Inxhinieri pretendon se ka zbuluar misterin e avionit të zhdukur me 239 persona në bord

September 3, 2018 21:09

Inxhinieri pretendon se ka zbuluar misterin e avionit të zhdukur me 239 persona në bord

Një ekspert i teknologjisë nga Britania e Madhe pohon se ka dalluar avionin e zhdukur MH370 në Google Maps.

Ian Wilson beson se mbetjet e aeroplanit të Malajzisë, që u zhduk me 239 njerëz në bord nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, mund të jetë zhdukur në një xhungël të thellë në Kamboxhia.

Prodhuesi i videove tani planifikon të vizitojë terrenin e dendur për të provuar teorinë e tij.

Ai thotë se ka një hendek midis bishtit dhe kokës së avionit nga ajo që ka arritur të dallojë.

Fluturimi tragjik nisi më 8 mars të vitit 2014, me 227 pasagjerë në bord dhe 12 persona nga ekuipazhi.

Avioni u zhduk nga radari gjatë kufirit të dorëzimit mes kontrollorëve të trafikut ajror malajzian dhe vietnamez.

Wilson i tha Daily Star Online ka kaluar orë duke kërkuar për vendet ku mund të kishte përfunduar avioni.

o.j/dita

September 3, 2018 21:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*