INVESTIGIMI / Zbardhet kërcënimi, ja çfarë i dërguan Salianjit dhe nga cili burg

November 25, 2018 11:59

INVESTIGIMI / Zbardhet kërcënimi, ja çfarë i dërguan Salianjit dhe nga cili burg

Një objekt i futur në zarf, detajet mbi të cilin do t’i japim më poshtë, shoqëruar me një letër të ashpër me një gjuhë që kalonte nga qortimet te kërcënimet, i është dërguar javën e kaluar Kërmill Salianjit.

Dërgesa, që vuri në alarm të gjithë strukturat e ndërhyrjes së ngadaltë, por të sigurtë në Partinë Demekkratike, në fillim trembi edhe vetë Kërmillin, por ky me shpejtësinë që i lejon natyra e mblodhi veten.

Vetëm në mënyrë të përciptë butaku i spikatur e përmendi kërcënimin, në një remision televiziv.

“Ehhh, s’ke ç’i bën, politika ka shumë andralla, ja, na kërcënojnë, na shantazhojnë me letra nga burgu. Por këto babi im i ka marrë parasysh kur vendosi që unë t’i hyja kësaj udhe,” tha ai pa e zgjatur shumë.

E vërteta doli në dritë disa ditë më vonë.

Fakti është që në daljet e fundit mediatike, Kërmill Bukurosh Salianji ishte shfaqur disi i skuqur dhe i ngjirur.

Sipas burimeve për Gojët e Liga, ky siklet nuk kishte të bënte me thashethemet se prokuroria po merrej me një montazh  që ai kishte bërë bashkë me një gazetar që punon në SHISH paradite dhe pjek misra nga diga e liqenit pasdite.

Por virozat e stinës kishin shqetësuar një nënoke nga fshatrat e Bilishtit, të cilës i ka mbaruar dënimi por shtyn ditët në burgun e grave se ka gjetur rehat aty.

“Bir kërmill i nënës,” i shkruante ajo, “po ta nis këtë letër se më shtie mallin e nipçes tim atje në fshat. Kështu është edhe ai, si ti, bilbil nga gurmazi, jargë nga goja dhe ndonjëhere mban peshq në dorë.

Të kam parë të skuqur dhe si me temperaturë në televizor. Kujdes shëndenë, se të kemi flamurin e zonës. Tyja t’i kanë lënë të gjitha punët e partisë, s’ka njeri tjetër? Ç’bën ajo demek shoqja jote, Grinda? Apo ngjyen flokët dhe thonjtë gjithë ditën e ditës?

Të mos kemi llafe, pi çaj të ngrohtë dhe pusho. Po të dërgon nëna dhe një supost se të ul ethet. Dhe dëgjo këtu, po nuk e more supostin, do t’i them nipçes të të zërë pritë përballë zyrave të partisë dhe të ta vërë me zor, more vesh buçko?”

Duke mbajtur supostin në njërën dorë dhe zarfin në tjetrën, Salianji shkoi menjëherë te kryetari Lul Brilantina.

“Ja shef. Shiko sesi më kërcënojnë kundërshtarët,” i tha ai. Por Brilua sa e kuptoi për çfarë bëhej fjalë, e qetësoi.

“Nuk është gjë,” i tha, “kjo të sjell në vete. Ehuhaaa, sa më ka dhënë Doktori mua nga këto…!”

****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-supostike

November 25, 2018 11:59
Komento

1 Koment

  1. Zigur Qarri November 25, 12:41

    Do te flasim troç,hapur fare,ju drejtua Rama militanteve;pa korrrupsion nuk ka zhvillim,prandaj mbyllini syte,qepeni gojen,ose ja ku eshte dera,per ata qe nuk jan dakord.E pate vete se çer i bona Majkos kur nuk votoi ligjin per shembjen e Teatrit!
    Ne i kemi premtuar ndryshe popullit,tha nje militant i ndershem,nga ata te gardes se vjeter,nga ata naivet qe besojn akoma ne idealet socialiste.Erion,thirri Rama Veliajn qe e kishte ne krah,shpjegoja pak ti,se nuk kam nerva te merrem me kto toçat.Ka dy
    opinione per pushttetaret dhe militantet qe na ndjekin pas,tha Veliaj,budalla nese je i ndershem,shkerdhate nese je i korruptuar.Doni te humbisni vendin e punes qe e keni jo konform ligjeve,por vetem se jeni zagare militante?-tha Veliaj.Jo,ishte pergjigja.
    Atehere,cilin opsion do te zgjidhnit ju,shkerdhata apo budallenj?-shkerdhata,ishte pergjigja nje zeri.Ju lumte tha Veliaj,qe me kuptuat kaq shpejt.Dhe qe tani e tutje o shkerdhata,ju do te jeni zagaret tane,dhe do te lehni kur t’ju urdherojm un dhe rama,
    do te suleni vetem atehere kur t’ju ndersejm ne.Rrofte Partia,un edhe rama..urra,urra,
    urra.Je modh i tha Rama Veliajt,ke durim derri,je tamom si Milva(Ekonomi),Endri
    (Fuga),se mu m’leshojn nervat fare.Po nuk musha hunden ,nuk e perballoj dot Sal malokun.Jan keshillat e Sorrosit per ne te tre, tha Velia,qe na porisiste,se sensi i nderit eshte armiku i suksesit.Duroni edhe sikur t’ju poshterojne disa here,sepse, nese e kaloni kete prove,mesohesh.Edhe me mashtrimin eshte po e njejta gje.Genje sa më me guxim,qe kundershtari te dyshoje tek vetvetja.Un kam genjyer aq shume,sa kundershtaret e mi jan lodhur dhe me pranojn tani ne heshtje.Edhe diçka
    tjeter te rendesishme,shtoi Veliaj;mos ju pergjigj kurre pyetjeve qe te bejn,sidomos kur te vejne para alternatives,per nje pergjigje PO ose JO,mos degjo kurre pyetjen deri ne fund,por vazhdo pa nderpreje duke promovuar genjeshtrat,sepse kur degjon,sidomos ne mentalitetin shqiptare,ta kan mbyllur gojen,je i humbur.
    Do ta provoj i tha Rama,duke e pyetur se si ja del vetem(i mrekulluar nga supershkerdhatizmi i Veliajt),se un pa ndihmen koneve te mia,Balles dhe Braçes,
    zverdhem dhe me dridhen duart.Hahaha…qeshi me te madhe Veliaj,kot nuk paguaj un(nga fondet e Bashkise)25 veta.D.m.th e paske kllonu shkerdhatizmin tend 25 here ne nje koh rekord?Ndryshe nuk mund ta shesesh genjeshtren per te vertete, tha Veliaj.Kaq shume shkerdhata do na hajn koken i dite,i tha Rama.Se kur s’ka vende te tjera ne Bote,i tha Veliaj,kot nuk po e mbush thesin plot un.Po mu n’Tirone don me m’lon ti?- i tha Rama.Ti ishe jasht,ne France ,i tha Veliaj,dhe erdhe me u vendos ne Peze dhe Surrel,fqinje me katundaret!Robt ku ti kesh i tha Rama, ne natyre kam vendosur te banoj se jam artist.Artist?!-hahaha,ronizoi Veliaj,piktor hahahaha…,qe ne Bienalen e Venecias ti cilesuan puninimet,si pikturat e nje adoloshenti kolegji nen efektin droges!Kuj i thu kshu ti mor bythqire muti ,mor te q…grun.Hahaha…..qeshi Veliaj dhe ja dha vrapit,duke treguar edhe aftesite sportive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*