Investimet nëpër lagje, si po transformohet blloku i banimit te ish-Frigoriferi (FOTO)

July 7, 2018 10:00

Investimet nëpër lagje, si po transformohet blloku i banimit te ish-Frigoriferi (FOTO)

 

Bashkia e Tiranës ka nisur një ndërhyrje kapilare për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Besa”-“Siri Kodra”-“Zenel Bastari”-“Haki Rexhep Kodra” (përfshin edhe rrugën “Nish Kimike”).

Rrugët janë zgjeruar, ndërkohë që janë bërë edhe punimet nëntokësore. Tashmë ujërat e zeza apo përmbytja sa herë që binte shi nuk do të jenë më problem për mijëra banorë që jetojnë në këtë lagje, falë edhe rrjetit të kanalizimeve.

Krahas sinjalistikës, rrugët do të jenë të pajisura edhe me sistem ndriçimi duke gjallëruar këtë zonë edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Ky bllok ka një sipërfaqe prej 13.2 ha dhe përfshin gjithsej 18 segmente rrugore e sheshe.

Ndërhyrja do të përmirësojë cilësinë e jetës së komunitetit të kësaj zone dhe do të lehtësojë lëvizjen me rrugët e tjera të qytetit.

a.s/dita

July 7, 2018 10:00
Komento

1 Koment

  1. Po , Po July 7, 17:54

    PER GAZETEN “DITA”
    A nuk e kuptoni xhanem , qe lajme te tilla i ngrene temperaturen dhe i shtojne dhimbjet e kokes saliut bashke me stanin e tij ? Ne se deshironi te kemi nje opozite te “shendeteshme” , zoti Erjon Veliaj duhet te ule intensitetin e punes , se qofte larg , keshtu si po punon ai , nuk do ti vije kurre radha opozites se sotme , te ulet ndonje dite ne karriken e kryebashkiakut !
    Dhe nje here , iu lutem ta merrni ne konsderate verejtjen time , sa nuk eshte teper vone dhe opozita te mos gjeje rruge tjeter , pervecse te djege mandatet , ose te vrase veten !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*