Iran/ Rrëzohet avioni me 66 pasagjerë, asnjë i mbijetuar

February 18, 2018 09:28

Iran/ Rrëzohet avioni me 66 pasagjerë, asnjë i mbijetuar

Një avion me 66 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord është rrëzuar në Iran në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas zyrtarëve të kompanisë ajrore nuk ka asnjë të mbijetuar.

Avioni mësohet të jetë rrëzuar pranë qytetit të Semirom në provincën Isfahan të Iranit, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke iu referuar të dhënave të autoriteteve iraniane.

Aeroplani, i cili i përket kompanisë “Aseman Airlines”, po udhëtonte nga Teherani në drejtim të Yasuj. Avioni u zhduk nga radarët rreth 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit.

Mbeten të paqarta arsyet e rrëzimit të këtij avioni. Tragjedia ajrore në Iran vjen pak ditë pasi në Rusi u rrëzua një avion me 76 pasagjerë në malet urale. Asnjë prej pasagjerëve nuk arriti të mbijetojë.

February 18, 2018 09:28
Komento

1 Koment

  1. nje anti islamik February 18, 12:24

    Eshte njelloj sikur , ne nje xhami ku falen shiitet , hyn nje kamikaz sunit , hedh vehten ne ere dhe merr ne boten tjeter edhe 65 islamike te tjere . Gjera qe ndodhin çdo dite ne vendet e mallkuara te islamit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*