh .Jane pjestare te strukturave Ushtarake shteterore qe kane te drejten e tyre mbi bazen e ligjeve te demokracise .I drejtohen shtetit te beje ate detyrim qe i takon .
      Sa per hapjen e depove pyet politikanet e viteve 97 qe donin ti vinin flaken vendit. Qene perpjekjet e kriminelit Sali per te shpetuar koken nga skandali i firmave Piramide .Donte bashke me agjenturat te shperthente lufta civile .Ishin pikerishte keta ushtarak, qe jo vetem e shmangen duke mos reaguar ndaj popullit por nuk zbatuan urdherat kriminale te Saliut kunder popullit te Jugut . Keto qe po ti them jane te prekura gjate viteve te trazirave qe mos ardhte me kurre .
      Ushtaraku e ka me Kushtetute te ndaluar te qelloje ndaj turmave te popullit edhe kur ata shkaterrojne objekte sociale .Ushtaraku qellon ndaj formacjoneve te armatosura per te mbrojtur popullin e vendin .Zotrote nuk jane si Saliu e Luli qe i qelluan ne mes te bulevardit .Ushtaraket nuk jane kriminela si politikanet e socem qe nuk njohin as elementet ne fillestar te se drejtes demokratike .Hidhi pak kokes qe te mos flasesh si e Ema e Zeqos ne maje te thanes .

      Reply to this comment
  2. adeci October 4, 11:59

    Ushtaraket kane qene gjithmone shtylla kurizore e elektoratit te majte, berthama me besnike ne cdo fushate zgjedhore nepermjet angazhimit ne strukturat e ndryshme zgjedhore e deri ne ruajtjen e votes, ata kane qene tabani ku jane mbeshtetur e mbeshtete te gjithe keta haramseze e premtimeshkelur qe na kane mashtruar paturpesisht ne vazhdimesi, na kane tallur e nxjere gjuhen nga pas sipas parimit “kalova lumin te dhjefsha kalin”. Jazek u qofte dhe u ngecte ne fyt pasuria qe kane vene qe nga Fatos qeni, armiku numer nje i ish ushtarakeve e deri te Edi genjeshtari e mashtruesi qe nuk i skuqet faqja nga premtimet e pambajtura.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 October 4, 12:12

    Mergimtar,
    Dorezimi I armeve dhe hapja e depove u be sipas nje plani te hartuar nga komandant Saliu dhe u zbatua nga SHIK .Sot kemi ne krye te shtetit e te nderuar me pensione te poacme ata qe organizuan djegien e vrasjet.
    Ushtaraket nuk duhet te besojne shume qeverine e horrit se eshte vazhdim I qeverise Berisha Meta,Nje qeveri qejfllinjesh qe nuk I del buxheti per bileta avionesh.Jozefinen per udhetime turistike e ka zevendesuar Rama.
    Vazhdoni protestat se Rama nuk ka kohe te merret me Ju e me popullin.Tani ai I eshte qepur problemeve te Sirise

    Reply to this comment
  4. S.p. October 4, 12:18

    Ky shtet i shkerdhyer dhe hajdut i ka futur ne nje ligj te gjithe ish ushtaraket: -Oficeret e M.Mbrojtjes, Policine e Shtetit, Policine e Burgjeve, Sherbimin Informativ, Garden e Republikes dhe Punjonjesit e Mbrojtjes nga sjarri, dukej u mohuar te drejtat qe ju takojne me ligj per pensionet qe merrnin.
    A ishte punonjes policie ai qe u vra mbreme ne Shkoder apo ai qe u vra ne Lsaret ? ne lufte ndaj krimineleve u vrane, pensionet e ish punonjesve te policise i kane kthyer ne pensione skandaloe, mbeten ne dyert e gjykatave qe japin vendime politike.
    Rama nje mashtrues ordiner per ata qe gjithe jeten luftuan me krimin dhe kriminelet, harroje se cfare tha ne kinoteatrin e Vlores para sgjedhjeve.S’ka bir kurve te gjeje kokerr leku ne shepat e tyre shoku K……….minister.

    Reply to this comment
  5. LOVE October 4, 12:27

    sa te beni planin juve ,pastaj kongresin ,pastaj bashkimin
    erdhi 2017
    atehere iken piktori ,eshte e sigurt …do ju veje kot dhe kongresi 😛

    Reply to this comment
  6. beni October 4, 12:29

    Lerini teorite, bashkohuni dhe ne do tju mbeshtesim.Pa protesta nuk do te mund te fitojme te drejtat tona.Duhet te beni nje konvent te ishushtarakeve ku te merren dhe vendimet e duhura,Boll me fjale e jargavitje, duhet te fillojne protesta zinxhire brenda vitit e ne vijim.Nuk a mbeshtetjje per shkak bindjesh por duhet te shohim interesat tona.

    Reply to this comment
  7. Eni October 4, 13:06

    Ushtaraket qe nuk kane ruajtur depot e armatimit ,apo kane braktisur postet me 1997 nuk meritojne pensione te vecanta ne mos fare.Kuvedi i Shqiperise duhet te trajtoje me perpara policet .Gjithashtu dhepunonjesit e industrise se rende kimike,te cilet kane qene ne kontakt me helmet industriale disa here mbi normen e lejuar…..qe sot shumica e tyre po vuajne prej semundjeve te pasherueshme….

    Reply to this comment
  8. Arben October 4, 14:11

    KU JANE KETO TE DREJTA MORE, TE GJITHE PER “ATDHEUN” KANE PUNUAR PER 50 VITE.

    Reply to this comment
  9. skifteri October 4, 17:41

    jeta e ushtarakve shqiptar i perket te shkuares se larget qe nga lufta nac-clir, dhe te aferme deri te vlersimet e sotme .Keto jane te lidhura me etepat e zhvillimeve historike ne kohe dhe sisteme te ndryshme shoqrore,ATEHERE VLERSOHEJ ,sot KUR KA KORRUPSION nuk VLERSOHET !..Keta politikan vlersojne vetem gjepin e tyre. .Por qellimi i kriijimit dhe detyrat e ushtrise te oficerit nuk ndryshojne si dje ashtu edhe sot.Ato sherbejne per mbrojtjen e atdheut dhe popullit ndaj çdo KERCENUESI dhe pushtuesi ,Oficeri ka betim te veçante duke bere BETIMIN USHTARAK PARA FLAMURIT KOMBIT. dhe dhene edhe jeten per Atdheun shqiperine.Ndaj falenderoi inisijativen per bashkim te ushtarakve shqiptar,si ne mbrojtjen e atdheut edhe ne kerkesat e saje sot ,per djersen dhe mundin qe ka dhene.Luftrat e zhvilluara historikisht jane shoqruar me fatkeqesi njerzore ne shqiperi,nga me barbaret ,pushtimi 500 vjet ottoman turk,tek pushtimet mizore te shovinizmit grek dhe sllave e masakrat e tyre çnjerzore dhe deri te pushtimi fashiste e naziste gjermane .SHqiperise keto luftra i sollen pasoja te madhe negative.Prandaj u krijua ushtria shqiptare qe te qendroje ne vijen e pare te mbrojtjes se atdheut .Prandaj puna dhe perpjekjet ,perkushtimi i larte si officer me shume se 40 vjet ne lloje te armve te nderuara te ushtrise por edhe te artilerise Bregdetare ku kam sherbyer kan grumbulluar nje pervoje te jashtezakonshme per kater dekada sherbimi ,perkushtimi dhe perpjekjesh ne kete arme qe ka qene e dislokuar ne vendet me te veshtira te bregdetit shqiptar,vetem ata qe kane sherbyer ne kete arme e dijne se sa pune ,sakrifica dhe perkushtim kerkonte jeta e veshtir e ushtarakut kuadrit oficerit shqiptar .Se sa dashuri e respekt kerkonte uniforma e ushtarakut shqiptar por edhe ndaj armes se dashur te A.B.D-se qe i sherbente e dislokuar ne vendet me te veshtira ,per mbrojtjen dhe paprekshmerine e atdhut ton te dashur.,kjo detyre ishte nga me te veshtirat ,ku me dite dhe muaj pa shkuar ne familje.Permbushja e kesaj detyre kerkonte vullnet ,disiplin,vetmohim nga deshirat dhe qejfet . Kete sherbimi oficeret e ushtrise e kryenin me disiplin dhe ndergjegje te larte ndaj atdheut.Duhet bere kujdes te shmanget politizimi partiak dhe subjektivizmi jashte ralitetit nga klasa politike shqiptare e ngjarjeve per oficeret e ushtrise .Kerkohet Vlersimi i djerses se ushtarakve ,sakrificat qe kane dhene gjate gjithe jetes tyre,per organizimin e ushrtrise ,te armve te grupeve te artilerise ,te mbarimit te shkollave ,kurseve,te mesme dhe te larta Brenda dhe jashte vendit.

    Reply to this comment
  10. Liverpool October 4, 18:22

    Zoti Mullali,derisa te beni organizimin e shoqates,gjysma e ushtarakeve do kene ikur ne boten tjeter.Sic duket ju kini qene ndonje burokrat,caktoni nje date u beni thirrje te gjitheve te mblidhen para kryeministrise,ish ushtaraket se bashku me familjet e miqte e tyre,ndryshe do te vazhdojne tu marrin neper kembe.

    Reply to this comment
  11. Hasani October 4, 19:05

    O Roberto.
    Zoti Mullalli, ka kater muaj qe eshte zgjedhur Kryetari Shoqates te Tiranes, eshte teper aktiv dhe njohes shume i mire i problemeve te shoqates te ushtarakeve dhe halleve te tyre dhe ne menyre te pa diskutueshme qe qendron shume here me lart se juve ne anet teknike, organizative dhe juridike. Perrallave me komunista dhe ballista ju ka ikur koha dhe te drejtat tona nuk arrihen duke treguar perralla nga e kaluara nepermjet komenteve. Nese e ndjeni veten te afte dhe keni deshire vertet te jepni kontribut per zgjidhjen e problemeve tona, dil nga anonimati i Robertinos, aktivizohu realisht ne shoqaten e ushtarakeve dhe pse jo mund te zgjidhesh dhe kryetar se mesa lexova po u be bashkimi zoti Mullalli do te jape doreheqjen qe t’i hapet rruga zgjedhjes te kryetari te ri, meqenese ka vetem 4 muaj qe eshte zgjedhur nga ne.
    Qe te na mbushesh mendjen ne te tjereve qe je i afte , minimalisht mesohu te shkruash mire, mos fyesh, mos ngatero numurat dhe datat e ligjeve dhe Akteve Normative etj.
    Mire shoqatat nuk kane bere gje po ti ku ke qene deri tani, ku je fshehur o lume madh, pse vazhdon akoma te fshihesh pas emrit te Robertos. Gjithsesi meqenese ke dale ne skene sot, me mire fol pa ofeza dhe jep ndonje mendim me vlere, afro dhe ndonje rrugezgjidhje etj.
    Nese ke ndonje problem me zotin Mullalli, dergoi ndonje sms me celular, se ushtaraket jane ngopur me ca tipa si puna jote qe vetem shajne shoqatat, fyejne drejtuesit dhe vete bejne sehir dhe nuk aktivizohen.
    Nga keto qe shkruan verteton se je i dobet dhe si ushtar dhe jo me te vleresosh apo korigjosh zotin Mullalli.
    Ti je nje njeri dashakeq jo vetem i Hysniut por dhe i gjithe ushtarakeve. Si mund te jete lolo i qeverise nje ushtarak qe ben thirrje per protesta masive kunder qeverise,se rruget e tjera kane deshtuar.
    O dite bardhe, tani po e lexoj fundin e komentit tend, por ti qenke ne nje mendje me Hysniun per protestat, pse e shan dhe ofendon Hysniun, apo je dhe ti lolua i qeverise. Leri more keto dokra dhe mundohu te lidhesh mendimet, se le nam.
    Ne ushtarakeve na duhen njerez si Hysniu dhe jo si juve juve qe i shihni problemet tona me dylbi dhe kur ju teket uleni dhe shkruani budallalleqe. Me stilin qe shkruan jam i bindur qe do te thuash me vete, ky qenka servil dhe lolua i Hysniut.Nejse puna jote, njerzit mendojne ndryshe, por minimalisht kur te shkruash per tjetrin duhet t’a njohesh. Jam i bindur qe juve nuk e njihni fare Hysniun.
    Megjithat une ju uroj gjithe te mirat dhe me shume dashamiresi ju kerkoj nga ju me shume respekt per njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  12. Shekspir Vlora October 4, 19:40

    Nje popull qe nuk njeh vlerat e ushtrise se vet, ne cilend kohe e regjim qofte, meriton vetem sklaveri.
    Meskinet apo te revoltuarit pa bythe te regjimit te shkuar, perdorin si argument “ju nuk luftuat”. Por cila ushtri luftoi ne kohen e shkuar? Vetem ushtria sebe eshte shembull per keta mjerane.
    Ushtaraket, veç te tjerash, prodhuan arme dhe municion. Doni apo sdoni ju, te revoltuarit e ish regjimit, te gjitha keto ishin nje pasuri e jashtezakonshme.
    Kete pasuri e hengri Zeni, Mediu dhe lukunia e tyre.
    Gjukimi i kesj lukunie do te behet!

    Reply to this comment
  13. Edver Salmagari October 4, 20:08

    Shoqata dhe ushtaraket e organizur, krahas konferencave e kongreseve, duhet ti bejne kerkesa edhe deputeteve qe kane ne zone, komitetit te veteraneve,, etj dhe t’u spjegojne se vota e tyre ka shkuar kot, dhe se nuk do te votohen tjeter her – me fjale te tjera, pakenaqesia dhe protesta te jete e nje shkalle te gjere, qeveri, parlament, OJQ. Edhe manifestimet duhen nisur sa me pare perpara SHQUP, Presidence, Kryeministrise, Sigurimeve Shoqerore. Ne vend te pirjes se kafes me ore te tera, apo luajtjes domino, bejini keto para godinave te ketyre palo “institucioneve”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*