Investigimi/ Bie akuza e PD, asnjë ndërtim pa leje në Surrel

August 27, 2014 15:33

Investigimi/ Bie akuza e PD, asnjë ndërtim pa leje në Surrel

Akuzat e Partisë Demokratike për një ndërtim pa leje në Surrel të Dajtit, që sipas tyre është pronë e një kushëriri të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, nuk janë të vërteta dhe duket se janë gatuar nxitimthi si përgjigje ndaj vendosmërisë së Kryeministrit Rama për të ndalur çdo ndërtim pa leje në vend.

Pas një investigimi të Gazetës Dita, ka rezultuar se në fakt nuk ka asnjë ndërtim, asnjë vilë e asnjë shtëpi në kthesën e Surrelit, ndërsa toka në fjalë është e Komunës Dajt, jo private. Ndërhyrja në zonën e pretenduar nga PD, është kryer nga kompania ndërtuese e rrugës që të shpie nga Surreli drejt TEG-ut, si pjesë e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge. Sipas banorëve të zonës, ekskavatorët e kompanisë kanë marrë shtuf në atë pjesë të kodrës së denoncuar nga PD-ja, për të shtruar rrugën e Surrel-TEG.

Ndërkaq, po sipas banorëve, rruga në krah të vendit ku është marrë shtufi është pjesë e një projekti për zgjerimin e mëtejshëm të saj, prandaj edhe kompania ka ndërhyrë për të marrë shtufin dhe përgatitur zgjerimin e rrugës në fjalë.

7I pyetur nga Gazeta, ministri Veliaj deklaroi se “nuk kam asnjë kushëri në fshatrat e Tiranës. Kanë 10 vjet që shpifin njësoj, e kam 10 vjet që po njësoj jetoj në të njëjtin apartament në rr. Hoxha Tahsin, tek Pazari i Ri, ku më njohin i madh e i vogël”.

Duket se akuzat e PD për ndërtime private pa leje, si kundërpërgjigje ndaj nismës së Ramës për të ndaluar për një vit ndërtimet në vend, lidhet me dhimbjen që i shkaktoi ky vendim i qeverisë Bashkisë së Tiranës, e cila kishte përgatitur ndërtimin e një pallati 17 katësh përballë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, çka do t’i merrte përfundimisht frymën parkut të kryeqytetit.

August 27, 2014 15:33
Komento

13 Komente

  1. Pirro August 27, 15:44

    Problemi i Tiranes nuk eshte apartamenti i Erion Veliajt por kullat 20 kateshe tek liqeni per te cilat Basha ka dhene lejet dite me pare.

    Reply to this comment
  2. Emigrant SHBA August 27, 15:44

    Sa pa vlere po behet kjo parti me keto deklerata cdo dite humbet edhe ata pak njerez qe i kane ngelur kryesisht veriore Mire e ka pasur ai qe thoshte Shkelqimi dhe renia e malokeve. Mire eshte qe te pakten keta qe mund te mbahen se kane mend te distancohen nga keto budalleqe behuni serioz ne deklerata dhe ne daljen para mediave Apo shpif shpif se dicka do ngelet Me vjen keq qe bini kaq poshte

    Reply to this comment
    • info analitike August 27, 20:50

      Emigranti ShBA,
      Ne mendjen tende “qytetare” nga i buron “inteligjenca” verioreve te PS-se? Thua te kete kaq ndikim zgjedhja politike mbi inteligjencen?
      Pastaj perse po behen kaq shume budallalleqe si ne vendime, projektligje etj kur majtas ka kaq perqendrim “inteligjentesh”. Me siguri keshilltaret do te jene sabotatore te verioreve “maloke”.
      Vlerat e PS-se erdhen ne rritje me aleancen e ngjalave te 1 prillit dhe dihet qe Iliri eshte vlere e shtuar per PS-ne edhe pse bene nje cike demonstrate kunder tij me 21 janar.
      Ky po eshte shembulli i vlerave “qytetare” qe perfaqesohen me njerez plot integritet si Rama, Meta, Ruci, Kokedhima, Doshi, Frroku…
      Ti po qe di te mbash qendrim serioz se preferon banden e PS me “qytetare” ne vend te asaj te PD-se qe ka veriore “maloke”.

      Reply to this comment
      • elio August 28, 07:39

        Ja pellcite kot plako, sa per dijeni edhe banda e malokeve te PS jane kokrra e idioteve (pjerin ndreu, tom doshi etj etj)…

        Reply to this comment
  3. gertjan August 27, 15:48

    Nuk eshte kjo opozita qe duam! Deshirojme nje opozite konstruktive, e jo shpifese si ne rastin konkret!

    Reply to this comment
    • buffon August 27, 15:50

      PD-ja kete pune ka, ose me kete pune ka vendosur te merret, me sajesa e shpifje. Te gjithe e vleresojne punen e bere deri me tani nga ministri Veliaj, ndaj akuzat e bera ndaj ketij te fundit askush nuk i merr per te verteta.

      Reply to this comment
  4. misteri August 27, 16:27

    Po mo zoterinj gazetare,Si rane akuzat per BERISHEN, si rane akuzat per LULEZIM BASHEN, si rane akuzat per ARBEN IMAMIN te bera nga ZONJA KODHELI .si ra akuza per FULLHANIN-MARIAN GJERMENI per vjedhjen e thesarit te BSH e qe sot doli ne koferenc shtypi e tha o POPULL jeni idjot apo beni si idjot sa te kem EDVIN KRISTAQ RAMEN sme gjen gje.Dhe kjo akuze qe eshte thjeshte nje loje e stisur nga vete RAMA per te hequr vemendjen nga vjedhja e BSH nga vrasja e ARTAN SANTOS e vrasjet e tjera nga pervesitet do bie se sben.Po ju e quani POPULLIN BUDALLA e mire ja beni.

    Reply to this comment
  5. Paravantis August 27, 16:34

    A ka ligj per shpifesit?Duhet te vihemi ne binaret e ligjit,mjaft me shpifje.

    Reply to this comment
  6. iri August 27, 16:58

    Si gjithmone P.D. nje parti jo parti po nje shoqate mafioze, me ne krye kapobanden besrisha qe e ka mare peng e nuk e le te behet parti opozitare.Me se te meren tjeter pervec mashtrimeve e genjeshtrave?Kush I beson me ata …?????

    Reply to this comment
  7. Studenti. August 27, 21:04

    Me gjithe investigimin e gazetes dhe deklarimin e ministrit Velia se ne ate vend, ne ate koder qe dikush gedhend, nuk ka ndertim pa leje, as me leje,per te favorizuar njeriun e radhes,diçka qe degjova ne TV me la pa mend.Zedhenesi i PD-se z. Ristani,pas z.Salianji, pasi e pershkroi teper deshprimisht padrejtesine diferenecuese te Rames, duke na treguar pamjen nga kodra ku behej gerryerja e ranes, tha se kjo po ndodh ne mes te Tiranes ?!Kodra me bar ne sheshin ndermjet ministrive,bankes e sahatit,muzeut e pallatit i duket deputet juristit si Surreli i Dajtit. Me vjen keq per keta zedhenesa,te parti-memes, qe kryeshpellari Saluku dhe Lulushi i tij,i gjemes,ua kane shpelare trute me ujet e Lanes dhe vuajne nga meraku te nxjerrin nga goja çfare u mban barku.

    Reply to this comment
  8. latifond August 27, 21:27

    Saliu nuk ndertoi parti me vlera qytetare,sepse nuk i kishte ato vlera.Keta Gramoz Pashkot,Arben Imamat,Neritan Cekat,Alexander Mexat duhet ta dergonin ne shtepie ti thonin nja dy fjale:Ti shoku malok,shko formo sexionin e partise ne Vucidol!,por u treguan tolerante,frikacake,e lane tua shkelte me kembe qytetarine,kulturen dhe kontributin,moren ne qafe popullin qe nuk e njihte.Tani qe u dogj e u pervelua populli prej kesaj partie,jo ftyren e Lul Bashes te kete,por edhe miss universin te vene ne fotografi,nuk i beson kush.

    Reply to this comment
  9. itali August 27, 21:39

    ne asnje vende te botes nuk besoj te kete politike si ne shqiperi. po flas si per pd ps etj. dalin akuzojne njeri tjetrin ne media dhe pa fakte apo prova akuza behet me fakte dhe prova ne polici dhe jo ne media .a ka ndonje ligj per qe denon per shpifje apo jo se na can trapin cdo dite.

    Reply to this comment
  10. Vlora August 27, 22:08

    Late nam me keto lajme a thua se ju a ka blere gazeten Veliaj. O ju te Dites ne e pane ne tv shembjen e kodres. PD dihet qe leh pa pushim,por edhe ju nuk irrini pas me keto genjeshtra qe shkruani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*