ERDOGAN NË TIRANË / Ndihem si në shtëpinë time të dytë

May 13, 2015 14:16

ERDOGAN NË TIRANË / Ndihem si në shtëpinë time të dytë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbërriti në vendin tonë këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare.

Në orën 12:47, dy presidentët, Nishani dhe Erdogan dolën në konferencë të përbashkët për shtyp.

“Një mik për Shqipërinë dhe shqiptarët, na nderon me vizitën zyrtare në Tiranë”, tha Nishani.

“Cilësia e bashkëpunimit ka vend për t’u përmirësuar”, nënvizoi ai duke theksuar se “ka hapësira ende të pashfrytëzuara për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare”. “Mirëpresim investimet e kompanive turke në sektorët strategjikë si energji dhe infrastrukturë”.

Erdogan tha se “ndihem si në shtëpinë time të dytë”.

Ai kryeson një delegacion zyrtarësh dhe investitorësh turq të interesuar për investime në Shqipëri.

Në orën 15:00 Erdogan do të përurojë nisjen e punimeve në Xhaminë e Namazgjasë.

Komuniteti Mysliman turk ka dhënë 30 milionë euro për ndërtimin e saj.

Me ardhjen e qeverisë së majtë, Turqia u shpall aleat strategjik i Shqipërisë. /E.H/DITA

May 13, 2015 14:16
Komento

39 Komente

  1. gani usa April 30, 23:54

    Nje diktator po na viziton
    Cfare ka per ta bere te madhe?
    Ky eshte pergjuar duke ndare me djalin e vet miliarda

    Reply to this comment
    • studenti April 30, 23:54

      Erdogan është kontestuar për shumë gjëra gjatë qeverisjes së tij, por kurrë nuk është përfolur se është i korruptuar, se nxit korrupsionin, apo se bën një jetë në stil hedonist që bie era korrupsion.
      Madje, është e njohur thënia e tij kur u pyet nga një gazetar sapo erdhi në pushtet, se si do i realizonte gjithë ato premtime të bujshme që kishte bërë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, dukë thënë: “Thjesht duke mos vjedhur!” .
      Është pak paranojak? Po!
      Është e pamundur të mos jesh paranojak në një vend si Turqia ku ushtria ka bërë kërdinë me komplote duke çuar dhe kryeministra në litar, siç Menderez.

      Reply to this comment
      • aqifi (po i verteti ama) May 1, 05:27

        Ky nuk vjedh direkt, por me shkembim. Ka krijuar nje kompani ne emer te djalit dhe sa here jep ndonje kontrate ne Turqi, i biri merr kontrata ne vende te tjera. Jo ndonje gje te madhe ne fakt; pune 50-60 miliarde Euro per kontrate. Ka ikur koha e diktatoreve si xhaxhi qe arnonin corapet dhe i ndalonin vetes te dilnin jashte shtetit qofte edhe per tu kuruar. Tani cdo gje vertitet rreth pares…

        Reply to this comment
  2. eliot April 30, 23:56

    Ky esht ai qe e quajti Kosoven turqi?

    Reply to this comment
    • sqaruesi i zhurmaxhinjve April 30, 23:59

      Turqia ka vendosur marrëdhënie të mira me disa vende të Ballkanit, por kohët e fundit, gjatë vizitës së kryeministrit Erdogan në Prizren, ai bëri një deklaratë, për të cilën më vonë tha se u keqinterpretua, se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Kjo u prit shumë keq në Beograd. Sipas mendimit tuaj, ç‘donte të thoshte ai? Ç’nënkuptonte me këtë?

      Them se është një keqkuptim apo një keqinterpretim si deklarata e famshme e Xhon Kenedit në Murin e Berlinit ku ai tha, “Unë jam berlinez”. Ai tha “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi” me kuptimin që këtu ndihem si në shtëpinë time, kurse ju ndiheni si në shtëpinë tuaj në Turqi. S’kishte fare lidhje me gjeopolitikën apo me…

      Neo-otomanizëm?

      Nuk e besoj! Nuk duhet të merremi më me kapjen e deklaratave apo frazave të marra jashtë kontekstit gjatë një tubimi, në një atmosferë entuziaste para njerëzve që e adhuronin, sepse atje ka edhe një minoritet turk, ndaj e tha në këtë kontekst. Por nuk ka kurrfarë kuptimi tjetër veç këtij dhe unë besoj se sqarimi që u bë ishte pikërisht i duhuri.

      Nga nje interviste e Edi Rames me Bugajskin

      Reply to this comment
      • bimi May 1, 05:35

        Yxhym, babaxhan Erdogan! Cdo 100 vjet ne shqiptaret po e bejme zakon te kerkojme rikthimin tek 500 vitet e “vellazerise”. Para 100 vitesh ishte Haxhi Qamili qe pelliste ” dum Baben”. Tani eshte ortodokso-katoliko-ateisto Edvin al Rashidi qe shkon inkonjito ne Stamboll per te mbyllur pazare me byrazeret. Pse nuk merr edhe Zahon me vete ta beje synet tek Kryemyftiu i Stambollit, se Papa ja bekoi vjet…

        Reply to this comment
    • tralala May 1, 20:39

      Ky eshte ai. Ke gje ti?

      Reply to this comment
  3. maksi May 1, 00:01

    Ore komentuesa
    Lerini emocionet idiote se nuk na japin buke.
    Nese vjen me para dhe me biznes nga prapa, mire se te vij dhe do Zoti na ndihmon.
    Ky vend eshte ne dite te hallit, e lexuat lajmin per borxhin??
    Me se do rrojme po nuk patem miq te tille?
    Pordhet me neootomanizem leruani shkrimtareve dhe filoqylsave te politikes

    Reply to this comment
    • LOVE May 1, 06:41

      shoku Maksi
      po ti ke pare ndonje qe vjen te te japi buk dhe para keshtu kot?
      nga halli i borxhit ky do te nxjerri ?
      ekonomia e tyre eshte ne nje recension te thelle dhe raportet per te drejtat
      e njeriut jane perkeqesuar shume nen sundimin e tij
      pak a shume si qeverisja e Piktorit tone
      pervecse shtimin ne nje menyre te frikshme te callmave te palara dhe xhihadisteve qe po permenden gjithmone e me teper si te ardhur nga Kosova dhe Shqiperia [ nga prokuroria italiane ne jemi cerdhja e pregatitjes se tyre ]
      cfare te duhet me te pranosh neotomanizmin ? Apo po pret te shohesh dhe Skenderbeun ne kale qe ti konsiderosh otomane ?
      Kjo kthese kaq e papritur drejt Turqise mos valle po tregon injorimin e hapur te Europes ndaj Edvinit ?

      nga ai borxh i frikshem,nuk ka Erdogan qe ju shpeton
      ai shtet ka falimentuar ,matematika nuk eshte opinin 2+2 = 4
      sa me shpejt te pranohet kjo , sa me shpejt ta qerrojne nga karrigia Kryevizatimorin e deshtuar ,
      ndoshta ,ndoshta gjendet dhe ndonje rrugezgjidhje

      Reply to this comment
  4. d.a. May 1, 00:02

    Këto diskutime që thonë se duke i thënë Erdoganit ‘vëlla’ dhe ‘mik’ do të bëhemi Turqi, unë mendoj se janë prej diletanti.
    Këto janë injoranca më e madhe që unë kam parë, duke e trajtuar në këtë mënyrë. Këto janë shprehje e dashurisë ndaj një tjetri, kur i thua ‘unë jam vëllai yt’, është një shprehje miqësore.
    Është anormale të mendosh se Kosova dhe Shqipëria do bëhen Turqi. Këta që analizojnë të kundërtën, nuk kuptojnë se ç’do të thotë emocion, epitet që shoqëron një situatë mikpritjeje.
    Vetëm një i luajtur mendsh mund të mendojë se Kosova mund të bëhet Turqi, apo Shqipëria të bëhet Turqi përmes një pushtimi të ri otoman. Ka qenë vetë Ataturku që i ka rrëzuar osmanlinjtë.

    Reply to this comment
  5. zulu May 1, 00:04

    A ka ardhur nga Turqia “rekomandimi” per te liruar Mark Frrokun?
    A eshte Mark Frroku financues i universitetit Vitrina qe organizoi protestat ne mbrojtje te Erdoganit ne Tirane nderkohe qe ne Turqi rriheshin protestues nga policia e Erdoganit?

    http://www.gazetadita.al/policia-dhunon-protestuesit-anti-erdogan-ne-tirane-video/

    Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" May 1, 05:32

    Interesat gjeopolitike dhe strategjike, jane shume me te forta, se interesat foshnjore, te nje investimi, diku ne nje vend te Shqiperise.
    Kur e ndjen se shpatullat i ke te mbrojtura mire, ke dhe vendosmerine ti kthesh pergjigje dinjitoze amrmiqve te perhershem te shqiptareve, sic jane fqinjet tane sllavo-ortodoks.
    Eshte Gjermania nje shtet i pasur me cdo resurs, qe Turqine e ka aleatin me te mire, qysh ne kohet e para luftes se pare boterore.
    Eshte SHBA qe me Turqine e lidhin mijra fije, jo vetem biznesi, por per pozicionin ku gjendet.
    Perse shqiptaret mos te rreshtohen mbas te fortit?.
    Ata qe jane kunder interesave te strategjise shqiptaro-turke, nuk jane gje tjeter, vecse pjella te sllaveve, ose jane filogreke, qe u djeg, afrimi i shqiptareve me fuqite me te medha boterore.

    Reply to this comment
    • LOVE May 1, 10:44

      TI JE KOMPLET TOROLLAK !
      U rreshtuat pas te “fortit” per 50vjet dhe ja ku u katandiset sot
      per te ardhur ne pushtet me kete kryevizatimorin ,u bete te forte duke ngrene mmmmmmmmmmmmmeten pas kepuce
      SEDEF KABAS , eshte nje gazetare televizive turke ,qe ne nje twit GUXOI
      te permendte emrin e nje gjyqtari te korruptuar qe fshehu nje afere korrupsioni
      E gjitha kjo ndodhi ne 26 nentor te 2014 .
      Kjo gazetare eshte cuar ne gjykim ne Gjykaten e Larte ne Stamboll
      ky eshte vetem nje rast nga “miku i forte” i babes tend shpirteror .
      Gjermania ka 10 vjet e me shume qei perjashton nga Europa callmat e palara
      dhe investimet e huaja ,qe nuk dmth shteti ,po ikin me shpejtesi nga sundimi i ketij diktatori .Rama po fshihet pas nje afere qe nuk ja shpeton dot deshtimin
      dhe po publicizohet si sukses ,nga keto mediat …..e pa varura
      qe ne fakt duhet te hapen me rastin e gazetares qe permenda me siper
      sepse LUFTA PER FJALEN E LIRE , eshte problem i te gjitheve !!!

      Reply to this comment
  7. Arben May 1, 05:35

    RESPEKTE PER MIKUN TONE.

    Reply to this comment
  8. shoku " Shpati " May 1, 06:42

    Hera e dyte qe shikoj nje mosseriozitet ne menyren e pritjes se mikut . Karrikja ku eshte ul Rama nuk eshte si ajo e Erdoganit . Ky eshte rasti i dyte qe shikoj nje gje te tille , i pari ishte me Gadafin kur shkoi Lulzim Basha ne Libi dhe ai e priti me karrike plastike poshte nje tende arrixhiu !

    Reply to this comment
  9. fteri May 1, 06:52

    *****…..Vizita e Erdogane shqipri eshte lajm I mire,eshte I mirpritur per bashkepunimin dhe miqesine ,mardhanja me Turqine eshte me vlera .POR qeveria duhet te studjoje prioritetet e ketyre mardhanjeve reciproke, por jo tu lejoje fushe te lire veprimi te shfrytzimit barbar ,duke demtuar me shume prespektiven, se sa fitimin qe marrim ne shqiptaret nga keto vendeburime si ne minjera,ndertim,nafte,ne ujra,etj.Studimi duhet shume serjoz nga qeveria ,jo te vijne te huajt dhe te shfrytzoin si malle pa zote.Eshte e turpshme qe te huajt te fitojne milarda me mallin tone ,dhe shqiptaret te fitojne gishtin e mesit.Sot shqipria ka borgjin me te madhe 1 trilon lek dhe jemi populli me I varfer i europes po marrin arratin nga varferia,ku kan shkuar gjithe ato para?!.Qeveria duhet ti ve gishtin kokes,çdo hap qe hedhe duhet te studjohet dhe llogaritet mire.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  10. Lalushi May 1, 07:52

    Nderkohe qe gjithe Europa eshte kunder Erdoganit i cili po e islamizon gjithmone e me teper Turqine duke ushtruar represion mbi demokracine e vendosur me kushtetute nga Kemal Ataturk, Rama e fton ne Tirane. Nuk çuditem…. Isha para nje muaji ne Stamboll dhe u binda perfundimsht se Shqiperia eshte Turqia e Ballkanit!…

    Reply to this comment
    • beni May 1, 08:39

      Ha ha tani po kuptoke se keta nastrot qenkan vertet djemte e vajzat e sulltan mehmet pashes!
      Kan vetem nje ndryshim,qe kan aritur te asimilohen ne gjuhen tone shqipe!

      Reply to this comment
  11. Myslimani i penduar.... May 1, 09:17

    Europa investoi shume tek piktori, duke u nisur nga aktrimi i tij dhe neveria qe i kishte sjelle Europes parardhesi i tij …..Rama luan bllofin me karten e nacionalizmit dhe flirtet qe ben me “vellain e vellait “te tij….Sikur Europa t’a hante sapunin per djathe , nga keto lloj karikaturash politike, ajo do te kishte marre fund me kohe….Populli kurre nuk duhet te harroje se nuk vjen asgje e mire nga njerez pa nder familje e shqiptari, nga njerez te leqitur dhe te vene ne sherbim te qarqeve antishqiptare, nga njerez qe nuk njohin ideal tjeter veç pasurimin ne kurriz te popullit….

    Reply to this comment
  12. Hamza May 1, 09:33

    ME MIRE TA PRESE TOME DOSHI SEPSE KATA TRIMAT QE KEMI,

    DO E HEQIN SKENDERBENE NGA ZYRAT PER SERVILIZEM.

    DO ZVENDESOJNE SKENDERBENE ME SULLTANIN E TURQISE.

    Reply to this comment
  13. Shqipja May 1, 10:40

    Ne daten 13 maj 2014, ne Soma te Turqise gjeten vdekjen 301 minatore. Erdogani per tu shmangur dites perkujtimore vjen ne Shqiperi. Kur ishte kryeminister nuk mori asnje pergjegjesi, por dergoj policine per te shtypur protestat e minatoreve.

    Reply to this comment
  14. pro.... May 1, 11:40

    -Shpresoj te jete e vertete!!

    Reply to this comment
  15. shpendi May 1, 12:37

    “Nuk ka miqesi midis shteteve, ka vetem interesa” (Charles de Gaull) Me dy fjale ka thene shkurt dhe prere nje te vertete te madhe. Per miqesi me ne flasin edhe fqinjet tane jugore e veriore, por askush mund te thote qe ata jane sheruar nga semundja patollogjike e shovinizmit ndaj nesh, per te cilen ndjehen ne mekat po nuk e deklaruan here pas here. Gjithe problemi eshte se si luhet loja e interesave, te cilet jane te ndryshme ne çdo miqesi shtetesh, Ndrysh nga te gjithe vendet tjera, interesat turke (ne miqesirat me ne) jane interesa ideologjike, ndersa “harxhet” do i paguajme me vone, madje me nje kamate shume te hidhur.

    Reply to this comment
  16. lili May 1, 12:46

    Na erdh koha e votimeve!tash stili alla berisha me visita perallore para zgedhjeve edhe premtime astronomike kemi me ndegjuar cdo dite!

    Reply to this comment
  17. Zoro May 1, 14:56

    Rama mire bene qe e fton Erdoganin, por te mbuloje Skenderbeun ne maje te kalit ne qender te Tiranes sikur po e kthen ne identitet deri sa te largohet Erdogani.

    Reply to this comment
  18. ARBENI May 13, 18:23

    RESPEKT PER VELLEZERIT TANE TURQ.

    Reply to this comment
  19. GJERGJ KASTRIOTI May 13, 18:24

    A e dini pse nuk eshte i qeshur presidenti tuk,sepse presidenti nishani nuk ka pranuar me hjeke bustin e Gjergj Kastiotit .Rrofe presidenti yne i dashur BUJAR NISHANI Lavdi Gjergj Kastriotit

    Reply to this comment
  20. Turk i penduar May 13, 18:26

    …..Ndihet si ne shtepine e dyte, por….PUBLIKE….

    Reply to this comment
  21. korcari May 13, 18:27

    Papa: Shqiponja do te kethehet ne fole.

    Reply to this comment
  22. Ben May 13, 19:22

    Vertet o vellaj i myzllumaneve shqiptare te duket si shtepija jote. Tirana dhe gjith Shqiperia qelbet dhe eshte bere si hale allaturka.
    Pse nuk permend o “vella” sa koka shqiptaresh kane prere stergjysherit tend osmane.
    Kur te tregosh sa koka ke prere do te quajme te pakten gjysem vella.

    Reply to this comment
  23. Vëzhguesi F May 13, 20:00

    Sinqerisht kur lexoj disa komente lidhur me kete vizite te nje personaliteti te nje vendi qe tek e fundit na trajton dhe na konsideron si miq, me vjen jo vetem keq por dhe pak habi.
    Te presesh si mik nje personalitet, me e pakta eshte detyrim diplomatik me nje vend dhe shtet qe ke mardhenie diplomatike.
    Eshte prezantim i mikpritjes si aspekt dhe pjese e rendesishme e kultures sone kombetare qe teorikisht i bejme kaq shume publicitet, ndersa praktikisht duam te bejme komente bardhe e zi.
    Jam diametralisht kunder opinioneve te disa komentuesve qe perpalsen me njeri tjetrin ketu duke e e paragjykuar kete vizite ose si nenshtrim ndaj turqve, ose ndjekje e te forteve apo vasaliete ndaj te forteve dhe te tjera budallalleqe.
    Nga vizita e kujtdo personaliteti te cilitdo vendi perveçse aneve pozitive nuk ka asgje te keqe.
    Po ç’ju duhet juve mor njerez qe kerkoni te beni te diturin dhe kritikun se si i rregullon ai punet ne shtepine e tij?!
    Kush kujtoni se jeni ju apo dhe vete ne shqiptaret?
    Apo mos vazhdoni te pandehni veten, njesoj si dje kur thonim se jemi fanar ndriçues ne brigjet e Adriatikut?!
    Edhe pse disa nga keta kritizere, qe nuk dine gje tjeter vetem te bejne sherr dhe te shesin sarkazem kane hedhur vetem balte dhe vetem jane munduar dhe mundohen te ironizojne te djeshmen!
    Mos shisni dengla qe nuk i ha as gomari i nastradinit, sikur ne jemi vendi ku te tjeret duhet apo mund te marrin mesime, apo qe nuk kemi nevoje per ndihmen e te tjereve, qofte dhe per menyren e ndertimit te shtetit.
    Ju genjen mendja se ne jemi megjithmend nje shtet i konsoliduar demokratik qe mund te mesojme te tjeret se si te qeverisin punete ne shtetet e tyre!
    Askush nuk mund ta mohoje, madje dhe ndonje ketu, qe na bene te qeshim me pahir me analizen se Turqia qenka ne “recension te thelle” ekonomik, se Turqia eshte nje shtet potecialisht i fuqishem.
    Por kjo nuk do te thote se perderisa eshte shtet i fuqishem ose ta shperfillim ose t’i bejme temena.
    Konsiderimi ne kete menyre i nje vizite shtetrore eshte llafazanllek dhe injorance.

    Reply to this comment
  24. Edi May 13, 21:31

    O shqiptar.
    Hape atlasin ose maps-in. Kërko Turqinë. Shiko madhësinë e vendit dhe pozicionin gjeografik. Pastaj hap wikipedia-n, lexo vetëm paragrafin hyrës për Turqinë dhe të dhënat në të djathë. Tani je më i ditur dhe ke mundësinë ta vlerësosh si duhet vizitën e Erdoganit në Shqipëri.

    Reply to this comment
  25. Persekutari July 22, 20:14

    O shqiptare kudo qe jeni nuk e kuptoni se ktu e ka fajin kryeministri jone vjen e komando turku do bosh xhamine e ai thote po’ piktori i madh ato minaret do duket tirana hale arabia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*