Investimet e huaja në vendin tonë, industria nxjerrëse rrit kërkesat

October 2, 2015 12:14

Investimet e huaja në vendin tonë, industria nxjerrëse rrit kërkesat

Investimet e huaja në Shqipëri janë gjithnjë e më të përqendruara në industrinë e lëndëve të para dhe sidomos në nxjerrjen e naftës.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar afro 58% e totalit të investimeve të huaja shkuan pikërisht në industrinë nxjerrëse, për një vlerë totale prej 504 milionë eurosh. Sektori i dytë më i targetuar nga kapitali i huaj vitin e kaluar rezultoi ai i komunikacioneve me 112 milionë dollarë ose shtatë herë më shumë se një viti më parë.

Megjithatë, investimet në këtë sektor zënë më pak se 13% të totalit, me diferencë të thellë nga industria nxjerrëse. Sektorët e tjerë më peshë domethënëse të investimeve të huaja ishin energjetika dhe pasuritë e paluajtshme, me rreth 8.5% secili sektor.

Kjo strukturë e investimeve të huaja direkte reflektohet edhe në ndarjen e tyre sipas shteteve.

Në renditjen e investitorëve të huaj, ndjekin ata holandezë, zviceranë dhe turq, ndërsa Italia, me vetëm 38 milionë euro, nuk rezulton mes pesë vendeve që kanë investuar më shumë në Shqipëri vitin e kaluar.

Investimet sipas vendeve

Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sektori që mban peshën kryesore në këto investime është telekomunikacioni.

Sektorë të tjerë janë industria përpunuese, me 44 milionë euro stok investimesh, tregtia me shumicë, pasuritë e patundshme etj. Kanadaja ka vijuar të jetë shteti i dytë më i madh, përsa i përket stokut të investimeve të huaja të realizuara në Shqipëri, me 775 milionë euro.

Megjithatë, në 2014-n ky stok ka shënuar një rënie prej 5.3%. Kontribuesi më i madh në investimet kanadeze është Bankers Petroleum, i përqendruar në industrinë nxjerrëse. Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i vendit, sidomos eksporteve, është investitori i tretë më i madh në vend, me 526 milionë euro, rritje 3.5% në 2014-n.

Këtu rolin kryesor e luan industria përpunuese (tekstile e këpucë), me 122 milionë euro; ndërtimi 22 milionë euro; pasuritë e patundshme janë rritur nga 50 në 60 milionë euro. Holanda ka kaluar në vendin e katërt në 2014-n, me 505 milionë euro dhe rritje 30%, pas investimeve për ndërtimin e HEC-it të Devollit nga kompania Starcraft.

Austria është në vend të katërt, pasi stoku i saj i investimeve ka rënë me 17%, në 357 milionë euro. Gjermania është vetëm investitori i shtatë, me 126 milionë euro dhe rritje 6%.

Në vitin 2014 ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve nga Qipro, me 36% në 116 milionë euro, ndërsa janë dyfishuar investimet nga SHBA, në 88 milionë euro.

October 2, 2015 12:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*