INUK urdhëron ndërprerjen e punimeve tek diga e Liqenit Artificial

January 14, 2015 10:36

INUK urdhëron ndërprerjen e punimeve tek diga e Liqenit Artificial

INUK ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve tek diga e Liqenit Artificial në Tiranë.

Prej ditësh aty ka nisur ndërtimi i një kompleksi të madh pallatesh.

Për këto punime ka pasur reagime nga qytetarët dhe shoqëria civile, të cilët kanë thënë se rrezikohej edhe përmbytje e kryeqytetit.

 

Argumentimi i INUK  

 

Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore, ka konstatuar fillimin e punimeve të ndërtimit të objektit shumë katesh, në Rrugën “Kristo Luarasi” (Diga e Liqenit Artificial). Është konstatuar se punimet jeni duke i kryer në bazë të “Leje Zhvillimore Ndërtimi” me Nr. 9967/13 Prot, datë 14.10.2014.

Në lidhje me këtë konstatim, INUK i është edhe drejtuar Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si autoriteti përgjegjës për kontrollin e përputhshmërisë së akteve të botuara në regjistër me ligjet, dokumentet e planifikimit dhe ato të kontrollit të zhvillimit në fuqi.

Nga shqyrtimi i plotë i praktikave dokumentare konstatohet se:

  1. Në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, që administron Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr. 9967/7 datë 01.08.2014, është botuar më datë 25.09.2014. Bazuar në nenin 53, pika 2 të ligjit Nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, i ndyshuar, kjo është data e hyrjes në fuqi e aktit.
  2. Vendimi nuk është i shoqëruar me planvendosjen e objektit dhe të dhënat teknike e kondicionet urbane që duhet të shoqërojnë vendimin, sipas ligjit në fuqi. Pra vendimi është botuar i pjesshëm dhe i mungon pjesa më e rëndësishme e tij, ajo ilustruese.
  3. Ne lidhje me Planin e Detajuar Vendor, ku është bazuar vendimi i Kryetarit të Bashkisë nr. 9967/7, datë 01.08.2014, konstatohet se:
  4. Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Nr. 7651/29, datë 12.08.2013, “Për miratimin e Fazës së I-rë të Planit të Detajuar Vendor të nënnjësisë 5/33”, është botuar më datë 23.12.2013.
  5. Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Nr. 9097/4, datë 19.09.2013, “Për miratimin e Fazës së II-të të Planit të Detajuar Vendor të nënnjësisë 5/33, zona A3”, është botuar më datë 15.01.2014.

iii.            Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Nr. 7946/, datë 28.05.2014, “Për miratimin e Fazës së II-të të Planit të Detajuar Vendor të nënnjësisë 5/33, zona A1 dhe A2”, është botuar më datë 20.06.2014.

  1. Asnjë nga këto vendime nuk është i shoqëruar me dokumentacionin e plotë sipas parashikimeve ligjore dhe rregullores në fuqi (në kohën e publimit), pasi i mungojnë mbi të gjitha materialet shoqëruese hartografike.
  2. Nuk është i botuar asnjë dokument që i përket Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 7946, datë 28.05.2014, për “Miratimin e Fazës II-të të Planit të Detajuar Vendor të nënnjësisë strukturore 5/33, zona A2/1”, ku thuhet se është bazuar ky vendim.

Në këto kushte:

  1. Si rrjedhojë e mungesës së dokumentacioneve të botuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, asnjë nga Vendimet e mësipërme të Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk ka hyrë ende në fuqi sipas ligjit “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar, i sipërcituar (në fuqi në kohën e publikimit) për rrjedhojë as sipas ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, hyrë në fuqi më datë 1 tetor 2014;
  2. Vendimi i Kryetarit të Bashkisë nr. 9967/7, datë 01.08.2014 në përmbajtje përcakton kushte, dhe kjo nuk është e pranueshme apo normale në një leje zhvillimore ndërtimi. Leja duhet të jetë e bazuar në një projekt definitiv dhe kryetari duhet të vendosë mbi bazën e studimeve përfundimtare dhe mendimin përfundimtar të Këshillit Teknik.
  3. Në mënyrë konkrete, në lejen në fjalë konstatohet ekzistenca e kushteve, si më poshtë:
  4. Të rishikohet nga subjekti projekti i arkitekturës;
  5. Të paraqitet projekti përsëri në Këshill Teknik;

iii.            Projekti të paraqitet në 2 variante;

  1. Projekti final i zbatimit të dorëzohet brenda 8 muajve nga data e konfirmimit të projektit arkitektonik në mbledhjen e Këshillit Teknik;
  2. Plani i vendosjes së strukturës të rishikohet;
  3. Të merret konfirmimi nga KKDM për përmbushjen e kushteve të studimit hidroteknik;

vii.          Formulari i jepet pas dorëzimit të projektit final (pika d) dhe konfirmimit të KKDM (pika f).

  1. Më datë 22.08.2014 KKT mori Vendimin Nr. 1, datë 22.08.2014 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo – territoriale”, i cili përcaktoi pezullimin e të gjitha lejeve të ndërtimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë deri në konstituimin e njësive të reja vendore.
  2. Në bazë të këtij vendimi, pas datës 22.08.2014 asnjë kryetar bashkie e komune nuk mund të jepte leje ndërtimi për ndërtimin e pallateve.
  3. Më datë 05.09.2014 Bashkia Tiranë i dërgon KKDM-së projektet e zbatimit të punimeve për miratim nga ana e KKDM-së, për përmbushje të kritereve të përcaktuara në studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial dhe masat mbrojtëse nga diga;
  4. Më datë 23.09.2014, me Vendimin nr. 3, KKDM ka miratuar “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial dhe masat mbrojtëse nga diga”;
  5. Por, më datë 06.01.2015, Komiteti Kombëtar i Digave ka marrë vendim Nr. 4, për “Përpavlefshmërinë e vendimeve të KKDM-së Nr. 2 datë 04.07.2014 dhe Nr. 3, datë 23.09.2014 për miratimin e “Studimit hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”. Vendimi Nr. 4, datë 06.01.2015 i KKDM-së bazohet në Raporton e Kontrollit të ushtruar nga Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit¸ i cili doli në përfundimin se Vendimi Nr. 2 dhe Nr. 3 i KKDM-së janë absolutisht i pavlefshëm, pasi KKDM nuk kishte shqyrtuar një material a dokumentacion të titulluar dhe hartuar nga studio e licensuar, që të trajtojë “ Studimin  hidroteknik për sigurinë e digës së Liqenit Artificial të Tiranës” që do kishte qenë pjesa themelore e studimit që ka ta bëjë me legjislacionin për sigurinë e digave por ishin shqyrtuar vetëm disa masa mbrojtëse për objektin e propozuar për ndërtim.
  6. Më 14.10.2014 Kryetari i Bashkisë ka lëshuar dokumentin me Nr. prot. 9967/13, Leje Zhvillimore Ndërtimi për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E)nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2” shpk”.
  7. Më datë 01.10.2014 ligji nr. 10119 “Për planifikimin e Territorit”, i ndryshuar është shfuqziar me hyrjen në fuqi të ligjit Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
  8. Në bazë të Ligjit 107/2014, neneve 61, 62, u shfuqizuan edhe të gjitha aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të ligit 10 119/2009. Si rrjedhojë edhe VKM 502, datë 13.07.2011 “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit”, që është rregullorja ku përcaktohet edhe formati i formularit të lejes së ndërtimit;

Nga gjithë sa më sipër konkludohet se:

1)            Plani i Detajuar Vendor konsiderohet nul dhe i pavlefshëm pasi ai nuk ka marrë ende fuqi juridike për shkak të mosbotimit të plotë të tij, sipas parashikimeve ligjore.

2)            Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/7 datë 01.08.2014 “Për Miratimin e Lejes zhvillimore ndërtimit “Për Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2”, konsiderohet nul dhe i pavlefshëm për shkak se:

  1. Vendimi është botuar në regjistët jo i plotë dhe i pashoqëruar me hartën dhe kondicioniet dhe për rrjedhojë nuk ka hyrë ende në fuqi.
  2. Vendimi është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi juridike;
  3. Vendimi është bazuar në Vendimin nr. 3 datë 23.09.2014 të KKDM-së dhe ky Vendim është marrë pas datës 22.08.2014, kur KKT pezulloi dhënien e lejeve të zhvillimit nga Kryetarët e Komunave dhe Bashkive deri në konstituimin e njësive të reja vendore;
  4. Me Vendimin Nr. 4, datë 06.01.2015 të KKMD është konstatuar Pavlefshmëria e Vendimeve të KKDM-së Nr. 2 datë 04.07.2014 dhe Nr. 3, datë 23.09.2014 për miratimin e “Studimit hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”.
  5. Qoftë në aspektin formal, ashtu edhe të përmbajtjes, është në kundërshtim me ligjin Nr. 10119, “Për planifikimin e territorit”, të shfuqizuar pas datës 01.10.2014, dhe ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” si dhe në kundërshtim me vendimin e KKT-së Nr. 1, datë 22.08.2014 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo – territoriale”.

3)            Vendimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/13 datë 14.10.2014 Për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2” është nul dhe i pavlefshëm për shkak se:

  1. Është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi juridike;
  2. Është një akt i dalë pas datës 22.08.2014, kur KKT pezulloi dhënien e lejeve të zhvillimit nga Kryetarët e Komunave dhe Bashkive deri në konstituimin e njësive të reja vendore
  3. Është një akt i pabotuar në regjistrin e planifikimit sipas nenit Nr. 10119, “Për planifikimin e territorit”, të shfuqizuar pas datës 01.10.2014, dhe ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, për rrjedhojë nuk ka hyrë në fuqi.
  4. Me Vendimin Nr. 4, datë 06.01.2015 të KKMD është konstatuar Pavlefshmëria e Vendimeve të KKDM-së Nr. 2 datë 04.07.2014 dhe Nr. 3, datë 23.09.2014 për miratimin e “Studimit hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”.
  5. Qoftë në aspektin formal, ashtu edhe të përmbajtjes, është në kundërshtim me ligjin Nr. 10119, “Për planifikimin e territorit”, të shfuqizuar pas datës 01.10.2014, dhe ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” si dhe në kundërshtim me vendimin e KKT-së Nr. 1, datë 22.08.2014 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo – territoriale”.

 

Përfundimisht, për gjithë sa më sipër, bazuar në Ligjin nr. Nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar, Ligjin nr. Nr. 10119, “Për planifikimin e territorit”, të shfuqizuar (në fuqi në kohën e miratimit të lejes); Ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Vendimit të KKT nr. 1 datë datë 22.08.2014 “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo – territoriale”, urdhërojmë të ndërprisni çdo veprim e punim të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/7 datë 01.08.2014 “Për Miratimin e Lejes zhvillimore ndërtimi” Për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2” dhe të Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Nr. 9967/13 datë 14.10.2014 “Leje Zhvillimore Ndërtimi” Për “Kompleks me 5 struktura banimi dhe shërbimi (strukturat A, B, C, D dhe E) nga 1 deri në 17 kate me 3 kat parkim nëntokë, në rrugën “Kristo Luarasi”, në pronë të familjeve Brari, Sheqeri, Lavdije Xhaja, Lirije Kaimi, Suzana Toska, Lavdije Bakalli, Ymer Brari, Qazim Brari, Sulltane Pinari (Brari), Laje Seferi (Brari), Bashkim Ulaj, Drita Sulce, Fatime Reli, Hava Daja, Vera Plumbi, Agron Brari, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “Gener 2”.

January 14, 2015 10:36
Komento

10 Komente

  1. Meri January 14, 10:58

    Kjo ishte leter lakmusi per qeverine e Rames. Nqs eshte e vertete, atehere Edi Rama automatikisht dyfishon votat e tij tek Komuna e Parisit, dhe ne krejt Tiranen e Re.
    Nje BRAVO E MADHE !!!!

    Reply to this comment
    • Kariz Matik January 14, 12:08

      Sa shpejt na i paske nxjerre konkluzinet moj Merushe.

      Nderprerja e punimeve eshte bere per mungesës së dokumentacioneve të botuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, keshtu qe te jesh e sigurte, se po nuk u intensifikuan protestat e banoreve te lagjes, brenda tete muajsh do te rifilloje serisht BETONIZIMI I TIRANES !!!

      Reply to this comment
  2. Mandi January 14, 11:14

    Nuk besoj se qeveria e ka seriozisht.Do te luajne nje skeme gjasme ndalimi por ne fund ato kulla do te ndertohen.Firma ndertuese do te kundershtoje INUK ne gjykate,do ta fitoje(me miratimin ne heshtje te qeverise) dhe qeveria ne fund do te justifikohet se nuk kemi me cfare te bejme sepse ka vendosur gjykata!

    Reply to this comment
  3. info analitike January 14, 11:31

    Mua me duket thjesht nje pretekst per te dale pa lagur deri sa te mbarojne zgjedhjet lokale, pastaj punimet do te vazhdojne normalisht.
    Si gjithmone mjafton pak per te mashtruar njerezit sa per ti marre voten.

    Reply to this comment
    • Tarrasi January 14, 14:50

      E kujt duhet tja japin voten Basha e aprovoi Rama/Meta se ndaloi. Kujt tjeter mund tja japin ne voten keto jane gjithe te shitur. Vajmedet ke te qaje me pare nje eshte gomar njeri bir gomari.

      Reply to this comment
  4. albano January 14, 14:57

    basha e la pergjysem unazen e tirones ;;i vodhi leket dhe jep leje per ndertime tek liqeni ;;i vetmi vend ku tironsit marrin ajer te paster ;;;oh zot ;;cfare hajduti ;;dhe RAMA META BEJNE SIKUR NUK SHOHIN …OSE JANE QORRA .AI QE E KA DHENE KETE VENDIM LEJE DUHET TE FUTET NE BURG ..POR SI ZAKONISHT …NUK DO BEJN GJE …. QEVERIE E KORRUPTUR … DHE POPULLI FLEN GJUME ….

    Reply to this comment
  5. vito January 14, 15:13

    Nje sugjerim te “vogel” kisha per te thene qe tek lista e familjeve tiranase ne vend te emrit Bashkim Ulaj te vihet emri i firmes se fameshme te ndertimeve GENER 2,qe eshte prone e familjes.

    Reply to this comment
  6. Zoro January 14, 15:18

    Me pelqen pa mase vendosmeria e shtetit per zbatimin e ligjit dhe per kete do te kete mbeshtetjen tone te pa kufi.

    Reply to this comment
  7. ada January 14, 15:41

    Une jam pro ndertimit, por me 8 kate. Ndertimi prej 17 kate do ishte nje perbindesh prej betoni, tmerresisht i shemtuar dhe do te demtonte te gjithe banimet ekzistuese rreth e qark.
    Por babezia shpellareve i ka erresuar syte. Ndertimet e ulta jo vetem jane estetike, por i shtojne edhe vlere ambjentit perreth, pasi trualli ishte karakatine perpara, nje pike shitjeje materiale ndertimi buze liqenit. Turp…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin