iPhone-i juaj do të kushtojë 25 % më lirë në 24 orët e ardhshme

September 12, 2018 19:44

iPhone-i juaj do të kushtojë 25 % më lirë në 24 orët e ardhshme

Gjiganti amerikan i teknologjisë “Apple” ka prezantuar këtë të mërkurë tre modele të reja iPhone-sh, me çmimin e më të shtrenjtit që do arrijë mbi 1000 paund britanikë.

Por futja në treg e tre modeleve të reja të iPhone do të thotë se iPhone që ju keni në duar do të vlejë 25 për qind më pak në orët e ardhshme.

Sipas “the Sun”, në sajtin “musicMagpie” do ju japin jo më shumë se 536 paund britanikë për një iPhone X , 64GB, i cili u fut në qarkullim vitin e kaluar. Aktualisht çmimi për një iPhone X  64GB është 999 paund.

Ndërsa çmimi për një iPhone X, 256 GB do të bjerë në rreth 611 paund nga 1149 paund që është aktualisht.

Mund të duket rënie e madhe në çmim për një pajisje që nuk është më shumë se një vit e vjetër, por rënia mund të jetë edhe më drastike për smartfonët Android.

l.h/ dita

September 12, 2018 19:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*