Investigimi: Si prostituojnë vajzat nga fshatrat në lokalet e Fierit

April 1, 2019 21:51

Investigimi: Si prostituojnë vajzat nga fshatrat në lokalet e Fierit

Ky investigim i emisionit Fiks Fare nisi pas shqetësimit të banorëve të qytetit të Fierit të cilët telefonuan në redaksinë e këtij emisioni.

Fillimisht gazetarët shkuan në lagjen “Zogu i Zi”, ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve gjetën edhe lokalin, ku një vajzë 23 vjeçe nga një fshat i Vlorës, vinte dhe prostituonte çdo ditë.

Lokali menaxhohej nga një zonjë e cila ishte rreth 55 vjeçe.

Ndërsa vajza lëvizte sa në një tavolinë në tjetrën, pronarja e lokalit shërbente, duke u afruar pije të ndryshme me çmime tre deri në pesë herë më të larta së në treg frekuentuesve të lokalit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkuan fillimisht një çmim nga pronarja e lokalit, por ajo tha se atë e dinte vetë vajza e cila prostituonte. Pronarja merrte përqindjen e saj në fund dhe linte orarin e takimit.

Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, 23 vjeçarja nga Vlora u kërkoi gazetarëve 5 000 lekë për të bërë prostitutën në një hotel jo shumë larg lokalit.

Pas insistimit të gazetarëve për uljen e çmimit, vajza nga Vlorë shprehet “me 1500 lekë është një tjetër më poshtë që punon, për kaq nuk ja vlen”. Pas shumë insistimesh ajo pranon të ulë pazarin në 3000 mijë lekë duke lënë takim ditën e nesërme në ora 18:00 për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo gjithashtu parapërgatit klientin se 3000 mijë lekë i do ajo dhe 1000 lekë hoteli. “ Totali të shkon 4000 mijë” shprehet ajo.

Gjatë bisedës me gazetarët vajza është shprehur se mund t’u gjente edhe kokainë. Kushton një gram 8.000 lekë- shprehet ajo.

Jo shumë larg nga kjo lagje vetëm 200 metra larg Bashkisë së Fierit, në një tjetër lokal mund të kishe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Aty prostituonte një femër rreth të moshës 35 vjeç.

Gjithçka ndodh gjatë ditës, pa u bezdisur nga policia.

Pjesë nga bisedat

Dita e parë, tek lokali tek “Zogu i Zi” Fier

Bashkëpunëtori i fiksit – Atë çupën do ma gjesh ti mua?
Pronarja e lokalit – Sonte jo
Bashkëpunëtori i fiksit – Të vij unë nesër
Pronarja e lokalit – Nesër po sonte jo. Mos fol në sytë të këtyre. Ty o do të gjejë një çupë të mirë që të q.;.. p.. ose bëhet nami
Bashkëpunëtori i fiksit – Mua sa do ma lësh?
Pronarja e lokalit – Nuk di gjë unë di gjërat vetë ajo. Do vish nesër.

Dita e dytë

Pronarja e lokalit –Zemër rri me çunat.
Fiksi – Ça bën?
Vajza – Hiç ore në shtëpi
Fiksi – Pse në shtëpi, pse nuk rri në punë?
Vajza – Çfarë do bëj në punë, nuk jam mësuar me punë unë.
Fiksi – sa vjeçe je?
Vajza – 23 mbush tani në shtator.
Bashkëpunëtori i fiksit – Është kushëriri imë, sa merr? Sa, 5 (pesëdhjetë mijë lekë )?
Vajza – Po ( pohon me kokë) ok
Bashkëpunëtori i fiksit – 10
Vajza – Çarë ore?
Bashkëpunëtori i fiksit – Është nxënës shkolle ku ka ai?
Vajza – ka një çik më tutje me 15
Bashkëpunëtori i fiksit – E fundit fare, sa?
Vajza – Është gjë e sikletshme nuk ja vlen. 30 hajde. Sot pasdite ora 18.00. Një 30 mua, ven 40 me gjithë hotelin.
Bashkëpunëtori i fiksit – 40 të gjitha.
Bashkëpunëtori i fiksit 2 – Hotelin do ta gjesh vetë apo?
Vajza – I njoh hotelet.

Bashkëpunëtori i fiksit 2 – Drogë pi?
Vajza – Po
Bashkëpunëtori i fiksit – Nga e gjen?
Vajza – Po e blejë
Bashkëpunëtori i fiksit – Ku e gjen se dua të marrë edhe unë?
Vajza – Kam kushëririn.
Bashkëpunëtori i fiksit – Ku e ke?
Vajza – Në Vrion.
Bashkëpunëtori i fiksit – Grami sa është?
Vajza – 1 gram 80

v.l/ Dita

April 1, 2019 21:51
Komento

4 Komente

  1. A April 1, 23:07

    Nuk ka mundesi te ndodhin keto gjera ne qytetin e Fierit se eshte bastion i RILINDJES, i PS-se me sakte i EDI RAMES.
    Keto mund te ndodhin ne qytetin e SHKODRES ku fiton PD-ja.
    Sepse ndryshe çfare pune ka bere lckamani EDI RAMA ne kete qytet, apo merr rracionin e vet edhe ky pisevengu. Tung.

    Reply to this comment
  2. Dori April 1, 23:35

    Koka e prostitucionit gjendet ne Tirane, e fshehur pas termave politike. Turizmi kerkon qe ta legalizoni prostitucionin dhe ta vendosni nen kontrollin e shendetesise dhe te financave.

    Reply to this comment
  3. Elvis Torviolli April 2, 13:42

    Po kjo eshte Toskane mor Subash!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*