Investigim/ Buka prodhohet me grurë për kafshët. Mielli, me cilësinë më të ulët në Europë
Nga Arkiva
Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, dhe kjo vjen si pasojë e importeve të pakontrolluara. Ndërsa mielli i përdorur ndaj prodhimeve të bukës rezulton se është me cilësinë më të ulët në Europë.
Në vitin 2014, vendimi i ish-ministrit Panariti për lejimin e importit të miellit me cilësi nën 12% hapi rrugën e abuzimit, duke lejuar që në vend të importohej edhe miell me nivel proteine më të ulët, duke u justifikuar se do të përdorej për biskota, ëmbëlsira, etj. Ndërkohë, mielli dhe gruri do të importohej kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Në atë kohë, ministri këmbëngulte se analizat e këtyre importeve dilnin brenda normës, dhe se buka bëhej vetëm me miell, maja dhe ujë.
Ndërsa po të flitet për sot, thuajse të gjitha furrat e bukës prodhojnë edhe ëmbëlsira. Kjo e bën akoma më të vështirë gjurmueshmërinë e Inspektorëve të AKU-së, për të konstatuar nëse në furrat e bukës mielli me proteinë të ulët përdoret edhe për bukën.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se për vitin 2017 janë importuar rreth 36 ton miell gjithsej. Rreth 40% e kësaj ngarkese 14 776 ton, është importuar nga Kosova, në vend të dytë është Serbia me 12 945 ton, e ndjekur nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Bullgaria, Italia dhe në fund Austria me 9 ton.
Nga 36 ton janë importuar 308 ngarkesa me miell, proteina e të cilit është mbi 12%, me një sasi prej 9 554 ton. Rreth 4 fish më pak se sasia e miellit me proteinë nën 12% , e cila është 27 125 mijë ton. Përsa i përket ngarkesave me grurë janë importuar 393 të tilla me proteinë nën 12% me sasinë 8340.956 ton.
Në vendin tonë janë importuar rreth 215 802 ton grurë. Më shumë se 50% e kësaj sasie, rreth 147 594 ton është importuar nga Rusia, më pas vjen Serbia me 51 588 ton, e ndjekur nga Ukraina, Maqedonia, Kroacia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe e fundit Turqia me 47 ton.
“Fiks Fare” ka zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, i cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %. Fiks Fare ka kryer analizat e miellit që është sot në tregun shqiptar, një pjesë e madhe e të cilit ka rezultuar me proteina nën nivelin e lejuar.
Fiks Fare analizoi 18 mostra, produkte mielli, ambalazhi 1 kg dhe 25 kg. Analizat e përqindjes së proteinës u kryen pranë ISUV. Nga këto analiza rezultuan se 6 produkte miell për bukë, ishin nën nivelin e proteinës 12% .
Produkte që kanë rezultuar nën normën e deklaruar në etiketë, dhe nën normën e proteinës më ligj janë 6:
Kodi | Firma e produktit | % Pro. në etikete |
% Pro. në analiza |
Lloj i miellit | Origjina |
4 | Tradicional Serbi | – | 11.31% | Për bukë | Serbi |
9 | Ola Atlas | 13% | 11.15 | Për bukë | Shqipëri |
13 | Finesa Besnik.shpk Atlas | 12.5% | 10.92% | Për bukë | Kosovë |
15 | Sillosi Dellino | 13% | 10.92% | Për bukë | Kosovë |
17 | Premium | 12% | 10.66% | Për bukë | Serbi |
18 | Sillosi Sofra | 12% | 11.11% | Për bukë | Kosovë |
Importi i Miellit 2017/ 36 679 ton/ Vendi i origjinës
KOSOVA 14 776 ton
SERBIA 12 945 ton
GREQIA 5007 ton
MALI I ZI 3 298 ton
MAQEDONIA 280 ton
BULLGARI 196 ton
ITALIA 165 ton
AUSTRIA 9 ton
Importi i Grurit/ Gjithësej 215 802 ton/ Vendi i Origjinës
RUSIA 147 594 ton
SERBIA 51 588 ton
UKRAINA 6 010 ton
MAQEDONIA 5 531 ton
KROACIA 1 428 ton
ITALIA 2 406 ton
GREQIA 784 ton
MALI I ZI 102 ton
TURQIA 47 ton
s.a/dita
Po normal, kur qeverisesh nga maloke qe t’i bejne parate rrush e kumbulla ne rruge nje miliardeshe, dhe nuk prodhon as gjerat me bazike vete, edhe ushqim kafshesh do hash.
Dhe nese disa shteteve te huaja u ngrefet, ashtu, thjesht per zbavitje, dhe te bejne bllokade, realisht perfundon duke ngordhur urie, sic ngordhen urie 300,000 Greke “te civilizuar” ne mes te shekullit te XX.
Nje popull i tille jo qe nuk i ben dot balle nje perandorie, sic i bene balle Shqiptaret e kohes se Skenderbeut, por nje popull te tille e poshteron, e skllaveron apo e vret, pa shkrepur asnje arme.
O Bollano ik o k…
Panariti mbushi xhepin nga importues plehra dhe bajga e prodhues jo buke por muti, ju llapni, jo keshtu po ashtu.
Panariti eshte ne “Opozite” po ha e po shijon ato qe ka vjedhur e bashkepunuar ne kundershtim me ligjet e ne kurriz te qytetareve. Procedojeni ne Prokurir apo vetem llogje Kavaje…. sic duket doni ndonje loqe Kavaje qe te pushoni.
Ministrat shume te sukseshme te Kryeministrit tone,qe na zerojne cdo dite,po presim reagimet e kontrolet e kryeministrit tone sapo te mbaroje sakate e tin ne FB.
Ndoshta atehere do pyet ministrat e tij per kete skandal ekonomik,sanitar e institucional
Te paaftet do te shkarkohen,ok,po kur?
O edi,kur?
Prandaj vdesin me shum te rinj se pleq ne shqiperi. Ato motrat ku ti ken ata qe bejn lek me shendetin e popullit.
Ngaqe jemi popull trim dhe heroik, prandaj
Se te tille na la Turqia e kurves 500 vjet.
ORE, KE 100 VITE QE NOTON NE “DET TE HAPUR”
CA TURQIE THUA TI??!!
A deshet liri demokraci? doni edhe grure te paster.
ku jemi ne socializem qe te cajme bllokaden duke prodhuar grure me forcat tona dhe hanim buke misri hibrid.
Demokracia prodhon vetem premtime,mashtrime,sharje ndaj njeri tjetrit.
demokracia prodhon kurveri,drog korrupsion,padrejtesi,gjyqtar dhe politikan qe bejne pare duke ju pire gjakun me grure kafshesh.
demokracia prodhon salira mul noka,paloka myslym murriza shkelzena e monika cizmja me shumice dhe me cmim te larte……
prandaj mos hani mut por hani ate qe ju japin keta miliarderet pa punuar.
Fakti qe te mjeket reumatologe gjen gjitmnone njerez te shumte ne pritje te vizitave, tregon qarte se ushqimi yne kryesor, buka, eshte krejtesisht jashte standarteve, teksa qeverite kane kohe qe i a kane futur gjumit, dhe as u bie ndermend qe te marrin masa ndaj atyre treg tareve matrapaze qe po e marrin ne qafe popullin. Dhe ne ende vazhdojme te votojme keta specie prehistorike!! Demokracia jone = shthurje, korrupsion, vjedhje, zvenitje e vlerave, degjenerim, papunesi, varferi, polarizim i llahtarshem, vrasje, perdhunime, mashtrime etj etj, etj. Deri kur keshtu? Kete e ka ne dore populli, i cili ende nuk i ka treguar dhembet e tij….!
Ky eshte GENOCID me firmen e pusht-etareve
per cfarosjen e Shqipetareve