INVESTIGIMI / Kryetarët e bashkive, nga 7 prona secili. Vetëm 2 janë të varfër

April 2, 2016 18:34

INVESTIGIMI / Kryetarët e bashkive, nga 7 prona secili. Vetëm 2 janë të varfër

46 kryetarë bashkie nga 61 të tillë që u zgjodhën vitin e kaluar kanë nën zotërim së bashku me anëtarë të familjes në total një numër prej 317 prona të patundshme në pronësi, sipas një investigimi të kryer nga Open Data Albania (oda).

Mesatarja e pronave për çdo kryebashkiak është 7.

Gati gjysma e këtyre pronave janë troje, toka bujqësore dhe zyra ndërsa pjesa tjetër janë banesa.

Gjithsej janë 141 banesa; 50 troje; 46 toka bujqësore kullota dhe pyje; 72 ambiente shërbimi si dyqane, zyra dhe parkingje.

Vetëm për një rast prona është deklaruar jashtë vendit. Kryebashkiaku i Cërrikut Altin Toska ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 85 metra katror, një garazh me sipërfaqe 25 metra katror dhe një kantinë me sipërfaqe 8 metër katror në Brescia, Itali.

Vetëm 2 kryetarë bashkie janë pa pasuri

Vetëm 2 kryebashkiakë deklarojnë se nuk kanë asnjë pronë të patundshme nën zotërim apo pronësi.

Sipas kësaj analize të Open Data Albania, rezulton se 6 kryebashkiak kanë më shumë se 10 prona të patundshme nën zotërim dhe pronësi individuale, familjare apo të regjimit martesor. Këta kryebashkiak janë Basir ÇUPA, Bashkia Klos; Eduart KAPRI, Bashkia Pogradec; Fiqiri ISMAILI, Bashkia Vorë; Gjon GJONAJ, Bashkia Pukë; Majlinda BUFI, Bashkia Roskovec dhe Tonin MARINAJ, Bashkia Malësi e Madhe. Këtu mund të vendosej edhe Kryebashkiaku Vangjush Dako i cili ka deklaruar si pronë të vetme një Pallat 11 katesh.

Në lidhje me vlerat monetare të këtyre pronave, nuk mund të përllogariten me saktësi sa kohë që këto prona kanë kryesisht specifikime vlere sipas çmimeve të tregut në vite të ndryshme.

Sa kushton pasuria që kanë kryebashkiakët

Duke konsideruar vlerat e vetë deklarimit rezulton se 25 kryebashkiak vetë deklarojnë për pronësi me vlerë nën 50 mijë euro, 10 kryebashkiak vetë deklarojnë se zotërojnë 50 deri 100 mijë euro prona, dhe janë 11 kryebashkiakët që zotërojnë prona me vlerë mbi 100 mijë euro.

Interesante paraqiten deklaratat e disa Kryebashkiakëve të cilët zotërojnë të njëkohësisht katër kategoritë e pronave Banesa; Troje Sipërfaqe Ndërtimi; Toka Bujqësore Kullota dhe Pyje; dhe Ambiente shërbimi si Dyqane Zyra dhe Parking. Kryebashkiak që zotërojnë dhe kanë në pronësi të katërta këto kategori janë: Basir ÇUPA, Fatos TUSHE, Fiqiri ISMAILI, Gjon GJONAJ, Jorgo GORO, Përparim SHAMETAJ dhe Rajmonda BALILAJ dhe Qazim SEJDINI.

Si e kanë krijuar pasurinë kryebashkiakët

Në element tjetër i hulumtimit në këtë artikull Open Data Albania është edhe burimi i deklaruar i pasurisë.

Deklarojnë se kanë krijuar pasuri me të ardhura nga emigracioni 5 kryebashkiakë. Pasuri që lindin nga Trashëgimia shënohen në 7 raste kryebashkiakësh, 23 kryebashkiak deklarojnë prona nga të ardhura të siguruara me punë dhe 10 raste janë prona të fituara me privatizime. Prona për të cilat në deklaratë nuk specifikohet burimi janë 24.

April 2, 2016 18:34
Komento

3 Komente

  1. Lili April 2, 19:14

    Pyetja tjeter eshte sa paguajne tatime?

    Reply to this comment
  2. demo April 2, 19:19

    Lalen mor aman,e pasket katandisur me kacollen e daje Likes,qe qepte opinga.Lalen e pasket harru tek banga fundit me Tosken e Cerrikut,.Po e ka mandatin e katert ne maje te kupoles me gjushon e Durresit.Po ja beni me hile Lales ju te gazetes!

    Reply to this comment
  3. Ardi Mamurrzaku April 2, 21:28

    pyetja juaj nuk ka nevoje per pergjigje,
    pyetja nukeshte nese paguajne tatime,sepse dihet qe spaguajne,!!!
    kur kan arritur ti kene pa paguar,skan çpaguajne me!!!!
    QEVERIE SHKERDHYME E RAMES,ME E SHKERDHYME SE E BERISHES

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*