Intervistë me Berishën

Petrit Zili November 14, 2013 15:41

Intervistë me Berishën

Kur i thanë Berishës

S’ec ekonomia…

– S’e dini ,tha, para

është vec Gjermania.

 

Shiko si po shkojnë

Çmimet gjer në re.

– I ngrenë socialistët

T’mos hyjmë në BE.

 

Njerëzit po ankohen

Se nuk kanë ç’të hanë.

– Ç’t’u bësh komunistëve

Asnjë gjë s’na lanë.

 

I madhi Berishë

Gërdeci shpërtheu.

– Nuk e di ku bie

Ajo copëz dheu.

 

Të vret në ndërgjegje

21 janari ?!

– S’bëhet prokopi

Me horra pazari.

 

 

Sali, këto zgjedhje

Pse i humbëm thellë?

– Gjithkush mirë e di

Votat i kanë vjedhë.

 

Drejt a po na thua

Si të duket Luli?

– Unë që e kam ngulur

Di edhe ta shkuli

 

Po pas tetë vitesh

Si t’u duk protesta?

– Është e aftë PD-ja

Që të bëjë festa

 

Thanë se sheshi kishte

Vetëm dyqind vetë.

– Le ta thonë ata

Ne numërojmë vetë.

 

Po ti pse nuk fole

S’dole në podium?!

– Ashtu ishte loja

Po i vë në gjumë.

 

A do ketë Saliu

Një tjetër rikthim?

– Po pres që Lulashi

Të bëj prapë gabim.

 

Thonë  njerëzia

Na premtoi Saliu..

– Mos i vini vesh

Se gënjen si thiu.

 

 

 

 

Petrit Zili November 14, 2013 15:41
Komento

4 Komente

  1. linda November 15, 20:50

    SHUME E BUKUR

    Reply to this comment
  2. lAZIM SHEHU November 16, 10:34

    I MADH JE DUKE U BERE .TE LEXOJ SISTEMATIKISH.TE MBAJ MEND QE NE GJIMNAZ E ME TEJ.RESPEKTE

    Reply to this comment
  3. Sokol November 17, 13:09

    Petrit! Ka dy – tre dite na ke munguar. Te kemi ndjekur me kenaqesi per muaj te tere , vecanerisht dy muajt e fundit ne poezi. U bindem se e zevendesove natyrshem Benin. Na ke dhene kenaqesi. Je lexuar nga mijera shqiptare brenda e jashte atdheut. Mos e ndal doren . Na duket boshllek kur nuk gjejme poezine e dites te Dita. Me respekt Sokoli.

    Reply to this comment
  4. okej November 18, 18:21

    Beni eshte i pa vdekshem, me mungon shume POR dhe juve ju lexoj dhe suksese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*