HETIMI: Si riciklohen mishi dhe vaji në fast food-e

September 16, 2016 22:03

HETIMI: Si riciklohen mishi dhe vaji në fast food-e

Skandali me produktet ushqimore ka qenë tema e “Fiks Fare” edhe në këte mbrëmje, ku u trajtua një tjetër problem, pikërisht riciklimi i mishit dhe mbajtja e vajit të pandryshuar për disa ditë me radhë.

Emisioni investigativ, në natën e tretë radhazi të denoncimit të abuzimeve me produktet ushqimore, u ndal te fast food-et, një problematikë e ndjekur dhe herët e tjera.

Gazetarët realizuan një investigim në disa dyqane të tilla në Tiranë. Në një prej këtyre bizneseve, punonjëset thonë se mishin që u tepron në darkë e fusin në frigorifer dhe e vendosin sërish në mëngjes ta ngrohin e më pas t’ua shërbejnë klientëve.

Njëra prej tyre thotë se mishi reziston edhe 3-4 ditë. “E fut në frigorifer dhe nuk e gjen asgjë, nuk mban erë hiç”, thotë punonjësja.

Përveç mishit, gazetarët pyetën edhe për vajin, sesa kohë mund të mbahet pa u ndërruar dhe çfarë vaji përdoret. Punonjësit përgjigjen se përdorin vaj palme. Ata thonë se ai është si gjalp apo si dhjamë dhe reziston gjatë.

Ka punonjës që thonë se s’ka nevojë të ndërrohet fare derisa të mbarohet, thjesht duhet t’i hedhësh sipër sasi shtesë.

Siç dihet dhe nga ekspertët, të cilët kanë kryer studime të ndryshme, mishi i ricikluar dhe vaji i përdorur disa herë i palmës janë të rrezikshëm për shëndetin nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Mishi është produkt blegtoral që ka rrezikshmëri të lartë për organizmin nëse mbahet në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, pastaj ftohet dhe sërish mbahet në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për rritjen e mikroorganizmave, që janë të dëmshëm për shëndetin.

Kurse vaji i palmës, sipas studimeve të shumta, bën keq për zemrën sidomos kur përdoret shpesh. Ky vaj përdoret më së shumti nga industritë, sepse kushton më lirë se vajërat e tjerë. Por përdorimi i të njëjtit vaj disa herë sjellë një numër përbërësish që quhen “radikalë të lirë” dhe janë kancerogjenë.

Gjithësesi, duket se këto të dhëna për rrezikshmërinë e këtyre produkteve ndaj shëndetit nuk i ka shqetësuar pronarët e këtyre fast food-eve, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar nga autoritetet përkatëse.

September 16, 2016 22:03
Komento

3 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 17, 00:47

    Nje emision investigativ si “Fiks fare” ben dhjetra here me shume pune se sa Drejtorite perkatese qe paguhen nga takast per kete qellim si AKU, Intituti Higjene e dreqi me te birin rezutati ZERO pune.
    Cfare bejne organet e Padrejtesise kur shikojne keto sipermarrje, (Biznese) te pameshirshme qe shkaterrojne shendetin e qeytetareve dhe nxjerrin fitime maramendese, a pergjigjet kush, apo keta qelbanike mafioze vazhdojne me parullen komuniste “qente le te lehin kar-i vanit ecen perpara”.
    Mjer qytetaret qe me parate e tyre, shkaterrojne shendetetin e tyre.

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 17, 00:50

    Me “falni” se harrova te pyes:
    Po vaj qe vajisen apo lyhen pushket a perdoren ne keto Fast Food-et, se ate e gjen pa leke e ke falas.

    Reply to this comment
  3. Asc September 17, 06:21

    Vaji I palmes shkaterron qelizat e pankreasit.Ne Itali ne shume konfeksione ushqimore shkruhet siper«pa vaj palme»

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*