Investime nga Fondi i Abu Dhabit për Tiranën

March 6, 2018 16:56

Investime nga Fondi i Abu Dhabit për Tiranën

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin.

Gjatë vizitës së tij, Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Mohammed Saif Al Suëaidi, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, me të cilin bisedoi financimin e projekteve konkrete si sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Parku Qendror dhe ndërtesën e re të Bashkisë.

Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e dhënë nga miqtë e Fondit të Abu-Dhabit, për financimin e projektit të Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, Mohammed Saif Al Suëaidi, theksoi se aktualisht po shikohet mundësia e investimit në sektorë të ndryshëm.

Patëm një komunikim të shkëlqyer dhe negocime për dy projekte që kemi nisur me qeverinë shqiptare. Kjo marrëdhënie na kthen pas në vitin 2009, kur filluam financimet e para në vendin tuaj dhe që nga ajo kohë kemi patur një bashkëpunim të mirë.

Aktualisht, jemi duke parë mundësitë e investimit në fusha të ndryshme.

Kemi diskutuar në lidhje me nevojat financiare të qytetit të Tiranës në të ardhmen, do i studiojmë këto mundësi dhe këto aplikime dhe shpresojmë që ato të zënë vend në të ardhmen”, nënvizoi Al Suwaidi.

a.s/dita

March 6, 2018 16:56
Komento

8 Komente

  1. "Hormone Majmuni " March 6, 17:32

    vetem femij mos i lejoni te bejne bubuzhellat e shkretetires ne shQypnie se na mori lumi pastaj ahaa

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku March 6, 18:07

    Sa xhami perfshihen ne paketen e ndihmes?

    Reply to this comment
  3. info analitike March 6, 20:45

    Po keta ishin te njejtit qe do te financonin Lulin ne 2009. Eh kot nuk thoshte latini “pecunia non olet”, dhe kumandari e kishte mesuar mire kete ndaj iu sul parave te tregtareve si lubi.

    Reply to this comment
  4. Stela March 6, 20:48

    Larg nga callmat

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana March 6, 22:02

    Mos harroni te merrni edhe minaret me vete ne bagazhin e avionit, se callmat e bardha me surrat te Zi per ato financojne!!!

    Reply to this comment
  6. Peza March 7, 02:09

    Nuk merren me Kinen keta adoleshentet qe eshte e gateshme ta beje Shqiperine nga e para,por merren me ca bixhozcinj,qe kane ca pare xhepi!
    Kina nuk merret me cingerrimat e tua,o lal Eri,por ty aq te shkon shikimi deri tek Zogu i Zi!

    Reply to this comment
  7. perkthyesi March 7, 09:15

    S’ke se c’ben! Perendimi na ka kthyer shpinen me kohe per sa u perket investimeve! Ndersa keta njerezit e shkretetirave, nuk dine te bejne gje tjeter, vetem te investojne ne ndertimin e xhamive (nuk kam gje me kete fakt). Dhe ato investime ne vendin e tyre, i kane bere perendimoret, sigurisht per interesin e tyre! Vazhdo Erjon, se eshte e vetmja mundesi, ne se do realizohet ndonjehere…….

    Reply to this comment
  8. Futja kot March 7, 16:57

    Sa e mirë që qenka kjo “arabja” në krah të Velinës …!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*