Rindërtimi në 3D/ Itinerari që ndoqi helikopteri, nga Farka deri kur humbi nga radarët

April 6, 2016 19:37

Rindërtimi në 3D/ Itinerari që ndoqi helikopteri, nga Farka deri kur humbi nga radarët

Për helikopterin Euro Copter 145, me numër bordi 637 ishte programuar këtë të mërkurë një fluturim stërvitor, sipas një planifikimi të miratuar më parë.

Mjeti fluturues, i cili është blerë nga Forcat e Armatosura Shqiptare në Nëntor të vitit 2015 për operacione kërkim-shpëtimi mund të mbante në bord deri në 9 persona, përfshi edhe dy pilotë.

Për fluturimin e së mërkurës në bordin e tij u imbarguan  3 ushtarakë, kapiteni Floran Delia, togeri Donald Hoxha dhe ushtari profesionist Gerald Baramuça. Dy të parët në seksionin drejtues të helikopterit, ndërsa Baramuça pas tyre.

Helikopteri u nis nga Farka në orën 12:10 të mesditës, duke ndjekur trajektoren e programuar drejt rajonit të Grizhës, në Malësinë e Madhe.

Duke kryer manovrat stërvitore rreth orës 13.45, ekuipazhi pati edhe komunikimin e fundit me kullën e kontrollit të rinasit.

Pas këtij momenti helikopteri EuroCopter 145 ka humbur kontrollin  duke u zhdukur nga radarët. Mjeti ushtarak u rrëzua më pas në pjesën mes fshatit Omaraj dhe Kcar i Poshtëm.

Mbetjet e tij i konstatuan në liqenin e Shkodrës ku dhe u krye operacioni i nxjerrjes së trupave dhe kërkimit të kutisë së zezë.

Tv Klan

April 6, 2016 19:37