Intervista befasuese: Kur për themeluesin e shtetit Shqipëria ishte burg

August 25, 2018 09:29

Intervista befasuese: Kur për themeluesin e shtetit Shqipëria ishte burg

Kjo foto ku shihet Ismail Qemali ne nje varke qarkullon thuajse në çdo 28 nëntor.

Besohet se eshte shkrepur ne fillim prilli 1913, katër muaj pas shpalljes së pavarësisë.

Më në fund, Ismail beu kishte arritur të dilte nga Vlora e bllokuar prej anijeve greke dhe të vizitonte kryeqytetet e Evropës.

Kishte mundur të largohej me jahtin e një duke francez, i cili donte të bëhej princ i Shqipërisë.

Kjo fotografi tregon ndoshta çastin e largimit nga bregu i Vlorës për të hipur në jaht.

Periudha për të cilën flasim ka qenë ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë: Kosova ishte pushtuar, serbët kishin ardhur deri në Durrës, Shkodra ishte e rrethuar nga Mali i Zi, ndërsa grekët, përveçse kishin bllokuar bregdetin jugor, kishin përparuar deri në Tepelenë.

Vlore, 28 Nentor 1912

Vlore, 28 Nentor 1912

Ambasadorët e Fuqive të Mëdha debatonin në Londër për të përcaktuar kufijtë e Shqipërisë së re.

Pas mbërritjes në Romë, Qemali dha një intervistë.

Siç e thotë edhe vetë, dalja nga Shqiperia atij i ishte dukur sikur kishte dalë nga një burg i vërtetë, i tillë ishte ankthi që kishte shkaktuar bllokada.

Me poshte, intervista e rralle, kryer nga gazetari Achille De Benedétti, e botuar në gazetën ‘Il Giornale d’Italia’ të datës 2 prill 1913.

Ismail Qemali arriti të largohej pardje nga Vlora me jahtin e Dukës Montpensier. E takova sot në mëngjes në stacionin e trenit tek arrinte nga Bari, ku kishte lënë Isa Boletinin, që ishte pak i sëmurë, bashkë me djaloshin Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit. Qemal beu kishte ardhur me dy nga djemtë, që e kanë shoqëruar në të gjitha këto peripeci. Plaku i shquar dukej mjaft mirë. Ishte i gëzuar që kishte mbërritur në Romë pas ikjes nga Vlora.

E pyes se si kaloi udhëtimi…
Ismail Qemali: Shkëlqyeshëm nga çdo pikëpamje. Pak ditë më parë arriti në Vlorë ‘Mekongu’, jahti i Dukës së Montpensierit, me një flamur tregtar anglez. Duka menjëherë më ftoi në anijen e tij të mrekullueshme dhe më pyeti nëse dëshiroja të vija në Itali. Ishte fat i vërtetë. Do të kisha qenë i marrë po të mos e kisha shfrytëzuar këtë rast të rrallë. Për mua kjo do të thoshte të çlirohesha nga një burgim i çuditshëm. Ishte edhe një mundësi për ta ndihmuar pak më nga afër çështjen e vendit tim.

Qemali me Gurakuqin

Qemali me Gurakuqin

Po grekët, nuk ju kapën?
Ismail Qemali: Jo. Ata na panë shumë mirë. Pastaj, mos harroni se ‘Mekongu’ kishte ardhur nga Korfuzi. Po të kishin dashur të më kapnin do ta kishin patur të lehtë. Unë nuk e fsheha aspak faktin që po nisesha. Një torpedinier grek, i ngarkuar për bllokimin e bregdetit, na vuri re dhe na lejoi të kalonim pa ndonjë problem. Udhëtimi shkoi mjaft mirë. Jahti i Dukës është vërtet i mrekullueshëm dhe jam i gëzuar që arrita të dal nga ky burgim pa asnjë shpenzim dhe në kushte kaq të mira.

Po miqtë tuaj të Vlorës, Shkëlqesi, nuk patën kundërshtim që ju të niseshit?
Ismail Qemali: Ishin ata vetë që më këshilluan të përfitoja nga ky rast i papritur. Ata janë të bindur se çështja shqiptare nuk është në Vlorë, në këtë qytet ku liria u shpall në një lloj burgu, por gjetkë, e sidomos në Londër, ku diskutohet për fatet tona të së ardhmes. U kam lënë udhëzime të qarta miqve të mi të qeverisë, duke i bërë të reflektojnë për pasojat e rënda që do të kishte vendi, në qoftëse do të ndërmerrnin ndonjë akt të nxituar apo nëse do të fillonin ndonjë revoltë. Ata mu betuan dhe jam fare i qetë se bashkatdhetarët e mi do të mbajnë një qëndrim paqësor, ashtu siç i kam këshilluar dhe siç është dëshira ime.

A kanë përparuar më tej grekët?
Ismail Qemali: Jo. Nuk kanë përparuar përtej Tepelenës. Në Tepelenë ndodhi diçka me rëndësi, sepse turqit prenë urën për të penguar pushtimin. Pra, grekët nuk kanë shkuar më tutje se Tepelena. Ata e dinë se Vlora është e paprekshme, sidomos për shkak të vullnetit të Italisë, por edhe të Austrisë.

Po Beratin nuk e kanë pushtuar?
Ismail Qemali: Jo. Në të gjithë sanxhakun e Beratit, nuk kanë shkuar përtej Tepelenës.

Nga te paktat gazeta shqip te kohes

Nga te paktat gazeta shqip te kohes

Si ishte gjendja në Vlorë kur u larguat?
Ismail Qemali: Shumë e qetë. Nuk ka patur vështirësi të tjera të brendshme, përveç ankthit të bllokadës detare që na ka izoluar dhe na ka bërë të na mungojnë disa elementë bazë të jetesës. Ka ndodhur vetëm diçka që është vërtet për t’u shënuar: ardhja e një oficeri austriak me veshje civile, i shoqëruar nga një prift dhe një marinar.

Si arriti të vijë?
Ismail Qemali: Ai zbarkoi në grykën e Semanit me një anije të kompanisë Lloyd dhe, prej andej, erdhi në Vlorë me një barkë me rrema. Ju e dini se në Vlorë ekziston një element që nuk e dëshiron pavarësinë e pastër të Shqipërisë. Ky element gjithnjë më ka luftuar dhe është përpjekur të më krijojë vështirësi. Oficeri që erdhi tha se ishte në gjendje të armatoste popullatën dhe të na dhuronte armë. Mirëpo unë nuk e pata të vështirë t’i shpjegoja popullit se ne nuk kishim nevojë për makinacione të tilla dhe se mund ta realizonim sigurinë e vendit tonë me besimin tek mbrojtja që na jep Evropa.

Në Itali shtypi ka patur një lajm për këto qëllime të austriakëve në Vlorë…
Ismail Qemali: Atëherë ky lajm nuk qenka i ri për ju. Megjithatë, unë e njoh politikën e Vjenës dhe gjithsesi i jam mirënjohës edhe Austrisë për interesimin ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër kuptoj edhe ndryshimin mes dy politikave, të Vjenës dhe të Romës…

Në këtë pikë, Qemal beu u zhyt në një heshtje diplomatike.

Po vështirësitë që ju krijon bllokada për t’u ushqyer?
Ismail Qemali: Oh, më mirë të mos flasim për këtë. Është diçka që të shkakton ankth. Jam i gëzuar që ndodhem në Itali edhe sepse do t’i kërkoj si qeverisë suaj ashtu edhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha apo ministrit të Greqisë që t’i japin fund kësaj mase kaq të shëmtuar dhe të kotë. Pas 20 ditësh, Vlora do të jetë në uri të plotë. Kemi bërë mrekulli që kemi arritur ta mbajmë popullin gjallë deri tani. Por nuk është e mundur të vazhdojmë më tej në këtë gjendje. Ekzistojnë tashmë arsye humanitare, pët të cilat bllokadës duhet t’i jepet fund. Duke e vazhduar bllokimin e Vlorës, grekët po tregohen të padrejtë, në kundërshtim të plotë me qytetërimin e tyre. Përse duan të trullosin me katastrofën e urisë një popullsi që nuk i bën keq ndokujt me asnjanësinë e saj? Asnjë arsye nuk mund ta përligjë bllokimin e Vlorës.

Akti i Pavaresise

Akti i Pavaresise

A nuk është e vërtetë që aty vërtiten trupa të Xhavit pashës?
Ismail Qemali: Janë thjesht ushtarë të çrregullt në gjendje të mjerë, që nuk përbëjnë asnjë shqetësim ushtarak. Xhavit pasha ndodhet në Lushnje afër Shkumbinit në kushte vërtet tragjike dhe nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimi kundër grekëve, as t’i dëbojë nga pozicionet që kanë kapur. Të paktën tani, grekët zotërojnë Sarandën dhe të gjitha pikat e bregdetit të bllokuar. Ata kanë deklaruar se nuk do ta prekin Vlorën, sepse ky është vullneti i dy fuqive të Adriatikut, prandaj nuk duhet t’i bien në qafë asaj me pretekstin e bllokadës. Shpresoj të bëj të ditur arsyet humanitare që kërkojnë heqjen e bllokadës.

Pastaj, Qemal beu më kërkoi t’i tregoja të rejat e fundit nga Konferenca e Londrës për Shqipërinë. Përsa u përket kufijve jugorë të Shqipërisë, i shpjegova se cila ishte teza e grekëve, të cilët kërkonin Korçën, Këlcyrën, Tepelenën si dhe Gjirokastrën e Sarandën.

Ismail Qemali: Po kjo është si t’i presësh krahët e këmbët Shqipërisë (thirri Qemal beu). Të shpresojmë se vullneti i Evropës, i cili një ditë do të triumfojë, do të çojë në integritetin e popullatave që janë shqiptare të pastra. Është vërtet e çuditshme që grekët mendokan të marrin edhe Korçën!

Cilat janë marrëdhëniet e tanishme mes Turqisë dhe Shqipërisë?
Ismail Qemali: Janë krejtësisht paqësore. Kemi marrë në Vlorë komunikatën zyrtare të Vezirit të Madh, me të cilën njihet pavarësia shqiptare dhe e drejta e flamurit tonë. Me këtë mori përgjigje fyerja e madhe, që trupat e Xhavit pashës i bënë flamurit tonë në Tepelenë. Qeveria turke nisi një hetim dhe i bëri me dije mytesarifit të Beratit se ajo e njihte tashmë autonominë tonë dhe u kërkoi autoriteteve të fundit turke të mbetura në territorin shqiptar të respektonin emblemën tonë.

A u zgjidh çështja e princit të shtetit tuaj?
Ismail Qemali: Oh! Çështja e pretendentëve të fronit, apo e principatës së Shqipërisë ka rrezik të fryhet tej mase. Pata rastin të takohem me Dukën e Montpensierit, i cili me ndihmën e tij humanitare më nxori nga gjendja e çuditshme në të cilën ndodhesha. Natyrisht, i shpreha atij gjithë mirënjohjen time për këtë akt fisnik dhe i thashë se Shqipëria do ta kishte për nder nëse do të kishte në krye të saj pasardhësin e një familjeje të shquar dhe historike. Por i thashë gjithashtu, për hir të sinqeritetit, se ende nuk ishte koha për të menduar mbi çështjen e princit, e cila do të duhej të zgjidhej më vonë.

Ngritja e flamurit ne Shkoder, prill 1914

Ngritja e flamurit ne Shkoder, prill 1914

Ç’mendoni, Shkëlqesi, mbi çështjen e Shkodrës?
Ismail Qemali: Mund ta merrni vetë me mend. Mendoj se çështja e Shkodrës është tani në rrugën e zgjidhjes. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka shanse për sukses. Janë mjaft të njohura arsyet se përse Shkodra duhet t’i mbetet Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, të cilat e kuptojnë plotësisht nevojën e një vendimi të tillë, kanë rënë tashmë dakord ta bëjnë Malin e Zi të tërhiqet.

A e keni lexuar telegramin e mbretit Nikollë, i cili flet për kështjellën e krishterimit që duhet t’i kundërvihet islamizmit?
Ismail Qemali: Pikërisht këtu qëndron edhe dobësia e tezës malazeze. Si mund të mendojë mbreti Nikollë të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë? A e ka menduar ai se duhet të përgatitet për shumë e shumë luftra të përgjakshme? Megjithatë, unë besoj se më në fund Mali i Zi do të tërhiqet përpara vullnetit të Evropës.

Jam i gëzuar, – përfundoi Qemal beu, – që munda të dal nga Vlora për të mbrojtur më tej të drejtat e Shqipërisë në kryeqytetet evropiane, në qytetin tuaj e sidomos në Londër. Me sa duket Peja, Prizreni dhe Gjakova janë të humbura, por ka disa territore që ende mund të shpëtohen. Dhe këtë do të përpiqem të bëj me besimin tek të drejtat e shenjta të popullit tim.

Pas disa ditësh, Ismail Qemal beu do të niset për në Londër. Atje ai do të përpiqet të mbrojë çështjen e paqes jo vetëm në interes të vendit të tij, por sadopak edhe të Evropës, e cila, në çështjen shqiptare, mund të shohë dështimin e përpjekjeve të saj për ruajtjen e paqes. Ai po fillon kështu një pelegrinazh politik nëpër kryeqytetet e Evropës, ku Roma është etapa e parë e rëndësishme.

k.a. / dita / 

August 25, 2018 09:29
Komento

54 Komente

  1. LEK DUKAGJINI... February 28, 11:49

    …Duket ne rreshtat e fundit te intervistes, “shqiptaria” e beut te Stambollit….Ku mbreti Nikolla i Malit te Zi i kerkon qe …keshtjella e krishterimit ,(Shqiperia),t’i kundervihet islamit (Turqise)….dhe pergjigja e tij prej sherbetori te perulur te Portes se Nalte, eshte e neveritshme.(lexo intervisten)….Keto fakte dhe shume te tjera ,duhen nxjerre ne drite, per te treguar “misionin e vertete”, qe kishte marre beu, nga Porta…Qellimi i beut ka qene i qarte,…trojet shqiptare te mbeteshin nen ombrellen turke…Vetem presioni i patioteve te vertete, si i Boletinit, dom Kaçorrit, e shume te tjereve, e detyruan beun, te shpallte “mevetesine”, me tri fjale, edhe ato te shkruara jo vetem ne shqip, por edhe turqisht…Qellimi, doli boterisht ne shesh,ne konferencen e Londres, ku Turqia nepermjet ministrit te jashtem te tij,firmosi copetimin e trojeve shqiptare, duke paguar keshtu me ne ,demet qe i kishte shkaktuar Ballkanit, si fuqi humbese..

    Reply to this comment
    • Korcari123 February 28, 15:08

      @LEK DUKAGJINI.Fjalet e Ismail Qemalit te Neveritshme??Po ti c’fare je??Nese nuk e di po ta them une.Ti je pjelle Kurve.Je Bastard qe nuk te dihet Baba.Yshhhh rrace e neveritshme.

      Reply to this comment
    • mirel February 28, 17:18

      Kur arriti ne Vlore Boletini ishte ngritur Flamuri
      Te mos ishte Ismail Qemal Vlora, sot Shqiperia nuk do ishte shtet.

      Reply to this comment
    • Kaqoliku March 1, 15:38

      Kacorri yt dhe te gjithe Kacot si ty me shkijet ju bashkon i njejti kryq. Ju ishit armiqte e Pavaresise se SHqiperise sepse i donit keto troje nen umbrellen e Malit te Zi dhe Serbise. Te mos harrojme se ju bastardet kryet genocid mbi popullsite muslimane pergjat rrethimit te SHkodres. Katoliket ishin cetnik qe pagoheshin nga Krajl Nikolla dhe Pashici.

      Reply to this comment
      • elhamdylylah August 25, 13:50

        O klysh turku pak bene katoliket ne ate rrethim. Duhet te kujtosh cfare bene muslimanet e turgut pasha 1 vit me pare duke djeg malesine. Katoliket filluan te paret botimet ne shqip( buzuku, bogdani) ndersa baba sulltani te vetmen gjuhe qe ndalonte te mesohej ne ballkan ishte gjuha qe ti po shkruan

        Reply to this comment
    • Na bashkoj kenga popullore November 29, 20:33

      O Lek Qimi, je me i keq se Armiku

      Reply to this comment
      • Xxx August 25, 15:17

        Tju vije turp qe ende sot grindeni per perkatesi fetare.
        Po kush mund ta mohoje kontributin e muslimaneve patriote per mevetesine e Shqiperise?
        Po patriotizmin e katolikeve kush mund ta mohoje?
        Po ashtu edhe ata dhjetra ortodokse rilindas.
        Pse kapeni pas qendrimesh sporadike dhe te izoluara qe ne lufte jane normale.
        Sa e veshtire eshte te behen bashke shqiptaret e cdo kohe!
        Ende sot ndahen per fe e krahine.
        A thua se ua mohon kush besimin si te drejte individuale per gjithsecilin.
        Por Kombi eshte tjeter gje. Kombi duhet te na bashkoje te gjithe pa dallime feje e krahine.
        Po nuk kuptuam kete gje atehere nuk keni si çti kerkojme turkut, grekut e serbit pse perfitojne nga perçarja e shqiptareve meseveti.

        Reply to this comment
  2. Hm... February 28, 12:25

    nje nder pak burra qe polli ky vend…

    Reply to this comment
  3. remi February 28, 13:27

    Po te ishin te gjite drejtusit e shqiperis si ky plak do ishte krejt ndryshe
    po kemi pas fatin ta na udheheqin ?Hajdut/e vrases te gjithe te shitur.

    Reply to this comment
  4. resort February 28, 17:36

    Nje diplomat i rangut me te larte europian (sidomos erudit politik shfaqet ai ne kujtimet e tij). Bie ne trishtim te thelle kur shoh karkalecet e “politikes’ se sotme shqiptare.

    Reply to this comment
  5. Pirro February 28, 17:48

    O Leke Dukagjini! Sa mire do te ishte qe ky vend te mbeste nen Turqine. Ku eshte Turqia sot e ku jemi ne. Ky qe ti e quan “beu”, qe nje burre i madh, nder me te medhejnte qe nxorri ky komb, qe pas shume perpjekjesh arriti te siguroje “mevetesine” e Shqiperise, por me shumice shqiptare si puna jote, nuk arriten te garantojne kete “mevetesi”, duke e cuar Shtetin Shqiptar ne nje kome te thelle, qe zor se mund te ringjallet. Per kete arsye ne duhet te kthehemi ne nje protektorat.

    Reply to this comment
    • ELIOT August 25, 19:12

      PIRRO TE RRONI VETE SE TRUNI TE PASKA LENE …NE NA LA PAS ENVER TURKU DHE DISA SPIUNA SI RRACA E JOTE ..POR SE SHPEJTI SHIPERIA DO TE BEHET O..SI EUROPA NDERSA TURQIA SI ARABIA ME DIKTATORIN ER DDOGAN …. DEBILE …COBAN

      Reply to this comment
  6. Ajaxs February 28, 19:22

    Jemi i vetemi vend ne Evrope qe na i kane falur pavaresine. Ne nuk kemi luftuar per pavaresine.Evropa me Turqine financoi I. Qemalin te shpallte pavaresine. Kaq e vertete eshte kjo gje sa I. Qemali donte ta shpallte pavaresine ne Prishtine me urdhert te Turqise dhe bekimin e Perendimit. Kosova nuk pranoi dhe deklaroi se neve jemi Turqe SHqiptaro foles. Atehere I. Qemali vendosi ta shpalle Pavaresine ne DURRES,. Por Durresi, Kavaja, Peqini u çuan ne protesta dhe donin te vrisnin I. Qemalin duke deklaruar se duam Babe Sulltanin. Atehere I Qemali shkoi ne VLORE. kjo eshte shkurt fitimi i Pavaresis.

    Reply to this comment
  7. shytani February 28, 19:34

    Komunizmi ka deformuar gjith ate qe ka ndodhur ne te vertete. Historia tregon se i pari i Ismail Beut, erdhi ne Himar si komandant i flotes osmane per te shtyp kryengritjen e Himares. Vran e shkaterruan per mbi 300 vjete shqiptaret dhe fatet e shqiperise. Ne fund, si cdo pasha tjeter, u tregua dinak dhe vodhi, pervetesoj aksionin politik te zhvilluar nga Aleandro Kastrioti, Ibrahim Temo, Ded Gjo Luli, e patriotet e tjere shqiptar. Osmanet e realizuan goditjen duke e fiktivizuar ne ekstrem pavaresine. Kjo tradite vazhdoj me komunistet qe ne vitin 1990, vodhen dhe pervetesuan duke e bere fiktive vuajtjen dhe levizjet per liri dhe demokraci. Kurr nuk do te buroj drite nga kandili, fryma dhe emri i ish pashallareve, bejlereve, spahilereve, mjer ata qe besojne rrugen dhe ne projektin aziatik te tyre

    Reply to this comment
  8. SuloKapedani February 28, 20:16

    Mire qè lexoni te nderuar komentues por bèj çudi se shkruni si studjues apo historian.Kjo nuk duhet tè ndodh sepse shtrembèroni çdo gje dhe ofendoni figurèn e madhe te kombit.Intervista para 100 vjetèsh nuk ka mendèsine e sotme.Duhet tu funksionojè llogjika.

    Reply to this comment
  9. Artan February 28, 20:31

    Dallohet në përgjigje inteligjenca e lartë e këtij njeriu. Ishte me të vërtetë personalitet, ndoshta më i madhi që kemi patur ndonjëherë. Ata që nuk e kuptojnë luftën e tij diplomatike për pavarësi janë për të ardhur keq. Lexojeni me vëmendje intervistën dhe do kuptoni lojën e shahut që ka luajtur ky njeri kundrejt Fuqive të Mëdha për të mëvetësuar vendin e lindjes. Ishte ai dhe një grusht shqiptarësh kundër Fuqive tëMëdha dhe shqipfolësve turq në Shqipërinë e atëhershme.

    Reply to this comment
  10. LEK DUKAGJINI... February 28, 20:56

    …Me 6 prill 1911,patriotet Isa Boletini, Ded Gjon Luli, e shume te tjere ,ngrejne flamurin e Skenderbeut, ne DEÇAN (Deçiç),duke shpallur me lufte, pavaresine e te gjithe asaj krahine, perfshi ,edhe ata qe sot jane nen Malin e Zi dhe Serbine…Kleri islam, dhe shume ndjekes, iu bashkuan ushtrise se Turgut pashes, kundra trupave malsore te udhehequr nga Ded Gjon Luli, ne luften per çlirimin e Shkodres….Kur ne malsi u hap fjala ,se Porta e nalte kishte nise nje” mjekrosh feste zi”, siç e quan Isa, per te ngritur flamurin, Boletini ne krye te 300 kaloresve, niset per t’u “marr vesh” me “feste ziun”…Lajmin e merr vesh “beu”, dhe shpalli se… nuk ngrihet flamuri pa ardhe Isa…Dhe ne fakt e ngriti pa ardhe, ai qe kishte merite per ate pune…..Si per çudi flamuri u ngrit me 28 Nentor,…sepse s’bente nje dite mbrapa, por duhej me patjeter ,qe te sfumohej data e Gjergj Kastriotit…28 Nentor 1443….Per ironi ,historia perseritet me Salen….28, apo 29…..

    Reply to this comment
  11. charlie February 28, 22:01

    Ah lek mor lek dukagjini . Po per Zogun sna fole pak ?!

    Reply to this comment
  12. zoti March 1, 02:16

    Kush mendon se te tjeret e fituan me zotesi pavarsin dhe ne na e dhuruan esht idiot i pastert 100 karatesh se te gjith shteteve te vogla sidomos ne ballkan fatin ne dor ja kish perendimi me rusin dhe greku qe bente si horr ja dhuroi pavarsin bavaria me anglezin e serbit e sllaveve te tjer rusia kurse shqiperin nuk e kishte ne refene asnje se po te donte perendimi shqiperin e madhe sdo kish as serb e as grek se gjysma e greqis fliste shqip. Sa per beun si diplomat duhet te lani gojen kur flisni se nuk esht berisha me nanon. Ateher ishte aq e ndier situata dhe aqe fuqi nderhynin sa nuk dinte i pari te dytin dhe ishte fat i madh qe doli diplomati i madh qe shpalli pavarsin. I nderuar qoft emri i tij

    Reply to this comment
  13. ne vend te...LEKES March 1, 09:54

    Zogu, per pushtetin e ij (me shume personal), eleminoi fizikisht, te gjthe kundershtaret politike, shumica e te cileve ishin patriotet me te medhenj te kombit (Curri, Prishtina, Gurakuqi ,etj…etj) Po per kete pushtet, beri marreveshje te fshehta, me shtete tradicionalisht antishqiptare (Serbi, Greqi, Turqi) ,dhe ne fund e mbylli me kapak “floriri”,…Dhe historia, per ne ,perseritet ne menyre ironike, …me Enverin, Salen….vazhdon….Çdo periudhe regjimi, ka anet e veta te erreta, dhe kur keta mbulojne anet pozitive te kesaj kohe, pak mbetet per te diskutuar per keto te fundit…..

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit March 1, 12:09

    O njerez, te shpallesh pavaresine eshte dy lek gje, problemi i madh eshte si ta ruash. Ismail beu i shkrete ishte shefi i nje vendi te pavaresuar qe mezi doli nga vendi i vet, shyqyr qe e la torpendieri grek ne yachtin me flamur anglez…ardhur nga Korfuzi…kurse greku shkoi ne thike tere Jugun. Po ajo kohe ishte, s’ kishte asnje thuper ne dore. E njejta situate u perserit ne ’49, por kish hyre ne histori tjeter burre, qe ta kish lene Stalini e shkonte Eladhen ne bajonete.Hani banane tani, e dini se historite e Kombeve shkruhen me muzike dasmash.I tha Titos qe mos te krruhej me Shqiperine se i vinte zjarrin Ballkanit, ju merreni akoma me cingerima.Pavaresia kushton o zoterinj, e deshet pa leke apo si?

    Reply to this comment
    • NA ISHTE NJE HERE,,,,,,, November 28, 14:45

      KOMENT I SAKTE,,,,PAVARESINE DUHAT TA RUASH,,,PAVARESIA SHQIPTARE NGELI NE LETER DHE DATA E SAJ,,,,BAZHIBOZUK TE TJERE ERDHEN DHE MODIFIKUAN HISTORINE,,,SI GJITHMONE NE SHQIPETARET ME TE FUTUR BERRYLAT KUSH TE DALI ME MERIT,,,,MBAS ERDHI ZOGU,PASTAJ ENVERI,DHE ME VONE KETA SAHAN LEPIRESIT E 90 QE NUK DIHEN FARE SE NGA DOLEN,,,,,NE SHQIPTARET E KEMI PASUR GJITHMONE KRIMBIN BRENDA QE NGA KOHA E TEUTES,SKENDERBEUT,,,DHE DERI ME SOT,,,,,,

      Reply to this comment
  15. vasil November 28, 15:11

    Kur vet Ismail beu ne autobiografin e tij, e shpalos qarte qe ndjehesh i gjithi i konvertuar ne turk dhe ne fen e tij islame dhe erdhi ketej,per te mbajtur turqine e vogel,mbasi i semuri i Bosforit dha shpirt.
    Dhe per kete luftoi Ismail beu,deri sa dha dhe shpirt .
    Prandaj nuk ka me ekspoze perverse dhe te neveriteshme,qe pamvaresia e nje vendi,te prezantohet, me nje te konvertuar ne fene dhe atdhene e pushtuesit denatyrues aziatik 5oo vjecar.
    Keshtu qe dsikutimi jo ne 28 apo 29,jane lojra fjalesh para asaj qe portreti i ketij turkoshaku qe vigjelon ne zyrat pushtetari te ketij vendi, duhet marre dhe hedhur ne kosh.
    Mbas kesaj fillon frymemarrja vertet europiane festive patriotike e shpirtit shqiptar.

    Reply to this comment
  16. Arben November 28, 15:15

    NE TEPELENE NDODHI DICKA E MAHNITSHME.

    TURQIT RREZUAN UREN DHE I PENGUAN GREKET TE PERPAROJNE ME TEJ.

    QYSH PREJ 100 E KUSUR VITESH QE U SHKEPUTEM NGA PERANDORIA

    KEMI PARE VETEM TE ZEZA.

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
    • Xxx August 25, 15:43

      E kape frazen qe te intereson ti mo trkoshan?
      Po Shkodren dhe Janinen kush ua dorezoi malazezeve e greke?
      Xhavit pasha ishte i shpartalluar dhe mbronte bythen e vet jo Shqiperine. Lexoje te plote ate qe thote babai i kombit.
      Te dhjefsha osmanet te dhjefsha qe na lane 200 vjet mbrapa Europes e na percane si popull sa dhe sot gjen dum babiste e esadiste turkoshane si puna jote.
      Po kush te pengon o trushplare te besosh ne Islam? Po pse e ben Nje te qenet musliman me te qenet turk, kur je shqiptar? Kete nuk e kuptoj dot!! Çdo musliman ne bote thote: Jam musliman i X vendi por nuk thote jam turk. Vetem disa turkoshane shqiptare prishen ne breke per Turqine. Tipa si puna jote jeni specia me pa identitet qe egzistoni. Pa piken e personalitetit dhe te dashurise per popullin dhe kulruren qe i perkisni.

      Reply to this comment
      • Arben August 25, 17:50

        60,000 ushtare Osman Jane vrare qe trojet shqipetare

        Jane keto qe jane sot. Katoliket e veriut u rreshtuan me

        malazezet ne rrethimin e Shkodres.

        Reply to this comment
        • Xxx August 26, 11:02

          Keta 60.000 jane si ato 3 miljardet eurot qe na ka dhene Turqia ndihma sipas teje? Edhe pse e fundit per ivestimet ne Shqiperi.
          Ata osmane qe jane vrare ne Shqiperi jane vrare per te mbrojtur perandorine jo Shqiperine, se Shqiperine e bene kurban per greket dhe serbet sa here Rusia ua fuste koken ne bythe sic ben edhe sot me Erdoganin.
          Po ti o Osman nuk te dhimbsen shqiptaret qe dhane jeten per autonomi nga perandoria osmane por bashibozuket osmane.
          Numero njehere sa shqiptare dhane jeten ne kryengritjet antiosmane te viteve 1911-1913?
          Shiko se ma sa pabesi osmanet i perdornin shqiptaret kunder serbeve e grekeve!
          Edhe kur shqiptaret arinin ta mbronin vete veten kunder agresionit te fqinjeve pasi perandoria ishte e paafte dhe e kalbur ishin osmanet ne fund te cilet i jepnin doren e fundit rezistences. Ishin ata qe pabesisht i vrisnin dhe syrgjynosnin patriotet shqiptar stepave te Anadollit duke perfituar dhe nga besimi qe shqiptaret naive kishin ne raste te perandoria per faktin e te qenit muslimane.
          Percarjen fetare midis katolikeve e muslimaneve perandoria osmane e ka futur njesoj ju ju osmandhjeret sot qe mundoheni te percani shqiptaret mbi baza fetare.
          Nga keto percarje kane perfituar dhe malazezet.
          Perse Ibrahim pasha nuk pranoi qe ne fillim qe Shkodra te mbrohej nen flamurin shqiptar sic ishte dhe deshira e katolikeve qe ti bashkoheshin mbrojtjes se Shkodres?
          Por edhe kur u bind qe Shkodra te mbrohej nen flamurin shqiptar dhe katoliket do i bashkoheshin mbrojtesve atehere qeni Esat e vrau dhe i ringriti flamurin osman derisa ariti marveshje me princin malazez dhe kundrejt nje pagese te majme ja shiti Shkodren malazezeve qeni Esat Pasha.
          Te njejten gje beri dhe komandanti osman i garnizonot te Janines. Nuk pranoi ta mbroje Janinen nen flamurin shqiptar sic ja kerkoi dhe i derguari i Ismali Qemalit.
          Dhe ne kete menyre trojet shqiptare u copetuan dhe u peshtuan nga serbet dhe greket si pjese e perandorise osmane.
          Kjo ishte dhurata qe osmanet i bene shqiptareve. I terhoqen ne greminen e tyre me kokefortesi deri ne fund ndersa shteteve te tjera ballkabike ua njeohen me lehtesine me te madhe pavaresine me shqiptaret u sollen si qener. Perca e sundo. Perfiruan nga naiviteti i muslimaneve shqiptare te cilet nuk e kupruan rendesine e momentit.
          Po mos ishte per Ismail Qemalin Shqiperoa sot do ishte nje histori e kaluar. Do kujtohej nje vend shqiponjash i cili nuk egzistonte me.
          Naive si puna jote ka dhe sot qe nuk kuptojne qe po nuk u bashkuam si popull pa dallim feje, krahine e ideje nuk do mundemi te mbijetojme dot ne kete bote nacionalizmash.
          Po si ka mundesi qe jeni kaq miope?
          Erdogani do na mbroje ne kur Amerika e con per lesh brenda dites me financa ate anadollak? Po si mund te gjesh mbrojtje nga miku i armikut tend me te madh Rusise?
          Po beso o tutkun ku te duash se as te pengon e as te paragjykon kush por mos u be turk kur nuk je i tille. Nqs je vertet shqiptar. Dhe do zdo ti a une shqiptaret jane dhe muslimane dhe te krishtere. Ne duhet te kemi raporte vllazerore midis veti dhe te luftojme te gjithe bashke per Shqiperine. Me percarjet tona vetem armiqte tane perfitojne.
          Nqs nuk doni Shqiperi shkoni pas turkut ju muslimanet suni, ortodokset ne Greqi, Serbi e Maqedoni dhe katoliket ne Itali.
          Po Shqioeria çfare do behet o tutkune pastaj?
          Na duhet bashkim, vllazeri fetare dhe dashuri per Atdheun nqs duam te mbinetojme si popull ne te kundert kemi fatin te zhdukemi e asimilohemi.
          Mijera popuj dhe gjuhe kane humbur ne historine e njerzimit por kurre popujt qe kane ditur te bashkohen.
          Kjo nuk eshte nje lufte fetare. Kjo eshte nje lufte politike per mbijetese. Feja perdoret nga matrapazet politike si arme sic ben ai sulltani yt anakronik .

          Reply to this comment
  17. Mark uk November 28, 15:24

    Cilido qe i ka sherbyer turkut nuk ka merita.Ky Ismail Bej graden ja ka dhen turku.Se po nuk i beri sherbimin turku nuk te gradonte.A ishte deputet i turqve beu.Po xhaxhaj i tij cfar fuksionesh ka pasur ne perandorin turke.Para se te nisej nga Turqia u muar vesh me qeverin turke dhe muar detyrat se cfar do bente.Ismaili firmosi qe as nje institucion te besimit islam nukdo te ndryshojn sic ndodhi ne Greqi.Dua te ju pyes ju qe jeni me zemer pro me turkun ne cilin vend te botes ka ndodhur qe diten e fitores nuk ka pasur jo luft kurrsesi po as nje shkrehje arme.Ne si popull duhet te dime per nder perandoris Ruse qe shkatrroj perandorin turke totalisht.Jemi populli ma i pa vendosor te pakten ne Europe.A hoqen turkun te fundit ose ma mire ata iken vete.Cili vend ne bote i ka dhen ati shteti qe e ka pushtur dhe e ka njohur sic na njohu turku mbrenda 24 oresh.Po ashtu nuk ka merita kush ne 90 per komunizmin ata ishin gati ta dorzonin sa ma pare.A jemi vendi i fundit qe u hoq komunizmi ne Europe,bile nuk eshte hequr se ka filluar te lulezoj,po ala nuk i kan dalur dhembet.Besoj se do lej populli edhe pse pak shpresa ka kur rrehet me nje thes miell.

    Reply to this comment
  18. lerini karagjozlliqet o plehra November 28, 16:00

    nuk ka shtet europian ku ka mysliman

    myslimanet jane nji rrace e njejte me biduinet e shkretetirave
    atje eshte atdheu tyre

    kudo ka mysliman ka mjerim tradheti pabesi maskarallik

    babaxhan qemua ,ishte nji turk i bindur
    dhe erdhi ne shqiperi per perfitime personale
    me vulen e truqise
    pervetesuan toka gjithe sherbetoret e perandorise shkerdhaterise me te madhe te historise boterore ,te qenv dhe hienave te njerezimit ,
    moren postet kuce ne shqiperi
    dhe u zbuth pas muajsh qeverri ne Itali ,
    ku edhe i ktheu patkonjt nga vllai tij i gjakut ahmut zogu
    pra e gjitha kjo ,ngaqe i rruhej shume per Shqiperine
    muslimuti eshte ne kte toke vetem per ta zhdukur Shqiperine nga harta e botes ,eshte thjeshte fara e turkut mbetur ne kte vend si mallkim i tij mbi te paret e Shqiptareve dhe Gjergj Kastriotin
    ai qe shte shqiptare e gjak shqiptari ,
    mbasi ka shpallur shtetin e pamvarur Shjqiptare ,
    nuk arratiset si qeni me bishte nder shale dhe le Atdheun ne meshire te shkerdhatave antishqiptare ,

    por si thote HYMNI SHQIPTARE – vdes si hero !

    Prandaj bolle i bete gojore babqemos klyshit te turqise qe s’kishte asnji ndjenje Shqiptare

    Reply to this comment
  19. ESSESI... November 28, 19:14

    Gjate vizites se fundit,fundi i vitit 1466 dhe fillimi i vitit 1467, GJERGJI I MADH u prit me madheshti nga Papa Pali dyte, dhe romanet e priten me nderime, siç i takonte ..”Kapitenit te pare te Papatit, dhe Kaloresit te Krishtit “…Gjate kesaj vizite ,GJERGJIT ju afruan shume poste dhe ndere te tjera nga princerit me te fuqishem te kohes per te qendruar atje, por biri i Shqipes e dinte se e kishte vendin perballe koleres me emrin Mehmet-pushtuesi…Ai nderkohe e dinte se edhe ditet e tij tokesore i kishte te numeruara….Historia e ketij Vigani dihet…E kunderta ndodhi me beun e stambollit, qe u largua nga vendi ne momentet me te veshtira te ekzistences se tij, ..duke lene prapa kraheve daten 28 Nentor 1443 te sfumuar ne menyre tinezare, dhe nje popull te perçare deri ne indin e fundit te identitetit te tij…

    Reply to this comment
  20. Mark uk November 28, 20:23

    Arben:Se je turk muti qe fatkeqsisht flet shqip dihet.Ne se ke paaak gjak shqiptari lutu ne shqip he te humbet raca ty edhe atyre qe ju i perkisni.

    Reply to this comment
  21. Mehmet Metaj November 28, 21:10

    Shqiperia u be me vullnetin dhe aktin historik te Plakut te Vlores, Ismail bej Qemali, qe eshte i madh sa Skenderbeu, por nuk arriti te behet komb dhe shtet kurre dhe s’mund te arrije kurre duke patur liliput dhe nje popull te pamesuar dhe te paedukuar me ide dhe rregulla kapitaliste, mbeti nje popull primitiv, bajraktar dhe i pagdhendur, qe nuk nxe’ kurre, dhe ja sot ne jemi me pas se Turqit e kushdo se sic thote Sami bej Frasheri, ketu lartesohen mediokrit dhe “vriten” intelektualet”, prandaj Wilson-qe na dha te drejten e mevehtesise ne ’20, kur beme revolucionin e 24’es te Nolit, tha paska qene nje popull qe s’e paska merituar lirine, dhe at’here teoricieni cinik fancez lange tha..”shqiptaret-nje popull-komb i sajuar” dhe vertet keshtu jemi sot e gjithe diten kur sheh se ke zgjedhim e mbajme ne krye, dordolece, halabake, spiune, kriminele, injorante, dhe megjithekete gjendje te mjeruar ekonomike nuk “guxon” te dlae nje burre dhe ti dale zot vendit, por mbetem duke u ngrene njeri me tjeterin dhe na sundojne inorantet pafundesisht….ja dhe Rama qe duket ashiqare qe s’di te bej asgje dhe tallet me ne duke folur “bilbil” ne podjume, dhe nga anaa tjeter Basha edhe me dordolece nen hunden e Berishes dhe ne bejeme sehir dhe tregojme baracaleta…………ku jane dhe a ka valle intelektuale ky vend ??????!!! A ka patur ndonjehere njerez fisnik dhe ku jane trashegimtaret eb tyre ????!!!!!!!!!! Gjoja do bashkohemi me Evropen kur Evropa po prishet per vehte ,,,duhet bere Shqiperia njehere dhe nuk behet me Nishan Bujara……………….

    Reply to this comment
  22. demo November 28, 23:38

    Si kane guxim keta komentues te perflasin plakun e Vlores?Mire kjo kafsha Koplikut qe quhet Mark-uk dhe ka kurajon e idiotit te futet neper komente si daci ne kos,por keta te diturit historiane,qe ndryshojne perkatesine kombetare te Ismail Qemalit dhe misionin atdhetar ne momentin me kyc te historise.Sot pa frike mund te themi se pa Ismail beun Shqiperia sot do te ishte nje shprehje gjeografike.Askush pervec Ismail Qemalit,nepunes i larte i perandorise Osmane nuk mund te vinte ne levizje diplomacite Europjane per njohjen e pavaresise se Shqiperise,fale njohjeve dhe lidhjeve personale si keshilltar i ish kryeministrit te Turqise,si anetar i kabinetit te ministrise se jashtme,si guvernator i disa provincave te rendesishme si Bullgaria,Libani,Bursa,si deputet i parlamentit osman..Nje ajax ketu thote se pavaresia e Shqiperise eshte falur.O ka pasur popull ne Ballkan qe kane derdhur gjak per pavarsine e vet,keta kane qene Shqiptaret.Nga 1389 e deri me 1912 ky popull nuk rreshti se rrebeluari kunder pushtuesit turk.Neqoftese greket arriten me dinakeri te grekezojne kryengritjen arvanitase te 1821,kjo eshte pabesi,sepse populli shqiptar i Morese dhe Epirit duhet te shpallte pavaresine shqiptare te gjakut qe derdhi dhe jo tja falte sakrificen kishes greke.Me tre greke te shoqerise se miqve dhe kater murgj te mali atos keta ju imponuan mijra luftetareve shqiptare qe sakrifikuan jo pak per pavaresi,qe ja vodhen tre ipsilanta dhe kater fanarjote.Pikerisht kjo gjeme desh ndodhi pas kryengritjeve te fuqishme te malesise se madhe dhe te Kosoves ne vitet 1910,1911,1912.Jane kryengritjet shqiptare,qe shpartalluan fuqine turke ne ballkan.Vetem nne betejen e Kacanikut u vrane 12 mije turq.Ishin 30 mije kosovare qe zbriten ne kryeqytetin e cliruar nga kryengritesit Shkup.Por kjo fitore madheshtore,per pak desh pesoi gjemen e fitoreve ushtarake te Arvanitasve,qe i dhuruan Epirin,Thesaline,Morene,Specian dhe Hidren Grekeve,Po te mos ishte Ismail Qemali fitoret ushtarake te gjeneraleve Dede Gjon Luli,Isa Boletini,Idriz Seferi,do te shkonin totalisht ne favor te shovinisteve serbomalazeze dhe greke.Ismail Qemali vulosi me pavaresi gjakun e derdhur,para se ushtrite greke dhe serbe te bashkoheshin ne Vlore.Dikush ketu thote,pse nuk pruti dhe tre dite Isa Boletinin dhe aludon per intriga mes tij dhe plakut te Vlores.Pavaresia nnuk mund te vonohej as nje minute,joime nje dite, tre dite,apo nje jave.Ne ato dite plaku i Vlores ishte i vetmi qe shihte;E beri kopmbin shqiptar me shtet.Neqoftese abdikoi ne favor te nje princi gjerman per Shqiperine,kete e beri per te mire te atdheut,po ku di llumi i malokerise atdhetari,interesa kombetare,..Keta duan Berrishe,Birrisshe,qe nuk njeh doreheqje,duan malok bishe,qe ja ve flaken Shqiperise per hyqmin e vet.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 25, 12:16

      O demo djali nuk e ke fare te sakte historine dhe komentin,

      Ismail Beu perpara se te vinte ne Shqypni dhe te shpallte pavaresine ne Vlore ishte emeruar me detyre VALIBEJ i qytetit te Varnes ne Bullgari, por u kap nga kontrolli i Portes se Larte me shperdorime te medha financiare dhe rryshfete lloje lloje dhe u pushua me ferman nga ky post, i u konfiskua pasuria dhe mbeti pa asnje dyshke per nje kohe te gjate perpara s te vinte ne Shqypni. Flitet qe kur u largua nga Shqypnia sic permendet edhe ne kete shkrim ne gazeten DITA Ismail Beu dispononte nje pasuri mbreselenese qe thashethemet e kohes ja adresojne rryshfeteve qe kollofiste papushim nga greket ne leshimet per Vorio Epirin, qe sic permendet edhe ne kete shkrim kishin arritur deri ne Tepelene, sa e vertete kjo gje nje Zot e di sidomos kur e krahasojme me pushtetaret lakmitare dhe ryshfetcinj pas tij, por:

      megjithate:

      Une per vete mendoj se Ismai Beu eshte nje figure historike qe duhet nderuar nga te gjithe shqyptaret me pragmatizem, pa histeri pseudopatriotike dhe pa i ngjitur merita imagjinare Ismail Qemalit, te cilat nuk i ka pasur asnjehere, fale dokumentave qe disponojne arkivat e shume shteteve fqinje.

      Dihet qe ahmet Zogu e respektoi shume familjen e Ismail Qemalit dhe u kishte akorduar pensione te majme te gjithe pjestareve te familjes se tij, por kur Enveri erdhi ne pushtet, nje nga punet e para qe kreu ishte te ndalonte pensionet e Zogut per familjaret e Ismail Beut dhe u dha nje pension si ndihmat ekonomike per mjeranet e tjere. Kur familjaret e Ismail Beut i shkruan Enverit nje leter ankimimi me fjalet:

      SI KESHTU, TI MBAN FOTOGRAFINE E BABAIT TONE NE ZURE?

      Enveri thjesht ja ktheu:

      BOLL HENGRET QYL NGA LEKAT E SHTETIT!

      Reply to this comment
      • Babalja August 25, 15:54

        Dole te Enveri prape ti o bole? E kujt i duhen ato qe shkruan per babain e kombit? Kelysh i mbretit tradhetar.
        Demo. Respekte per komentin.

        Reply to this comment
        • intelektuali August 25, 22:56

          Ke gje per te shtuar me dokumente,

          sepse:

          KETO TE ENVERIT JANE TE DOKUMENTUARA NGA ARKIVAT DHE I DININ EDHE KALAMAJTE E VEGJEL

          Kush eshte KOQJA dhe kelyshi i Mbretit ketu?

          Reply to this comment
    • Xxx August 25, 15:56

      Komenti i perbledh te gjitha.
      Demo te lumte.

      Reply to this comment
  23. hani i elezit November 29, 04:00

    Ismail bej vlora ngelet burri me i madh shqiptar mbas skenderbegut .
    shpalli ne leter shqiperine te mosvarme ,duke bere nje veprim brilant te papaerseritshem qe do te mbahet mend nder breza .
    komentuesit si Leke dukagjini ,mark uk e te tjere jane antishqiptare dhe pro serbe dhe behen me qellim te caktuar .

    Reply to this comment
  24. Na bashkoj kenga popullore November 29, 21:01

    Me thuani kush tjeter do kishte arritur te bej ne nje mendje dhe ti bashkoj gjith Shqiptaret e te gjitha trevave perveç strategut te Pamvarsis i madhi ISMAIL QEMALI

    Reply to this comment
  25. lato November 29, 23:22

    [email protected] e Greqise eshte vjedhur.Gjaku i shqiptareve,shteti i grekeve.

    Reply to this comment
  26. Arben August 25, 10:01

    DHE QEVERRIA ITALIANE E HELMOI, PASI KISHTE

    PLANE ANEKSIMI PER VLOREN DHE RRETHINAT.

    Reply to this comment
    • Xxx August 25, 16:05

      E helmoi Esat Pasha. Ai kishte plane per tu bere pasha i Shqiperise se mesme ne marrveshje e serbet dhe greket. Ashtu sic beri dhe me Shkodren. Serbeve u kishte premtuar dalje ne Adriatik , ndersa grekeve vorio epirin. Jo me kote kur austrohungarezet e hodhen ne det bashke me serbet shkoi u strehua ne Selanik me nderime te medha. Po te qe per Esatin Shqiperia do ishte nje mejahene e mjere osmane ne Shqiperine e mesme mbushur plot me dum baboste si ti me çallma ne koke, ku evropianet do na vizitonin sic vizitojne kopshtet zologjike.
      Esati e helmoi dhe per kete sot ka prova. Esati ishte strehuar ne nje hotel tjeter shume afer me ate ku flinte Ismaili. Osman Bali çeri i Esatit eshte pare diten qe Ismaili u helmua ne hotelin dhe kafenene ku u ul Ismail Qemali.

      Reply to this comment
      • Arben August 25, 18:01

        Ndoshta, mendim e kisha, edhe esat pashen e vrau killerI

        me pages avni krimineli, sipas porosise dhe pageses

        perkatese te qeverrise se lushnjes. Financier I kesaj

        qeverrie, qe kishte bere pagesen, vdiq ne burgjet

        komuniste 1957 dhe e deshmoi.

        Avni krimineli ja ndjeu lezetin profesionit dhe filloi te

        vendoste gjobat rradhe, derisa I hasi sharra ne gozhde dhe

        vdiq so qen rrugesh, sic ishte ne fakt.

        Ne sot I kemi bere memorial dhe I kemi vene emrin

        sheshit. Shesh qe me pare mbante emrin General Tellini, I

        vrare nga greket pasi mbronte kufijte e Shqiperise.

        Reply to this comment
        • Xxx August 26, 11:12

          Avniu beri detyren si patriot. Esati po komplotonte per ndarjen e Shqiperise se 1913.
          Avniu eshte hero per shqiptaret ndersa Esat qeni dergjet ne varrezat serbe ne Paris.
          Aty e ka vendin si tradhetar.
          Sa per histografine komuniste ne masen 80 % eshte e sakte.
          Ka dhe gabime si prsh kur ne shkolle dikur ne kohen e Enverit na tregonin Haxhi Qamilin si tribun popullor kur ne fakt ishte nje anadollak dumbabist fshatar osman qe kerkonte duvletin kur fatet e kombit ishin ne fije te perit dhe kur Shqiperia po krijohej si shtet vertet evropian. Dhe ne kete kohe Esat qeni qendronte pas tij.
          Esari e kishte hak ate qe mori per tradheti kombetare. Prandaj Avniu u prit si hero kur u kthye ne Atdhe. Me mire se sa kushdo tjeter ate e kane nderuar bashkekombasit dhe bashkohesit e tij te cilet u dinin mire punet. Nuk ngele ti te vleresosh kush ishte Avniu.

          Reply to this comment
  27. Ergys August 25, 14:57

    Te gjithe shtetet perqark lakmonin te gllaberonin nga nje cope.Dhe binin dakord midis tyre.

    Reply to this comment
  28. MH August 25, 15:00

    Mbeshtes komentet e Lek Dukagjinit,Ajaxit Te cilet e marrin aktualitetin e Shqiperise sic ishte dhe jo sic duan komentagjit e tjere sot.
    Vrejtje per Mark uk-n.
    Vertet Rusia ia theu qafen turkut.Por mos e humb vemendjen sepse sado qe ishim te pushtuem Turku mbronte trojet shqiptare per vilajete te veta nga grabaitja e shkijeve dhe e grekeve.Me thyemjen e qafes Turqia.Rusia si trofe e frikeshme mbi Europen vendosi shpaten ne kandarin e drejtesise dhe coptoi trojet e Shqiperise nen hundet e Shteteve sa do te fuqishme te Europes.Shqiperia nga nji siperfaqe prej 110 mije km/2 mbeti me 28 mije.Kjo ishte “kenaqesia” e fitores se Rusit mbi trojet tona.Ismail Qemali nuk asht i vetmi qe gezon ofiqe ne administraten Turke.Kena dhe shume te tjere.Por po permendi vetem njenin qe asht nga Shkodra e Mark uk-ut.Pashko Vas Shkodranin.Per te cilin nuk ka bire shqiptarit qe nuk e nalteson edhe sot e kesaj dite e deri te shuhet Shqiperia.
    Ismali Qemali ka merita te padiskutushme.Por ka dhe merita negative qe nuk ia shtjellojne dhe mbeten te burgosuna ne arkivat e shteteve ku bani jete aktive ne shermbi te tyre.

    Reply to this comment
  29. Taku August 25, 15:50

    LEXONI KOMENTIN E “DEMO” O DALLKAUKE DHE MBYLLENI KETE HISTORI.

    Reply to this comment
  30. Xxx August 25, 16:05

    E helmoi Esat Pasha. Ai kishte plane per tu bere pasha i Shqiperise se mesme ne marrveshje e serbet dhe greket. Ashtu sic beri dhe me Shkodren. Serbeve u kishte premtuar dalje ne Adriatik , ndersa grekeve vorio epirin. Jo me kote kur austrohungarezet e hodhen ne det bashke me serbet shkoi u strehua ne Selanik me nderime te medha. Po te qe per Esatin Shqiperia do ishte nje mejahene e mjere osmane ne Shqiperine e mesme mbushur plot me dum baboste si ti me çallma ne koke, ku evropianet do na vizitonin sic vizitojne kopshtet zologjike.
    Esati e helmoi dhe per kete sot ka prova. Esati ishte strehuar ne nje hotel tjeter shume afer me ate ku flinte Ismaili. Osman Bali çeri i Esatit eshte pare diten qe Ismaili u helmua ne hotelin dhe kafenene ku u ul Ismail Qemali.

    Reply to this comment
  31. MH August 26, 00:40

    Demo!
    Je i perpiket.Por mos nenvlerso dhe mos iu fut diferencimeve proviniciale.
    Ishin malet shpinda korrizore qe theu hovin me gjoksin me gjokse kunder hordhive pushtuese e konkretisht kunder Turkut 500 vjecare.Qe i forcune bindjen qyteteve per te shpallun pavarsin.
    Nuk lufton qytetari kurr si nji “Malok” i cili trollin nuk e leshon per se gjallit kurren e kurrues.Ndersa qytetari pse i ndron banimet nga nji qytet ne tjetrin se ka per n’asgja.Shkone edhe pertej detit e oqeanit veq te gezoje jeten sa asht gjalle e njatjeta.
    Vrejtje!
    Nga komenti i Ajaxs-it vlersoi momente e ngutshme per shpalljen e pavarsise.Qe ishte planifikue ne Durres dhe u detyrune ta shpallin ne Vlone.Mendimet e tjera i ka te ligeshta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*