“Investitori do siguri për investimin në Shqipëri”

September 15, 2018 14:31

“Investitori do siguri për investimin në Shqipëri”

 

Presidenti i European Chambers, Christoph Leitl kërkon marrëdhënie më të mira tregtare brenda rajonit. Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni janë pengesa për investime të huaja në Shqipëri.

Nga Ani Ruci

Deutsche Welle: Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Tiranë?

Christoph Leitl: Shqipëria është pjesë e familjes sonë ekonomike europiane ashtu si edhe 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (BP) me dhomat e tyre  respektive të Tregtisë dhe Industrisë. Jam në Tiranë pasi vendeve të BP u duhet dhënë më shumë perspektivë europiane. Nga ana tjetër, BE pret fakte, jo premtime nga këto vende, sidomos në dy drejtime: zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Si president i European Chambers konstatoj që marrëdhëniet tregtare mes 6 vendeve të BP nuk janë zhvilluar në dekadën e fundit. Si mund të futeni në tregun europian, kur nuk jeni të aftë të keni marrëdhënie të mira tregtare në rajonin tuaj? Duhet forcuar bashkëpunimi mes vendeve të BP. Një nga fjalët e mia kyçe gjithmonë është “Së bashku”.

Si do t’i përshkruani marrëdhëniet mes BE dhe BP nga këndvështrim i biznesit?

Christoph Leitl: Ka shumë simpati, respekt për atë që ky rajon ka përballuar me forcat e veta. BE mund dhe duhet ta ndihmojë BP. Vende e tij, përfshirë edhe Shqipërinë janë pjesëmarrëse në disa programe të BE, të para pranimit. Kjo forcon lidhjet mes BP dhe BE. Për Shqipërinë kam një kritikë: duhet të bashkëpunojnë partitë kryesore, dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë. Në Shqipëri së bashku mund të bëni shumë gjëra, të bindni BE se jeni gati për anëtarësim. Nëse luftoni se brendshmi kundër njëri-tjetrit, kjo do t’ju kushtojë shumë burime, motivim dhe pranimi i Shqipërisë jashtë saj do të vihet në pikëpyetje.

Cilat janë ankesat kryesore të anëtarëve të European Chambers kur kërkojnë të investojnë në Shqipëri apo në përgjithësi në BP?

Christoph Leitl: Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni. Nëse nuk zbatohen ligjet, nëse nuk ka një bazë ligjore për investimet, për pronën, investitori europian nuk vjen. Ai kërkon siguri për investimin e vet. Korrupsioni është helm dhe kush helmohet njëherë nuk vjen më.

Kur i shihni ju vendet  e BP anëtare të BE? A është viti 2025 një datë realiste apo vendet e BP duhet të presin edhe përtej kësaj date?

Christoph Leitl: Nuk do të ketë një pranim të përbashkët për vendet e BP. Çdo vend duhet të plotësojë vetë kapitujt e negociatave dhe të përmbushë pritshmëritë e BE. Psh Shqipëria po bën shumë për të adaptuar legjislacionin e saj me atë të BE. Po kjo nuk do të thotë që në mënyrë automatike ndryshimet ligjore do të ndryshojnë realitetin. Korrupsioni nuk është kurrë formal.

Liderët e BP theksojnë që nëse perspektiva europianë shtyhet më tej në kohë, atëherë ka rrezik që aktorë të tjerë  si Rusia, Kina,Turqia të rrisin praninë dhe ofertat e tyre në një rajon me stabilitet vulnerabël dhe ekonomi të dobët si BP. Sa real është ky rrezik nga këndvështrimi i European Chambers?

Christoph Leitl: Si president i Platformës Globale të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë, e di  se çfarë po ndodh rreth e rrotull. Rusia është e rëndësishme në Ballkan, SHBA kanë gjithashtu interesa në rajon. Ekonomia europiane është e hapur. Ne pretendojmë të njëjtën hapje edhe nga të tjerët Duam rregulla të ndershme, konkurrim të ndershëm. Nuk ka problem nëse në rajon vijnë investitorë të tjerë. Ne duhet të dimë që identiteti ynë është Europa. Ne kemi një interes të përbashkët europian për rajonin.

Çfarë duhet që Zona Rajonale Ekonomike në BP, produkt i rëndësishëm i procesit të Berlinit, të forcohet të gjenerojë vende të reja pune dhe përmirësim të jetesës së qytetarëve në rajon?

Christoph Leitl:  Më shumë besim. Në të gjitha nivelet. Në atë bashkiak, të qarkut dhe shtetëror.  Këto 3 nivele që nuk janë të lidhura, nuk bashkëpunuese me njëri-tjetrin. Investitori kërkon besim dhe siguri.

Arsimi profesional, transferimi i dijeve, i zanateve  tek brezi i ri janë përparësi për Euro Chambers. Rinia e Shqipërisë,dhe në përgjithësi e BP edhe kur e merr arsimin profesional, edhe kur ka një punë synon emigrimin në Gjermanu, Austri, SHBA, Kanada etj. Si e shihni këtë dukuri?

Christoph Leitl: Emigron sepse ka pagë 2 – 3 herë më të lartë, perspektivë më të mirë jetese. Që brezi i ri mos të emigrojë duhet që këtë perspektivë ta ketë në vendin e vet.  Brezi i ri duhet të ketë perspektivë jete, të iki dhe rikthehet. Pra, jo mos ikni por planifikoni kthimin e tyre. Në fakt, rinia në rajon po humbet durimin, perspektiva europiane në 2025 mund të shtyhet më tej.

A ka rrezik që zgjedhjet europiane në maj 2019 të ndikojnë negativisht në perspektivën europiane të BP, në politikat e zgjerimit të BE?

Christoph Leitl: Po, ka. Nëse forcat politike populiste, neo-nacionaliste dhe separatiste në Parlamentin Europian do të fitojnë, projekti i zgjerimit të BE me vendet e BP rrezikohet. Anëtarët e rinj të BE do të kenë nevojë për më shumë solidaritet, ndihmë, mbështetje. Nëse nuk ka vullnet politik për ta përballuar këtë, atëherë projekti europian është në një situatë të vështirë. Projekti europian nuk duhet braktisur, identiteti europian duhet tani më shumë se kurrë më parë.

a.s/dita

September 15, 2018 14:31
Komento

10 Komente

  1. Arben September 15, 14:50

    Te sigurt e keni.

    Reply to this comment
    • Hajt Tung! September 16, 02:54

      Ju e dini shume mire qe ka siguri por nuk doni. A mendon zoteria qe ne Greqi qe ka 1 trllion euro borxhe dhe ju tregoj gishtin e mesit investitoreve dhe bankave europiane ka me shume siguri se ne Shqiperi. Por prape shkoni investoni ne Greqi. A mund te na e shpjegoje zoteria aresyen? Nuk e besoj! Sepse pergjigja qendron ne faktin qe duhetf te jesh pjese e Klubit te Krishtere qe te konsiderihesh per investime. Ne te kunderten merr gishtin nga pas nga keta lloj investitoresh. Ja perse Kina eshte e suksesshme dhe po i nxjerr nokaut keta kaloresit e Krishtit sepse Kina nuk pyet se kujt i falesh Jezuit, Budes, Tores, apo gureve. Kina investon per fitime. Ndersa Klubi Europian per Kishen. Kjo eshte aresyeja, te kam rixha. Na e thuaj troc, se na pelqen me shume kur flisni me sinqeritet dhe jo me maska. Duket sikur zoteria vjen nga planeti Mars kur thote qe ne Shqiperi nuk zbatohen ligjet dhe ka korrupsion. Eshte thjesht portretizim bardh e zi i mediave europiane per delen e zeze Shqiperi. Ne sapo mesuam se nje Ministre e Spanjes dha doreheqjen sepse kish genjyer qe kish mbaruar universitetin nderkohe qe e kish blere me para nen dore nga profesoret. A nuk eshte ky nje korrupsion zoteri, dhe shume e shume te tjera. Ju lutem na kurseni bullshitin dhe mos genje sepse do te rritet hunda dhe do te bjere ne toke. TURP kur institucione te rendesishme europiane drejtohen nga raciste te tille. Ky ka vene syzet e erreta dhe nuk do te heqe kurre derisa te cofin nga kjo jete. Pac fat ne FERR Mister racist!

      Reply to this comment
  2. Syrja Qarri September 15, 14:54

    Po cfare sigurie kerkojne keta te huajt?
    Ne sot kemi Shtetin qe duam.
    Ne sot kemi policine qe duam.
    Ne sot kemi shendetesine qe duam.
    Ne sot kemi Presidentin qe duam.
    Ne sot kemi ministrin e financave qe duam.
    Ne sot kemi mediat qe duam
    E mbi te gjitha kemi Liderin qe duam.
    Ne nje popull i tere jemi te lumtur dhe te plotesuar dhe nje cope investitori n’a kerkoka qiqra ne hell.

    Reply to this comment
    • Turi September 16, 03:10

      Jane grekoqire si puna e juaj qe hidhni helm dhe i mbushni keta europiane me me shume mut se ckane ne qypat e tyre raciste. Jeni ju esadiste e sterniper te Esat kakes qe hidhni balte mbi vendin tuaj. Jeni mbeturina islamike qe vetem vodhet, vrate, e hodhet ne ere kete vend, dhe vazhdoni me balten qe hidhni cdo dite me pagesa nga sllavo-ruset. Jeni ju mbeturina qe duhenin flakur ne kanalet e mutit qe ky vend te hese perpara. Por Shqiperia nuk ka nevoje per investime raciste me syze te erreta, por do te behet dalengadale me aeroporte, me air Albania, me rruge, e porte dhe me qytete te bukura. Kemi vend te bukur qe na e kane zili keta qe jetojne ne akuj. Ne kemi Diellin me vete dhe kemi malet, pyjet, detin, bukurite qe na i kane zili. Dhe po vijne sepse nuk i kane ne vendet e tyre, po i shijojne, dhe po ndryshojne. Po heqin syzet dhe po shikojne se e kane patur gabim. Do te behemi. Dita po vjen. Ne i jemi fale te gjithe atyre qe punojne per vendin tone dhe jo atyre qe hedhin balte dhe na kane klasifikuar si te papershtatshem per interesat e tyre meskine.

      Reply to this comment
  3. Kjo eshte e vertete zotnia juaj Presidente por... September 15, 15:10

    edhe shume e thjeshte per t’u
    arritur ,
    nqs “Ju”
    i mendoni seriozishte ato qe deklatroni medieve .

    E thjeshte do thoshja un te arrihet ajo siguri ne Shqiperi ,

    nqs Europa heq dor ,se mbeshteturi ne Shqiperi
    elementin kriminal e destabilizues ,qe mban politiken
    dhe shtetin Shqiptare ne kaos ,
    pra te heq dor se sabotuari Demokracine dhe
    funxionimin e Shtetit Ligjore ne Shqiperi ,
    si ka ber gjithe kto 29-vite nepermjet politikave te saja ,
    qe diten flet per Ligje e Shtet te Sigurte – Ligjore ,
    duke denuar moszbatimin e funxionimin e Ligjit ,l
    nderkohe qe Naten e kalon ne Taverrnot me bandat e krimineleve te politikes shqiptare .
    Pra ti kerkohs e fajesosh nji vend ,kur vet ne prapaskene e pengon Zhvillimin normale te tij ,nepermjet formave nga me bixarre ne Politike dhe
    Mafiozeve Loby-ste qe shkaterrojne shtetin dhe nxisin
    antishtetin ,
    eshte nji Hipokrizi dhe retorike e pamoraleshme ,
    madje banale !

    Kur Europa te heqi dor se mbeshteturi injorancen ne politiken Shqiptare dhe nderoje kriminelet qe vetem ne
    politike s’kan vend , qe vrasin popullin e tyre
    per te mbajtur pushtetin me dhune ,
    sot ne epoken e Demokracise Moderrne nen
    vezhgimin e Fuqive te Medha Usa + BE
    qe kthejne koken mga ana tjeter ,sikur
    krimineli ne pushtet ,t’i ket provuar thjeshte Reflekset
    qytetarit shqiptare dhe Opozites ,
    para syve te gjithe Botes etj etj

    dhe ti kerkoj e mbeshtese Shtetin Shqiptare ne Reformat Ligjore e institucionale
    me sinqeritet te plote ,

    Shqiperia mundet te behet vendi me i sigurte ne Bote
    per investime .
    Pra nqs Hipokritet fillojne te reflektojne e mednojne seriozishte Demokratizimin dhe funxionimin e Ligjit
    ne vendet e Ballkanit si Shqiperia .

    Perndryshe edhe kjo Deklarate i bashkohet
    deklaratave Hipokrite te castit .
    Shqiperia sot ,
    eshte ajo qe ndertuan politikat e Fuqive te Medha ne cdo aspekt te jetes politike dhe shoqerore .

    Stop Hipokrizise e cila duhet te ket me ne fund
    daten e vet te Skadimit !!!

    Reply to this comment
  4. katarakti September 15, 19:12

    Personalisht nuk jam kunder investimeve te huaja ne vend. Por duhet te jene investime ne favor te dypalshem, pra te atij qe investon por edhe te shtetit shqiptar. Qe te vije ne Shqiperi italiani apo gjermani per te hapur nje fabrike apo nje uzine apo nje njesi prodhuese eshte nje gje jashtezakonisht e mire. Por kam verejtur se investitoret e huaj e kane syrin ne shfrytezimin e pasurive natyrore, si ne vendet e Afrikes, dhe jo ne ndertime fabrikash dhe uzinash.Por edhe vendet e Afrikes tani po kerkojne qe te mos perfundojne si Shqiperia! Te huajt duan kromin, bakrin, naften etj etj. Dhe duke punuar me 2 lloj fakturash ata i japin minimumin shtetit shqiptar, pasi deklarojne se dalin gjithmone me humbje! Dhe shteti shqiptar nuk eshte i afte as dhe t’i kontrolloje shpenzimet e tyre te super fryra. Se te huajt ose blejne kontrolloret ose kane blere qe me pare qeveritaret kur kane neshkruar kontraten sipas qefit dhe interesave te tyre. A ju kujtohet monopoli i Siemensit per aeroportin e Rinasit?! Ishte fatos Nano qe e nenshkroi! Prandaj ai nuk ka nevoje te punoje dhe shetit nga Vjena ne Tirane si i do qefi. Dhe e pate se çfare hoqi qeveria e sotme shqiptare per ta shmangur kete monopol. Apo CEZ-in, Becchettin e keshtu me rradhe. E mira do te ishte qe shteti shqiptar t’i shfrytezonte vete burimet natyrore te vendit. Duke nenshkruar kontrata PPP-je me investitore vendas. Jo me larg se 40 vjet me pare Shqiperia i shfrytezonte vete te gjitha burimet e saj natyrore. Me kujtohet se pak jave me pare nje institucion i rendesishem nderkombetar kritikoi qeverine shqiptare se ajo nuk u linte fushe te lire investitoreve te huaj duke u dhene perparesi investitoreve vendas! Bravo i qofte Edi Rames. Shqiperia duhet te punoje per vete dhe t’i beje llogarite duke u mbeshtetur ne resurset e veta. Investitoret e huaj jane çakej. Te grabisin dhe pastaj te lene pendet. Siç po ndodh me ato fushat me nafte e gaz nga Myzeqeja. Nuk e mmerr me vesh se kush e blen dhe kush e shet. SE kush eshte pronari i vertete! Sikur shteti shqiptar te nacionalizonte burimet e veta natyrore kjo do te ishte nje fitore per popullin shqiptar. Do te forcohej shteti, do te rritej GDP-ja, por edhe mireqenia e njerezve. Por nuk besoj se bota perendimore do ta lejonte nje politike te tille nacionaliste dhe proteksioniste. Do te gjendej nje “alternative” per tia ngritur kembet nga dielli nje qeverie te tille. Prandaj keta investitoret e huaj nuk me ngazellejne fare. Shpetimi gjendet brenda Shqiperise, jo jashte saj.

    Reply to this comment
  5. Adih September 15, 20:33

    Z..CHRISTOPH..
    Akoma nuk e keni kuptuar se ne nuk duam ,te integrohemi ne Europe . Na lini rehat ,ne nuk e duam diktatin dhe transparencen e ligjit ,po te pranohemi anetare te BE .Korrupsionin ,harroje ,na sjell para ,kurse ,per pronat qe permend zotrote , ne POLITIKANET i kemi perlare per vehten tone , nuk i shikoni lajmet qe cdo jave ,genjejme ,pronaret dhe e bejme nen stop sot e 27 vite te njejten gje njelloj .Kemi pervoje zoteri ,sa me te verfer ta lesh nje popull ,aq me kollaq e terheq nga undet .Ne PPSH ,me emra te ndryshme te pluralizmit te R Alise ,e kemi monopolizuar cdo gje ,dhe aq budallenj na quahni ,qe ju Europjanet tna i shkateroni ato ,.Ne nuk e honepsim tregun e lire . Prandaj ,mos u lodh kote zoteri..Ikni me te mire nga keni ardhur se ???????

    Reply to this comment
  6. Partizani September 16, 04:43

    Po ca Thote Ky Mo: Duam Siguri, Ligjet edhe Jo Korupsion-Po pse mo kush jemi ne mo Kruequteti I Droges Ne Europe mo? Po prite mo se Xha Sala I ben te gjita te keqijat? Po pse mo Edi ka me Shume se 6-7 Vjete ne Pushtet mo edhe nuk zbatohet Ligji? Po jemi ketu mo Afghanistan? Apo Kurdistan mo? Ca thote ky mo Klushat e Pederas Tarasit nuk zbatojne Ligjin? Po kjo nuk eshte e vertete mo. Do kete qene I pire me Hashashin e Tahirit mo:)

    Reply to this comment
  7. PartizaniVeli September 16, 04:44

    Po ca Thote Ky Mo: Duam Siguri, Ligjet edhe Jo Korupsion-Po pse mo kush jemi ne mo Kruequteti I Droges Ne Europe mo? Po prite mo se Xha Sala I ben te gjita te keqijat? Po pse mo Edi ka me Shume se 6-7 Vjete ne Pushtet mo edhe nuk zbatohet Ligji? Po jemi ketu mo Afghanistan? Apo Kurdistan mo? Ca thote ky mo Klushat e Pederas Tarasit nuk zbatojne Ligjin? Po kjo nuk eshte e vertete mo. Do kete qene I pire me Hashashin e Tahirit mo:)

    Reply to this comment
  8. boss September 22, 21:15

    Cdo vend i jep perparesi investitoreve vendas me ne krye Kibezet dhe Cifutet keshtuqe ne djall vafshin te gjithe te huajt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*