INVESTIGIMI / Fiks Fare: Prodhimi i qofteve, pula dhe derri shiten për gjedh

September 14, 2016 20:50

INVESTIGIMI / Fiks Fare: Prodhimi i qofteve,  pula dhe derri shiten për gjedh

Pronari i punishtes: Kam shok zv/drejtorin e AKU-së, Kreshnikun

Dhjamë derri, pastë pule, stomak pule dhe erëza. Këta janë përbërësit e qofteve që shiten nëpër rrugët dhe marketet e Tiranës. Tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajtje mishi viçi. Vendin e mishit të viçit e kanë zënë stomakët e pulave dhe dhjami i derrit.

Tirana, por dhe shumë qytete të tjera, janë kthyer në një qebaptore të madhe, pasi qoftja është një nga produktet që konsumohet nga të gjitha shtresat dhe moshat. Nisur nga fakti që në çdo rrugë kryesore të kryeqytetit, zgarat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, Fiks Fare realizoi një investigim mbi mënyrën e prodhimit të qofteve, me çfarë mishi përgatiten, përbërësit që i hidhen brenda gjatë përpunimit dhe kushtet higjieno-sanitare.

still0914_00000

Vëzhgimi u krye në disa rrugë kryesore, si ajo e Kavajës, e Durrësit, qendra e Tiranës, etj, ku çmimi i një qofteje varion nga 20-25 lekë. Çmimi i lirë lidhet edhe me konsumimin e saj në masë. Në të gjithë vendin janë 52 punishte të përpunimit të mishit. Numri më i madh i tyre është përqendruar në qarkun e Tiranës. Plot 34. Në këto kushte, gazetarët e Fiksit shkuan në një nga pikat e prodhimit të qofteve, që ndodhet pikërisht në Laprakë, e cila nxjerr qofte në treg me etiketën “Xhois”. Në këtë punishte u bisedua me prodhuesin, i cili pretendon që shet qofte me mish gjedhi. Të tillë edhe e reklamon. “Nuk janë qofte derri, janë gjedhi, janë importi. Kam edhe qofte për hamburgerë, por ato i marrin shkollat. Ato nuk janë për zgarë, janë për fastfood”, thotë pronari i punishtes gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare.

still0914_00001

Por për të verifikuar fjalët e pronarit të kësaj pike, Fiks Fare shkoi në një pikë frigoriferike, ngjitur me punishten. Punëtori i frigoriferit tregon sesi prodhohen qoftet. Ai na jep formulën e prodhimit të qofteve. Në këtë formulë vetëm mish gjedhi nuk ka.

Sipas tij, ata që prodhojnë qoftet, u hedhin 70% pastë pule, erëza, stomak pule dhe dhjamë. Tregojnë se punishtja që ka xhiruar Fiks fare furnizohet tek ata dhe merr pastë pule, stomak pule dhe shumë pak shpatull derri për të prodhuar qoftet.

still0914_00002

“Tani pasta e pulës është gjithë brumë i përgatitur. Përzihet me shpatull derri, hidhen erëzat dhe bëhet qoftja. Kjo nuk ka kockë, as ajo nuk ka kockë. I hidhet 70 % pastë pule nga ata që duan të fitojnë, pasi kjo është më e lirë. I hedhin pak mish, i përziejnë dhe hanë mileti”, thotë punëtori i pikës frigoriferike.

Të gjitha këto u verifikuan edhe nga inspektorët e AKU, të cilët ushtruan kontroll në punishten e zbuluar nga Fiks Fare, ku vërtetohet se mish gjedhi nuk ka fare. Gjatë inspektimit, as teknologu dhe as drejtuesi teknik, nuk ndodhen në punishte. Pronari i saj, gjatë bisedës me inspektoren, kur ajo e pyet nëse ka përdorur mish gjedhi, ai e mohon një gjë të tillë. Ai pranon se ka përdorur mish derri, stomak pule, etj, por jo mish gjedhi. Madje, atij i gjendet sasi mishi me datë të kaluar skadence, ngjyrues, e shumë produkte të tjera, që nuk lejohen. Në këto kushte, gjatë kontrollit të AKU-së, pronari i punishtes i drejtohet bashkëpunëtorit të Fiks Fare, për të cilin mendon se është inspektor i AKU-së, se a do të marrin ndonjë lek.

still0914_00003

Ai kërkon të hyjë në pazar me bashkëpunëtorin e Fiks fare, duke menduar se është inspektor i AKU-së. Gjatë bisedës që bën me të  lë të kuptohet se grupin e mëparshëm të inspektimit që i kishte shkuar për kontroll e kishte paguar.

“Me thuaj pazarin. Sa do? Ik e bëj muhabet. Grupi që ka qenë përpara ka marrë nga një 50 –she. Sa doni ju? 150? A do merrni ndonjë lek ju, apo çfarë do bëni?”, i thotë pronari bashkëpunëtorit të Fiks Fare, duke menduar se ishte inspektor i AKU-së

Madje, me qëllim për të shpëtuar nga penalizimi, prezantohet si miku i Kreshnikut. Madje disa herë gjatë bisedës me bashkëpunëtorin e Fiks fare përmend emrin e Kreshnikut, i cili mban postin e  zv/drejtorit të përgjithshëm të AKU-së.

still0914_00004

“Jam shoku i ngushtë i Kreshnikut, s’jam duke e marrë fare në telefon. Kreshniku m’i ka bërë. E kam shok të ngushtë. Thuaj tani që është shoku i Kreshnikut”, i drejtohet pronari i punishtes bashkëpunëtorëve të Fiks Fare, i cili do të vijojë investigimin gjatë ditëve të tjera.

Në fund të këtij kontrolli inspektorët e drejtorisë së AKU-së, Tiranë vendosën të bllokojnë punishten ku prodhoheshin qoftet deri në përfundim të analizave.

still0914_00007 still0914_00005 still0914_00006

September 14, 2016 20:50
Komento

4 Komente

  1. zef lok rrok Uka September 14, 21:25

    Nuk ka gajle ,
    le te hame edhe MUT ,
    Por kamunistat i kena Mund ,
    me ndihmen e Sales e Kumandar NASTRADINIT ,
    TE info – Analeve e Mark Ujkave.
    Nuk kena nevoje se ç’fare Hame ,
    Nuk kena nevoje per Sigurine e jetes ,
    Kemi nevoje vetem te Flasim te lire ,E
    PA DOGANE ,

    Reply to this comment
  2. lala nga fieri September 15, 02:39

    e ka then mire ky shoku parafoles se ne kohen e komunizmit jo keto qe ka nxjer fiksi por te te kapte kontrolli me 10 gram buke me shum sec duhej ne qofte haje burg per vjedje te popullit kam punuar ne ushqim social

    Reply to this comment
  3. Mark uk September 15, 09:26

    zef lok rrok uka:Se pari ta hash e ju baft mire ate qe ke thane.Derisa shtetin e drejtojn idioter cfar nuk ndodhe.Po mos caj bith pa te hi mith se shnet te bahet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*