Investimi i ri, Bashkia nis rehabilitimin e rrugëve në zonën e “Don Boskos”

March 27, 2018 10:19

Investimi i ri, Bashkia nis rehabilitimin e rrugëve në zonën e “Don Boskos”

Krahas punimeve në qendër, Bashkia e Tiranës po vijon punën për rehabilitimin e rrugëve dhe të shesheve edhe në lagjet në periferi të saj.

Puna ka nisur në zonën e njohur si “Don Bosko” në njësinë Nr.11 ku po realizohet lirimi i hapësirave të zëna nga garazhet e ndërtuara pa leje si dhe nga gardhet e ngritura nga katet e para të pallateve.

Përmes kësaj ndërhyrjeje zgjidhet problemi i mjaft familjeve, të cilat jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve ’90, por dhe në banesa private, të ardhura kryesisht gjatë viteve të tranzicionit.

Banorët e kësaj zone e veçanërisht fëmijët ishin të detyruar që të kalonin çdo ditë përmes këtyre zonave të ngushta, ndërkohë që në disa raste ishin kthyer edhe në një vend të hedhjes së mbeturinave pavarësisht pastrimit të vazhdueshëm nga ana e ndërmarrjeve të Bashkisë.

Me përfundimin e kësaj ndërhyrjeje pritet që jo vetëm rrugët të zgjerohen për qarkullimin e automjeteve private dhe të emergjencës, por njëkohësisht të krijohen edhe hapësira sheshpushimi  me gjelbërim dhe ndriçim.

Sikurse është shprehur edhe kryebashkiaku Veliaj, objektivi i Bashkisë së Tiranës është ndërhyrja dhe rehabilitimi i 50 blloqeve të banimit në vit duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve të krijuara gjatë këtyre viteve të tranzicionit nëpër lagje.

o.j/dita

 

March 27, 2018 10:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin