Iraku arreston 5 nga terroristët më të kërkuar të ISIS

May 10, 2018 22:42

Iraku arreston 5 nga terroristët më të kërkuar të ISIS

Iraku ka kapur 5 komandantë të Shtetit Islamik, teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Siria.

Liderët e shumë kërkuar nga Iraku janë identifikuar si Saddam al-Jammel, Mohamed al-Qadeer, Ismail al-Eithawi, Omar al-Karbouli dhe Essam al-Zawbai.

“The New York Times” raportoi se grupi ishte kapur si pjesë e një operacioni të kryer në koordinim me Inteligjencën Amerikane. Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi të tij në rrjetin social “Twitter”.

Muajin e kaluar, Kryeministri irakian tha se do të merrte të gjitha masat e nevojshme kundër militantëve në Siri. Dhe si dëshmi e deklaratës së tij, forcat ajrore irakiane numërojnë një sërë sulmesh ajrore kundër pozicioneve të ISIS në territorin sirian.

Megjithatë, militantët vazhdojnë të përbëjnë rrezik përgjatë kufirit me Sirinë. Ato nuk kanë reshtur së kryeri sulme, vrasje dhe shpërthime në Irak.

Përsa i përket situatës ushtarake në Irak, në vend mbeten edhe rreth 5 mijë trupa amerikanë të angazhuara në trajtimin e ushtrisë.

s.a/dita

May 10, 2018 22:42
Komento

2 Komente

  1. kafshet e njerezimit May 10, 23:11

    Omar al-Karbouli ESHTE vllai mero Bazes

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 11, 07:57

    “Liderët e shumë kërkuar nga Iraku janë identifikuar si Saddam al-Jammel, Mohamed al-Qadeer, Ismail al-Eithawi, Omar al-Karbouli dhe Essam al-Zawbai.”
    janë 5 emra dhe gjashtë foto,duke përjashtuar atë të tramp!!
    al bagdati është kapur apo mjaftojnë ato 3 herët që është vrarë??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*