Intriga e arrestimit të El Chapo: Sean Penn frikë nga hakmarrja

October 22, 2017 15:09

Intriga e arrestimit të El Chapo: Sean Penn frikë nga hakmarrja

 

Guido Olimpio- Corriere della Sera

Historia e El Chapo-s është e përjetshme, rezervon gjithnjë surpriza që sjellin pas pasoja për të gjithë.

Aktori Sean Penn ka mobilizuar të gjithë avokatët e tij për të bllokuar ose modifikuar një dokumentar të Netflix dedikuar intervistës së tij të famshme me padrinon meksikan.

Një ndërhyrje e ashpër, sepse në dokumentuar mbështetet ideja se aktori ka bashkëpunuar me autoritetet amerikane për të lejuar arrestimin e bosit.

Një aspekt ky që mund të sjellë hakmarrjen e narcos drejt aktorit.

Në këtë sagë hyn edhe Kate del Castillo, aktorja meksikane që mundësoi kontaktin me lordin e drogës.

Sean Penn, Kate del Castillo dhe El Chapo

E shfaqur në TV ajo tha se ka bërë seks me Penn, por jo me padrinon meksikan. “Jemi të rritur, beqarë dhe patëm një raport”, shpjegoi, duke thënë me ironi më pas se nuk e kishte zbuluar këtë detaj më përpara pasi askush nuk e kishte pyetur. Në fakt duket se çdokush po përpiqet të shfrytëzojë momentin.

Intriga

Dyshimi nuk është i ri dhe është i lidhur me zinxhirin e ngjarjeve që lejuan meksikanët të arrestonin armikun numër një. Joaquin Guzman, pas një tratative të gjatë, pranoi të jepte një intervistë për Sean Penn dhe aktoren Kate del Castillo, bisedë që do të përfundonte në faqet prestigjioze të revistës Rolling Stone.

Tre muaj më pas forcat speciale zbulojnë vendin ku fshihet kapo i kartelit Sinaloa dhe e bllokojnë së bashku me një toger të tijin. Në vazhdim ai ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ku është në pritje të procesit gjyqësor.

Të nesermën e arrestimin nisin të dali zërat – gjithnjë të përgënjeshtruar, por kjo sigurisht që pritej – mbi një lloj pakti mes Penn dhe autoriteteve amerikane për të arritur tek “most wanted”.

Gjithnjë sipas një skenari, ylli i Hollyvood ka informuar me Dea-n ose një prokuror mbi çdo lëvizje të tij, duke i lejuar agjentët të ndiqnin takimet e nevojshme për të mundësuar intervistën. Një hipotezë tjetër është se Penn është përgjuar pa e ditur. Ndërsa një hipotezë e tretë është se zërat mbi aktorin kanë dalë qëllimisht për të mbrojtur një burim të mirë.

Por qëndron fakti se padrinoja përfundoi në pranga dhe tani dergjet në një qeli të një burgu me masa tejet të rrepta në Nju Jork.

Dhe nuk është aspak i kënaqur.

Kate de Castillo

Por El Chapo, siç kujtojnë të gjithë, duhet të reflektojë mbi mëkatin e tij të vanitetit: sepse pranoi intervistën me Penn ndoshta ngaqë ishte i dashuruar me Kate de Castillo dhe pagoi një çmim të kripur. Aq më tepër që ajo e kishte drejtuar vëmendje drejt Penn.

 

October 22, 2017 15:09
Komento

2 Komente

  1. intelektuali October 22, 15:29

    Shon Pen-i i Hollivudit te mos cuditet shume nga hakmarrja e drogaxhinjve nga Meksika qe i zbuloi dhe i tregoi tek DEA dhe FBI-ja,

    sepse:

    LE TE VIJE NE SHQYPNINE E RILINDJES SE EDVINIT QE TE SHIKOJE SI PUSHTETI MAFIOZ MASAKROI DRITAN ZAGANIN DHE FAMILJEN E TIJ, KOMISAR POLICIE NE VLORE QE GUXOI TE TREGOJE ME GISHT NARKOTRAFIKATIN SAIMIR TAHIRI.

    Reply to this comment
  2. XXXL October 22, 17:18

    As qe diskutohet qe aktori Penn dhe kurva Kate kane bashkepunuar me DEA-n dhe CIA-n bashke, ata e dine mire se cfare ndodh pas nje spiunimi dhe bashkepunimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*