Investimi më i madh në industrinë e kanabisit; Prodhuesi i birrave “Corona” derdh 4 mld dollarë në Kanada

August 16, 2018 14:15

Investimi më i madh në industrinë e kanabisit; Prodhuesi i birrave “Corona” derdh 4 mld dollarë në Kanada

Firma zotëruese e birrave “Corona”, “Constellation Brands” pritet të investojë rreth 4 miliardë dollarë te prodhuesi më i madh i kanabisit në Kanada, “Canopy Growth”.

Kjo marrëveshje do të shënojë investimin më të madh në këtë industri deri më sot.

Sipas një marrëveshjeje për të prodhuar pije joalkoolike me bazë kanabisin, “Constellation” derdhi vitin e kaluar rreth 200 milionë dollarë për “Canopy-n”.

Dy firmat thonë se investimet do t’i lejojnë “Canopy”-t të zgjerojë biznesin e tij në afro 30 vende, gjithmonë duke ndjekur një program kanabisi mjekësor të lejuar nga qeveria federale.

Mes shumë produkteve të tjera, “Canopy” prodhon vajra me bazë kanabisi dhe kapsula xheli të butë. Por tani pas parave të marra nga “Constellation”, “Canopy” planifikon të zgjerojë gamën e produkteve të saj, duke përfshirë këtu shufra të ngrënshme, inhilatorë dhe artikuj të mbështjellë.

Ajo kërkon gjithashtu të zhvillojë barna mjekësorë me bazë kanabinoidin, që ofron një alternativë më të sigurtë për një sërë trajtimesh: për dhimbje, ankth, pagjumësi apo psoriazën (sëmundje lëkure).

“Constellation”, e cila prodhon dhe tregton birrë, verë dhe pije të tjera në SHBA, Kanada, Meksikë, Zelandë të Re dhe Itali, theksoi se qeveritë në mbarë botën kanë sinjalizuar tashmë një ndryshim domethënës në qasjen ndaj kanabisit dhe produkteve me bazë kanabisin.

“Përgjatë viteve të kaluara, kemi arritur në një kuptim më të mirë të tregjeve të kanabisit, rritjen e jashtëzakonshme që ato ofrojnë, si dhe kapacitetet udhëheqëse tregtare të “Canopy-t” në këtë fushë”, tha Rob Sands, shef ekzekutiv i “Constellation Brands”.

Investimi më i fundit i “Constellation” te “Canopy” bën që pronësia e këtij të fundit te firma të shkojë në 38%. Marrëveshja, gjithsesi është subjekt i miratimit nga autoritetet rregullatore, që pritet të mbyllet jo më herët sesa nga fundi i tetorit.

s.a/dita

August 16, 2018 14:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim