Investimet, pse Kina mund të rrisë edhe më tej peshën e saj në Shqipëri

June 11, 2018 11:39

Investimet, pse Kina mund të rrisë edhe më tej peshën e saj në Shqipëri

 

Kina mund të rrisë dhe më tej peshën e saj tek investimet e huaja direkte në Shqipëri dhe në rajon.

Një raport i publikuar nga Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin në Kombet e Bashkuara (UNCTAD) vlerëson përveç faktit se së fundmi ka pasur një rritje të interesit dhe përfshirjes në disa projekte të investitorëve nga Kina, ka një projekt infrastrukturor të rëndësishëm që mund t’i japë një tjetër ritëm këtyre investimeve, shkruan Monitor.

“Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën margjinalisht (2 për qind) në 2017 në 1.1 miliardë dollarë, niveli i dytë më i lartë për vendin, me energjinë dhe minierat që mbanin pjesën e luanit.

Ndërkohë që dy projekte të rëndësishme në energji si (gazsjellësi Trans Adriatik dhe Hidrocentrali i Devollit) iu afruan përfundimit, investitorë të huaj të vendosur tashmë në vend nisën të zgjeronin prezencën në projekte të energjisë së rinovueshme (përfshirë kompaninë austriake Verbund në hidrocentralin e Ashtës apo turqit e Ayen Enerji në hidrocentralin e Poçemit).

Edhe pse pjesa kryesore e investimeve erdhën nga vendet e zhvilluara të Europës në vitin 2017, firmat kineze nisën gjithashtu të investojnë në sektorin bankar, aviacion apo turizëm. Përmasat e investimeve kineze mund të rriten më tepër sapo Pacific Construction of China të nisë punën në Korridorin Blu (Autortrsda Adriatiko-Ioniane)” thuhet në raport, sipas Monitor.

I njëjti merr në analizë edhe vlerën e Investimeve të Huaja Direkte që kanë hyrë në vendin tonë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Referuar shifrave viti 2016 dhe 2017 mbajnë rekordin historik me respektivisht 1.10 miliard dollar dhe 1.11 miliardë dollarë.

Sakaq raporti vlerëson se shuma e dalë nga Shqipëria nga investitorët vendas për t’u investuar në shtete të tjera të paktën për vitin 2017 ka pësuar rënie të dukshme në raport me vitin 2016.

Konkretisht dy vite më parë investimet shqiptare jashtë territorit në formën e IHD-ve ishin 64 milionë dollarë kurse në vitin 2017 vetëm 24 milionë dollarë, shifër kjo pak a shumë e njëjtë me vitin 2012 kur regjistronin 23 milionë USD.

a.s/dita

June 11, 2018 11:39
Komento

2 Komente

  1. MH June 11, 13:06

    Asht fat i madh i Shqiperise te baje sa ma shpejt lidhjet ekonomike tregetare me Kinen

    Reply to this comment
  2. Bushi June 11, 13:15

    Do jete gjeja me e mire,ardhje e investimeve Kineze ne shqiperi.Vendi yne ka nevoje per investime te firmave te fuqishme si ato qe ka Kina.Ajo eshte gjigandi boteror i ekonomise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*