Investitorët e huaj: Të bëhet çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik

May 24, 2019 12:45

Investitorët e huaj: Të bëhet çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik

Investitorët e huaj në Shqipëri kanë apeluar sot klasën politike shqiptare, që të gjejnë një zgjidhje për situatën ku ndodhet vendi.

Përmes një deklarate publike ata shprehen se po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri dhe se çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare.

Deklarata e plotë:

“Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira, veçanërisht Qeveria dhe Opozita të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend.”


j.l./ dita

May 24, 2019 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim