Investimet në rrugë, akset me prioritet financimi më 2015

November 20, 2014 12:52

Investimet në rrugë, akset me prioritet financimi më 2015

Mbështetja buxhetore për transportin rrugor më vitin 2015 arrin në mbi 21.8 miliardë lekë. Ministria e Transportit bën me dije se, këto fonde do të angazhohen në 7 akse kryesore të tilla si, segmenti Milot-Lezhë, Rruga e Kombit, aksi Plepa-Rrogozhinë, aksi i liqenit të Pogradecit , Unazën e re e Tiranës, rrugën Lushnje-Berat dhe Buzuq-Corovode . Prioritet do të jenë edhe rrugët turistike që të cojnë drejt Alpeve dhe ato drejt bregut të Jonit. Po gjatë vitit që vjen Ministria e Transportit pret të mbyllë punimet në rrugët lidhëse me bregdetin Jug-Perëndimor (Llogara – Sarandë), Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht. Janë në proces përfundimi rruga e Valbonës (B.Curri – Margegaj – Dragobi – Valbonë), Gjinarit, Shishtavecit, etj. Krahas financimeve me fonde të brendshme, puna do të vijojë edhe në akse me financim të huaj. Sipas kësaj skeme janë parashikuar të ndërtohen By Pass-it Fierit r22 kilometër dhe By Passi Vlorës 29 kilometër me financime BERZH & BEI dhe delegacioni i BE dhe rruga Fier (Levan) – Tepelenë 70 km me financim të BEI & BERZH. Do të vijojë ndёrtimi i By Pass-it Shkozet (F.Kuvajtin & F.Saudit) dhe i Nyjes sё Vorёs (F. Kuvajtian). Gjithashtu siguria rrugore do të jetë prioritet edhe për vitin që vjen. Në buxhetin e vitit 2015 fondi pëson rritjen më të madhe duke u dyfishuar krahasuar më këtë vit. ivenstimet e këtij zëri do të shkojnë kryesisht për aksin Fier-Vlorë-Sarandë-Butrint, për aksin Rrogozhinë-Elbasan-Pogradec-Korçë, për aksin Tiranë-Shkodër, Aksin Milot-Morinë dhe të tjera. Gjatë vitit 2015 synohet ulja ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza.

Rrugët me prioritet financimi më 2015

-Milot-Lezhë

-Rruga e Kombit

-Plepa-Rrogozhinë

-Aksi i liqenit të Pogradecit,

-Unaza e re të Tiranës

-Lushnjë-Berat

– Buzuq-Corovodë

November 20, 2014 12:52
Komento

1 Koment

  1. M A R K O November 20, 22:24

    Po rrugen per Viçidol?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*