Investimet e huaja në rënie, tkurren 13% në tremujorin e dytë

September 11, 2019 08:38

Investimet e huaja në rënie, tkurren 13% në tremujorin e dytë

Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me tremujorin e parë.

Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë i dedikohet nivelit të ulët të tremujorit të dytë 2018, ku investimet zbritën në 211 milionë euro.

Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60% e investimeve janë në sektorin e energjisë.

Investimet e huaja kanë qenë të larta katër vitet e fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.

j.l./ dita

September 11, 2019 08:38
Komento

1 Koment

  1. BLLOKMENI September 11, 14:47

    Per investimet e huaja kisha fjalen. Pse po shkojme keshtu?
    Kush di pak ekonomi i ben hesapet, perjashtuar politikes. Investimet e huaja ne Shqiperi gjithnje do te jene problem, dhe arsyej jane disa por midis tyre do te permendja:

    Drejtesia akoma calon
    Sistemi shkollor nuk po nxjerr e njerez me kualifikimet perkatese per te qene te gatshem te punojne per investitoret,
    territori dhe popullsia e vogel nuk eshte terheqese per investitoret potencialisht te fuqishem
    E vetmja gje qe ne kemi per eksport jane ,fasonet me fuqi puntore te pakualifikuar , pra pa interes per shkollen, call center te cilet punosojne masen e genjyer te studenteve qe nuk dine ku do te shkojne dhe qe nuk mesojne
    ITE te cilet jane me pakice dhe jane vlera ,me e rendesishme e te ardhmes, por qe varet nga zhvillimi i sistemit arsimor i cili tek ne po shkon ne nivelet me te ulta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*