U gjobit me 50 milionë lekë, minatori që kërkon mandatin e deputetit: E kam rrogën 70 mijë lekë, nuk e kam marrë prej muajsh

April 7, 2021 23:38

U gjobit me 50 milionë lekë, minatori që kërkon mandatin e deputetit: E kam rrogën 70 mijë lekë, nuk e kam marrë prej muajsh

Pak ditë më parë Elton Debreshi, kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës, u gjobit nga KQZ për shkelje të masave anti-covid, sepse mblodhi më shumë se 10 individë me 26 mars kur edhe çeli fushatën e tij në Bulqizë.

Debreshi është minator dhe synon të bëhet deputet për të siguruar statusin e minatorit, siç ka deklaruar ai.

Por si e shikon Debreshi këtë gjobë dhe a do e paguajë? Më poshtë është një intervistë e Eltonit për gazeta DITA.

Do e paguani gjoben?

– Sigurisht qe jo. Jo vetem qe nuk kam mundesi, po nuk do te paguaj kurre diçka te padrejte. Kjo eshte edhe arsyeja qe na ka shtyre ne kete perpjekje te perbashket: qe te mos paguajme per padrejtesite ndaj nesh.

Sa eshte paga juaj? Eshte ne gjendje nje minator te paguaje nje gjobe te tille?

– Paga ime eshte rreth 70 mije leke ne muaj, por kam shume muaj pa e marre pagen. Ne keto kushte nuk ushqej dot as familjen, pa llogaritur kredine qe me eshte shtuar me 3 milion leke, e le më te paguaj gjobat politike te Edi Rames.

Do e nderprisni fushaten tuaj elektorale?

– Fushaten do ta vazhdojme dhe do te fitojme. Ne nuk do ndalemi nga asnje lloj presioni qesharak. Perkundrazi do te ishim ndalur qe ne dhjetor 2019, kur na u kundervu oligarku Samir Mane bashke me shtetin qe i doli ne krah me te gjitha institucionet.

Pse mendoni qe u gjobitet vetem ju? 

– Na gjobiten per t’na frikesuar dhe per t’na bere presion te terhiqemi. Asnje prej partive politike nuk e do kete kandidimin tim, sepse eshte i drejte, i flet popullit me gjuhen e tij dhe dallon si dita me naten nga gjithe maskaralleqet qe na kane bere ne keta 30 vjet.

Ndersa perfaqesuesit e partive politike jo vetem nuk tregohen te kujdesshem, por jane duke zhvilluar mitingje perdite, para syve te policise. Ama ata nuk i ngacmon njeri, se jane njesoj dhe jane bashke te gjithe.

Do jeni në gjendje të siguroni 11 mijë deri në 13 mijë vota për të siguruar mandatin e deputetit, siç parashikon edhe Kodi Zgjedhor për qarkun e Dibrës?

Synimi yne eshte qe te arrijme mandatin e deputetit dhe, bazuar ne reagimet e qytetareve dhe frymen e krijuar, do te fitojme sado te jete numri i votave te nevojshme, edhe pse jemi te diskriminuar edhe ne kete rast.

Kush po e financon fushatën tuaj? Si po organizohet ajo?

Fushata jone ka vetem nje shtab qendror, ndryshe nga partite politike qe kane shume shtabe sipas zonave dhe para pa fund.

I vetmi burim “financimi” i fushates tone jane kontributet vullnetare, sado modeste, prej mbeshtetesve e dashamiresve brenda e jashte vendit. Te gjitha te ardhurat, kontribute e shpenzime, do te deklarohen ne KQZ sipas udhezimit te posaçem qe ka nxjerre.

m.m/ dita

April 7, 2021 23:38
Komento

3 Komente

  1. Gaqi April 8, 01:32

    Suksese e u befsh deputet te mbrosh te drejtat e punetoreve.

    Reply to this comment
  2. Adih April 8, 13:40

    Do ta fitosh mandatin e deputetit .E kjo nuk eshte vetem interesi i juaj personal ,qofte edhe i kolegeve tuj minatore ,por eshte me gjere ,,pra ne rang republike .Kujdes PPSH e ndare ne tre parti PS;LSI E PD ,do ju futin sterkemca ,nuk ju onepsin ,ju kane shume frike .Por une personalisht do ju thoja ,se duhet te ruhani me gjak voten e votueseve qe kane votuar per ju .Keta te pa skrupullt i ndajne ne tre pjese te barabarte votat e tua .Mos u habit .Po ta perseris ruaj voten ,mos ta vjedhin .Deshiroj te shoh sa me shpejt ne parlamentin shqiptar .

    Reply to this comment
  3. Lili April 8, 17:31

    E po ai qe s’te jep rrogen nuk gjobiten se rrogen tende e n’dan me politikanet tone!
    Drejtesi muti!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim